Shkodër - Finalizohet operacioni “Kokaina”, goditet një grup kriminal me veprimtari në fushën e drogave të forta, 7 të arrestuar. 03.02.2018

Shkodër4 Kokaina 1

Finalizohet  në Shkodër goditja e dytë  në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”. (për video kliko mbi link)

Pas tre muajsh punë intensive përmes metodave speciale të hetimit, kurorëzohet me sukses goditja e dytë në Shkodër, në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drogave të forta.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër, dhe Forcën Operacionale në Policinë e Shtetit kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “KOKAINA”.

Ky operacion u finalizua me sukses pas një hetimi 3 mujor me aplikimin e metodave speciale të hetimit.

Në këtë kuadër janë arrestuar, 7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:
1. H.M, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.

2. I.T, 30 vjeç, banues në Shkodër. 

3. E.Z, 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.

4. S.A, 31 vjeç, banues në Shkodër.

5. A.V, 28 vjeç, banues në Shkodër.

6. K.U, 31 vjeç, banues në Shkodër.

7. A.M, 31 vjeç, banues në Shkodër.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër.
Goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të hetimit të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.

Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi H.M., është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit K.U, S.A, E.Z A.V, I.T, A.M, si dhe me shtetasin H. K të shpallur në kërkim, kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drogave të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambienteve të këtij lokali.
Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar:
• 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde narkotike e dyshuar Kokainë.
• 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford "Fiesta” dhe BMW.
• 10 telefona celularë të markave te ndryshme.
• 489.000 leke , 635 Dollarë dhe 280 Euro,
Gjithashtu është vënë nën sekuestër lokal "SAMPA" në ambientet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal.


Materialet proceduriale do t'i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenit 283/2, neni 285/a e 25 të Kodit Penal.

Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.

4 Kokaina 1

4 Kokaina 2

4 Kokaina 3

4 Kokaina 4

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3