Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit. 02 Shkurt 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.XH, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Abdyl Frashëri”, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Fier
Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim.
Kapet dhe ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprat penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Mashtrimi me kredi”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, i dënuar me 2 vite e 8 muaj burg.
Nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim: F.M 45 vjeç, banues në Drizë, Fier.
Kapja e këtij shtetasi u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë e ka dënuar me 2 vjet e 4 muaj burg për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë”, e kryer në bashkëpunim, dhe Gjykata e Apelit e ka dënuar me 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi me kredi”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë, parashikuar nga Nenet 110/2, 146, 25 e 22 të Kodit Penal.
Ky shtetas iu dorëzua shërbimeve të DVP Tiranë për veprime të mëtejshme proceduriale.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 01.02.2018, shtetasi A.M, vjeç 18, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 31.01.2018, në rrugën “Reshit Petrela”, duke lëvizur me biçikletë, është aksidentuar nga një mjet, që është larguar nga vendi i ngjarjes, i cili pas mjekimit në spital është larguar në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dafinave”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi O.Ç, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sulejman Delvina”, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”, është përplasur me 2 automjete të parkuara, ku për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri i tij, R.M, vjeç 25, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 01.02.2018, në rrugën “Dritan Hoxha”, shtetasja N.SH, vjeç 28, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me një mjet, për pasojë janë dëmtuar drejtuesja e mjetit N.SH dhe pasagjerët Q.H e D.B, të cilët po marrin mjekim në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.02.2018, shtetasi H.B, vjeç 45, banues në Durrës, kallëzon se i kanë falsifikuar dokumentacionin për marrjen 122 m2 tokë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 186 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.Z, vjeç 35, banues në Fier, pasi në Durrës, në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip ”Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.L, vjeç 49, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Shënkoll”, në një subjekt privat mobileri, ka punësuar një punëtor, pa dokumentacionin përkatës. Neni 170/a i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 31, banues në Gramsh, pasi në Cërrik, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Lifan” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.D, vjeç 41, banues në Elbasan, pasi në lagjen “5 Maji”, duke drejtuar në gjendje të dehur  mjetin tip  “Alfarome”, është përplasur me mjetin  me drejtues shtetasin M.TH, vjeç 28, banuese në Elbasan dhe ka kundërshtuar punonjësit e policisë rrugore. Nenet 291 dhe 242 të  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.M, vjeç 53, banues në Korçë, pasi nga kontrolli në servisin e televizorëve, ju bllokuan me cilësinë  e provës materiale 11 televizorë të ndryshëm, pa dokumentacion. Nenet 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin TH.M, vjeç 52, banues në Korçë, pasi nga kontrolli në servisin e televizorëve, iu bllokuan me cilësinë  e provës materiale 16 aparate digitalb pa dokumentacion. Nenet 149/a dhe 180 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.K, vjeç 18, banues në Korçë pasi në lagjen nr. 15, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford”. Neni 291/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasit K.P, L.XH dhe E.M vjeç 24, 24 dhe 24 banues në fshatin Fier Shegan, Lushnjë, pasi në Fier Shegan, me mjetin tip “Audi”, iu gjetën dhe u bllokuan në cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Nenet 283/1 dhe 286 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Sektori për krimin ekonomik e financiar
P.K.K.Porti Vlorë
Tenton të korruptojë punonjësin e policisë, arrestohet në flagrancë.
Më datë 01.02.2018, në PKK të Portit Vlorë, shtetasi R.GJ, 38 vjeç, banues në Libofshë, Fier i ka paraqitur punonjësit të policisë pasaportën biometrike me 100 Euro në brendësi.
Nga verifikimi i kryer në sistem ndaj këtij shtetasi ka rezultuar se shtetasi R.GJ i ka konsumuar ditët e qëndrimit në zonën Schengen.
Prej policisë është kryer menjëherë arrestimi në flagrancë i shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ''Korrupsion aktiv i punonjësit që ushtron funksion publik", të parashikuar nga neni 244 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin S.S, vjeç 47, banues në fshat Memaliaj, pasi më datë 31.01.2018, në aksin rrugor Tepelenë -Krahës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin tip “BMV”, me drejtues shtetasin K.P, vjeç 49 banues në Greqi, për pasojë është dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeret, shtetaset M.D dhe A.P, vjeç 56 e 53, banues në Greqi, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290/1 dhe 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 01.02.2018, në rrugën Koplik–Shkodër, në fshatin Shtoj i Ri, shtetasi S.B, vjeç 21, banues në Koplik, Malësi e Madhe, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Opel”, ka dalë nga rruga dhe është aksidentuar me pasojë vdekjen. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen F.L, vjeç 49, banuese në Kukës, pasi në një kompani telefonike për marrjen e numrave me kontratë, ka përdorur dokumente të falsifikuara. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin  S.R, vjeç 60, banues në Peshkopi, pasi në Peshkopi, në qytet, i ka këmbyer 50 euro, që dyshohen të falsifikuara, shtetasit A.R, vjeç 30, banues në fshatin Dohoshisht, Dibër. Nenet 183/1 dhe 170/ç të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.H vjeç 30, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë mjetin tip “Volksvagen”, shtetasit B.B, vjeç 33, banues në Tiranë dhe ia ka shitur shtetasit J.Ç, vjeç 37, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e J.H. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen N.K, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi në Shkozë, në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Punohet për kapjen e N.K. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit F.Ç, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, në banesë punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë për shtetasit e mitur F.P, E.K dhe A.H, vjeç 13, 15 dhe 17, banues në Shkozë Tiranë, pasi gjatë natës, në rrugën “Ali Shefqeti”, kanë vjedhur disa profile hekuri dhe 5 pula, në banesën e shtetases F.N, vjeç 59. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës së dhënë, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, më datë 01.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.Ç vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 137 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 01.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T, vjeç 28, banues në Fier, pasi në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur shtetasen E.S, vjeç 23, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen P.C vjeç 50, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti G.C, vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2018, në rrugën “David Selenica”, në banesë është gjetur i vdekur nga familjarët pa shenja dhune në trup, shtetasi L.S, vjeç 61, banues në Tiranë. Nga kryerja e veprimeve të para dyshohet se shkaku i vdekjes të jetë natyral, pasi vuante nga sëmundjet e zemrës dhe nga epilepsia. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.LL vjeç 47, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Marko Boçari”, në dyqanin e tij po kryente punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi te shëtitorja pranë Liqenit Artificial, në dyqanin e tij po kryente punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.M vjeç 57, banues në Tiranë, pasi më datë 01.02.2018, në rrugën ”Nikolla Tupe”, në banesë po kryente punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 01.02.2018, shtetasi XH.B, vjeç 53, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Egnatia”, pranë banesës, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen E.B, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi kunati F.D, vjeç 57, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.Y vjeç 29 banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit dhe rrjeteve sociale ka shqetësuar shtetasin E.T, vjeç 41, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, shtetasi i mitur A.B, vjeç 13, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë duke udhëtuar me autobusin e linjës Tirana e Re, ka konstatuar se i ka humbur telefoni. Materialet do ti kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.A, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Siri Kodra”, te lavazhi ku punon, i ka vjedhur telefonin shtetasit M.A, vjeç 22, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.T, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kongresi i Manastirit”, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rrugore, shtetasit A.M, vjeç 25, banues në Tiranë. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.V, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një sasi lekësh, shtetases E.S, vjeç 42, banuese në Babrru. Punohet për kapjen e XH.V Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.T vjeç 40, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhanfize Keko”, ka goditur me grusht shtetasin G.H, vjeç 40, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit I.P dhe N.B, vjeç  43 dhe 59, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Aleksandër Moisiu“, në lokal, iu gjet e sekuestrua një tavolinë pokeri, që përdorej për lojëra fati. Nenet 197 dhe 198 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 01.02.2018, shtetësia L.ZH, vjeç 54, banuese në Bathore kallëzon, se në banesë duke bërë punime, nga pakujdesia ka dëmtuar matësin e energjisë elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 31.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Llazar Miho”, ka kundërshtuar për shkak të detyrës punonjësin e policisë bashkiake. Neni 235 i Kodit Penal.

Më datë 31.01.2018, në fshatin Pezë-Helmës, është vjedhur banesa e shtetasit A.P, ku kanë marrë 2 kamera të markës ‘Sony” dhe “Nikon”, një I-Pad, 3 ora dore dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit G.H, I.ZH dhe P.GJ, banues në Tiranë, pasi më datë 31.0.12018, në bulevardin e Kasharit, u kapën duke i vjedhur çantën e dorës, shtetasit I.H, vjeç 58, banues në Durrës. Nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.M vjeç 31 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Astrit Losha”, në lokal, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.T, vjeç 51, banues në fshatin Kasallë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, u kap duke kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, në Yzberisht, në banesë është gjetur i vdekur pa shenjë dhunë në trup, shtetasi N.N, vjeç 84, i cili jetonte i vetëm. Nga veprimet e kryera rezultoi se ky shtetas nga pakujdesia kishte lënë hapur bombolën e gazit dhe për pasojë nga asfiksia ka ndërruar jetë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vorë
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin LL.P, vjeç 50, banues në Tiranë, administrator i firmë private, pasi në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, në ambientet e kësaj firme, nga punonjësit e UKD-së, u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën Vorë-Fushë Krujë, në biznesin e tij, nga punonjësit e UKD-së, u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi U.SH, vjeç 49, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes L.SH, vjeç 46, të cilës ju plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u ndalua shtetasi F.X vjeç 40, banues në Fushë Mamurras Laç, pasi në fshatin Picar, ka vjedhur 20 litra karburant, në mjetin kamion tip “Scania”,në pronësi të një kompanie private. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin H.V, vjeç 51, banues në fshatin Kryevidh, pasi pranë banesës, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, gjatë natës, në fshatin Çetë kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.M vjeç 46, banues në Itali, ku kanë marrë 1 pompë uji dhe 5 litra raki. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 01.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.L, vjeç 34, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti L.L, vjeç 33, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike  psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen F.K vjeç 39, banues në Durrës, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj dy fëmijëve të mitur, shtetasve L.K dhe L.K, vjeç 11 e 6, për të cilën ka bërë kallëzim ish bashkëshorti, shtetasi L.K, vjeç 40 banues në Durrës. Neni 130 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.L, vjeç 64, banues në fshatin Perlat, pasi në fshatin Kullë,  në lokal ka fyer pronaren e lokalit, shtetasen D.K, vjeç 60, banuese në Kullë dhe ka goditur me grusht, bashkëshortin e pronares, shtetasin V.K, vjeç 65.Nenet 119 dhe 90 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Mashtrimi”, më  datë 01.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim J.H, vjeç 30, banues në Kukës. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen F.K, vjeç 39, banuese në Durrës, pasi ish bashkëshorti L.K, vjeç 40, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 01.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin L.K, vjeç 40, banues në Durrës, pasi ish bashkëshortja F.K vjeç 39, banuese në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 24.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin  M.L, vjeç 56, banues në fshatin Tapizë, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 24.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Krujë, për shtetasin N.Q, vjeç 56, banues në Mallkuç, pasi në këtë fshat, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, gjatë natës, në fshatin Arameras, pranë banesës, shtetasit K.S vjeç 47, në stallë i kanë vjedhur 2 lopë dhe një viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit T.G dhe B.K, vjeç 43 e 60, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Skënderbej”, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin. Nenet 89 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.G, vjeç 49, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.U, vjeç 64, banues në Elbasan, pasi në lagjen “Kongresi i Elbasanit”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 01.02.2018, shtetasi A.A, vjeç 48, banues në fshatin Shkozë, Belsh, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza B.A, vjeç 16. Punohet për gjetjen e saj. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin A.G, vjeç 58, banues në fshatin Rrajcë, pasi më datë 31.01.2018, në këtë fshat, ka dëmtuar me sende të forta xhamat  e lokalit të vëllait, shtetasit A.G, vjeç 47, banues në Rrajcë. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 01.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim R.Ç, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Neni 134/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 01.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.LL, vjeç 46, banuese në Korçë, pasi ish bashkëshorti, shtetasi A.SH vjeç 54, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Korçë
Në vijim të informacionit paraprak datë 01.02.2018, ju informojmë së Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
K.B 18 vjeç, si edhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë ndaj shtetasit M.B, 19 vjeç, (vëllezër) të dy banues në Korçë.
Pasi në lagjen nr 8 në Korçë, këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pas një konflikti për motive të dobëta kanë plagosur me mjet prerës (thikë) shtetasin Z.M, 35 vjeç, banues në Korçë, i cili ndodhet në Spital jashtë rrezikut për jetën.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje, kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, shtetasi E.S, vjeç 34, banues në Korçë, kallëzon se në telefon nga një numër i paidentifikuar i kanë dërguar disa mesazhe ofenduese dhe fyese duke e shqetësuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, shtetasi R.T, vjeç 59, banues në fshatin Qatrom, kallëzon se persona të paidentifikuar i kanë vjedhur banesën duke i marrë një sasi bizhuterish dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Në vijim të informacionit paraprak datë 26.01.2018, i cili bën fjalë për dëmtimin e dyerve të disa zyrave në ambientet e brendshme të Bashkisë Pogradec, Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë të mundur identifikimin dhe ndalimin e autorit të dyshuar të kësaj ngjarje, shtetasit:
E.S., 15 vjeç, banues në Pogradec, i dënuar më parë për “Vjedhje”.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Pogradec.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 01.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.K, vjeç 27, banuese në Fier, pasi ish bashkëjetuesi, shtetasi V.S dhe nëna M.S, vjeç 26 e 50, kanë ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet  u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësore Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 01.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.M, vjeç 51, pasi nipi, shtetasi M.M, vjeç 34, banues në këtë fshat, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet  u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.02.2018, në lagjen “Hajro Çakërri”, një person, ka hyrë dhe ka vjedhur banesën e shtetases R.Z, vjeç 88, ku ka marrë një shumë lekësh dhe një unazë floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 25, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Rilindja”, iu gjet e bllokua në cilësinë e provës materiale 50 gr. lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.RR, vjeç 56, banues në Vlorë, pasi në lagjen “”Partizani”, ka thyer xhamat e dritareve në punishten e zdrukthëtarisë të shtetasit  L.P, vjeç 47, banues në Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit P.V, R.Ç, M.DH dhe A.B vjeç 69, 34, 33 dhe 52, banues në fshatin Lukovë, pasi në Lukovë, kanë prerë disa degë ulliri, pa leje. Neni 206 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Delvinë
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin B.N, vjeç 66, banues në fshatin Varfanjë, pasi në Varfanjë, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.S, vjeç 29, banues në Varfanjë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 30.01.2018, gjatë natës, në fshatin Livadhja, në oborrin e banesës, shtetasit K.XH, vjeç 57, i kanë vjedhur motorin tip “Lifan”. Punohet për identifikimin dhe kapjen  e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.T, vjeç 85, banues në fshatin Zejmen, pasi në këtë fshat, u kap duke prerë shkurre pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, në lagjen “Besëlidhja”, shtetasi B.D, vjeç 28, banues në fshatin Grykë Zezë, u kap duke kryer gërmime për të ndërtuar një objekt. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Kurbin
 Në vijim të komunikatës datë 23.01.2018, që bënë fjalë per veprën penale “Vjedhja”, më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.J vjeç 38, banues në Laç. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.P, vjeç 63, banues në Shkodër,  pasi në lagjen “Tre Heronjtë”, në dyqan furnizohej me ujë pa kontratë me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.Ç vjeç, 56, banues në Shkodër,  pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në objektin sallë lojërash, furnizohej me ujë pa kontratë me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.U, vjeç 78, banues në Shkodër,  pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në objektin lavazh, furnizohej me ujë pa kontratë me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.Ç, vjeç 32, banues në Shkodër pasi në lagjen “Vasil Shanto”, në objektin parking, furnizohej me ujë pa kontratë me Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve. Neni 159 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasin A.Z, vjeç 28, banues në Bajram Curri pasi në fshatin Markaj, në banesën e shtetases R.P, vjeç 71, ka vjedhur një televizor, një aparat digitalb dhe një gjenerator elektrik. Punohet për kapjen e A.Z. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 01.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.GJ vjeç 58, banues në Tiranë, drejtues mjeti në uzinën e Ferrokromit në Komsi, Mat, pasi në Komsi, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar dhe goditur me grusht, shtetasin D.D, vjeç 27, banues në Burrel, inxhinier i sigurimit teknik në këtë uzinë. Nenet 237 dhe 291 të  Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Më datë 01.02.2018, në P.K.K Rinas, u ekstradua për në Austri, shtetasi në kërkim ndërkombëtar R.H, vjeç 35, banues Kosovë, pasi më datë 03.06.2015, Prokuroria Publike Austri, ka nxjerr urdhër arresti për veprën penale “Vjedhja”. Nenet 127, 128 (2), 129/1/2 dhe 130/15 të Kodit Penal Austriak. 

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H  vjeç 31 banues në Durrës, depërtuar nga Italia, pasi më datë 30.12.2017, nga Konispoli Sarandë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.B, vjeç 40, banues  në Fier, pasi më datë 17.09.2017, në afërsi të SPKM Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.SH, vjeç  28, banues në Pogradec, pasi në PKK Kapshticë, u kap me një dokument, me vulën greke të falsifikuar. Neni 190 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 01.02.2018, u referuan materialet  ne Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin LL.K, vjeç 20, banues në Sarandë, pasi më datë 25.01.2018, në afërsi të Konispolit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 01.02.2018, në rrugë e fshatit Dritë, u kapën shtetasit e huaj, M.F, H.S dhe M.K, vjeç 23, 28 dhe 25, banues në Siri, të cilët kishin kaluar kufirin shtetëror në fshatin Kakavijë. Në përfundim të procedurave kërkuan azil dhe do shoqërohen për në Qendrën Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 01.02.2018, në PKK Hani Hotit, u kap shtetësia S.K, vjeç 13, banuese në Shkodër, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

 

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3