Drejtoria e Policisë Rrugore 28 Dhjetor 2017

Drejtoria e Policisë RrugorePolicia rrugore

Shërbimi i Policisë Rrugore tërheq vëmendjen e drejtuesve të mjeteve me synim që në këto ditë me reshje të dendura shiu dhe dëbore në disa zona te vendit – kryesisht ato veriore dhe verilindore të bejnë kujdes të veçantë sidomos:

Në akset rrugore me mjegull, prania e saj:
•    E bën rrugën më të padukshme;

•    Ul shíkueshmërinë;

•    Zvogëlon kapjen e gomave në asfalt;

•    Kufiri i shpejtësisë së mjeteve duhet të jetë jo më shumë 50 km/h nëse dukshmëria është më e vogël se 100 metra;

Në situatën e rënduar të motit në tunele, në hyrje dhe në brendësi të tyre:

•    Zvogëloni shpejtësinë;

•    Aktivizoni ajrin riqarkullues të kabinës së mjetit;

•    Nëse konstatohet rrezik ndaloni para hyrjes së tuneleve;

•    Mbani krahun e djathtë;
•    Respektoni shpejtësinë e lejuar të treguar nga sistemi i sinjalizimit;

•    Aktivizoni sinjalin bllokues në rast rreziku,

•    Bëni kujdes nga ndryshimi i kushteve atmosferike, akulli, dëbora mbi sipërfaqen e rrugës.

•    Bëni kujdes nga ndryshimi ndriçimit në hyrje dhe dalje të tunelit.

Në raste përfshirje aksidentesh duhet te mbani parasysh:

•    Mos lëvizni nga vendngjarja,

•    Telefononi menjëherë në numrat e tel.112 dhe129 Policinë e Shtetit, Ambulancën  nr.127 ose 112(Në Tiranë), 128 Zjarrëfikëset dhe prisni mbërritjen e ndihmës së parë.

•    Jepni informacion për emrin dhe numrin tuaj të telefonit, vendin ku ka ndodhur ngjarja dhe nëse nevojitet ndërhyrja.

•    Aktivizoni sinjalin bllokues të rrezikut;

•    Sigurohuni që jeni të dukshëm nga të tjerët (vishni jelek forsforeshentë) dhe evitoni mundësinë e ndodhjes së ndonjë aksidenti tjetër ose rëndimin e pasojave.

•    Vendosni trekëndëshin e rrezikut në distance të mjaftueshme. Ndaloni në të djathtë të karrexhatës nëse është mundësia.

•    Përdorni mjetet e ndihmës së parë.

•    Largimi nga vendi i ngjarjes, rrezikon ndalimin e arrestimin e menjëhershëm, përveç pezullimit të lejedrejtimit.

Në raste në akset rrugore ka prani të dëborës dhe akullit, sherbimet e Policisë Rrugore do të kërkojnë përdorimin e zinxhirëve dhe mund te pezullojnë përkohësisht qarkullimin e kategorive të ndryshme të mjeteve.

Drejtuesit e mjeteve në këto ditë festash të evitojnë përdorimin e alkoolit gjatë drejtimit të mjeteve dhe të tregojnë kujdes maksimal për të evituar përfshirjen në aksidente dhe ngjarje rrugore.

Arkiva

Korrik 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
25 26 27 28 29 30 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 31 1 2 3 4 5