Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 20 Dhjetor 2017

Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.Stema Policia

Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 26 personave.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 8 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:

5 persona në kërkim.

6 persona të arrestuar për veprën penale "Kundërshtim i punonjësit të Policisë"

2 persona për veprën penale "Vjedhja".

2 persona për veprën penale "Vjedhje e energjisë elektrike"

1 person për Narkotikët

1 person për Mitëdhënie

1 person për veprën penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë"

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 51 persona.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6