Rinas - Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, për “Prodhim dhe shitje e narkotikëve". 01.02.2018

RinasRinas

Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas shqiptar, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve".

Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Marseja/Francë i shtetasit shqiptar E.I., 27 vjeç lindur në Burrel.

Shtetasi në kërkim E.I., u ekstradua nga Marseja/Francë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1580, datë 25.06.2015, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprës penale,“Prodhim dhe shitje e narkotikëve", të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë. Pjesa e mbetur e dënimit është 4 vjet e 6 muaj burgim.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2