Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 22 Dhjetor 2017


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin grek G.N, banues në Greqi, pasi dyshohet se  ka trafikuar në Shqipëri, mjetin tip “Mini Cooper” dhe rezulton i vjedhur në Itali. Mjeti u sekuestrua me cilësinë e provës materiale. Punohet për kapjen e G.N. Nenet 141/a dhe 190 të Kodit Penal

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Italian P.A, administrator pranë një shoqërie “Call Center”, në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, prej 2 muajsh, nuk i ka dhënë rrogën, shtetases D.V, vjeç 33, banuese në Tiranë. Punohet për shoqërimin e P.A.Nenet 143 dhe 170/a të Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.H, vjeç 42, banues në Fier, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë eurosh, si kapar për blerjen e një apartamenti, shtetases M.E, vjeç 55, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Italian, P.A, administrator pranë një shoqërie “Call Center”, në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, prej 2 muajsh, nuk i ka dhënë rrogën, shtetases K.M, vjeç 22, banuese në Tiranë. Punohet për shoqërimin e P.A. Nenet 143 dhe 170/a të Kodit Penal

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Italian P.A, administrator pranë një shoqërie “Call Center”, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, prej 2 muajsh, nuk i ka dhënë rrogën, shtetases K.M, vjeç 28, banuese në Tiranë. Nenet 143 dhe 170/a të Kodit Penal

Më datë 21.12.2017, në rrugën “Ibrahim Rrugova”, te një dyqan një shtetas, ka blerë produkte, duke i dhënë euro të dyshuara të falsifikuara, shitëses D.K, vjeç 23, banues në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 180 e 183 të Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.P, vjeç 65, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të falsifikimit të dokumenteve, ka marrë një kredi në emër të shtetasit A.M, vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.D vjeç 62, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh duke i premtuar shitjen e një apartamenti, shtetasit G.I, vjeç 61, banues në Berat. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 20.12.2017, në rrugën “Ded Gjo Luli”, shtetasi N.D, vjeç 71, banues në Tiranë, nga pakujdesia, është rrëzuar në rrugë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Në vijim të komunikatës datë 15.12.2017, që bën fjalë për veprën penale të “Falsifikimit të monedhave”, më  datë 21.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim M.H, vjeç 23, banues në fshatin Gjegjan Pukë. Neni 183 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë
Vendore të Policisë Elbasan, bënë referimin e materialeve në prokurori për procedim
penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit A.Sh., 63 vjeç banues në Elbasan.
Proçedimi ndaj tij, filloi pasi, gjatë kontrollit të ushtruar në bashkëpunim me AKU
rajonale Elbasan, në fshatin Mengel në thertoren e shtetasit të lartpërmendur u konstatua se tregtonte pa faturë tatimore dhe iu sekuestruan 80 kg mish i kontaminuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të
mëtejshme për veprën penale "Fshehja e të ardhurave" dhe “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industrialë dhe ushqimorë” parashikuar nga nenet 180 dhe 288/a të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan,
bënë arrestimin në flagrancë të  shtetasit:
E.S 22 vjeç banues në fshatin Luzaj Kuçovë.
Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Cërrik – Kuçovë në fshatin Mollas është kapur
në flagrancë nga shërbimet e Policisë Rrugore duke drejtuar mjetin  motorçikletë i pa pajisur me leje drejtimi.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit pa dëshmi” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin I.M, vjeç 49, banues në Berat, pasi dyshohet se në lagjen ‘’10 Koriku’’, u konstatua duke ushtruar aktivitet tregtim dhe prodhim të produkteve të mishit, i bllokuar nga AKU, Berat, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare. Neni 288/a i Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin H.L, vjeç 64, banues në Berat, pasi dyshohet se në Uznovë, u konstatua duke ushtruar aktivitet tregtim dhe prodhim të produkteve të mishit, i bllokuar nga AKU, Berat, për mungesë të kushteve higjeno-sanitare. Neni 288/a i  Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin B.K vjeç 60, banues në Otllak, pasi dyshohet se në Otllak, u konstatua duke ushtruar aktivitet tregtim dhe prodhim të produkteve të mishit, i bllokuar nga AKU, Berat, për mungesë të kushteve higjeno- sanitare. Neni 288/a i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 21.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 35 banues në Vlorë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 21.12.2017 u arrestua në flagrancë shtetasi V.F, vjeç 68, banues në fshatin Sevaster, pasi në aksin rrugor Kotë-Vlorë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 19.12.2017 u ndalua shtetasi në kërkim B.H, vjeç 49, banues në fshatin Bishan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Fier, e ka dënuar me 2 muaj burg për veprën penale "Drejtim i automjetit në mënyrë të parregullt". Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 21.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 49, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi në superstradë, në afërsi të Shënkollit, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “Audi”, i drejtuar nga shtetasi D.N, vjeç 24, banues në Koplik, Malësi e Madhe, me leje drejtimi dhe më pas ky mjet ka goditur në pjesën e pasme mjetin tip “Benz”, i drejtuar nga shtetasi A.G, vjeç 30, banues në Bubq, Krujë, me leje drejtimi, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit A.G., i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 e 291 të Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T.S, vjeç 17, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se te parkimi i një qendre tregtare, ka goditur me grushte shtetasen K.B, vjeç 18, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 21.12.2017, te ish Fusha e Avicionit, në rrugë është thyer xhami i pasmë i mjetit tip “Dacia“,në pronësi të një shoqërie private e marrë me qera nga shtetasi F.R , vjeç 27, banues në Tiranë, ku brenda në mjet kanë vjedhur një çantë me një shumë lekësh,një palë atlete sportive, një kartë krediti dhe një kartë sonxhorno italiane, në emër të shoqes së tij, A.M. Punohet për identifikimin dhe kapjen a autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për saktësimin e gjeneraliteteve të shtetasit Xh., pasi dyshohet se ka mashtruar duke i marrë një shumë lekësh si garanci për një banesë me qera, shtetasit V.B, vjeç 17 banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal

Më datë 21.12.2017, shtetasi J.G, vjeç 32, banues në Tiranë, ka bërë kallëzim se,brenda në mjetin e tij furgon me dyer te hapur, i kanë vjedhur telefonin celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 22.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.A, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Bulevardin “Zogu i Parë”, gjatë kontrollit fizik ju gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit  Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal

Tiranë
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosje e lehtë me dashje” dhe “ Vjedhja”.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë nr.4  në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kanë bërë të mundur kapjen dhe ndalimin e  shtetasit:
A.K 24 vjeç, banues në Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë, pasi ky shtetas me datë 16.12.2017, rreth orës 03:50, në rrugën “Aleksander Mojsiu”  dyshohet se për motive të dobëta, në bashkëpunim me shtetasin P.S., 27 vjeç, banues në Tiranë, kanë goditur me grusht në kokë dhe i kanë vjedhur telefonin shtetasit E.B., 28 vjeç, banues në Tiranë.
Policia po vijon punën për kapjen dhe ndalimin edhe të bashkëpuntorit shtetasin P.S.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë prane Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprime të metejshme , për verprat penale të parashikuar nga ne Nenet 89 - 25 dhe 134/2 të Kodit Penal.
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.Z, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait Q.Z, vjeç 61, të cilit ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masën ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.GJ, vjeç 30, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes F.GJ, vjeç 25, të cilit ju plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masën ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130 i Kodit Penal

Më datë  22.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T vjeç 34, banues në Tiranë, pasi më datë 21.12.2017, në rrugën “Aleksandër Moisiu”, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetases L.D, vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 21.12.2017, në Paskuqan, shtetasit F.SH vjeç 48, banues në Tiranë, gjatë ecjes, i është dëmtuar mjeti tip “Daimler Chrysler”, si pasojë e lëvizjes së një kapaku pusete nga një mjet tjetër. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 21.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.K, vjeç 43, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti F.K, vjeç 47, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Punohet për kapjen e tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare".

Më datë 21.12.2017, shtetasi E.D, vjeç 29, banuese në Krujë, ka bërë kallëzim se, te një qendër tregtare në një stendë pikë shitje, i kanë vjedhur një varëse  argjendi. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen T.M, vjeç 36, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj motrës së bashkëshortit F.H, vjeç 51. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 22.12.2017, u arrestua në flagrancë shtetasi F.SH, vjeç 45, banues në fshatin Gosë, Rrogozhinë, pasi më datë 21.12.2017, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault Megane”.  Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit G.R, vjeç 29 banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 20.12.2017, në sirtarin e furrës së bukës, shtetasit M.H, vjeç 31, banues në Durrës, i ka vjedhur një shumë lekësh. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.SH, vjeç 48, banuese në Durrës, pasi dyshohet se bashkëshorti Y.SH, vjeç 52, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit E.B dhe R.T, vjeç 15 e 32, pasi dyshohet se në Sukth, në rulotin e shtetasit F.N, vjeç 49, E.B, ka vjedhur një sobë gazi të cilën ja ka shitur R.T, pronar i pikës skrapit në Sukth. Neni 134/1 e 278/b të Kodit Penal

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E.M, vjeç 29, banues në fshatin Kukoç, pasi dyshohet se në fshatin Kuçok, në banesën e pabanuar të shtetasit F.B, vjeç 67, ka  vjedhur disa mbeturina skrapi. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë  21.12.2017,  në fshatin Dukagjini i Ri, Krujë, në banesë, ka gjetur vdekjen shtetasi F.K, vjeç 44. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Më datë 21.12.2017, shtetasi P.P vjeç 58 banues në fshatin Bilaj, kallëzon se, para 8 muajve shtetasi P.V, vjeç 53, banues në fshatin Bilaj, në fshatin Bilaj, në varrezat e fisit të shtetasit P.P ka varrosur një familjarin e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 21.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.S vjeç 36, pasi dyshohet se bashkëshorti F.S, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin SH.C, vjeç 39, banues në Elbasan, pasi dyshohet se në lagjen Skëndërbej, në ambientet e lokalit në pronësi të tij, ushtronte aktivitet të kundërligjshëm të lojërave të fatit. Nenet 197 e 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin  S.K, vjeç 38, banues në Belsh, pasi dyshohet se, në rrugën e fshatit Gosimë, u kap me mjetin furgon  tip “Benz”, duke transportuar 2 m3 lëndë drusore, pa leje. Neni 205 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Peqin
Specialistët për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë ndalimin e
shtetasit në kërkim:
L.H 40 vjeç banues në fshatin Bishqem Peqin.
Ndalimi i tij, u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan me vendim penal datë 31.03.2017 lënë në fuqi nga Gjykata e Apelit Durrës me vendim penal më datë 11.12.2017, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.Ç, vjeç 18, banues në Lushnjë, pasi dyshohet se në Prrenjas, për motive të dobëta, ka kanosur me fjalë shtetasin F.K, vjeç 35, banues në fshatin Skroskë, Prrenjas. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, në lagjen nr. 1. shtetasit A.S, vjeç 31, banues në fshatin Mlizë, Elbasan,i punësuar pranë një firme private, për shpërndarjen e artikujve ushqimore e detergjenteve, persona të pa identifikuar i kanë vjedhur në mjetin e tij tip “Benz”, një shumë lekësh dhe telefonin celular tip “Iphone 5S“. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 21.12.2017, gjatë natës, në fshatin Drenovë, është vjedhur me thyerje banesa e shtetasit P.P, vjeç 45, ku kanë marrë 2 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më date 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për  shtetasin N.H, vjeç 51 banuese në Korçë, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 4, duke shkelur vendimin e Gjykatës dhe ka shkuar në banesën e bashkëshortes V.H vjeç 40 banuese Korçë. Neni 320 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin I.Ç,  vjeç 47, banues në fshatin Buçimas, pasi dyshohet se, në lagjen nr. 1, ka goditur me sende të forta shtetasin M.M, vjeç 47 banues në Pogradec. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 21.12.2017, referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin V.H, vjeç 44, banues në Pogradec, pasi dyshohet se, në lagjen nr.2, me vetëgjyqësi, ka prishur murin e shkallëve të shtetasit G.M, vjeç 37. Neni 277 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin XH.GJ, vjeç 27, banues në Berat, pasi dyshohet se gjatë natës, shtetases M.K vjeç 54 banues në Berat, te parmaku i shkallëve, i ka vjedhur një tapet. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kuçovë
Kuçovë
Më datë 21.12.2017, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
E.T 35 vjeç, banues në fshatin Fushë Kashar, Tiranë.
Kapja dhe ndalimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi dyshohet se në bashkëpunim me persona të tjerë ka vjedhur mjetin tip Mercedez Benz në pronësi të shtetasit J.C banues në lagjen
"Llukan Prifti", Kuçovë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Vjedhja”, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, gjatë natës, në fshatin Kozare, në stallën e shtetasit V.RR vjeç 58 banues në Kozare, kanë vjedhur dy viça. Punohet për gjetjen dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 20.12.2017, në fshatin Hoxharë, në banesë, është gjetur i vdekur shtetasi B.M vjeç 49. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 20.12.2017, në fshatin Daullas, në banesë, është gjetur i vdekur shtetësi S.Z, vjeç 69. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan prokurorisë së rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Më datë 21.12.2017, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes për shtetasen, R.L, vjeç 35 pasi dyshohet se bashkëshorti SH.L vjeç 45  ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 20.12.2017,  në kodrat e fshatit  Kosovë e Vogël, ka rënë zjarr dhe është djegur një sipërfaqe e konsiderueshme me shkurre. Punohet për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 21.12.2017, u ndalua shtetasi në kërkim I.SH,  vjeç 26, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale të vjedhjes. Neni  134/2 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit A.B, vjeç 42, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 20.12.2017, në lagjen “Pavarësia”,  me sende të forta, ka thyer pasqyrat e mjetit tip “Ford”, në pronësi të shtetasit F.H, vjeç 35 banues në Vlorë. Neni 151 i Kodit Penal

Në vijim të informacionit të datës 16.12.2017, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 21.12.2017, u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.M vjeç 35 banues në fshatin Peshkëpi. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për  shtetasin A.S, vjeç 37, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 18.12.20017, në fshatin Kropisht, shtetasit P.K, vjeç 50 banues në Vlorë, i ka vjedhur 10 kokë bagëti. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.K, vjeç 50, banues në Vlorë, pasi dyshohet se ka punësuar në mënyrë të paligjshme shtetasin XH.F, vjeç 49, banues  në Vlorë. Neni 170/a i Kodit Penal
Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 22.12.2017, rreth orës 01:45, Salla Operative Vlorë është njoftuar nga një telefonatë se në lagjen ''Isa Boletini'', në katin e parë të pallatit 1345, është dëgjuar një zhurmë  lëndë plasëse.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë pranë vendit të ngjarjes ku edhe kanë konstatuar se përpara derës së banesës në pronësi të shtetasit Sh.M., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse, e cila ka dëmtuar vetëm bravën e derës.
Gjatë kohës së shpërthimit të lëndës plasëse në banesë nuk patur njeri pasi familjarët janë emigrant në shtetin Grek.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe identifikimin e kapjen e autorit/ëve.

Vlorë
DVP.Vlorë ka finalizuar me sukses një tjetër operacion antidrogë  të koduar ''SEVEN''.
Sekuestrohen 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, dy automjete dhe aparate celular.
Arrestohen në flagrancë 7 shtetas, ndërmjet tyre edhe organizatori.
Operacioni nga strukturat Policore të DVP.Vlorë dhe FNSH-së Fier.
Specialistët e Seksionit kundër Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë sëbashku me Strukturat Policore të Komisariatit Vlorë dhe grupin e FNSH-së Fier, gjatë natës së sotme kanë finalizuar me sukses një tjetër  operacion antidrogë të koduar ''SEVEN'', ku si rezultat janë sekuestruar 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa dhe janë arrestuar në flagrancë 7 shtetas të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Operacioni antidrogë është finalizuar në dy fshatra, konkretisht :
Në fshatin Velç, në banesën e shtetasit Tomorr Karçanaj, janë gjetur dhe sekuestruar nga Policia 100 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa, në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.
Në këtë banesë janë arrestuar në flagrancë punëtorët, me detyrë mirëmbajtjen dhe përgatitjen e lëndës narkotike, shtetasit :
• I.B 29 vjeç, banues në Vlorë,
• E.RR, 26 vjeçe, banuese në Llakatund,
• V.G, 56 vjeçe, banuese në Shushicë,
• E.G, 28 vjeç, banues në Shushicë,
• XH.B, 52 vjeç, banues në Shushicë.
Gjithashtu në fshatin Vllahinë, në një tjetër banesë të shtetasit T.K, në një nga mjetet në përdorim të djalit të tij shtetasit A.A është konstatuar një tjetër sasi lënde narkotike Cannabis Sativa me peshë 55 kg edhe kjo në formë pluhuri e cila shërben për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate.
Policia ka bërë menjëherë arrestimin në flagrancë edhe të atë e bir si organizator dhe bashkëpuntor, shtetasit
• A.A  30 vjeç, banues në Vllahinë, (organizator).
• T.K, 55 vjeç, banues në Vllahinë, (bashkëpuntor).
Policia Vlorë në përfundim të veprimeve hetimore ka bërë :
• arrestimin në flagrancë të 7 shtetasve të lartpërmendur,
• sekuestrimin në cilësinë e provës materiale të :
- 155 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa
- 4 sita që shërbenin për përgatitjen e lëndës narkotike në formë çokollate,  
- 2 automjete, tip Mitsubishi e Benz, dhe
- 7 aparate celular.
Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë ndaj shtetasve të lartëpërmendur për veprën penale të ''Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim'', të parashikuar nga neni 283/2  të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit F.D,  H.D dhe  B.K vjeç 41, 29 e 39, banues në fshatin Kopaçez, pasi dyshohet se në fshatin Kopaçez, kanë goditur me grushte shtetasin F.ZH, vjeç 31, banues në këtë fshat. Neni 89 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 21.12.2017, në lagjen “1 Maji”, shtetasit E.H, vjeç 59, i kanë vjedhur telefonin celular i markës “Samsung”, “Galaxy J5”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.H, vjeç 34, banues në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër pasi dyshohet se për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 21.12.2017, në afërsi të kryqezimit të Shengjinit, shtetasi Z.N, vjeç 74 banues në Balldre, duke pritur mjet për të levizur për në banesë është sëmurë dhe ka gjetur vdekjen. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 21.12.2017, në qytetin e Lezhës, te dyqani i saj parukeri, aksidentalisht është vetëhelmuar me solucion që përdoret për pastrimin e lëkurës shtetasja A.B, vjeç 34, banuese në Tresh, Lezhë,  e cila pas ndihmës mjekësore u largua në banesë në gjendje të mirë shëndetësore. Materialet referohen në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 21.12.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin N.GJ, vjeç 35, pasi dyshohet se në banesë, bashkëshortja Z.GJ vjeç 31, me të cilën është në proces divorci, ka ushtruar dhunë psikologjike në mënyrë të vazhdueshme. Materialet  i referohen Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 21.12.2017, në lagjen “Manush Alimani”, në banesë, shtetasi S.I, vjeç 30 , ka tentuar të pres damarët e duarve dhe pasi ka marrë mjekim në spital, është kthyer në banesë. Neni 99 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 21.12.2017, në fshatin Vukel, në banesën e shtetasit N.N, vjeç 72, ka rënë zjarr, ku është djegur plotësisht banesa dy katëshe. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.

Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.L vjeç 51, pasi dyshohet se, në afërsi të banesës, ka ushtruar dhunë psikologjike, ka kanosur dhe fyer gruan e xhaxhait F.L, vjeç 54. Nenet 130/a, 84 e 119 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 22.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin e mitur D.V, vjeç 15, banuese në Kukës,  pasi dyshohet se në ambientet e një gjimnazi,  ka goditur me grusht, shtetasin N.B, vjeç 15, banues në Kukës, i cili  ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Nenet 90 e 274 të  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Dibër
Informacion paraprak
Më datë 21.12.2017, rreth orës 19:10, policia u njoftua se është dërguar në spital për të marrë ndihmë mjekësore një shtetas i plagosur me armë zjarri.
Menjëherë është ngritur grupi hetimor dhe nga verifikimet paraprake ka rezultuar se:
Shtetasi N.M 55 vjeç, banues në Peshkopi, punonjës policie, me detyrë Ndihmës Specialist në Seksionin e Teknologjisë dhe  Përgjimit në Drejtorine Vendore të Policisë Dibër,  duke u kthyer me mjetin e policisë nga një shërbim pune nga Maqellara për në Peshkopi, me shtetasin A.R., me detyrë Specialist i IT, (punonjës civil në Drejtorinë Vendore të Policisë Dibër), dyshohet se pas një konflikti të çastit e ka plagosur me pistoletë këtë të fundit.
I dëmtuari ndodhet në gjendje të rëndë për jetën në Spitalin e Peshkopisë.
Një helikopter  i Ministrisë  së Mbrojties është nisur  për ta percjellë drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar.

Autori i dyshuar është arrestuar për veprën penale "Plagosje e rëndë me dashje".
Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarje.
Në drejtim të Dibrës është nisur menjëherë Zvdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit së bashku me një grup specialistësh.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasit SH.R dhe D.D, vjeç 53 e 26, banues në Burrel, banues në Burrel, punonjës në fabrikën e ferrokromit Burrel, pasi dyshohet se në Burrel, është plagosur nga pakujdesia në punë punëtori i kësaj uzine,  Q.B, vjeç  62, banues në Burrel, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 289 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.S, vjeç 21 banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 20.10.2017, në afërsi të PKK Kapshticë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017,  në PKK Rinas, u kap shtetasi në kërkim  I.SH vjeç, 26, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg‘’, për veprën penale " Vjedhja". Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 21.12.2017, në PKK Rinas, u ekstradua nga Italia, shtetasi G.H vjeç 39, banues në Shkodër, i dënuar në Itali për veprën penale “Shpërndarje e lëndëve narkotike”, transferuar për të vuajtur pjesën tjetër të dënimit në Shqipëri.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.C vjeç 29, banues në Laç, pasi dyshohet se te sheshi i trageteve, u kap në tentativë për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, duke shmangur kontrollin  kufitar. Neni 297 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 21.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasen M.J, vjeç 24, banuese në Kalivaç, Pogradec, pasi dyshohet se në PKK Kapshticë, iu sekuestrua në cilësinë e  provës materiale pasaporta, e falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal

Më datë 21.12.2017 në PKK Kapshticë, u kap shtetësi në kërkim L.H, vjeç 40, banues në Pajovë, Peqin, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, e ka dënuar me 6 muaj burg për veprën penale "Dhuna në familje". Neni 130/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 21.12.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.P vjeç 25, banues në Berat, pasi dyshohet se në vitin 2015, në PKK Port Vlorë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 21.12.2017, patrulla e Komisariatit të Policisë Gjirokastër, në aksin rrugor Jorgucat–Gjirokastër, në afërsi të fshatit Terihat, ka kapur shtetasit e huaj  B.M, F.R dhe B.H, vjeç 22, 18 dhe 23, me shtetësi marokene dhe algjeriane. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhra largimi vullnetar.

Më datë 22.12.2017, në S.P.K. Kakavijë, u ndalua shtetësia në kërkim E.XH, vjeç 18, banuese në Lushnjë, pasi më datë 06.12.2017, në Komisariatin e Policisë Lushnjë, familjarët kanë kallëzuar se vajza është larguar nga banesa dhe nuk kanë dijeni për vendndodhjen.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 21.12.2017, në sektorin e kufirit të gjelbër mbi PKK Hani i Hotit,  u kapën shtetasit e huaj, emigrant të paligjshëm A.A, A.B, S.B dhe A.B, vjeç 29, 20, 18 dhe 30 lindur në Siri. Në përfundim këta shtetas kërkuan azil dhe u dërguan në Qendrën Kombëtare të Pritjes për Azilkërkues,  Babrru,  Tiranë.

Arkiva

Janar 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4

Fushata Sensibilizuese

Video te tjera ...