Tiranë - Finalizohet operacioni "Enigma", arrestohen 4 shtetas ndërmjet tyre ekzekutori.

Tiranë

Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë zbardh vrasjen e ndodhur më datë 29.01.2018 në Tiranë (për video kliko mbi link)Enigma 1

Finalizohet operacioni i koduar "Enigma"

Shkatërrohet një grup kriminal me veprimtari në fushën e Vrasjes.

Arrestohen 4 shtetas ndërmjet tyre ekzekutori, si dhe shpallet në kërkim organizatori.

Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale:

Një arsenal armësh, ndërmjet tyre arma e dyshuar e krimit, lënde eksplozive, mina me telekomandë, municione luftarake, radio policie, maska e veshje kamuflazhi.

Gjithashtu sekuestrohen edhe 110 kilogram e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa.


Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:

· E.H, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;

· E.E, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;

· M.D, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;

· E.H, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.

Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.H, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.

Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.

Shtetasi i shpallur në kërkim A.H, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.

Shtetasi E.H ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.

Shtetasi grek E.E, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.

Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.

Shtetasi M.D ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.

Shtetasi E.H dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.

Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.

Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamuflazhi, etj.

Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
- 2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
- 4 armë automatikë
- 2 snajper
- 4 pushkë automatike
- 1 armë antitank me 2 predha
- 1 bombë me telekomandim në distancë
- sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
- 4 radio marrëse
- 1 dron
- 110 kg kanabis
- 2 maska

Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të.

Policia e Shtetit, duke falënderuar qytetarët dhe mediat për bashkëpunimin, shprehet e vendosur të godasë me Forcën e Ligjit çdo akt, grup kriminal apo paligjshmëri, për të ndërtuar së bashku një Shqipëri më të mirë dhe të sigurtë.

Enigma 1

Enigma 2

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4