Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 21 Dhjetor 2017


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.H, vjeç 61 banues në Tiranë, pasi dyshohet se pranë një kompanie private ka aplikuar dy herë për tu pajisur me kartë identiteti. Neni 189 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit italian P.A e G.B, vjeç 31 e 27 banues në Tiranë, administrator të një kompanie “Call Center“, të cilët  pranë kompanisë kanë punësuar një numër të konsiderueshëm shtetasish, pa kontrata pune dhe për një periudhë dy mujore nuk u kanë paguar rrogat mujore dhe sigurimet shoqërore. Nenet 143/2 e 170/a  të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.Z, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në kryqëzimin e rrugëve “Myslym Shyri” e “Adem Kruja”, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Benz”, është përplasur me motorin tip “Kavasaki”, me drejtues shtetasin M.K, vjeç 37, banues në Tiranë, i cili pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.C vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Paskuqan, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasen S.M, vjeç 35, banuese në Tiranë, e cila ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.B vjeç 52, banues në Tiranë, pasi më datë 20.12.2017, te ish stacioni i trenit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 20.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi V.N, vjeç 37, banues në fshatin Bizë, pasi në fshatin Armath, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësoren S.K vjeç 60, banuese në Armath, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/2 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 20.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi G.A, vjeç 40, banues në fshatin Mollas, Cërrik, pasi në fshatin Mollas, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motoçikletën tip “Honda”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Korçë
Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 19.12.2017, ku u plagos me armë zjarri një person.
Identifikohen dhe shpallen në kërkim dy autorët e dyshuar të ngjarjes.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale mjeti i përdorur nga autorët.
Në vijim të informacionit paraprak datë 19.12.2017, ju informojmë se specialistët e Seksionit për Krimet e Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, filluan proçedimin penal dhe po punojnë për kapjen e shtetasve :
M.D, 39 vjeç, dhe S.D, 59 vjeç, të dy banues në Korçë.
Pasi më datë 19.12.2017, tek një lokal në aksin rrugor Korçë- Ersekë, për motive të dobëta kanë plagosur me armë zjarri, në pjesën e këmbës shtetasin M.Z, 39 vjeç, banues në Korçë, i cili pas marrjes së ndihmës mjekësore në Spitalin e Korçës është dërguar për ndihmë të speçializuar në Tiranë ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Nga ana e Policisë është sekustruar mjeti të cilin kanë përdorur autorët e dyshuar të ngjarjes.
Po punohet për identifikimin e kapjen e personave të tjerë të dyshuar si të implikuar në këtë ngjarje.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprat penale : “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë kryer në bashkëpunim  si edhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga nenet 76,22, 278 e 25 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.A, vjeç 42, banues në fshatin Poro bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen M.K, vjeç 58, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Benz”, iu gjeten e bllokua me cilësinë e provës materiale, mallra ushqimore, ilaç enësh dhe 9 steka me cigare për të cilat nuk ka paguar detyrimet doganore në Degën Doganore Kakavijë. Neni 174 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Lezhë
Tenton të furnizojë mjetin me kartëmonedhë të falsifikuar, arrestohet në flagrancë nga Policia 33- vjeçari.
Policia e Lezhës gjatë ditës së djeshme ka bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit :
A.B 33 vjeç, banues në Ishull-Lezhë.
Shtetasi A.B, në pikën e karburantit të shtetasit Gj.P në Markatomaj, Lezhë, ka përdorur një kartëmonedhë të falsifikuar prej 100 Euro për furnizimin e mjetit të tij tip ''Volkswagen''.
Në cilësinë e provës materiale, Policia ka sekuestruar kartëmonedhën.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale “ Falsifikim i monedhave”, parashikuar nga neni 183 i Kodit Penal.
KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
 
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B.B, banues në lagjen nr. 1, vjeç 52, pasi dyshohet se shtetasi M.B, vjeç 76, banues në Gjashtë, ka kallëzuar se me anë të mashtrimit, i ka mbajtur një shumë lekësh për 10 dele, të cilat ia ka shitur para 3 vjetësh. Neni 143 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasen D.Q, vjeç 40, banuese në Delvinë, pasi dyshohet se shtetasi E.P vjeç 33, banues në lagjen nr. 1, ka kallëzuar se më datë 18.12.2017, afër Urës së Gajdarit, duke punuar në pikën e grumbullimit të skrapit, është dëmtuar nga kova e skrepit dhe nuk është paguar pasi ka punuar pa u regjistruar në organet Tatimore. Nenet 180, 170/a e 90 të Kodit Penal.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi shtetasi B.Ç, vjeç 59, banues në Sarandë, ka kallëzuar se  për periudhën 4 muaj e 20 ditë, nuk i kanë dhënë pagesat e pensionit nënës K.Ç, vjeç 81. Neni 135 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 19.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.T, vjeç 26, pasi dyshohet se bashkëshorti F.T, vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.H, A.B e E.G, vjeç 20, 27 e 27, pasi dyshohet se në qytetin Studenti, E.H, A.B në bashkëpunim, kanë plagosur lehtë me sende të forta E.G dhe më pas kanë goditur njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.G, vjeç 56 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në banesën në rrugën “Tre vëllezërit Kondi”, u konstatua duke vjedhur energji elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, shtetasi S.B vjeç 43, banues në Tiranë ka kallëzuar se në rrugën “Shkëlqim Fusha”, në oborrin e një qendre Ungjillore, kanë dëmtuar 3 çadra si ato të lokaleve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi E.B, vjeç 30, banues në Tiranë, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi u kap në rrugën “Tefta Tashko”, duke shkelur urdhrin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 323 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 19.12.2017, në rrugën “Dritan Hoxha”, një person i paidentifikuar, nën kërcënimin e thikës, i ka vjedhur një shumë eurosh e lekësh, shitëses XH.F vjeç 26, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi K.XH, vjeç 39, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në banesë ka ushtruar dhunë fizike e kanosur me thikë, bashkëshorten A.XH vjeç 49. Neni 130/a i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për identifikimin e plotë të shtetasit G.H, pasi dyshohet se, në rrugën “Naim Frashëri”, ka goditur me grusht shtetasin turk S.E, vjeç 22, banues në Durrës. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, në rrugën “Muhamet Gjollesha” ka marrë flakë në lëvizje mjeti tip “Ford Focus”, me drejtues shtetasin L.A, vjeç 28, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 20.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.XH, vjeç 49, pasi dyshohet se bashkëshorti K.XH, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M, vjeç 35, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te ish stacioni trenit, në mjetin tip “Tata”, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, 25 fishekë armë gjuetie, pa leje përkatëse. J.M pretendon se, fishekët dhe mjeti janë të vëllait, I.M, vjeç 42, i cili kishte një armë gjahu me leje. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Shkodrës”, te porta hyrëse e një kompleksi një shtetas ka thyer me mjete të forta xhamin e dritares së vend rojës së një firme Punohet për identifikimin e plotë dhe shoqërimin e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për dëmtimin e pasqyrës së mjetit të shtetasit E.K, më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim, për shtetasin D.J vjeç 33, banues në Tiranë.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Tefta Tashko Koçi”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.B, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 20.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim J.A, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 20 ditë  burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt". Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.A, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Dibrës”, ka kundërshtuar hidraulikun e UK Tiranë në detyrë. Neni 235 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, në rrugën “Sitki Çiço”, kanë vjedhur një shumë eurosh, lekësh e bizhuteri, në banesën e shtetases L.B, vjeç 52. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.SH e D.L, vjeç 30 e 39, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Xhanfize Keko”, pas një konflikti, A.SH ka thyer xhamin e një lokali në pronësi të D.L dhe ky i fundit e ka plagosur lehtë me grusht. Nenet 150 e 89 të Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit B.B, vjeç 39, banues në rrugën “Muhamet Deliu”, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për gjetjen e një personi të paidentifikuar, të vdekur, më datë 20.12.2017, u identifikua kufoma, që i përkiste shtetasit SH.P, vjeç 60, banues në Tiranë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 20, banues në Babru, Kamëz, pasi dyshohet se më datë 17.12.2017, në Babru Kodër, ka vjedhur dy prozhektorë zbukurimi dhe tre palë këpucë, në verandën e banesës së shtetasit RR.P, vjeç 27. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.M, vjeç 15, pasi dyshohet se në një market në rrugën “Bulevardi Blu“, ka vjedhur 3 çokollata. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë  20.12.2017, në rrugën  “Ymer Prizreni“, Bregu i Lumit Babru, ka rënë zjarr në kasollen e shtetasit SH.G, vjeç 71, i cili pas ndihmës mjekësore, doli nga spitali pa probleme për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit të mitur R.R, vjeç  16, pasi dyshohet se në Zallmner, në ambientet e një gjimnazi i ka vjedhur telefonin nxënëses së klasës, shtetases D.H, vjeç 15. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.M vjeç 64, banues në rrugën “Shaban Bardhoshi”, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, në rrugën “Teodor Keko”, në autobusin e linjës Tirana e Re, ka ndërruar jetë shtetasja L.P, vjeç 53, banuese në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga tensioni i lartë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 20.12.2017, në SQU, është dërguar pa jetë shtetasi H.V, vjeç 63, banues në Tiranë, Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale, pasi vuante nga tensioni i lartë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.K, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi më datë 19.12.2017 në mjetin tip “Volksvagen”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 armë e dyshuar sportive, me kalibër 4.5 mm, pa leje. Neni 280 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit L.A, vjeç 40, banues në fshatin Prezë, pasi dyshohet se në Fushë Prezë, ka ndërruar çelësin e pompës së ujit, të banesës së shtetases L.A, vjeç 34. Neni 112 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 20.12.2017, në lagjen nr. 1, shtetasi B.B, vjeç 24, banues në Kavajë, duke rregulluar një defekt në kamionçinën tip “Iveco”, aksidentalisht i ka rënë sipër rimorkio vetëshkarkuese, për pasojë ka humbur jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin italian, V.G, vjeç 29, menaxher i një shoqërie private për grumbullimin dhe eksportimin e prodhimeve bujqësore në fshatin Gosë, pasi dyshohet se ka marrë në punë për një periudhë 2 mujore dhe nuk iu ka dhënë pagën për një muaj, shtetasve A.B dhe K.M vjeç 24, banues në Rrogozhinë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin T.S, vjeç 50, banues në Rrogozhinë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 2, ka goditur me grusht shtetasin SH.Q, vjeç 51, banues në Rrogozhinë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për gjetjen e një shtetasi në lagjen nr.1 pranë një lokali pa shenja dhune, më datë 20.12.2017, u identifikua shtetasi SH.R, vjeç 41 banues në Fermë Sukth, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Më datë 20.12.2017, gjatë natës, në fshatin Fermë Sukth, i kanë vjedhur një viç shtetasit H.D vjeç 60. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 20.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.F, vjeç 37, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti F.F,  vjeç 40, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.H, vjeç 42 pasi dyshohet se në banesë, ka penguar ekzekutimin e vendimit gjyqësor, duke shkelur Urdhërin e mbrojtjes për bashkëshorten S.A, vjeç 24, e cila ka bërë kallëzim. Neni 320 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin K.S, vjeç 35, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 19.12.2017, në lagjen “5 Maji”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik në detyrë. Neni 242 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, në  lagjen Luigj Gurakuqi, kanë vjedhur 8 aparate celularë të markave të ndryshme, në një dyqan të shtetasit G.L, vjeç 51, banues në Elbasan. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.Ç vjeç 65, banues në fshatin Kodër Bujarës, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 20.12.2017, u ekzekutua vendimi nga Gjykata e Apelit     Durrës për shtetasin E.XH, vjeç 23 banues në fshatin Shtëpanjë, pasi kjo e fundit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me të mitur” dhe “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për tu mbrojtur”. Nenet 100/1 e 103/1 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit Q.L, K.Q e B.D, vjeç 22, 23  e 25, banues  në fshatin Dardhë, pasi dyshohet se më datë 19.12.2017 në fshatin Hotolisht, në bashkëpunim, gjatë një konflikti kanë plagosur lehtë me grusht e sende të forta, shtetasit E.M e J.A, vjeç 22 e 22, banues në Hotolisht e Çerçan. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, në Përrenjas, në banesën e shtetasit N.K, vjeç 55, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake të një dhome. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e pajisjeve elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Më datë 20.12.2017, shtetasi XH.GJ, vjeç 80, banues në fshatin Gurrë, ka kallëzuar se, është larguar nga banesa djali Y.GJ, vjeç 54. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin S.GJ vjeç 31 banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në Librazhd, me kamionçinën tip “Benz”, ka hedhur disa mbetje kartoni, plasmasi e ambalazhe të ndryshme. Neni 201 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Y.D, vjeç 68, banues në fshatin Cërrujë, pasi dyshohet se para disa ditësh, te Ura e lumit Holtë, ka vjedhur sende metalike si tuba, dado e bulona, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin I.D, vjeç 47, banues në fshatin Tërvol, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Devoll - Informacion paraprak.
Më datë 20.12.2017, rreth orës 22.30, kemi marrë njoftim se në fshatin Bitinckë-Devoll, ka rënë zjarr në banesën e shtetases Sh.B, rreth 85 vjeçe.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar Zjarrfikësja, për të bërë të mundur fikjen e zjarrit, si edhe shërbimet e Policisë.
Por si pasojë e flakëve ka gjetur vdekjen shtetasja e mësipërme, e cila jetonte e vetme në këtë banesë.Nga hetimet paraprake dyshohet se kemi të bëjmë me ngjarje aksidentale.
Grupi hetimor po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 20.12.2017,  u ndalua shtetasi në kërkim XH.P, vjeç 21 banues në fshatin Osnat, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Pogradec, e ka dënuar 4 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Ersekë
Më date 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.J, vjeç 36 banues në Selenicë, pasi dyshohet se, në Ersekë në rrugë, ka kanosur e plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin S.S, vjeç 24, banues në Ersekë. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, shtetasi T.J vjeç 67, banues në Ersekë, ka kallëzuar se gjatë ditës, i kanë vjedhur  një shumë lekësh në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 20.12.2017, gjatë natës, në lagjen “Çlirim”, pranë banesës, shtetasit D.M, vjeç 31 i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin J.B, vjeç 21, banues në Berat, pasi dyshohet se, në lagjen “Goricë ”, iu gjetën e bllokuan 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin
-F.H 31 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në lagjen "Naftëtari" Patos, u kap duke drejtuar mjetin tip "Mitsubishi" në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt" parashikuar nga Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.XH, vjeç 36, banues në Roskovec, pasi dyshohet se, në ambientet e Bashkisë Roskovec, në bashkëpunim me një shtetas tjetër, ka goditur me grusht punonjësin e Policisë Bashkiake në detyrë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e bashkautorit. Nenet 237 e 25 të Kodit Penal

Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
-B.M, 47 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar te biznesi i tij në lagjen e Re Patos, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Vjedhje e energjisë elektrike" parashikuar nga Neni 137/2 i Kodit Penal.
Informacion paraprak
Më datë 20.12.2017, në fshatin Hoxhar e vjetër, pranë banesës në një arë me jonxhë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi B.M, 50 vjeç. Paraprakisht dyshohet se  vdekja është natyrale. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Informacion paraprak   
Më datë 20.12.2017, në fshatin Daullas, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi S.Z, 68 vjeç. Paraprakisht dyshohet se vdekja është natyrale. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të vdekjes.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 20.12.2017, gjatë natës, në lagjen ’Partizani’, kanë tentuar të djegin mjetin tip “Benz”, në pronësi të shtetasit M.F, vjeç 24. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin J.D vjeç 28, banues në lagjen “Uji i Ftohtë”, pasi dyshohet se, në aksin rrugor “Uji i Ftohtë”- Skelë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, pa targë, nuk i është  bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme  të policisë së rendit publik në detyrë. Neni 242 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin H.M, vjeç 77 banues në lagjen ”Uji Ftohtë”, pasi dyshohet se më datë 20.12.2017, në lagjen ”Uji Ftohtë” ka kanosur me mjete të forta shtetasen V.D, vjeç 44. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 18.12.2017, në fshatin Dhivër, Finiq, në banesë, është gjetur i vdekur pa shenja dhune, shtetasi S.K, vjeç 70. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 20.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim R.D vjeç 31, banues në Gjirokastër, pasi Gjykata e Apelit Gjirokastër, e ka dënuar 1 vit, 2 muaj e 13 ditë burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Neni 284/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 19.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin T.H vjeç 30, banues në Torovicë, pasi dyshohet se në Lezhë te një lokal ka kanosur me fjalë shtetasin  K.P  vjeç 28, banues në fshatin Trashan. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.K vjeç 49, banues në Fushë Milot, pasi dyshohet se në Fushë Milot, afër lokalit të shtetasit A.K, ka goditur me grusht shtetasin XH.K, vjeç 61 banues në Fushë Milot. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen L.P, vjeç 61 banuese në Shkodër, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.T, vjeç 21 banues në fshatin Zogaj, me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, pasi dyshohet se nuk është gjetur në banesë. Neni 323 i Kodit Penal

Shkodër
Arrestohet në flagrancë një shtetas për vjedhje, dhe shpallen në kërkim dy të tjerë
Më datë 20.12.2017, nga strukturat e Komisariatit të Policisë Shkodër u arrestua në flagrancë shtetasi:
L.S  29 vjeç, banues në lagjen Perash, Shkodër.
Arrestimi i tij u bë pasi në lagjen "Ahmet Haxhia", Shkodër, i ka vjedhur një telefon celular shtetases B. V. 68 vjeçe, banuese në lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër.
Gjithashtu në vijim të hetimeve, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasit D. H. 29 vjeç, dhe A. N. 27 vjeç, kanë vjedhur banesën e shtetasit A. M. 44 vjeç, banues në lagjen " Naim Gjylbegu " Shkodër, ku u bë shpallja në kërkim e shtetasve të mësipërm dhe po punohet për kapjen e tyre.
Ky grup personash dyshohet të jenë autorë edhe të disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin e Shkodrës.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 134/2  i Kodit Penal.

Më datë 20.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 28 pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses M.R,  vjeç 26, si dhe ka thyer Urdhrin e mbrojtjes të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 130/a /3 e 320 të Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen A.P, vjeç 19, banuese në fshatin Gorre, Laç, pasi dyshohet se në lagjen “Tom Kola”, për motive të dobëta, ka goditur me sende të forta shtetasen R.H, vjeç 20, banuese në Sukth, Durrës. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen B.K vjeç 39 banuese në Kukës, pasi dyshohet se më datë 20.12.2017 me anë të telefonit, ka bërë njoftim të rremë në polici. Neni 272 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Mat
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit K.U datë 20.12.2017, u gjet dhe dorëzua familjarëve, i cili ka deklaruar se është larguar me dëshirë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat.

Mat

Informacion paraprak

Më datë 20.12.2017, rreth orës 18:40, jemi njoftuar se ka shkuar për të marrë ndihmë mjekësore në spitalin e Burrelit një shtetas punëtor në një uzinë ferrokromi.

Menjëherë ka shkuar grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake ka rezultuar se :

Shtetasi Q.B, 62 vjeç, banues në Burrel, punëtor në uzinën e ferrokromit Komsi, Mat, duke punuar ka pësuar djegie në  këmbën dhe në  dorën e majtë.

Shtetasi Q.B,  është transportuar me ambulancë  për ndihmë mjekësore në Tiranë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon veprimet për zbardhjen e plotë të  rrethanave të kësaj ngjarjeje.

 
DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 20.12.2017, në DVKM Tiranë, u shoqërua nga Komisariati i Policisë Nr. 6, një shtetas maroken, emigrant i paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasi u dërgua në Qendrën e Mbyllur për të huajt në Karreç, Tiranë.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N, vjeç 36, banues në Has, i depërtuar nga Greqia, pasi dyshohet se më datë 01.12.2017, nga brezit jeshil te SPKM Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.P, vjeç 23, banues në Bulqizë, i depërtuar nga autoritetet franceze, pasi dyshohet se më datë 30.11.2017, nga brezit jeshil te SPKM Bllatë ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më  datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.R, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Port në dalje, u kap me pasaportë të falsifikuar. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin  O.O, vjeç 26, banues në fshatin Gjocaj, Peqin, i depërtuar nga pala greke, pasi dyshohet se në muajin Janar viti 2015, nga brezi jeshil te SPKM Qaf Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin  A.S, vjeç 31 banues në Berat, kthyer nga Greqia, pasi dyshohet se në muajin Tetor 2017, në afërsi të SPKM Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 20.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin  E.Ç, vjeç 29, banues në Elbasan, kthyer nga Greqia, pasi dyshohet se në muajin Mars 2017, në Konispol, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017, afër piramidës 28 dhe më datë 20.12.2017, te “Ura e lumit”, shërbimet e kufirit kanë kapur shtetasit e huaj, imigrantë të paligjshëm, H.A, L.D, I.A, K.D, F.D, A.Y, A.A, B.H, B.M e F.W, vjeç 16, 16, 22, 18, 22, 34, 19, 23, 22, 18, lindur në Libi, Siri, Libi, Libi, Libi, Siri, Siri, Algjeri, Marok e Algjeri. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 20.12.2017, në vendin e quajtur “Kthesa e Bogazit”, shërbimet e kufirit kanë  kapur shtetasit e huaj, imigrantë të paligjshëm, H.A, I.A e L.D, vjeç 16, 22 e 16 lindur në Libi, Libi e Siri, të cilët më datë 19.12.2017, janë proceduar me urdhër largimi vullnetar. Në përfundim të procedurave u proceduan përsëri me urdhër largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 20.12.2017, në dalje te SPKM Morinë, u kap shtetasi në kërkim E.M vjeç 24, banues në Durrës, pasi Gjykata e Apelit Durrës, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283 i Kodit Penal

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4