Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit. 03 Shkurt 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 02.02.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit J.D dhe Sh.A, vjeç 17 e 29, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Njazi Meka”, pranë “Urës së Babroit”, nga kontrolli fizik iu bllokua 5 doza lëndë narkotike e llojit Heroinë dhe 6 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/2 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Tiranë.
Finalizohet me sukses operacioni i koduar "Debitori"
Arrestohet një përmbarues gjyqësor për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”,
Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, kanë finalizuar me sukses operacionin e përbashkët me metoda speciale të hetimit të koduar “Debitori”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasit:
F.A, 50 vjeç, banues në Tiranë
Arrestimi i tij u bë pas një pune 7 mujore në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pasi duke shpërdoruar detyrën ka përfituar nëpërmjet vjedhjes shumën prej 32.255 euro.
Gjithashtu Përmbaruesi gjyqësor i është shmangur hetimit duke zhdukur dosjen përmbarimore, në lidhje me shitjen e një apartamenti, ku në ankandin e dytë, në bazë të ligjit duhet të shitej me vlerë 20% më i ulët se ankandi i pari, por ky apartament është shitur disa herë më ulët se kjo vlerë që parashikon ligji, duke bërë që përmbaruesi të përfitonte shumën prej 32.255 euro.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, parashikuar nga neni 135 i Kodit Penal.

Seksioni për krimet ndaj jetës
Tiranë
Policia e Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë zbardh vrasjen e ndodhur më datë 29.01.2018 në Tiranë.
Finalizohet operacioni i koduar "Enigma"
Shkatërrohet një grup kriminal me veprimtari në fushën e Vrasjes.
Arrestohen 4 shtetas ndërmjet tyre ekzekutori, si dhe shpallet në kërkim organizatori.
Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale:
Një arsenal armësh, ndërmjet tyre arma e dyshuar e krimit, lënde eksplozive, mina me telekomandë, municione luftarake, radio policie, maska e veshje kamuflazhi.
Gjithashtu sekuestrohen edhe 110 kilogram e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa.
Policia e Tiranës në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizuan me sukses goditjen e grupit të strukturuar kriminal “Enigma”, ku u arrestuan në flagrancë shtetasit:
E.H, 36 vjeç, lindur në Skrapar e banues në Tiranë;
E.E, 41 vjeç, lindur e banues Arta Greqi;
M.D, 30 vjeç, lindur në Korçë e banues në Tiranë;
E.H, 36 vjeç, lindur e banues në Tiranë.
Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi A.H, 41 vjeç, lindur e banues Tiranë.
Ky operacion është rezultat i një pune profesionale të pandërprerë duke vlerësuar maksimalisht informacionet e grumbulluara, si dhe provat e administruara nga grupi hetimor në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datë 29 Janar 2018, ku në rrugën “Petro Çani” u vra me armë zjarri shtetasi D.K.
Shtetasi i shpallur në kërkim A.H, dyshohet si organizatori i këtij grupi të strukturuar kriminal.
Shtetasi E.H ka siguruar mjetet e nevojshme për kryerjen e krimit.
Shtetasi grek E.E, dyshohet në rolin e ekzekutorit të shtetasit D.K. si vrasës me pagesë.
Në momentin e arrestimit, atij iu gjetën me vete një sasi e konsiderueshme eurosh dhe parash shqiptare, që dyshohet se i ka përfituar si shpërblim për vrasjen.
Shtetasi M.D ka siguruar mjetet dhe përgatitur infrastrukturën për realizimin e vrasjes.
Shtetasi E.H dyshohet si bashkëpunëtor në sigurimin e mjeteve dhe përgatitjen e infrastrukturës për realizimin e vrasjes.
Gjatë këtij operacioni të mirë-organizuar janë ushtruar kontrolle në disa banesa të autorëve të dyshuar si dhe në një vilë të ndodhur në periferi të Tiranës, në pronësi të organizatorit të këtij grupi, e cila shërbente si bazë e grupit.
Si rezultat i kontrolleve të kryera në këtë vilë është gjetur një arsenal armësh, municionesh, eksplozivësh, raketa hedhës, armë të precizionit të lartë, minë me telekomandë, dylbi, radio ndërlidhje (si ato të policisë), të cilat funksiononin në grup, maska, veshje kamuflazhi, etj.
Gjatë operacionit është sekuestruar në cilësinë e provës materiale automjeti, i cili dyshohet se është përdorur në kryerjen e vrasjes.
Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:
2 pistoleta, njëra prej tyre e dyshuar si arma e krimit
4 armë automatikë
2 snajper
4 pushkë automatike
1 armë antitank me 2 predha
1 bombë me telekomandim në distancë
sasi e konsiderueshme lënde eksplozive C4 dhe tritol
4 radio marrëse
1 dron
110 kg kanabis
2 maska
Grupi i punës vijon me intensitet për dokumentimin e plotë ligjor të rrethanave të ngjarjes dhe personave të tjerë të mundshëm të përfshirë në të. Nenet 78, 25, 80, 278/2/3, 283, 302, 300 dhe 334 të Kodit Penal. 

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 02.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.D, vjeç 35, banues në fshatin Verjon, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, mjetin tip “BMW”, është përplasur me mjetin tip “Opel” me drejtuese N.Sh, vjeç 29, banuese në Tiranë, për pasojë është dëmtuar N.Sh dhe pasagjerët D.B dhe Q.H, vjeç 23 e 24, banues në Tiranë, të cilët pasi morën mjekim në spital u larguan në banesë. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Zh, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Feizi Izma”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, me mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.K, vjeç 22, banues në Babrru, pasi në rrugën “Sotir Çaçi”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin D.Zh, vjeç 36, banues në Krujë, administrator i një kompanie, pasi dyshohet se ka falsifikuar certifikatën e transportit të linjës Fushë Krujë –Krujë, të dy automjeteve të një tjetër kompanie të shtetasit G.B, vjeç 37, banues në Krujë, administrator i kësaj shoqërie. Nenet 180 e 186 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasin:
A.A 23 vjeç, banues në Durrës.
Shtetasi i mësipërm, në Arapaj, Durrës, për motive të dobëta ka plagosur me mjet prerës, thikë shtetasin I.R. 19 vjeç, banues në Durrës.
Për pasojë i dëmtuari ndodhet në Spitalin e Traumës Tiranë nën kujdesin e mjekëve.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thika.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprat penale" Plagosja e rëndë me dashje" dhe"Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta parashikuar në nenet 88/1 dhe 279 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin A.M, vjeç 19, banues në Sektorin Rinia, pa leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, duke drejtuar motorin tip “Honda”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Elbasan
Më datë 02.02.2018 Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan bënë ekzekutimin e masave të sigurisë “Arrest me burg” për shtetasit:
A.T, 49 vjeç banues në Tiranë, ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, në periudhën 2007-2013, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
D.Xh, 47 vjeç banues në Elbasan, ish Drejtor i Përgjithshëm i Autoritetit Rrugor Shqiptar, në periudhën 2013-2017 , për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
R.T, 53 vjeç banues në Tiranë administrator i një shoqërie, për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës”.
A.H, 50 vjeç banues në fshatin Mollas Cërrik, ish administrator i një subjekti për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim”.
K.H, 48 vjeç banues në fshatin Mollas Cërrik, administrator i një subjekti, për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim”.
Gjithashtu u bë ekzekutimi i masës së sigurisë për shtetasen R. B., 40 vjeçe banuese në Tiranë, administratore e një subjekti, për veprën penale të “Vjedhjes duke shpërdoruar detyrën e kryer në bashkëpunim”, për të cilën Gjykata e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest shtëpie”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe “Vjedhja e kryer duke shpërdoruar detyrën, e kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 248, 135 dhe 25 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.T, vjeç 37, banues në Elbasan, i pajisur me leje drejtimi, pasi më datë 01.02.2018, në lagjen “Emin Matraxhiu”, duke drejtuar në gjendje të dehur motorin tip “Kawasaki”, është përplasur me bordurën e rrugës, për pasojë ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Elbasan. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim, për shtetasin A.B, vjeç 46, banues në fshatin Xherie Cërrik, me leje drejtimi, pasi dyshohet se më datë 30.01.2018, në Cërrik duke drejtuar motorin tip “Dayang” ka aksidentuar shtetasin E.B, vjeç 7, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
Kuçovë
Më datë 02.02.2018, nga Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në DVP. Berat, në vijim të punës për kontrollin e territorit, parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve si dhe pas informacioneve të marra në rrugë operative u finalizua me sukses operacioni i koduar “KOZARE” ku u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
P.M, 58 vjeç, banues në fshatin Salc, Kozare.
Arrestimi u bë pasi nga kontrolli i ushtruar në serat e shtetasit të lartpërmendur në fshatin Salc, Kozare iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
59 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa e ndarë në 16 pako.
1 automatik model 56.
2 krehra dhe 2 fishekë të kalibrit 7.62.
1 pistoletë me ajër e kalibrit 8mm.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprat penale “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, “Mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”, parashikuar nga nenet 283/1 dhe 278 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.Sh, vjeç 68, banues në Vlorë, ish punonjës i Postës Shqiptare, pasi dyshohet se duke qenë në këtë detyrë, nuk ka bërë derdhjen e lekëve në arkën e OSHEE-së, për pagesën e energjisë elektrike të dhëna nga shtetasi M.P, vjeç 58, banues në fshatin Risili. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimeve ndaj pronës
Vlorë
Më datë 02.02.2018, në fshatin Kaninë është konstatuar se gjatë natës është dëmtuar me lëndë shpërthyese mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit I.Y.
Mjeti ka qenë i parkuar pranë banesës së shtetasit I.Y., dhe është dëmtuar pothuajse plotësisht.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve. Nenet 152 e 278 të Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.U, vjeç 43, banues në Shkodër, faturist në OSHEE, pasi dyshohet se i ka mbifaturuar energji elektrike, shtetasit M.M, vjeç 75, banues në fshatin Tale. Neni 248 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Ll.Gj,  vjeç 74, banues në Ishull Shëngjin, pasi dyshohet se në Ishull Shëngjin, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi dhe në gjendje të dehur, motorin tip “Skuter” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, në fshatin Mabe, një mjet ka aksidentuar dhe është larguar nga vendi i ngjarjes, shtetasin (këmbësor) P.P, vjeç 34, banues në këtë fshat, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 02.02.2018, në rrugën Kukës-Shishtavec, tek “Ura 6 Metroshe”, shtetasi P.Sh, vjeç 27, banues në fshatin Shtiqën, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues, shtetasin H.D, vjeç 30, banues në fshatin Pobreg, për pasojë është aksidentuar me vdekje drejtues P.Sh dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën H.D. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës. Neni 290 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.T, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se ish-bashkëjetuesja, shtetësia A.M, vjeçe 27, banuese në Tiranë, kallëzon se R.T, ka kundërshtuar vendimin e gjykatës, duke mospaguar pensionin ushqimorë për fëmijën e mitur. Neni 321 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Q, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek “Pazari i Ri”, në lokal, nga punonjësit e UKT-së u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.E, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek “Pazari i Ri”,  në lokal, nga punonjësit e UKT-së u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, punonjësi i OSHEE-së, shtetasi Gj.H, vjeç 34, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Ali Demi”, në kabinën e boksave të energjisë elektrike i kanë vjedhur 2 matës energjie. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes të menjëhershëm, për shtetasen R.T, vjeç 69, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se djali, shtetasi H.T, vjeç 40, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për vjedhjen e mjetit tip “Benz”, të shtetase F.R, më datë 01.02.2018, mjeti u gjet i braktisur në Yzberisht, në afërsi të një kompleksi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.M, vjeç 28, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Prokop Mima”, në banesë, u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, në rrugën e “Kosovarëve”, pranë sheshit “Willson”, u gjet i vdekur, shtetasi gjerman H.R, vjeç 74, banues në Kamëz. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 02.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Frederik Shiroka”, në zyrën e financës të një shoqërie ndërtimi kanë vjedhur kasafortën duke marrë rreth 3500 euro dhe si dhe 50.000 lekë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit A.M, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek rruga e ”Kosovarëve”, i ka vjedhur biçikletën shtetasit B.I, vjeç 54, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 02.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.H, vjeç 30, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ish bashkëshorti, shtetasi M. H, vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.02.2017, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen L.V, vjeç 67, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se nusja e djalit, shtetësia N.V, vjeç 31, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 55, banues në Tiranë, i dënuar 7 herë për veprën penale “Vjedhja”, pasi dyshohet se më datë 31.01.2018, në Insitut Bujqësor, në banesat e shtetasve P.Ll e K.V, vjeç 52 e 60, ka vjedhur disa materiale ndërtimi. Punohet për kapjen e A.D. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për  vlerësim, për shtetasit E.Q, G.Gj, E.A dhe N.S, vjeç 32, 25, 31 e 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Don Bosko”, në një ambient të marrë me qira nga E.Q, po kryenin punime pa leje.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja” në bashkëpunim, më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 16, banues në Tiranë. Nenet 134 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Gj.P, vjeç 65, banues në Tiranë, endacak, i dënuar dy herë për veprën penale “Përndjekja”, pasi në rrugën “Marubi”, ka përndjekur në mënyrë të përsëritur, shtetasen S.P, vjeç 36, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen J.Gj, vjeç 33, banuese në Tiranë, bazuar në nenin 237 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në bulevardin “Zogu i Parë”, pranë Ministrisë së Drejtësisë, në bashkëpunim me 30 shtetas, kanë organizuar grumbullim dhe manifestim të paligjshëm, duke prishur qetësinë publike. Nenet 262 e 274 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, në rrugën e ”Barrikadave”, pranë një gjimnazi, shtetases D.M, vjeç  17, banuese në Tiranë, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.B, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në ambientet e një gjimnazi, ka goditur me grusht, shtetasin H.Ç, vjeç 17, banues në Tiranë,. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.A dhe S.N, vjeç 16 e 14, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Niko Avrami”, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta, shtetasin J.K, vjeç 19, banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, në rrugën “Xhanfize Keko”, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e pabanuar të shtetases A.B, vjeç 73, emigrante në Itali. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 03.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.Ll, vjeç 51, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se bashkëshorti, shtetasi I.K, vjeç 53, ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.L, vjeç 29, banuese në Tiranë, e sëmurë mendore, pasi dyshohet se keqtrajton foshnjën e mitur, pa atësi, i cili u dorëzua në shtëpinë e foshnjës dhe iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 124/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr.5
Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.Sh, vjeç 57, banues në Bathore, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases D.Sh, vjeç 48, të cilës iu plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Petraq Leka”, i ka dëmtuar tubat e shkarkimit të ujërave të banesës, shtetasit S.Ç, vjeç 62. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.M, vjeç 40, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se ka braktisur 3 fëmijët e mitur. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 124 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin E.H, vjeç 33, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 2, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e E.H. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.T, vjeç 49, banues në fshatin Luz i Vogël,, pasi dyshohet se nëpërmjet mashtrimit, duke falsifikuar dokumentat, i ka marrë 2200 m² tokë, motrës, shtetases F.K, vjeç 42, banuese në Lushnje. Nenet 143 e 186 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin R.Xh, vjeç 58, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr.1, nëpërmjet falsifikimit të dokumentave i ka marrë 150 m² tokë truall, shtetases S.B, vjeç 67, banuese në Tiranë. Neni 186 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.B, vjeç 42, banues në Kavajë, pasi dyshohet se në lagjen nr.2, në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e B.B. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, në lagjen nr. 5, në banesën e shtetasit Rr.H, vjeç 68, ka rënë zjarr, ku janë djegur dy dyshek. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për vlerësim.

Më datë 02.02.2018, në fshatin Beden, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.T, vjeç 71, ku kanë marr një televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin L.L, vjeç 33, banues në Durrës, pasi dyshohet se më datë 29.01.2018, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E.L, vjeç 34. Neni 130/a i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases R.S, më datë 02.02.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 02.02.2018, në IEVP Kavajë, u ekzekutua vendimi penal për shtetasin J.P, vjeç 17, banues në fshatin Shenvlash, pasi Gjykata Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 3 muaj burg, për veprën penale “Vjedhja”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për  shtetasin A.K, vjeç 38, banues në Shijak, pasi dyshohet se në lagjen nr. 13, ka goditur me sende të forta shtetasin F.M, vjeç 34, banues  Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen Gj.R, vjeçe 17, banuese në Durrës, pasi dyshohet se babai, shtetasi  F.R, vjeç 41, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 02.02.2018, në  lagjen nr. 12, para banesës, shtetasit R.Sh, vjeç 51, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin T.D, vjeç 54, banues në fshatin Kuqan, pasi dyshohet se në banesë, u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.I, vjeç 17, banues në Elbasan, pasi dyshohet se, në lagjen “11 Nëntori”, ka goditur me grusht shtetasin R.Sh, vjeç 20, banues në fshatin Xibrakë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u ndalua shtetasi G.S, vjeç 38, banues në fshatin Mengël, pasi Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ka urdhëruar ndalimin për veprën penale “Dhuna në familje”. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases B.A, më datë 02.02.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 02.02.2018 në Lagjen nr. 2 “Cërrik”, në anë të rrugës Cërrik – Gostimë është gjetur një granatë dore difensive  jo aktive e hedhur prej kohësh, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
Më datë 02.02.2018, në spital, është dërguar i vdekur pa shenja dhune, shtetasi P.N, vjeç 63, banues në Gramsh. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Korçë
Në vijim të komunikatës datë 05.01.2018, që bënë fjalë për vjedhjen e celularit të shtetases D.G, më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.M, vjeç 42, banues në fshatin Lumalas. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin B.P, vjeç 67, banues në Korçë, pasi dyshohet se në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj ish-vjehrrës së djalit, shtetases M.P, vjeç 63, banuese në Korçë. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 01.02.2018,  në fshatin Zerec, shtetasit S.K, vjeç 56, banues në këtë fshat, duke punuar tokën me zetor, aksidentalisht është përmbysur mjeti, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 02.02.2018, gjatë natës, në fshatin Sovjan, kanë vjedhur disa matës uji, pronë e ujësjellës kanalizimit Maliq. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 02.02.2018, në Bilisht, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit Xh.Sh vjeç 55, rezident në Greqi. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 02.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin M.P, vjeç 50, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se ish-dhëndëri, shtetasi V.Xh, vjeç 33, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Dhuna në familje”, më datë 02.02.2018, u ndalua shtetasi F.B, vjeç 30, banues në Berat. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.D, vjeç 24, banuese në Berat, pasi dyshohet se kunati, shtetasi F.M, vjeç 25, banuese në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.K, vjeç 29, banues në Kuçovë, pasi dyshohet se në fshatin Polovinë, në banesën e shtetasit A.L, vjeç 35, ka vjedhur një sasi lekësh dhe veshje. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje
Më datë 02.02.2018, Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan shtetasin:
E.K, 24 vjeç, banues në Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi është autor i dyshuar i vjedhjes së banesës së shtetasit P.K, 53 vjeç, ku ka marrë sende të ndryshme shtëpiake.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale "Vjedhje" parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  e Rrethit Gjyqësor Lushnje, për shtetasin Dh. Sh, vjeç 61, banues në fshatin Hysgjokaj, pasi dyshohet se më datë 28.01.2018, në fshatin Zhamë, tek një karburat, në pronësi të shtetasit A.V, vjeç 32, banues në fashtin Çerëm, ka furnizuar me karburant mjetin tip “Volksvagen” dhe nuk ka bërë pagesën. Punohet për kapjen e Dh.Sh. Neni 143/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 01.02.2018, në lagjen ”Isa Buletini”, është dëmtuar dera e banesës të shtetasit P. H, vjeç 59. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.D, vjeç 51, banues në Vlorë, pasi dyshohet se në lagjen ”Uji Ftohtë”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, kanë vjedhur banesën e shtetasit  S.Ç, vjeç 22, banues në Tiranë, ku kanë marrë një sasi lekësh dhe një varëse. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen K.M, vjeç 24, banuese në Vlorë, pasi dyshohet se ish bashkëjetuesi, shtetasit B.A, vjeç 21, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen F.M, vjeçe  42, banuese në Himarë, pasi dyshohet se më datë 01.02.2018, në Himarë, ka kanosur xhaxhin, shtetasin V.M, vjeç 75, banues në Himarë, i cili ka prishur gardhin rrethues të shtëpisë. Nenet 130/a e 277 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin V.P, vjeç 76, banues në fshatin Lukovë, pasi dyshohet se në Lukovë, ka kanosur shtetasin Dh.P, vjeç 62, banues në Lukovë. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasit P.B dhe T.B, vjeç 47 e 51, banues në fshatin Fitore dhe Sarandë, pasi dyshohet se më datë 01.02.2018, në Finiq, tek “Ura e Alikos”, kanë goditur me grusht bashkëshortët L.V dhe N.V, vjeç 50 e 55, banues në Sarandë. Punohet për kapjen e P.B. Neni 90/2 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 3, para banesës, shtetasit S.I, vjeç 31, në mjetin tip “Benz”, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal. 

Më datë 02.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 3, në banesë, shtetasit P.T, vjeç 30, i kanë vjedhur një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 134 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë  02.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, E.H, vjeç 23, banues në Tiranë , pasi dyshohet se më datë 25.01.2018, në lagjen “18 Shtatori”, tek një lokal, në bashkëpunim kanë kanosur me armë zjarri, shtetasin F.Ç, vjeç 32, banues në Gjirokastër. Neni 84, 25 e 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasit A.K, Y.J., dhe A.M, vjeç 51, 62 e 65, banues në fshatin Iliras, pasi dyshohet se në fshatin Iliras, prej disa vitesh, kanë zaptuar 2000 m2 tokë të shtetasit M.V, vjeç 60, banues në këtë fshat. Neni 200 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin A.M, vjeç 19, banues në fshatin Rapckë, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka goditur me sende të forta shtetasin A.M, vjeç 53, banues në Rapckë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasen L.H, vjeç 56, banuese në fshatin Kallmet, pasi dyshohet se në këtë fshat, ka dëmtuar rrethimin e tokës, të shtetasit N.B, vjeç 77, banues në Kallmet. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për vlerësim, për shtetasen K.D, vjeçe 27, banuese në Laç, pasi dyshohet se në banesë, ka prerë damarët e duarve, e cila pasi u mjekua në spital u kthe në banesë.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 02.02.2018, gjatë natës, në fshatin Trush, shtetasit Y.T, vjeç 27, në stallën e bagëtive i kanë vjedhur dy lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, në fshatin Grudë, ka vdekur e mitura, shtetësia L.K, vjeç 15, banuese në Shkodër. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga një atak kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vdekje natyrale.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për shtetasin N.H, vjeç 35, banues në fshatin Golem, pasi dyshohet se në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Punohet për kapjen e Nioklinit. Neni 137 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 03.02.2018,  rreth orës 02:54, është vjedhur me thyerje një dyqan argjendarie, në lagjen “Vasil Shanto”, Shkodër, me pronar shtetasin E. D.
Shërbimet e policisë kanë shkuar në kohë reale në vendngjarje, ku në afërsi të objektit autorët kanë braktisur automjetin me të cilin dyshohet se kanë kryer vjedhjen dhe duke përfituar nga errësira e moti i keq mundën të largohen.
Mjeti Volkswagen, pa targa, i goditur në pjesën e përparme dyshohet të jetë mjeti i përdorur për goditjen dhe thyerjen e qepenit të argjendarisë.
Grupi hetimor në vendngjarje ka mbledhur çdo provë të vlefshme në funksion të zbardhjes së ngjarjes.
Vijon puna për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin A.N, vjeç 32, banuese në fshatin Novosej, bazuar në nenin 272 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Dibër
Policia e Dibrës ndërhyn dhe parandalon një konflikt të rëndë në familje.
Ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes dhe djalit të tij, duke i kanosur me armë gjahu
Arrestohet në flagrancë autori
Sekuestrohet arma e gjahut me 2 fishekë.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit:
E.M, 59 vjeç, banues në fshatin Lishan i Poshtëm, Luzni, Dibër.
Pas një  informacioni të marrë se në fshatin Lishan i Poshtëm po ndodhte një konflikt në familje, nga strukturat e policisë së Dibrës, është organizuar menjëherë puna ku falë veprimeve të shpejta dhe profesionale kanë ndërhyrë duke parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale, ku kanë konstatuar se shtetasi E.M, po ushtronte dhunë ndaj bashkëshortes shtetases D.M, 58 vjeçe dhe djalit të tij K.M,  29 vjeç, duke i kanosur në mënyrë serioze për jetën nëpërmjet një arme gjahu.
Në cilësinë e provës materiale është sekuestruar arma e gjahut tip TEKE, me dy fishekë, të cilën e mbante pa lejen e organeve kompetente.
Në fund të veprimeve hetimore u bë arrestimi i shtetasit E.M, dhe materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Dibër për veprat penale të “Dhunës në familje” të parashikuar nga neni 130/2 të Kodit Penal dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive”,  të parashikuar nga neni 280 të Kodit Penal.
Më datë 02.02.2018, u  arrestuan në flagrancë  shtetasit F.C dhe N.Sh, vjeç 46 e 55, banues në Peshkopi, pasi në rrugën “Gjok Doçi ”, pas një konflikti të çastit, kanë  goditur me sende të forta njëri tjetrin. Neni 89 i Kodit Penal.
DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.R, vjeç 25, banues në Dibër, kthyer deportiv nga Suedia, pasi më datë 23.01.2018, në afërsi të SPKM Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, në PKK Rinas, u kap shtetasi i shpallur në kërkim policor, A.S, vjeç 52, banues në Itali, ku pas verifikimeve dhe veprimeve të kryera është lënë i lirë.

Informacion paraprak
Më datë 02.02.2018, në PKK Rinas, në dalje u bllokua dhe u shoqërua shtetësia në kërkim, M.D, vjeçe 26, banuese në Lushnje, për largim nga banesa.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
Më datë 02.02.2018, në PKK Qafë Thanë, u ekstradua nga Shqipëria drejt Maqedonisë, shtetasi në kërkim ndërkombëtar, A.H, vjeç 31, banues në  Maqedoni, pasi Gjykata e Gostivarit, ka caktuar masën e sigurisë ”Arrest në burg’’, për vjedhje me armë. Neni 237 i Kodit Penal i Maqedonisë.

Më datë 02.02.2018, në PKK Qafë Thanë, u deportua nga pala maqedonase, shtetasi në kërkim, E.B, vjeç 36, banues në Koplik, Malësi e Madhe, pasi Gjykata e Apelit  Shkodër, e ka dënuar me 3 vjet burg për veprën penale “Prodhim dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 02.02.2018, në rrugën e fshatit Valare, janë kapur shtetasit palestinez A.I, A.A dhe M.A, vjeç 28, 18 e 40, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Në përfundim të intervistimit u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 02.02.2018, shërbimet DVKM Gjirokastër, në afërsi të një fabrike, kapën 5 shtetas të huaj: A.I, N.A, W.T, L.M dhe A.F, vjeç 23, 32, 20, 32 e 22, të katër  lindur në Siri dhe një në Libi, të cilët kanë kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të pa ligjshëm. Në përfundim të intervistimit u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 01.02.2018, në fshatin Vrakë, shërbimet e DVP Shkodër, kapën 4 shtetas të huaj, të cilët më datë 01.02.2018, ishin larguar nga QKPA Babrru, H.M, H.N, S.L., dhe S.S, vjeç 32, 23 , 24 e19, tre banues në Marok, të cilët në përfundim të intervistimit u ridërguan në QKPA Babrru Tiranë.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2