Kukës. Kundërshtojnë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë dy vëllezërit, si dhe procedohet në gjendje të lirë i ati.

KukësDrejtoria Kukes 2m

Kundërshtojnë punonjësit e Policisë, arrestohen në flagrancë dy vëllezërit, si dhe procedohet në gjendje të lirë i ati.

Me datë 27.12.2017, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Has, arrestuan në flagrancë shtetasit:

S.H, 23 vjeç, banues në Krumë, Has.

A.H, 21 vjeç, banues në Krumë, Has, (vëllezër).

Si dhe u referuan materialet në gjendje të lirë për shtetasin P.H., 50 vjeç, banues në Krumë, Has.

Procedimi ndaj këtyre shtetasve filloi pasi ka bërë kallëzim shtetasi T.M., banues në Bardhaj, Has, se e ka kanosur shtetasi S.H, i cili ka armë me vete.

Shërbimet e policisë kanë shkuar për të bërë kontroll në banesën e tyre, ku shtetasit e lartëpërmendur kundërshtuar me dhunë punonjësit e policisë.

Gjatë kontrollit të banesës, nuk është gjetur asgjë e kundraligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësve të policisë së rendit publik, parashikuar nga neni 236/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Tetor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
1 2 3 4 5 6 7
8 9 10 11 12 13 14
15 16 17 18 19 20 21
22 23 24 25 26 27 28
29 30 31 1 2 3 4