Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 20 Dhjetor 2017

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve.
Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprën penale  “Trafikimi i narkotikëve” kryer në bashkëpunim, më datë 17.12.2017, u ekzekutua i Urdhri i Ndalimit, nxjerrë nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, për shtetasin J.S, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 283/a/2 i Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.Z, vjeç 22, banues në Yzberisht, pasi dyshohet se, në rrugën “Konferenca e Pezës”, ka furnizuar me karburant mjetin, duke i dhënë një kartëmonedhë 100 euro të falsifikuar, shitësit S.K, vjeç 60, banues në Babru Kamëz. Nenet 183 e 180  të Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.A vjeç 31, banues në Tiranë, menaxher i përgjithshëm i një agjencie private, pasi dyshohet se me anën e mashtrimit, i ka marrë një shumë të konsiderueshme lekësh, shtetasit L.K, vjeç 35, banues në Tiranë. Nenet 143 e 180  të Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Tiranë, 19 Dhjetor 2017 - Deklaratë e përbashkët e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë
- Arrestohen 6 shtetas dhe procedohen 2 të tjerë në gjendje të lirë për veprime të dhunshme në protestë ndaj Policisë së Shtetit.
- 10 deputetë procedohen në gjendje të lirë për prishje të rendit dhe kundërshtim të Policisë.
- 1 shtetas procedohet për organizim dhe pjesëmarrje në tubime të paligjshme
Specialistët e Seksionit për Krimet ndaj Jetës dhe Pronës në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, në vijim të veprimeve për evidentimin, dokumentimin dhe kapjen e shtetasve që kundërshtuan me dhunë punonjësit e Policisë gjatë prostestës së opozitës të zhvilluar në datën 18 dhjetor 2017 para Kuvendit të Shqipërisë, kanë bërë arrestimin në flagrancë, të:
• R.XH, 19 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë;
• E.H, 21 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• I.H, 24 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• F.P, 40 vjeç, lindur dhe banues në Lushnjë;
• S.V, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër (i dënuar më parë);
• SH.P, 33 vjeç, lindur dhe banues në Kavajë.

Arrestimi u bë pasi gjatë protestës së djeshme, zhvilluar në sheshin në hyrje të Kuvendit të Shqipërisë nga subjekti politik Partia Demokratike e Shqipërisë, personat e sipërcituar në mënyrë aktive kanë kryer veprime të dhunshme, si: hedhja e sendeve të forta në drejtim të punonjësve të Policisë, hedhja e materialeve piroteknike, si dhe kanë kundërshtuar me dhunë punonjësit e Policisë në përmbushjen e detyrës, vepër penale e parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.
Gjithashtu janë proceduar në gjendje të lirë shtetasit:
• E.M, 17 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë;
• S.L., 62 vjeç, lindur në Tropojë dhe banues në Tiranë.
Procedimi në gjendje të lirë i tyre u bërë pasi gjatë protestës kanë kryer veprime aktive në nxitjen e turmave dhe kanë ndihmuar me veprime aktive në prishjen e kordonit të Policisë, me qëllim hyrjen në ambientet e brendshme të Kuvendit.
Si pasojë e veprimeve të dhunës nga personat e mësipërm, morën dëmtime të konsiderueshme fizike 6 punonjës Policie, të cilëve iu dha ndihma e parë dhe disa prej tyre vijojnë trajtimin mjekësor.
Po në vijim të veprimeve ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Prishjes së rendit dhe qetësisë publike", parashikuar nga neni 274 i Kodit Penal në ngarkim të deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë: F.N., G.D. dhe E.P.
Gjithashtu ka filluar procedimi penal për veprën penale të “Kundërshtimit të punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik", parashikuar nga neni 235/2 Kodit Penal, në ngarkim të deputetëve: M.K., F.N., E.S., E.B., K.M., F.K., K.B. dhe G.S.
Për shtetasin E.B., ka nisur procedimi penal për veprën penale "Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme", parashikuar nga neni 262/1 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë po vijon punën për identifikimin, kapjen dhe vënien para drejtesisë të gjithë personave që kanë kryer veprime të dhunshme gjatë protestës së datës 18.12.2017 dhe vënien e tyre përballë përgjegjësisë ligjore.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi L.B, vjeç 54, banues në fshatin Tapizë, Krujë, pasi te sheshi “Karl Topia”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”. Neni 291 Kodit Penal.

Më datë 16.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.SH, vjeç 31, banuese në Yrshek, pasi dyshohet se në autostradën Durrës–Tiranë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar këmbësoren XH.D, vjeç 36, banuese në Vorë, e cila ndodhet e shtruar në spital, për ndihmë mjekësore. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 16.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi dyshohet se, në rrugën “Konferenca e Pezës”, shtetasja E.S, vjeç 29 banuese në Tiranë, është konstatuar duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin dhe rezulton se më datë 18.12.2017, ka marrë një gjobë me komision, e dyshuar nën efektin e alkoolit dhe komisioni nuk ka marrë vendim për lejen e drejtimit.

Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.H, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi te sheshi “Shqiponja”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan”. Neni 291 Kodit Penal.

Më datë 19.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.M dhe E. L, vjeç 44 dhe 15, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Siri Kodra”, shtetasi S.M duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar shtetasin E.L, i cili drejtonte pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Piaggio” me pedale, për pasojë është dëmtuar E.L i cili pas ndihmës  mjekësore  ka  dalë  nga  spitali,  jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Më datë 19.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.B vjeç 18, banues në  Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se te ura e Farkës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është aksidentuar me mjetin tip “Ford”, me drejtues, F.M, vjeç 68, banues në Tiranë, i cili është dëmtuar dhe ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi D.S, vjeç 34, banues në Fushë Kërçik, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja” e mbetur në tentativë, pasi në rrugën 3 Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka aksidentuar këmbësoren XH.M, rreth 70 vjeç, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 19.12.2017,u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.G, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Borizan, Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen” ka goditur mjetin tjetër “Volsvagen”, me drejtues shtetasin D.H, vjeç 48, banues në Fushë-Krujë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, si dhe ky mjet ka goditur mjetin tip “Benz” me drejtues shtetasin F.B. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 26, banues në Poshnje, Berat, pasi në autostradën Tiranë-Durrës, te mbikalimi i Shënavlashit, duke drejtuar mjetin tip “Opel” ka aksidentuar me vdekje këmbësorin A.S, vjeç 60, banues në Durrës. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër korrupsionit
Maliq
Tenton të korruptojë punonjësit e Policisë Rrugore, me qëllim shmangien e masës administrative, pasi drejtonte mjetin në mënyrë të parregullt.
Arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Korrupsionin, në bashkëpunim me shërbimet e Policisë Rrugore në Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
B.SH, 27 vjeç, banues në fshatin Mesmal-Maliq.
Arrestimi i tij u bë pasi, më datë 19.12.2017, në rrugën Maliq-Lozhan, gjatë kontrollit që shërbimet e Policisë Rrugore, kanë ushtruar ndaj dokumentacionit të mjetit tip kamion të cilin shtetasi i mësipërm drejtonte, u konstatua se ky i fundit nuk dispononte leje drejtimi (në kategorinë e duhur) për këtë mjet
Me qëllim shmangien e masës administrative, B.SH ka tentuar të korruptojë me një kartëmonedhë të prerjes 2000 lekë, punonjësit e Policisë Rrugore, e cila iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprat penale “Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga nenet 291 e 244 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin F.G vjeç 37, banuese në Plasë, Maliq, pasi dyshohet se në mjetin tip “Benz”, pa targë, ka falsifikuar duke vendosur numrin që i përket një mjeti tjetër. Neni 190 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Berat
Shpërndante lëndë narkotike Cannabis Sativa në shkolla, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit :
A.N, 21 vjeç, banues në Berat.
Arrestimi i tij u bë pasi Specialistët për Hetimin e Narkotikëve kishin grumbulluar  informacione në rrugë operative se ky shtetas  shpërndante lëndë narkotike Cannabis Sativa pranë ambienteve të jashtme të shkollave.
Nga kontrolli fizik që ju ushtrua shtetasit të lartëpërmendur në momentin e arrestimit ju gjet dhe sekuestrua nje sasi e vogël lënde narkotike e dyshuar Canabis Sativa e ndarë në doza.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Prodhimi  dhe shitja e lëndëve narkotike”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
M.M 48 vjeç, banues në Vajkan, Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në aksin rrugor Lushnje - Fier, në fshatin Vajkan, duke drejtuar mjetin tip "Benz" është përplasur me mjetin tip "Opel" me drejtues shtetasin D.C, 52 vjeç, banues në Fier.
Si pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip "Opel" dhe pasagjerët, shtetasit A.M, 49 vjeç, E.M, 41 vjeçe dhe B.P, 39 vjeçe,banuese në Vajkan, Fier, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëvë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale
"Shkelje e rregullave të qarkullimit rrugor" parashikuar nga Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.RR, vjeç 45, banues në fshatin Babicë, pasi në rrugën Babicë-Vlorë, në hyrje të fshatit, duke drejtuar pa leje drejtimi motoçikletën tip “Yamaha”, pa targë, është rrëzuar dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, vjeç 29, banues në fshatin Mekat, pasi në lagjen “15 Tetori”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.A, vjeç 43, banues në lagjen ‘’28 Nëntori’’, me leje drejtimi, pasi në lagjen ‘’24 Maji’’, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip ‘’Ford’’ ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal, pa probleme për jetën. Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Sektori për aktet terroriste dhe krimet e rënda
Më datë 19.12.2017, u ndalua shtetasi G.SH, vjeç 29, banues në Adriatik, Kurbin, pasi ka bërë kallëzim shtetasja D.P, vjeç 48, se në muajin Qershor 2017,ky shtetas dyshohet se i ka marrë nëpërmjet kërcënimit një shumë eurosh për të mos i publikuar në rrjetet sociale foto intime dhe ka vazhduar ta kërcënoje në vijimësi për ti marrë para të tjera. Materialet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës për Krime të Rënda Tiranë. Neni 109/b/1 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni për narkotikët
Në vijim të komunikatës datë 24.10.2017, që bën fjalë për arrestimin e shtetasit I.LL, më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin në kërkim V.L, vjeç 26, banues në Kala e Dodës. Nenet 284 e 283 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 19.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim S.L, vjeç, 31, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim, K.M, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 10 muaj e 20 ditë burg, për veprën penale “Përndjekja”. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 59 banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në rrugën e “Barrikadave”, në shtyllat e ndriçimit të rrugëve, ka vjedhur kabullin e energjisë elektrike. Neni 134  i Kodit Penal.

Më datë 16.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.B, vjeç 32,  banues në Farkë e vogël, pasi dyshohet se, në oborrin e banesës, është konstatuar se ka ndërtuar një mur me blloqe e kolona betoni, në tejkalim të lejes dhënë nga Njësia Administrative. Neni 199/a/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 18.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.V, vjeç 70, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ka shkuar në banesën e bashkëshortes, e cila është e pajisur me urdhër mbrojtje. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se vazhdimisht, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish të dashurës, A.Ç, vjeç 24 banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit të mitur F.D, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Zef Jubani”, në dyqanin që administron, i ka vjedhur portofolin me një shumë lekësh shtetases B.M, vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, gjatë ditës, në rrugën “Petro Korçari”, është tentuar të vidhet duke dëmtuar çelësin e bravës së derës, banesa e shtetasit P.SH, vjeç 22 banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 18.12.2017, shtetasi GJ.P, vjeç 64 banues në Tiranë, kallëzon se më datë 17.12.2017, e kanë fyer nëpërmjet telefonit, me numër të fshehtë. Punohet për identifikimin dhe sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes. Nenet 119 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, pasi dyshohet se, në rrugën “Jordan Misja”, shtetaset R.K e D.GJ, vjeç 49 e 48 banuese në Tiranë, kanë fyer e shpifur për njëra–tjetrën.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.R e S.SH, vjeç 49 e 54,  banues në Tiranë e Yrshek, pasi dyshohet se më datë 18.12.2017, në rrugën “Vangjel Noti”, kanë kanosur me fjalë njëri-tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, shtetasi A.L, vjeç 19, banues në Tiranë, ka kallëzuar se më datë 18.12.2017, në bulevardin “Zogu i Parë”, i kanë vjedhur vjedhur biçikletën sportive. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, në rrugën “Jordan Misja”, duke luajtur me bashkëmoshatarët, është dëmtuar në kokë shtetasi i mitur E.H, vjeç 16, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 19.12.2017, shtetasi S.DH, vjeç 58, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 12.12.2017, në rrugën “Zenel Baboçi”, persona të paidentifikuar i kanë hedhur lëndë me bojë gri në tavanin e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme për shtetasen D.B vjeç 25, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se babai, M.B, vjeç 50, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 19.12.2017, gjatë natës, në rrugën ‘’5 Maji‘’, është vjedhur parukeria në pronësi të shtetases J.XH, vjeç 24, banuese në Tiranë, ku janë marr disa aksesor dhe një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, në rrugën “Xhanfize Keko”, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit F.H, vjeç 24, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, gjatë ditës, në rrugën “Sitki Çiço”, është vjedhur banesa e shtetasit N.S, vjeç 50, banues në Tiranë, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.H, vjeç 21 banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se, në rrugën e “Dibrës”, gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan, me cilësinë e provës materiale, 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme për shtetasen S.M, vjeç 66, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali A.M, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 19.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 19.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen N.Ç, vjeç 56, pasi dyshohet se bashkëshorti  shtetasi  R.Ç,  vjeç 63, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të komunikatës më datë 19.12.2017,  u kap shtetasi në kërkim K.Z, vjeç 30, banues  në Tiranë, për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.K dhe I.D, vjeç 14 e 14, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 4, në një dyqan rrobash janë kapur nga punonjësit duke marrë  dy bluza. Neni 134/2 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.L, vjeç 37, banues në Durrës, pasi në fshatin Kuçok, është konstatuar se po ndërtonte një objekt pa leje, gjithashtu nga kontolli ushtruar nga shërbimet e OSHEE është konstatuar një lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Nenet 199/a dhe 137/1 të Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, në lagjen Nr.1, Durrës, pranë një lokali është gjetur një person i seksit mashkull, i paidentifikuar, i moshës 30-40 vjeç, pa shenja dhune, i cili është dërguar në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.B,  vjeç 50 banues në fshatin Shirgjan, pasi dyshohet se, në ambientet e lokalit në pronësi të tij në fshatin Shirgjan, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 19.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen B.K vjeç 58, pasi dyshohet se djali L.K, vjeç 25 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasit A.H dhe F.H, vjeç 22 dhe 27, banues në fshatin Pishaj, pasi dyshohet se më datë 19.12.2017, në fshatin Fshat-Gramsh, kanë goditur me grushte shtetasin E.Ç vjeç 37, banues në fshatin Fshat-Gramsh. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë dhe punohet për kapjen e shtetasve A.B e F.B, vjeç 48 e 58, banues në lagjen nr. 8, pasi dyshohet se në banesën e tyre, kanë lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e banesës së shtetases H.H, më datë 19.12.2017, u arrestua shtetasi R.K, vjeç 28, banues në Korçë, pasi ju gjetën në banesë sendet e vjedhura. Neni 134 i Kodit Penal

Korçë
Informacion paraprak.
Më datë 19.12.2017, rreth orës 18.05, jemi njoftuar se në Spitalin Rajonal të  Korçës, ka shkuar i plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasi M.Z, rreth 39 vjeç, banues në Korçë.
Nga të dhënat e para si edhe deklarimet e marra këtij shtetasi, dyshohet se ngjarja ka ndodhur në hyrje të Korçës, përgjatë aksit rrugor Korçë-Ersekë, ku ky shtetas është qëlluar nga një  person ende i paidentifikuar, i cili ka mundur të  largohet me shpejtësi nga vendngjarja, me një mjet.
Aktualisht ky shtetas ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Korçës ka shoqëruar disa persona në Komisariat, të dyshuar si autorë të kësaj ngjarje.
Grupi hetimor po  punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 18.12.2017,  në lagjen 4, Pogradec, në banesë, ka vdekur shtetasi A.I vjeç 59. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 19.12.2017, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë
i shtetasit:
XH. H, 62 vjeç, banues në fshatin Dyshnik, Berat.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar nga OSHE-ja, u konstatua se
kishte kryer ndërhyrje në rrjetin e energjisë elektrike, pranë banesës së tij.
Matrialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Vjedhja e
energjisë elektrike", parashikuar nga neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim, pasi dyshohet se, parkuar në lagjen “Çlirimi”, është djegur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit K.T, vjeç 40 banues në lagjen “Loni Dhamo”. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 18.12.2017, në lagjen “28 Nëntori”, në banesën e shtetasit V.S, vjeç 60, ka shpërthyer një bombol gazi, nga i cili ka marrë flakë banesa dhe ka shkaktuar një dëm ekonomik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 19.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.M, vjeç 30, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi R.H, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.  

Më datë 19.12.2017, në lagjen “Isa Boletini”, një person i paidentifikuar, i ka vjedhur shtetases K.M, vjeç 20, banuese në Vlorë, portofolin. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal

Informacion paraprak
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 20.12.2017, rreth orës 01:40, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë
se në lagjen "Partizani" është djegur pjesërisht një mjet.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje ku kanë konstatuar të parkuar dhe pjesërisht të djegur në pjesën e përparme (tek goma) mjetin tip "Benz" në pronësi të shtetasit M.F., 24 vjeç.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se tentativa e zjarrëvënies së mjetit të jetë e qëllimshme.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e
kapjen e autorit/ve.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen S.M, vjeç 58, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasja F.K, vjeç 52, se më datë 14.12.2017, në Fterrë, e ka goditur me pëllëmbë dhe e ka kanosur me fjalë. Nenet 90 dhe 84 të Kodit Penal

Himarë
Policia dokumenton ngjarjen e ndodhur në Himarë, ku dy shtetas dëmtuan më armë zjarri imituese një shofer taksie.
Nga veprimet hetimore të kryera prej Policisë, ka rezultuar se :
Dy autorët, tashmë të identifikuar nga Policia, konkretisht, shtetasit K.B., dhe G.Ç., të cilët ishin  pasagjer në mjetin taksi me drejtues shtetasin B.G., dhe  udhëtonin në aksin rrugor  Himarë-Palasë, në momentin që kanë vënë re një pikë kontrolli të ngritur nga Policia  në vendin e quajtur ''Ura e Palasës'', të dy këta shtetas kanë detyruar nën kërcënimin e armës imituese shtetasin B.G., të ndërronte drejtimin e rrugës.
Drejtuesi i mjetit nuk ka pranuar dhe janë konfliktuar me njëri-tjetrin,  ku njëri nga autorët e ka qëlluar me armën imituese duke e lënë të dëmtuar.
Të dy shtetasit e lartpërmendur  i  kanë marrë vetëm çelsat e mjetit dhe janë larguar duke përfituar edhe prej terrenit dhe errësirës.
Nga hetimet e kryera nga ana e Policisë  ka rezultuar se të dy këta shtetas janë edhe autorët e ngjarjes së ndodhur më datë 12.12.2017, në hyrje të Orikumit, ku mbeti i plagosur një shtetas.
Ndërkohë Policia po vijon intesivisht punën për kapjen dhe ndalimin e tyre.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Vlorë, ndaj shtetasve K.B. dhe G.Ç., për veprën penale ''Heqja e paligjshme e lirisë'', e parashikuar nga neni 110/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 18.12.2017, në lagjen nr. 1, në banesë, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune, shtetasi A.M, vjeç 81. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin V.V, vjeç 40, banues në Ksamil, pasi dyshohet se ka pushtuar 200 m² tokë në qendrën shëndetësore Ksamil. Neni 200  i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe punohet për kapjen e shtetasit H.Z, vjeç 40 banues në Tiranë, pasi dyshohet se shtetasi K.SH, vjeç 63, banues në Përmet, ka kallëzuar ndaj tij se më datë 16.12.2017, me një shtetas tjetër, kanë fjetur në hotel dhe i kanë vjedhur në banesë një shumë eurosh dhe lekësh. Punohet për  identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit, pasi ka bërë kallzim shtetasi XH.M, vjeç 34, banues në lagjen “Beslidhja”, Lezhë, se  kur është kthyer nga puna ka konstatuar se gjatë kohës që nuk ka patur njeri në banesë, në ballkonin e banesës së tij  është qëlluar me armë zjarri. Nenët 84 dhe 278 të Kodit penal

 Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.G, vjeç 61, banues në Zejmen, pasi dyshohet se në banesë, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.M, vjeç 47, banues në Talë, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin GJ.M, vjeç 50, banues në Talë, Lezhë, pasi dyshohet se në banesë, ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasen E.T vjeç 37 banuese në Laç, pasi ka bërë kallëzim ish bashkëshorti, M.Ç vjeç 39 banues në Laç, se para një muaji ka marrë fëmijët e mitur A.Ç, 8 vjeç dhe A.Ç, 6 vjeç dhe është larguar në drejtim të Greqisë, pa miratimin e babait të tyre. Neni 127 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes F.N dhe i janë gjetur 3 doza lëndë narkotike të llojit Cannabis Sativa në banesë, më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin në kërkim N.P, vjeç 51 banues në fshatin Bardhaj. Nenet 130/2 e  283/1 të Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.L vjeç 39, banues në fshatin Juban, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, është vjedhur banesa e shtetasit M.G, vjeç 64, banues në fshatin Dobraç, ku kanë marrë një shumë eurosh. Punohet për  identifikimin e kapjen autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 19.12.2017, është paraqitur në urgjencën e spitalit, shtetasi I.V vjeç 61 banues në Kukës, pasi dyshohet se ka rrëshqitur nga ngrica dhe është dëmtuar në kokë. Materialet iu dërguan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për ngjarje aksidentale.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin H.O vjeç 40, banues në fshatin Kolesjan, pasi dyshohet se ka bërë kallëzim shtetasi SH.S, vjeç 22 banues në fshatin Kolesjan, se, në Kolesjan, e ka goditur, sharë dhe ofenduar, duke u bërë objekt shqetësimi për banorët e lagjes. Nenet 90, 274 dhe 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Tropojë
Forcat e Komisariatit të Policisë Tropojë në bashkëpunim me familjarët dhe banorët e zonës, në vijim  kërkimeve për gjetjen e shtetasit G.Z., ku dyshohet se është mbytur në lumin Valbonë, afër ish Turizmit, sot, më datë 19.12.2017, është gjetur trupi i pajetë i shtetasit G.Z., 35 vjeç, banues në Bajram-Curri, në shtratin e lumit Valbonë,  në vendin e quajtur Quku i Dunishes, rreth 2 km larg vendit të ngjarjes.
Në ndihmë të Policisë për nxjerjen e trupit të viktimës, për shkak të thellësisë dhe prurjeve  të mëdha të lumit, kanë ardhur në ndihmë dhe shërbimet e zjarrëfikses së qytetit, ku u bë e mundur nxjerra trupit të viktimës.
Trupi i  pajetë, po transportohet  në spitalin e Tropojës, për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin B.N, vjeç 64 banues në lagjen “Dobrovë” Peshkopi, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit OSHEE-së, kanë konstatuar ndërhyrje në matësin elektrik. Neni 137 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Informacion paraprak
Më datë 18.12.2017, rreth orës 13:15, salla operative e policisë Bulqizë, ka marrë njoftim se është paraqitur për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit, një shtetas, i cili është dëmtuar në minierën e kromit.
Shërbimet e policisë dhe grupi hetimor shkuan  në ambientet e spitalit dhe në vendin e ngjarjes  ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se në ambientet e brendshme të një galerie kromi, në zonën e Krastës,  shtetasi H.P, rreth 27 vjeç, banues në Bulqizë, (punëtor në këtë galeri),  duke ngjitur shkallët për tu futur në furnelin e galerisë,  dyshohet ti kenë rrëshkitur duart nga shkallët ku për pasojë është rrëzuar duke marrë dëmtime të lehta.
I dëmtuari po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 19.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen GJ.M, vjeç 39, pasi dyshohet se bashkëshorti E.M vjeç 42, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Mat. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat dhe punohet për kapjen e shtetases A.K, vjeç 33, banuese në Dukagjin, pasi dyshohet se në Burrel, në prezencë të ish bashkëjetuesit, shtetasit B.N vjeç 62, ka braktisur fëmijën e mitur B.N, 1 vjeçe e 5 muaj, në formë demonstrative kundër vendimit të gjykatës. Neni 124/1 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, shtetasi SH.U, vjeç 42, banues në fshatin Komsi, ka kallëzuar se është larguar nga banesa djali K.U,  vjeç 18. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 19.12.2017, në S.P.K. Rinas, u kap shtetasi D.X vjeç 60, banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 2 muaj burg për vepren penale “Ndërtimi i paligjshëm”. Neni 199/a i Kodit Penal.Ju dorëzua patrullës së policisë Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan për veprime të mëtejshme.

Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  B.P, vjeç 40, banues në Bulqizë, deportuar nga Gjermania, pasi dyshohet se më datë 12.11.2017, te SPKM Hani Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin L.K, vjeç 22, banues në Tiranë,  pasi dyshohet se ka përdorur për të kaluar kufirin nga PKK Port Durrës, një pasaportë shqiptare me emër të shtetasit O.K, duke shfrytëzuar ngjashmërinë. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 19.12.2017, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në qytet, u kapen shtetasit libianë B.B dhe K.A, vjeç 36 e 31 të cilët kanë hyrë klandestinë në Shqiperi nga kufiri i gjelber i Maqedonisë, në Qafë Thanë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit kërkuan Azil në Republikën e Shqipërisë. U dërguan në QKPA Babrru.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 18.12.2017,  në Qafë Muzinë, Finiq, u kapën shtetasit e huaj  klandestin, O.B, L.R, S.K, A.M, Y.D, Q.T, E.G, A.B, K.A e E.K, vjeç 28, 37, 32, 17, 30, 20, 21, 32, 25 e 22, banues në Algjeri, Tunizi, Siri, e Algjeri, të cilët më datë  19.12.2017, pas procedurave nga zyra e Migracionit, shoqëruar me punonjësit e Policisë Kufitare, u dërguan në Qendrën e Azil kërkuesve Tiranë.  

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 19.12.2017, në hyrje te SPKM Kakavijë, u kap shtetasja në kërkim A.L, vjeç 18, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se më date 24.11.2017, është larguar nga banesa.

Më datë 19.12.2017,   në afërsi të kthesës së fshatit Mashkullor, është kapur shtetasit sirian J.M e B.M, vjeç 19 e 17, nga drejtimi i Mullirit, kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me Urdhër largimi vullnetar.

Më datë 19.12.2017, midis Piramidës 28 dhe postës së vjetër të Mullirit, janë kapur shtetasit sirian H.A, A.A, Y.M, K.M, O.M, A.M, R.M, N.M, A.G dhe S.H, vjeç 22, 22, 46, 39, 10, 7, 3, 27, 14 e 23, të cilët, kishin kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri, nga drejtimi i mullirit. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan Azil në Republikën e Shqipërisë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 19.12.2017, në P.K.K Hani i Hotit, në dalje, u kap shtetasi në kërkim N.N vjeç 51 banues në Shkodër, për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Arkiva

Janar 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...