Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 19 Janar 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new

Drejtoria për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve
Sektori për Hetimin e Krimeve Kompjuterike
Më datë 15.11.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  shtetasin A.H vjeç 24, banues në Durrës,  bazuar në nenet 121 dhe 121/a të Kodit Penal.

Më datë  18.01.2018, shtetasi L.Ç, banues në Tiranë, kallëzon se pasi persona të paidentifikuar kanë ndërhyrë në adresën e tij të postës elektronike, kanë mundur të devijojnë një transfertë, duke i shkaktuar një dëm ekonomik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143/b, 293/b dhe 186/a të Kodit Penal.

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
      Më datë 18.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.N, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi gjatë kontrollit nga shërbimet e Policisë iu gjet dhe u bllokua në cilësinë e provës materiale një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Tiranë
Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.
Arrestohen në flagrancë katër shtetas.
Sekuestrohen doza më lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me shërbimet e Forcës së Posaçme "Shigjetat", në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë  arrestuar në flagrancë  shtetasit:
• S.P, 21 vjeç, banues në Tiranë,  i dënuar më parë  për veprën penale “Vjedhja”
• F.M, 19 vjeç, banues në Tiranë,
• O.K, 20 vjeç, banues në Tiranë,
• B.H., 17 vjeç, banues në Tiranë,
Në bazë të  informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit S.P, F.M, O.K dhe B. H., në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave të mesme në qytetin e Tiranës.

Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe të lartpërmendurit janë kapur në flagrancë në rrugën  “Gjergj Legisi", në afërsi të një shkolle të mesme.
Në momentin e ndalimit nga ana e Policisë këta shtetas kanë hedhur në tokë tre qese farmaceutike me 11,2 gramë me bimë të dyshuar narkotike të llojit Cannabis Sativa, të ndarë në porcione dhe gati për  shitje,  të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqesor Tiranë, për veprat penale të ‘’Prodhimit dhe shitjes së narkotikëve e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga neni 283/2  i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi  H.M, vjeç 24 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Gjeneral Nikolas”, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit F.P dhe V.B, vjeç 62 e 35, banues në Tiranë, bazuar në nenin 248 të Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.B, vjeç 50, banues në Tiranë, topograf privat, pasi dyshohet se në Kodër Kamëz, ka bërë një Gen-Plan, në kundërshtim me ligjin, për pronën e shtetasit Ç.I vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.B, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë lekësh, shtetasit M.Z vjeç 79, banues në Tiranë. Neni 143/3 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.P, vjeç 62 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme kohore, ka aplikuar në një kompani private për dokument identifikimi 2 herë me gjeneralitete të ndryshuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases A.G, vjeç 81, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2016, ka falsifikuar aktet e gjendjes civile. Neni 189 i Kodit Penal

Tiranë
Vijon puna për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar  "Avokati".
Arrestohet një shtetas me profesion avokat për veprat  penale "Mashtrim në shuma të mëdha", "Fshehje të ardhurave" dhe "Falsifikim i  dokumentave".
Seksioni për Hetimin e  Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë,  në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses  operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar  “Avokati”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:
G.XH, 35 vjeç, banues  Tiranë, avokat.
Arrestimi i shtetasit  të sipërpërmendur u bë për veprën penale “Mashtrim në shuma të mëdha", "Fshehje të ardhurave" dhe "Falsifikim i dokumentave" parashikuar nga nenet 143/2, 180 dhe 186 të Kodit Penal”, pasi; shtetasi G.XH me profesion avokat, i ka marrë nëpërmjet mashtrimit 1.700.000 lekë, (1.7 miljonë lekë të reja), duke falsifikuar disa fatura dhe dokumenta shtetasit; H. D, 59 vjeç,   banues në Klos.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Gj, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Vangjel Noti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.SH, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në bulevardin “Zhan D’Ark”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.T, vjeç 30, banues në Krujë, pasi dyshohet se, në Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar këmbësorin N.V, vjeç 18 i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.11.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi SH.B, vjeç 35, banues në Babrru, pasi në rrugën “Sotir Çaçi”, duke drejtuar mjetin tip “Renault”, ka aksidentuar këmbësoren H.B, vjeç 55 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.SH, vjeç 54 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Isuf Elezi”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar biçiklistin E.D, vjeç 27, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 18, pasi dyshohet se në Sauk, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Porche”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.M, vjeç 53, banues në fshatin Laknas, pasi dyshohet se, në Kamzë, në rrugën “Bulevardi Blu”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Y vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në sheshin “Karl Topia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”.  Neni 291 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin M.R, vjeç 60 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në vitin 2017, me anë të mashtrimit, i ka vjedhur një shumë eurosh, shtetasit E.Ç, vjeç 31, banues në fshatin Grekan, Belsh. Neni 143/2 i Kodit Penal

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë
arrestimin në flagrancë të  shtetasit:
L.K, 30 vjeç banues në Lagjen nr.2 Cërrik.
Arrestimi i tij, u bë pasi në qytetin e Cërrikut është kapur në flagrancë nga shërbimet e
policisë rrugore duke drejtuar mjetin tip “Fiat” në gjendje të dehur.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Drejtimi i automjetit në gjendje të dehur” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin G.Ç, vjeç 34, banues në fshatin Rrumbullak, Peqin, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në unazë e Elbasanit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar motoçiklistin E.B, vjeç 30, banues në Elbasan, cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Berat
Më datë 18.01.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
M.XH 35 vjeç, banues në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnje.
Arrestimi i tij u bë në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat e cila me
vendim nr.4 datë 18.01.2018, vendosi kryerjen e kontrollit të banesës së shtetasit
M.XH.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit të lartpërmendur, iu gjet dhe
sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis
Sativa.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale ”Prodhim
dhe shitje të lëndëve narkotikëve”, parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin  G.SH, vjeç 37, banues në Patos, pasi dyshohet se më datë 17.01.2018, në vendin e quajtur “Kthesa e Azotikut”, në mjetin tip “Benz”, iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 65 kg  kafe, me faturë shoqërimi malli, pa datë dhe dyshohet e parregullt. Nenet 172 e 180 të Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.T, vjeç 41, banues në fshatin Panahor Mallakastër, pasi dyshohet se në lagjen “5 Shkurti”, Ballsh, në biznesin e tij furrë buke, përdor për paketim të produkteve që prodhon, logon e një firmë tjetër, e cila është e miratuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Markave dhe Patentave. Neni 149/a i Kodit Penal

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit A.GJ dhe P.K, vjeç 30 e 63 banues në fshatin Libofshë, pasi dyshohet se P.K kallëzon se më datë 11.01.2018, në fshatin Libofshë, pranë pikës së karburantit, duke ecur në këmbë, A.GJ duke drejtuar mjetin tip “Audi”, e ka përplasur dhe janë larguar nga vendi i aksidentit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetasit H.P, vjeç 28, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se në fshatin Vajzë, bashkia Selenicë, gjatë ndjekjes nga shërbimet e policisë, ka braktisur mjetin tip “Volksvagen” dhe gjatë kontrollit të ushtruar në terrenin me shkurre, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 44 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe mjeti i transportit. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.LL, vjeç 38, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Demokracia”, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka aksidentuar shtetasin B.H, vjeç 85, banues në Vlorë, i ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.B, vjeç 57 banues në fshatin Veliqot, Tepelenë, pasi dyshohet se në vitin 2011, me anë të mashtrimit i marrë një shumë lekësh, shtetasit S.A, vjeç 77, banues në Tepelenë. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin F.K, vjeç 59, banues në Markatomaj, Lezhë, pasi dyshohet se, në Fushë-Milot, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Lifan”, pa targë, është përplasur me një mjet të pa identifikuar, i cili është larguar, për pasojë, janë dëmtuar drejtuesi i motorit dhe pasagjerja L.K, vjeç 56, banuese në Markatomaj, Lezhë, të cilët ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290/1, 273 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
Policia Kufitare e Muriqanit sekuestron 4 kilogramë  e 476 gramë heroinë, arreston trafikantin e dyshuar.
Shërbimet e Policisë Kufitare në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve të forta narkotike, kanë ushtruar kontroll të detajuar në mjete në pikën dalëse drejt Malit të Zi.
Në vijën e dytë të kontrollit, në automjetin tip “Renault”, me drejtues shtetasin P.G u konstatua se në gomat e makinës, në brendësi të disqeve ishte fshehur lëndë narkotike.
Ajo rezultoi 4 kilogramë e 476. 6 gramë heroinë, sasia më e madhe e këtij lloji e kapur këtë vit nga Policia Shqiptare.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve arrestuan në flagrancë shtetasin P.G, 57 vjeç, banues në Tiranë i cili udhëtonte drejt Italisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë për Krime të Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”.
DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.B, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi dyshohet se me anë të mashtrimit i ka marrë një shumë eurosh, shtetasit SH.XH, vjeç 53, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, në Farkë, ka hipur në një shtyllë të tensionit të lartë duke kërcënuar se do të hidhej, shtetasi S.D, vjeç 47, banues në Tiranë. Pas neutralizimit dhe marrjes në pyetje ka deklaruar se donte të hidhej, pasi pranë banesës së tij do kalonte rruga dytësore Tiranë-Elbasan. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 68, banues në fshatin Gjon, Martanesh, pasi dyshohet se më datë 17.01.2018, në rrugën “Sali Butka”, ka kanosur me fjalë shtetasin M.L, vjeç 51, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.T vjeç 59 banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Hamdi Pepa”, duke shtruar pllaka, në tarracë, ka dëmtuar banesën e shtetases V.R, vjeç 49, banuese në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasve F.D dhe M.D, vjeç 57 e 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se vazhdimisht, kanë kanosur me fjalë shtetasin D.R vjeç 25 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit M.S dhe A.B, vjeç 54 e 45, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në rrugën “Mine Peza”, në ambientet e zyrës Noteriale në përdorim të shtetasit A.B, janë fyer me fjalë ndërmjet tyre. Neni 119 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, shtetasi S.XH, vjeç 64, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 15.01.2018, në rrugën “Skënder Kosturi”, i ka humbur portofoli me një sasi lekësh dhe dokumente personale. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, gjatë natës, në rrugën e “Durrësit”, është vjedhur dyqani i celularëve në pronësi të shtetasit K.L, vjeç 24, banues në Tiranë, ku kanë marrë 20 celularë të markave të ndryshme dhe 7 aparate fotografikë të markave “Nikon” dhe “Canon”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, shtetasi F.U, vjeç 33, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 17.01.2018, gjatë natës, në rrugën e “Kavajës”, i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen dhe saktësimin e gjeneraliteteve të shtetasit F., pasi dyshohet se shtetasi A.B, vjeç 24, banues në Tiranë,  kallëzon se më datë 16.01.2018, ky shtetas, në rrugën “Industriale”, nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë telefonin. Neni 143 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 18.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit te mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.D, vjeç 45, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se vëllai L.D, vjeç 49, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen T.K, vjeç 21, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti Q.K, vjeç 24, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit H.L vjeç 68, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ferit Xhajko”, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, në rrugën “Ferit Xhajko”, në një dyqan, një person me kapuç, ka tentuar të vjedhë xhiron ditore punonjëses M.U, vjeç 25, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 139 dhe 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 18.01.2018, në rrugën “Demokracia”, në Paskuqan nr.1, është dëmtuar një shtyllë e ndriçimit rrugor. Nga veprimet e kryera rezultoi se shtylla ishte goditur nga një mjet i paidentifikuar, i cili ishte larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 161 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin algjerian A.B, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në fshatin Babrru, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit I.N, vjeç 49. Gjatë largimit A.B ka goditur me grusht I.N. Nenet 134, 22 dhe 89 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Në vijim të komunikatës më datë 18.01.2018, u ndalua shtetasi në kërkim D.H, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar masën e sigurimit “Arrest me burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit XH.D dhe A.A, vjeç 23 e 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Qelqit”, u konstatuan duke vjedhur 2 kondicionerë dhe disa sende të ndryshme në lokalin e shtetasit S.H, vjeç 51, banues në Tiranë.  Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.K, vjeç 32 banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti I.A, vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 18.01.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 49, banues në Vorë, pasi më datë 16.01.2018, ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike, ndaj të bijës J.S, vjeç 20, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, si dhe ka shkelur urdhërin e mbrojtjes, ndaj bashkëshortes F.S, vjeç 40, banuese në Vorë. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Nenet 130/a/4 e 321/b të Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018,  shtetasja A.P, vjeç 48 banuese në fshatin Marqinet, kallëzon se më datë 17.01.2018, i është larguar nga banesa vajza, M.P, vjeç 22. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.T, vjeç 20, banues në Bulqizë, pasi dyshohet se, në aksin rrugor Fushë- Prezë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 18.01.2018, në qendrën shëndetësore Rrogozhinë, është paraqitur e dëmtuar në kokë shtetasja e mitur S.XH, vjeç 16, pasi në ambientet e shkollës, aksidentalisht, është rrëzuar nga kanati i dritares dhe është dëmtuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.B, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se më datë 16.01.2018, në superstradën Plepa-Rrogozhinë, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 18.01.2018, gjatë natës, në Ferm Xhafzotaj, kanë hyrë duke thyer xhamin e derës të zyrës së drejtorit të shkollës 9 vjeçare në Ferm Xhafzotaj dhe kanë hapur kasafortën ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit E.H, vjeç 32, banuese në fshatin Mbrostar, Fier, pasi dyshohet se në rrugën “Vëllazërimi”, në vendin e quajtur “Rrethrrotullimi i Milicëve”, Durrës, u kap duke drejtuar,  pa  leje drejtimi  mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit  V.GJ, K.M, A.M dhe L.B, vjeç 16, 15, 16 dhe 15,  banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 12.01.2018, në lagjen nr.13,  kanë vjedhur  6 shishe me pije freskuese në dyqanin  ushqimor të shtetasit A.L, vjeç 60, banues Durrës. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018,  në lagjen nr.12, në një farmaci të shtetases E.D vjeç 30, banuese në Durrës, një person ka hyrë e ka marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 18.01.2018, shtetasja DH.Ç, vjeç 45, banuese në Fushë Krujë, kallëzon se, në fshatin Arrameras, në ambientet e brendshme  të punës në fabrikën e këpucëve, i  kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.R, vjeç 39, banues në Krujë, pasi dyshohet se ka goditur me grusht, ish vjehrrin XH.K vjeç 59, banues në Krujë dhe ka dhunuar ish bashkëshorten K.K, vjeç 32, banuese në Krujë. Neni 130/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 17.01.2018, në lagjen “28 Nëntori”, kanë thyer xhamin e dyqanit në pronësi të shtetasit H.K, vjeç 28, banues në Elbasan. Punohet për identifikimin dhe  kapjen autorit. Neni 150 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.P vjeç 28, banues në  Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “Aqif Pasha”, ka goditur me grusht,  shtetasen L.B, vjeç 43, banuese në Elbasan. Neni 89 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.Ç, vjeç 60, banues në fshatin Malas Grop, Ura Vajgurore, pasi dyshohet se më datë 17.01.2018, në fshatin Malas Grop, po ndërtonte pa leje një shtëpi banimi dhe gjatë punimeve është rrëzuar nga kati i dytë dhe ka vdekur, shtetasi TH.Q, vjeç 64, banues në Kuçovë. Neni 199/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kuçovë
Kuçovë
Më datë 18.01.2018, nga Specialistët e Seksionit për Krimet u bë kapja dhe ndalimi i
shtetasit të shpallur në kërkim policor:
K.M 38 vjeç, banues në lagjen ”Llukan Prifti”, Kuçovë.
Ndalimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi Gjykata e Apelit Vlorë me vendim penal
nr.102 dt. 21.11.2017, e ka dënuar këtë shtetas me 3 muaj e 10 dite burg për veprën
penale “Dhunë në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor, arrestuan në flagrancë shtetasin:
G.SH 37 vjeç, banues në Patos.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në vendin e quajtur “Kryqëzimi i QTU” Fier, është kapur nga shërbimet e policisë duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, nën ndikimin e alkoolit në masën 1.28mg/l.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt” parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 29, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.M vjeç 27. Neni 130/a/2 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin D.Ç, vjeç 23, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses E.GJ, vjeç 19. Neni 130/a/1 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, gjatë natës, në fshatin Fermë Çlirim, është vjedhur kasollja e bagëtive e shtetasit N.V, vjeç 63, ku kanë marrë 1 dele dhe 2 qengja. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 18.01.208, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim, për shtetasin F.M, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi dyshohet se, në Divjakë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, ka dalë nga rruga, është përplasur me një pemë, për pasojë është dëmtuar vetë, e  ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Neni 290/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 18.01.2018, gjatë natës, në fshatin Këmishtaj, është vjedhur me thyerje banesa e pabanuar e shtetasit F.T, vjeç 66, ku kanë marrë vegla pune dhe sende të tjera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 18.01.2018, në gadishullin e Karaburunit, në Gjirin e Shenvasilit tek vaskat e peshkut në pronësi të shtetasit L.S, ka rënë në det shtetasi A.GJ, vjeç 53, banues në Tiranë, i cili u gjet në vendin e quajtur “Zhapovel”, rreth 2 km nga Gjiri i Shën Vasilit, në largësi rreth 20 m nga bregu. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet  Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për shtetasin S.B, vjeç 33 banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në lagjen “Hajrro Çakerri“, me vetëgjyqësi, i ka marrë çelësat e makinës tip “Porche“ shtetasit N.Ç  vjeç 35, banues në Tirane. Neni  277 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen A.M, vjeç 36, banues në Vlorë, pasi dyshohet se, në bulevardin “Ismail Qemali”, duke drejtuar mjetin tip “Nisan”, ka aksidentuar motoçiklistin A.RR, vjeç 37 banues në Vlorë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe punohet për kapjen e shtetases Z.M, vjeç 28, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se vjehrra L.M, vjeç 68 banuese në Vlorë, kallëzon se nusja e djalit  Z.M, më datë 30.12.2017, është larguar nga banesa pa adresë duke braktisur dy fëmijët e saj të mitur të moshës 3 dhe 9 vjeç, të cilët i mban gjyshja pensioniste, në kujdestari. Neni 124 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2017, gjatë natës, në lagjen “Lirim”, është vjedhur pastiçeria e shtetasit D.Z, vjeç 48, banues Vlorë, ku kanë marrë 1 aparat celular dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2017, në lagjen “Isa Boletini”, është  vjedhur banesa e shtetasit N.M, vjeç 72, ku kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2017, gjatë natës, në lagjen “Isa Boletini”, parkuar para banesës, është vjedhur motori tip “Dajand”, në pronësi të shtetasit XH.V, vjeç 67. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 18.01.2018, gjatë natës, në Bajkaj, shtetasit J.S, vjeç 56, banues Delvinë, i kanë vjedhur 20 shtylla betoni të vreshtit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, gjatë natës, në Bajkaj, shtetasit S.R, vjeç 47, i kanë marrë 150 metra, rrjet gabion.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 18.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.GJ, vjeç 27, banues në Balldrë, pasi në lagjen “Gurra”, në furrën e  bukës ka bërë lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin O.Z, vjeç 19, banues në Kurbin, pasi dyshohet se në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është bindur punonjësit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Z.M, vjeç 65, banues në fshatin Dajç, pasi dyshohet se në fshatin Dajç, në token e tij, ka ndërtuar dy banesa, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen E.Z, vjeç 64, banues në Shkodër,  pasi dyshohet se në lagjen “Vasil Shanto”, me vetëgjyqësi, ka prishur fasadën e ballkonit të shtetasit P.GJ, vjeç 40, duke nxjerrë një tub stufe shkarkim gazrash, duke u bërë shqetësim për të gjithë banorët e pallatit. Neni 199/a e 277 të Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin GJ.N, vjeç 42 banues në fshatin Bardhaj, pasi dyshohet se, në banesë, është konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, u ndalua shtetasi në kërkim S.D, vjeç 30, banues në fshatin Oblikë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër, e ka dënuar me 1 muaj  me burg, për veprën “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.M, vjeç 52, banues në Shkodër, pasi dyshohet se, në lagjen “Salo Halili”, në banesë të marrë me qera, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të  energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit A.K, vjeç 52, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.B, vjeç 67, banues në fshatin Hajmel, pasi dyshohet se në Hajmel, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të  energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin Z.B, vjeç 68, banues në fshatin Gajrep, pasi dyshohet se ka tentuar ti bllokojë rrugën që futet në banesë, shtetasit E.B, vjeç 29, banues në Gajrep. Neni 277 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 18.01.2018, në fshatin Tuçep, është vjedhur me thyerje magazina e shtetasit M.B, vjeç 56 ku kanë marrë vegla mekanike. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 18.01.2018, në SPK, Rinas, u kap shtetasi L.A vjeç 24,  banues në Korçë, shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Më 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin  L.GJ, vjeç 52, banues në Belsh, Elbasan, pasi dyshohet se më datë 16.09.2017, nëpërmjet PKK Porti Durrës, ka udhëtuar së bashku me djalin e tij të mitur A.GJ, vjeç 16 drejt Italisë, është kthyer vetëm dhe fëmijën e ka braktisur në Itali. Neni 124 i Kodit Penal

Më 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.S vjeç 52, banues në Elbasan, pasi dyshohet se më datë 30.09.2017, nëpërmjet PKK Porti Durrës, ka udhëtuar drejt Italisë së bashku me djalin e tij të mitur F.S, vjeç 16, është kthyer vetëm dhe fëmijën e ka braktisur në Itali. Neni 124 i Kodit Penal

Më datë 18.01.2018, pranë DVKM Tiranë është paraqitur shtetasi algjerian A.B, vjeç 23, cili ka kërkuar azil në vendin tonë.  Në përfundim të procedurave u dërgua në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, Tiranë.

Rinas
Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim kombëtar për veprën penale "Vjedhje me pasojë vdekjen", me identitet të dyfishtë.
Me datë 18.01.2018, nga policia italiane është kthyer deportiv  shtetasi  K.D,  41 vjeç, i cili kishte vuajtur dënimin në shtetin Italian, me 17 vite burgim për vrasjen e një shtetasi Italian.
Gjatë intervistimit në Rinas, Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas,  kanë krijuar dyshime për gjeneralitet e këtij shtetasi.
Pas një pune profesionale hetimore prej 4 orësh,  Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin  kanë arritur të zbulojnë identitetin e dytë dhe të vërtetë të këtij shtetasi të deportuar, konkretisht:
A.LL  41 vjeç, banues në Mamurras.
Shtetasi i lartpërmendur është i dënuar në mungesë  nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, me vendimin Nr. 72 datë 16.01.2001, me 18 vite burg.
Shtetasi  A.LL  iu dorëzua Komisariatit të Policisë Kurbin për veprime të mëtejshme proceduriale.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin  e Policisë Kurbin, kanë bërë ekzekutimin e urdhrit të ndalimit për këtë shtetas, për veprat penale të “Vjedhje me armë me pasojë vdekjen, kryer  në bashkëpunim” “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake”dhe të “Armëmbajtjes pa leje të armëve të gjuetisë”. Nenet 141 e 25, 278/2 dhe 280 të Kodit Penal
Ky shtetas, me datë 09.04.2000 në aksin nacional Tiranë - Laç, në vendin e quajtur Ura e Drojes, në bashkëpunim me shtetasin G. D, të maskuar dhe nën kërcënimin e armës, në tentativë për ta vjedhur, kanë plagosur shtetasin G.G., i cili më pas ka gjetur vdekjen.

Më datë 18.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L vjeç 30, banues në Shkodër, pasi dyshohet se më datë 03.11.2017, në PKK Kapshticë,  ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Shërbimet e Policisë Kufitare sëbashku me Delta Forcën gjatë patrullimit të kontrollit të territorit kanë konstatuar në vendin e quajtur Radhimë  në breg të detit  një gomone 9 metra të gjatë me dy motorrë.
Nga verifikimi paraprak dyshohet se mjeti mund të jetë braktisur dhe se në brendësi të tij nuk është gjetur asnjë send i kundërligjshëm.
Po vijojnë verifikimet për dokumentimin e plotë ligjor për identifikimin e pronësisë së këtij mjeti.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 18.01.2018, në Gjirokastër, në fshatin Dritë, u kapën 7 shtetas te huaj Y.H, R.H, B.H, K.H, S.H, M.H dhe W.M, vjeç 19, 30, 55, 3, 2,  16 dhe 18, Sirianë. Në përfundim të procedurave shtetasit kërkuan Azil në Republikën e Shqipërisë dhe do të shoqërohen për në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit  Babrru, Tiranë.

Informacion paraprak
Më datë 19.01.2018  në fshatin Glinë, u kapën 12 shtetas të huaj. Nga intervistimi paraprak rezultoi se shtetasit janë nga Siria dhe Maroku. Shtetasit u shoqëruan në mjediset e Gosit, Kakavijë. Veprimet procedurale do të kryen më datë 19.01.2018.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 18.01.2018, u arrestua flagrancë shtetasi A.D, vjeç 51, banues në Has, pasi në PKK Qafë Prush, u kap duke drejtuar mjetin kamion  tip  “Benz”, me mallra kontrabandë pa dokument shoqërues. Neni 174 i Kodit Penal

P.K.K Qafë Prush, Kukës.
Policia Kufitare në bashkëpunim me SH.Ç.B.A, ka arrestuar një punonjës policie dhe një doganier.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Departamentin për Kufirin dhe Migracionin  në bashkëpunim me SH.Ç.B.A-në, në P.K.K Qafë Prush, kanë bërë arrestimin në flagrancë  të shtetasve:
A.M 47 vjeç, banues në Has, me detyrë Trupë Shërbimi (Përgjegjës Turni) në P.K.K Qafë Prush, pasi duke qenë në shërbim, nuk ka bërë kontrollin në “vijën e dytë” të kamionit  të drejtuar nga shtetasi A. D., i cili kishte futur mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit. Arrestimi u bë për veprën penale “Shpërdorim detyre".
A.Ç, 48 vjeç,  banues në Has, Doganier në Degën e Doganës Qafë Prush, pasi ka lejuar të kalojnë mallra kontrabandë gjatë orarit të shërbimit "Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarinë doganore", Neni 175 i Kodit Penal.
Materialet i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal dhe "Kontrabandë nga punonjës që lidhen me veprimtarine doganore", parashikuar nga neni 175 i Kodit Penal.

Arkiva

Prill 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
26 27 28 29 30 31 1
2 3 4 5 6 7 8
9 10 11 12 13 14 15
16 17 18 19 20 21 22
23 24 25 26 27 28 29
30 1 2 3 4 5 6