Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit. 01 Shkurt 2018


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Operacioni i koduar “Shpërndarësit”, nga ana e Seksionit per Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me shërbimet e policisë Repartit Shqiponja është bërë arrestimi në flagrancë për veprën penale të ‘’Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim’’ parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal për shtetasit:
F.TH 35 vjeç, banues ne Tirane, A.Z , 33 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vepren penale të ‘’Drejtim të mjetit në mënyrë të parregullt’’.
H.C 30 vjeç, banues në Tiranë, E.M 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë i dënuar më parë për ‘’Kundërshtim te punonjesit të rendit publik’’,
Pasi këta shtetas në bashkepunim me njëri tjetrin janë kapur në flagrancë në vendin e qujatur Bulevardi “Zogu i Pare”, pasi nga kontrolli i ushtruar në automjetin me drejtues shtetasin F.TH është gjetur dhe sekuestruar një sasi lëndë narkotike e llojit Kokainë e ndarë në doza gati për shitje.
Janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, lënda narkotike dhe 5 aparate celularë.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.P, vjeç 32, banues në Tiranë, agjent shitjesh, pasi duke shpërdoruar detyrën, në një shoqëri private me administrator V.B, vjeç 49, banues në Tiranë, ka vjedhur një shumë lekësh. Neni 135 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.V, vjeç 38, banues në Tiranë, administratore e një shoqërie private pasi me anë të mashtrimit, shtetases S.A, vjeç 45, banues në Tiranë nuk i ka paguar sigurimet shoqërore. Nenet 143 e 180 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 31.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.M, vjeç 35, banues në Kashar, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Amadeus”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.D, vjeç 42, banues në Kamëz, pasi në Kamëz, në rrugën “Albanët”, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen”, ka aksidentuar këmbësorin e mitur A.K, vjeç 9, banues në Kamzë, i cili pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Loni Ligori”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen L.M, vjeç 35, banues në Tiranë, administratore e një shoqërie private Durrës, pasi duke shpërdoruar detyrën në shoqëri, pa miratimin e bordit drejtues, ka marrë një shumë lekësh dhe i ka përdorur për nevojat e saj. Neni 135 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.Q, vjeç 56, banues në fshatin Mbrakull, Poliçan, pasi në Mbrakull, u konstatua se ushtronte aktivitet në lokalin “Bar Kafe”, në pronësi të tij, ku është me statusin, aktivitet i pezulluar.  Nenet 180 dhe 181 të Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin M.S vjeç 58, banues në Durrës, pasi në aksin e rrugës rurale në fshatin Velabisht-Berat, u kap me mjetin kamion, duke transportuar 4 m3 pllaka guri, pa faturë tatimore. Neni 180/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin G.L, vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në Poçem Mallakastër, duke udhëtuar me mjetin, gjatë kontrollit fizik të ushtruar iu gjetën dhe bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 31.01.2018, u arrestua shtetasi R.H, vjeç 66 banues në fshatin Suk Fier, pasi në aksin rrugor rural Strum-Suk, në Suk-1, duke drejtuar një karrocë që tërhiqej nga një kalë, është përplasur me motorin tip “Jamaha”, pa targë, që drejtohej nga shtetasi Y.S, vjeç 49 banues në Suk-1, si pasojë është aksidentuar me vdekje Y.S. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.P, vjeç 22 banues në Fier, pasi më datë 31.01.2018, në lagjen “1 Maji”, Fier, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Citroen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Më datë 31.01.2018, në fshatin Mavrovë, në vendin e quajtur “Ura e Slapit”, në një shkurre, u gjetën dhe bllokuan 6 pako të presuara e ambalazhuara me 124 kg lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 31.01.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.M vjeç 34, banues në Zejmen Lezhë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar ndaj tij masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprën penale. “Mashtrimi”. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Shkodër
Kapet dhe ndalohet autori i ngjarjes së djeshme më datë 30.01.2018, ku mbeti i plagosur shtetasi I.D, 54 vjeç, banues në fshatin Guri Zi, i cili ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Më datë 31.01.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë punës së pandërprerë dhe intensive u bë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit:
P.P, 44 vjeç, banues në fshatin Juban, Shkodër
Ndalimi i tij u bë pasi dje me datë 30.01.2018 pas një konflikti për motive të dobëta ka goditur me mjete prerëse (sëpate) shtetasin I.D, 54 vjeç , banues në fshatin Guri Zi, ku më pas është larguar.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje” parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Z.C, vjeç 51, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Koço Bozhuri”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Shyqyri Ishmi”, ka gërvishtur me sende të forta, mjetin tip “Porche Cayen”, të shtetasit L.A, vjeç 39, banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.GJ, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxhi Martini”, iu gjetën e bllokuan 4 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K vjeç 19, banues në Tiranë, pasi më datë 14.01.2018, në rrugën “Muhamet Gjollesha”, ka vjedhur motorin tip “Piaggio”, pa targë, në pronësi të shtetasit A.L vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Tiranë.
Zbardhen dhe dokumentohen disa vjedhje të ndodhura më parë.
Kapet e ndalohet autori i dyshuar.
Në vijim të punës për zbardhjen dhe dokumentimin me prova ligjore të rasteve të vjedhjeve të ndodhura më parë si dhe për kapjen dhe ndalimin e autorëve të këtyre vjedhjeve, Specilistët për Hetimit e Krimit në Komisariatin e Policise nr. 2, kanë bërë zbardhjen dhe dokumentimin e disa vjedhjeve të ndodhura më parë, ku është kapur e ndaluar shtetasi:

• P.K, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë 2 herë për veprën penale “Vjedhja”.
Pasi më datë 13.01.2018, dyshohet se në rrugën “Kongresi i Lushnjes”, ka vjedhur një shumë lekësh në një supermarket në pronësi të shtetases B. N., 41 vjeç.
Gjithashtu në vijim të veprimeve hetimore rezulton se ky shtetas dyshohet dhe si autor i ngjarjeve ndodhura si më poshtë:
Më datë 03.01.2018, në rrugën “Besim Imani” dyshohet se ka vjedhur banesën e shtetases A.D.
Më datë 12.01.2018, në bulevardin “Bajram Curri” dyshohet se ka vjedhur dyqanin e shtetasit N.A.
Më datë 17.01.2018, në rrugën “Myslym Shyri”, dyshohet se ka vjedhur me thyerje xhami, një çantë, të ndodhur në mjeti tip “Benc 190”, në pronesi të shtetases Dh.M.,
Më datë 01.21.2018, në rrugën ”Rr.Androniqi Zengo Antoniu”, dyshohet se ka vjedhur banesen e shtetasit B.H.
Më datë 29.01.2018, dyshohet se ka vjedhur në rrugën “Naim Frashëri”, në një dyqan, ne pronesi të shtetasit E.Z., 22 vjeç.
Policia po vijon punën për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin ligjor e të tjera vjedhjeve që ky shtetas dyshohet se mund të ketë kryer.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Më datë 31.01.2018, në rrugën “Frosina Plaku”, është vjedhur pa thyerje banesa e shtetasit K.M vjeç 28, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.M, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ibrahim Rugova”, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen M.N, vjeç 35, banuese në Tiranë, pasi ish-bashkëjetuesi, J.B, vjeç 40, në mënyrë të vazhdueshme, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M vjeç 21 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 21 banues në Tiranë, pasi te Stadiumi “Selman Stërmasi”, iu gjet e bllokua 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, në rrugën “Bill Klinton”, te Kodra e Diellit, ka rënë zjarr në banesën private të shtetasit L.TH vjeç 33, ku ka patur vetëm dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka qenë aksidental pasi ka marrë flakë kaldaja. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 31.01.2018, në rrugën Dritan Hoxha, ka rënë zjarr në lëvizje në autobusin e linjës Kukës-Tiranë, tip “Setra”, me drejtues I.M, vjeç 55, banues në Tiranë, ku ka vetëm dëme materiale. Nga veprimet e kryera shkaku i zjarrit ka qenë një defekt në motorin e mjetit. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 31.01.2018, gjatë natës, në rrugën “Jordan Misja”, kanë vjedhur banesën e shtetasit E.S, vjeç 39, ku kanë marrë vegla pune trapan, matrapik dhe 3 televizor plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.D vjeç 21, banues në Tiranë, pasi, në rrugën “Jordan Misja”, ka kanosur me fjalë, shtetasen E.B, vjeç 48, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.M, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj vajzës së mitur A.M, vjeç 14, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, shtetasi S.N, vjeç 66, banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 30.01.2018, në fundin e rrugës “Jordan Misja”, i ka humbur telefoni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 31.01.2018, në reaminacionin e spitalit të burgut Tiranë, ka vdekur i dënuari B.D, vjeç 57, banues në fshatin Gorishovë, Fier, i cili ka ardhur për mjekim nga IEVP, Fier më datë 14.11.2017. Nga veprimet mendohet se shkaku i vdekjes të jetë natyral. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tiranë, për vlerësim.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L vjeç 69, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen B.SH, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi, në rrugën “5 Maji”, ka goditur me sende të forta, shtetasin E.R, vjeç 31, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë vjedhur banesën e shtetases, E.A vjeç 25, ku i kanë marrë një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 39, banues në Bathore, pasi nëpërmjet telefonit, ka kanosur shtetasin F.C, vjeç 36 banues në Paskuqan Nr.2. Nenet 275 dhe 84 të Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 42, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes V.H, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.N vjeç 29, banues në Bathore. Neni 236 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.M, vjeç 42, banues në Bathore, pasi në lagjen nr. 6 Bathore, i ka pushtuar tokën shtetasit M.M vjeç 27 banues në Bathore. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në Vaqarr, ka goditur me grusht, shtetasin H.K, vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.B, vjeç 26, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen M.H se bashkëshorti SH.H, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin H.SH, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi bashkëshortja SH.SH, vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.A, vjeç 23, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në rrugën “Pavarësia”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar e goditur punonjësin e policisë rrugore. Neni 236 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H vjeç 45, banues në fshatin Muçaj, pasi në fshatin Muçaj, po ndërtonte një kioskë pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018 u arrestua në flagrancë shtetasi D.B, vjeç 32, banues në fshatin Shargë, pasi në fshati Muçaj, Vorë, ka tentuar të vjedhë banesën e shtetasit L.H, 35. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 31.01.2018, gjatë natës, në lagjen nr.13, është vjedhur mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F.S vjeç 40, banues në Xhafzotaj, Shijak. Punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, shtetasi D.V, vjeç 37, banues në Sukth, kallëzon se i është larguar nga banesa nëna R.S vjeç 62. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 30.01.2018, në lagjen nr. 16, persona të paidentifikuar, kanë vjedhur banesën e shtetases L.J, vjeç 55, ku kanë marrë një shumë lekësh dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, në kalatën lindore të portit detar Durrës, gjatë procesit të punës e ka goditur në fytyrë dera e kontejnerit shtetasin E.K vjeç 54, banues në Durrës, punëtor i një firme private i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, si ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin P.SH, vjeç 65, banues në Fushë Krujë, pasi në fshatin Bilaj, Bubq, Krujë, ka zaptuar 5000 m² tokë në pronësi të shtetases M.P, vjeç 39, banues në Borizanë. Neni 200 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës , që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetasit S.J, banues në Fushë Krujë, më datë 31.01.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve i cili deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim.

Më datë 31.01.2018, shtetasi S.H, vjeç 44 kallëzon se, bashkëshortja e tij, shtetasja E.H, vjeç 40 i është larguar nga banesa duke marrë fëmijët K.H dhe L.H, vjeç 12 e 18, nuk i lejon ti takojë dhe të komunikojë në telefon. Neni 127 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shijak
Më datë 31.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin XH.V, vjeç 62 pasi vëllai B.V vjeç 63, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës  në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Durrës, për shtetasin M.K, vjeç 30 banues në lagjen Kodër, Shijak, pasi në datë 31.01.2018, në degëzimin e rrugës të Koxhasit, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin J.C, vjeç 58, banues në fshatin Valas, pasi në fshatin Papër, ka goditur me grusht, shtetasin  G.SH, vjeç 30, banues në Papër. Neni 89 i Kodit Penal.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Elbasan bënë referimin e materialeve në Prokurori për procedim penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit  D.K., 24 vjeç banues në fshatin Papër.
Procedimi ndaj tij, filloi  pasi më datë 30.01.2018 në rrugë, në fshatin Papër për shkak të detyrës dyshohet të ketë goditur punonjësin e ujësjellësit, shtetasin B.K., 59 vjeç banues në fshatin Papër.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Goditjet për shkak të detyrës" parashikuar nga neni 237 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 31.01.2018, gjatë rrugës për në spitalin e Elbasan, ka vdekur shtetasja M.D vjeç 68 banuese në Cërrik. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Peqin
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit, në Komisariatin e Policisë Peqin, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B.SH 19 vjeç banues në Peqin.
Arrestimi i tij, u bë pasi gjatë natës në Lagjen “Teqe” Peqin dyshohet të ketë vjedhur banesën e shtetasit S.P., 44 vjeç ku ka marrë një sasi lekësh dhe dy aparatë celularë të markave të ndryshme.
Grupi hetimor gjatë kontrollit të banesës ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale lekët dhe dy aparatet celularë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vjedhja” parashikuar nga neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.C, vjeç 25 banues në fshatin Katjel, pasi në qytetin e Prrenjasit, ka kanosur me fjalë, shtetasin B.SH, vjeç 33 banues në Prrenjas. Neni 84  i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë arrestimin e
shtetasit:
E.LL 29 vjeç, banues në fshatin Mborje.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se ky shtetas në kundërshtim me vendimin e Gjykatës, i ka shkuar në banesë bashkëshortes së tij shtetases E.L, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”parashikuar nga neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin Th.G. vjeç 18 banues në në Korçë, pasi ka goditur me mjete  të forta shtetasin E.M, vjeç 19, banues në Korçë. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 31.01.2018, shtetasi D.L, vjeç 57, banues në fshatin Hudenisht, kallëzon se në ish komisionin e ndarjes së tokës në Hudenisht, i kanë dhënë sipërfaqe toke, më pak se sa ishte norma për frymë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 248 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin M.Ç vjeç 40, banues në Pogradec, pasi në lagjen 1, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik, duke u larguar në drejtim të banesës së tij. Neni 242 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.B, vjeç 30 pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, L.V,  vjeç 57. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, në lagjen ‘’Jani Vruho’’, persona të paidentifikuar kanë hyrë në banesën e shtetasit H.N, 60 vjeç, ku ndodhej nusja e djalit të tij, pasi kanë marrë një sasi lekësh janë larguar. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, shtetasi K.A vjeç 42, banues në fshatin Malinat kallëzon se i është larguar nga banesa vajza XH.A, vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 31.01.2018, shtetasi K.N, vjeç 42, banues në Kuçovë, kallëzon se nga data 24.01.2018 deri më datë 27.01.2018, në llogarinë e tij, në nje aplikacion në telefonin celular, i kanë dërguar mesazhe me përmbajtje fyese e kërcënuese. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 26.01.2018, shtetasi L.ZH, vjeç 19, banues në Vlorë, kallëzon se në lagjen ”24 Maj”, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për shtetasin M.M, vjeç 68, banues Vlorë, pasi më datë 26.01.2018, në lagjen “15 Tetori”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor, Vlorë, për shtetasin A.B vjeç 29, banues në Vlorë, pasi më datë 26.01.2018, në lagjen “15 Tetori”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së,  kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.M, vjeç 75, banues në Himarë, pasi më datë 30.01.2018, në lagjen “Spile”, Himarë, dyshohet se ka hedhur lëndë plasëse (dinamit), në det dhe është dëmtuar pjesërisht varka e peshkimit në pronësi të shtetasit R.R. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 278/4 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.S vjeç 56, banues Vlorë, pasi më datë 28.01.2018, në lagjen “10 Korriku”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së,  kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, kanë vjedhur 50 ml, kabull elektrik, që furnizonte banesën e shtetasit J.M, vjeç 57 banues në Vlorë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, kanë vjedhur matësin elektrik, në banesën e shtetasit S.H, vjeç 64, banues në Vlorë. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit S.I, N.B dhe Y.I, vjeç 56, 52 e 56, banues në fshatin Rromës e Tiranë, pasi në fshatin Rromës, për motive pronësie, me vetëgjyqësi, kanë goditur me sende të forta shtetasin E.A, vjeç 30, banues në fshatin Rromës. Nenet 90, 277 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin SH.L vjeç 55 banues në fshatin Vllahinë, pasi në fshatin Vllahinë, ka pushtuar një sipërfaqe të vogël toke, pronë e shtetasit B.C, vjeç 56, si dhe e ka goditur me grushte. Neni 90 e 200 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.K, vjeç 58, banues në Vlorë, pasi në polici, me anë të telefonit, ka bërë njoftim të rremë. Neni 272 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen K.K, vjeç 69 banuese në Vlorë, pasi më datë 30.01.2018, në fshatin Ploçë, Selenicë, ka zaptuar një sipërfaqe tokë, në pronësi të shtetasit F.B, vjeç 69, banues në fshatin Ploçë. Neni 200 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.F, vjeç 22, banues në Vlorë, pasi në lagjen “29 Nëntori”, u kap me mjetin e vjedhur më datë 30.01.2018, te një karburant në Vlorë, tip “Ford-Fiesa”, në pronësi të një firme private. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.L, vjeç 50, banues në Vlorë, pasi në këtë lagje, ka goditur me grusht shtetasin J.S, vjeç 61banues në Vlorë. Neni 90 i Kodit Penal.

Në vijim të informacionit datë 30.01.2018, që bën fjalë për veprat penale “Vjedhja” dhe “kanosja”, më datë 31.01.2018, u ndalua shtetasi D.K, vjeç 30, banues në fshatin Radhimë. Nenet 134 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.M, vjeç 42, banues në fshatin Oshëtime, pasi më datë 29.01.2018, duke prerë një pemë në bahçen e tij, ka dëmtuar rrjetin elektrik të fshatit. Neni 156 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 01.02.2018, në lagjen “Hajro Çakërri’’, në banesë, shtetases R.Z., 77 vjeçe, ka hyrë një shtetas dhe i ka vjedhur 4000 lekë të reja dhe një unazë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin E.D, vjeç 33 banues në Sarandë, pasi më datë 30.01.2018, gjate natës, në lagjen nr. 4, ka dëmtuar portën e banesës e ka prishur vulën e sahatit të ujit të shtetasit V.Ç, vjeç 63. Nenet 150 e 159 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Informacion paraprak.
Më datë 31.01.2018, në aksin rrugor Mallakastër-Memaliaj, pranë fshatit Iliras, mjeti tip “BMV”, i drejtuar nga shtetasi K.D, 50 vjeç, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, i drejtuar nga një shtetas i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes, si pasojë është dëmtuar K.D dhe pasagjerja M.D, 55 vjeçe, banuese në Vlorë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin e mjetit dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 31.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 25, banues në Lezhë, me leje drejtimi, pasi në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasen e mitur A.Gj, vjeç 8, e cila pas mjekimit në spital dhe larguar në banesë jashtë rrezikut për jetën, F.K është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, referohen materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për shtetasin P.N vjeç 60, banues në lagjen “Besëlidhja” Lezhë, pasi ka bërë kallëzim bashkëshortja L.N vjeç 52 se ka gjetur braven e deres së banesës të ndërruar nga ky shtetas, pas një konflikti që kanë patur për motive të dobëta. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 31.01.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.H, vjeç 55 banues në Gjorm Kurbin, pasi  në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes L.H, vjeç 56. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 31.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin XH.SH vjeç 71, pasi djali i gruas A.SH, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin XH.L vjeç 35, banues në fshatin Hot i Ri,  pasi në Hot i Ri, në tokën e tij, u kap duke ndërtuar një mur banese, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasit B.H, vjeç 54 dhe djalit të saj të mitur A.K, vjeç 16, banues në Shkodër, pasi bashkëshorti Y.K, vjeç 49, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.L, vjeç 52, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj xhaxhait E.L vjeç 59, i cili është me urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësore Shkodër. Neni 321 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin E.XH, vjeç 18, pasi në fshatin Bardhoc, në afërsi të shkollës së mesme duke prishur qetësinë publike, ka fyer shokun e klasës shtetasin A. SH, vjeç 18. Nenet 274 e 119 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Dibër
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër arrestuan në flagrancë shtetasin E.C 34 vjeç, nga Peshkopia, me detyrë Zv/Kryetar i Bashkisë Dibër, për veprën penale të “Goditjes për shkak të detyrës, me shumë se një herë, të kryer në bashkëpunim", të parashikuar nga neni 237 e 25 të Kodit Penal.
Gjithashtu u shpall në kërkim e po punohet për kapjen e shtetasit L.(B).B.
Arrestimi i E.C., u bë pasi sot rreth orës 09:05, ky shtetas në bashkëpunim me shtetasin L.(B). B, kanë goditur me sende të forta për shkak të detyrës në zyrën e tij shtetasit:
- D.M,  30 vjeç, me detyrë Drejtor i Burimeve Njerëzore në Bashkinë Dibër. Ky shtetas pasi  ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e  Peshkopisë  ka dalë nga spitali;
- E.D,  33 vjeç, me detyrë inspektor INUV- në Bashkinë Dibër, pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin Peshkopi  ka dalë nga spitali;
- H.D, 48 vjeç, me detyrë specialist Auditi, në Bashkinë Dibër, vijon trajtimin mjekësor në spitalin e Peshkopisë;
- L.D, 43 vjeç, me detyrë polic bashkiak në Dibër, ka marrë ndihmën mjekësore në spitalin e Peshkopisë dhe ka dalë nga spitali.
Materialet i kaluan Prokurorisë Dibër dhe po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Komisariati i Policisë Mat

Mat
Rreth orës 02.30, datë 01.02.2018, në qytetin e Ulzës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht  një automjet.
Menjëherë u ngrit grupi hetimor ku nga verifikimet e kryera ka rezultuar se: ka rënë zjarr dhe është djegur pjesërisht  automjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit F.K, 56 vjeç, banues në Ulëz .
Mjeti ka qenë i parkuar dhe si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Në përfundim të veprimeve të para hetimore të kryera dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht. Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat për  veprën penale “ Shkatërrimit të pronës me zjarr “ parashikuar nga neni 151, i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 31.01.2018, në KKM, Rinas, u kap shtetasi A.E vjeç 48, banues në Tiranë, i shpallur në kërkim për largim nga banesa. Veprimet procedurale do t'i kryej Komisariati i Policisë Nr.3, Tiranë.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.S vjeç 26, banues  në Tiranë, pasi më datë 15.01.2018, në afërsi të SPKM, Hani Hotit, Shkodër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.A, vjeç 24, banues në Kukës, pasi më datë 15.12.2017, në afërsi të SPKM, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, në PKK Rinas, u kap shtetasi A.M, vjeç 34, banues në Lezhe, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin, ka caktuar  masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Mashtrimi”.  Neni 143 i Kodit Penal.

Rinas
Interpol Tirana ekstradon 1 shtetas Shqiptar, i dënuar me 7 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve".
Nga Specialistët e Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Marseja/Francë i shtetasit shqiptar E.I 27 vjeç lindur në Burrel.
Shtetasi në kërkim E.I u ekstradua nga Marseja/Francë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr.1580, datë 25.06.2015, e ka dënuar me 7 vjet e 6 muaj burgim për kryerjen e veprës penale,“Prodhim dhe shitje e narkotikëve", të parashikuar nga neni 283/2 të Kodit të Penal të Republikës së Shqipërisë. Pjesa e mbetur e dënimit është 4 vjet e 6 muaj burgim.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 31.01.2018, në qytetin e Koplikut, Malësi e Madhe, u kap shtetasi iraken Sirian S.M, vjeç 38 me shtetësi irakene. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasi u dërgua në QKP, Azilkërkuesve, Babrru, Tiranë.

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2