Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 04 Shkurt 2018


I. INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 01drejtoria new
 
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
1. Më datë 03.02.2018, në Njësinë Bashkiake Novoselë, niveli i prurjeve të ujrave në shtratin e lumit Vjosa po ngrihet dhe për pasojë, është përmbytur sheshi i pazarit të Novoselës. Në Bashkinë Himarë ka dalë nga shtrati lumit Shushicë. Në afërsi të fshatit Kuç, në vendin e quajtur “Buronjat”, afër urës së “Thomaraj”,  rruga është e bllokuar për kalimin e mjeteve. Në Sarandë, lumi i Bistricës ka dalë nga shtrati dhe për pasojë, është përmbytur rreth 1 ha tokë përball fshatit Çukë. Në Delvinë lumi i Kalasës, ka dalë nga shtrati dhe është bllokuar ura e fshatit Vanë, si pasojë nuk lejohet kalimi i mjeteve dhe këmbësorëve, pasi rrezikohet të çahet argjinatura.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
1. Më datë 03.02.2018, aksi rrugor Gjirokastër-Subash, si rezultat i prurjeve të Viroit, janë rritur nivelet e ujit, duke dalë në rrugë dhe bllokuar lëvizja e autoveturave. Në vendin e quajtur Kordhocë, në rrugë  kanë shkarë inerte dhe lëvizja e mjeteve bëhet me vështirësi. Në qytetin e Gjirokastrës ka rrëshqitur 20-25m nga rruga Vangjel Zhapa, që lidh lagjen Granicë me lagjen Kodra e Shtufit dhe inertet janë grumbulluar në një pallat 8 katesh duke prishur muret deri në katin e katërt, banorët e të cilit janë evakuuar. Në fshatin Bënçë, Tepelenë, është  bllokuar rruga si rrjedhojë e shkarjeve të inerteve. Në Këlcyrë, Përmet, nga shkarkuesi i rezervuarit ka rrjedhje uji. Në vend janë punonjësit e policisë dhe shërbimi zjarrfikës të cilët po bëjnë bllokimin me thasë me rërë.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
1. Më datë 04.02.2018, në Bashkinë Shkodër, aksi rrugor Shkodër–Thethe, në Qafë Thore, është i bllokuar nga bora. Rruga Thethe–Breg Lumi, është e bllokuar si pasojë e prurjeve të disa përrenjve.  Në Bashkinë Vau Dejes, Pukë dhe Fushë Arrës, ka mungese të energjisë elektrike në fshatrat Barbullush, Fierzë, Iball, dhe Blerim, pasi janë këputur linjat elektrike.
 
II. DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
 
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.I, vjeç 27 banues në Cërrik,  pasi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”,  gjatë kontrollit fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Heroinë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Sektori i SHÇBA-së
1. Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.SH, vjeç 28, banues në Tiranë (punonjes Policie ne Lezhe), per veprat penale "Dhune ne familje" dhe "Ngacmim seksual"  pasi ka ushtruar dhune fizike ndaj bashkeshortes se tij si dhe dyshohet se ka ngacmuar seksualisht kunaten e tij. Parashikuar nga nenet 130/a/2 dhe 108  i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.P vjeç 18, pasi  pranë urës së Paskuqanit, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Modenas”. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G, vjeç 37, banues në Durrës,  pasi  në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin tip “BMV” ka aksidentuar me vdekje këmbësoren L.D, vjeç 56, banuese në Bulqizë. Gjatë kontrollit iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Kokainë. Nenet 290/2 e 283 të Kodit Penal.
 
3. Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi XH.GJ vjeç 52, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Azem Galica”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” është përplasur me motorin tip “Lifan” , me drejtues shtetasin A.S vjeç 52, banues në Tiranë, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital në gjendje jo të mirë shëndetësore. Neni 290/2 i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
1. Më datë 03.02.2018,  u ndalua shtetasi në kërkim F.N, vjeç 28 banues në Durrës, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, ka vendosur masën e sigurimit personal “Arrest në burg”, për veprat penale “Kanosja për shkak të detyrës” dhe “Plagosja e rëndë me dashje”. Nenet 238 e 88/1 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin SH.B, vjeç 38, banues në fshatin Porto Romane, Durrës, pasi  në lagjen Nr. 15, në rrugën “Miqësia”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen Caddy”. Neni 291 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin XH.D, vjeç 21 banues në fshatin Gramaz, Krujë,  pasi  në  rrugën e fshatit, duke drejtuar mjetin është përplasur me trenin e linjës Shkodër-Durrës, me drejtues shtetasin I.H, vjeç 62, banues në Shkodër, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i mjetit, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.  

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin F.H vjeç 26 banues në lagjen Uznovë, pasi në lagje, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 3 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 03.02.2018, u ndalua shtetasja në kërkim S.B vjeç 55, banuese në Fier, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 186 i Kodit Penal.  

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.Z, vjeç 19, banues në lagjen “28 Nëntori”, pasi  në rrugën “Aleksandër Mojsiu”, Vlorë, duke drejtuar mjetin tip “Benz”  është përplasur me murin e një banese, për pasojë është dëmtuar vetë drejtuesi, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 03.02.2018, policia e Lezhes gjate nje operacioni  ne rrugen Bukmir - Kallmet  arrestoi në flagrancë shtetasit Xh.G, A. G, N.G. dhe P.G, 30 vjeç, 35 vjeç, 55 vjeç  e 26 vjeç, banues në Lalm i Ri dhe Ishull Lezhë.

Ne cilesine e proves mateiale u sekuestruan 131 kg cannabis sativa,  30 fishek model 56, 53 copë kapsolla detonatorë, 10 copë fitila zjarr përcjellës me gjatësi 80 cm si dhe një kallëp tritol.

Materialet i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë Nenet 283/2 dhe 278/4/6 të Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1. Më datë 03.02.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi P.K, vjeç 22, banues në Lezhë,  pasi më datë 02.02.2018,  në superstradën Lezhë-Milot, në lokal u konstatuan punëtor të pa regjistruar në organet tatimore si dhe nuk ishte i pajisur me leje mjedisore, sipas ligjit nr. 9774. Nenet 180, 170/a e 274 të Kodit Penal.
 
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni për narkotikët
Shkodër
 

Finalizohet  në Shkodër goditja e dytë  në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”.
 

Pas tre muajsh punë intensive  përmes metodave speciale të hetimit, kurorëzohet  me sukses goditja e dytë në Shkodër, në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”, ku u godit një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drograve të forta.
 

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër,  dhe Forcën Operacionale  në Policinë e Shtetit kanë goditur në orët e fundit Grupin kriminal “KOKAINA”.
 

Ky operacion  u finalizua me sukses  pas një hetimi 3 mujor  me aplikimin  e  metodave speciale të hetimit.
 

Në këtë kuadër janë arrestuar,  7 shtetas  të dyshuar si anëtarë të këtij Grupi kriminal, e konkretisht:
 

1. H.M, 42 vjec, banues në Shkodër, person i dënuar disa herë për vepra të rënda penale.

2. I.T 30 vjec,banues në   Shkodër.

3. E.Z 31 vjeç, banues Koplik i Sipërm, Malësia e Madhe.

4. S.A 31 vjeç, banues në Shkodër.

5. A.V, 28 vjeç, banues në Shkodër.

6. K.U, 31 vjeç, banues në Shkodër.

7. A.M, 31 vjeç, banues në Shkodër.
 

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit H.K, 26 vjeç, banues në Shkodër.


Goditja e këtij grupi kriminal u realizua pas një punë të mirëfilltë hetimore me metoda speciale të hetimit të përdorura nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, Oficerëve të Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda në Drejtorinë e Përgjthshme të Policisë së Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër.


Në vijim të këtyre hetimeve është provuar se shtetasi H.M është menaxher i një lokali nate në Shkodër dhe në bashkëpunim me shtetasit K.U, S.A,  E.Z, A.V, I.T, A.M, si dhe me shtetasin  H. K të shpallur në kërkim,  kanë zhvilluar prej kohësh aktivitetin kriminal të mbajtje, shitje të drograve të forta kokainë dhe heroinë, duke ua shitur klientëve brenda ambjenteve të këtij lokali.

Në cilësine e provave materiale janë sekuestruar:

 
• 2 kilogramë e 237.6 gramë lënde  narkotike e dyshuar Kokainë.

• 3 automjete të tipeve Audi Q5, Ford "Fiesta” dhe BMW.
• 10 telefona celulare të markave te ndryshme.

• 489.000 leke , 635 Dollare dhe 280 Euro,


Gjithashtu është vënë nën sekuestër  lokali në ambjentet e të cilit zhvillohej ky aktivitet kriminal.


Materialet proçeduriale do ti kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për kryerjen e veprës penale të “Prodhimit, mbajtjes e shitjes së narkotikëve” e përshtatje e lokalit për përdorim droge, kryer në bashkëpunim e parashikuar nga nenit 283/2, neni 285/a e 25 të Kodit Penal.


Policia e Shtetit në bashkëpunim me Prokurorinë po vijon punën intensive në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit” për realizimin e plotë të objektivit për shkatërrimin e të gjitha grupeve të skeduara kriminale dhe sekuestrimin e aseteve të tyre financiare.
 
III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
 
KOMISARIATET E POLICISË
 
Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Më datë 03.02.2018, gjatë natës, në Shkozë, mbi banesat sociale, kanë vjedhur 4 gomat dhe disqet e mjetit tip “Fiat”  pronë e shtetases E.K, vjeç 30, banuese në Tiranë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.B vjeç 30 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Kont Leopold Bertold”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 42, banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi  në rrugën e “Kavajës”, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin A.H vjeç  24, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit SH.P, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi prej tre ditësh, ka shqetësuar me anë të telefonit shtetasin M.B vjeç 62, banues në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.K, vjeç 35, banues në Tiranë,  pasi në rrugën “Gjin Bue Shpata”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Më datë 02.02.2018, në rrugën e “Kastriotëve”,  shtetasit S.P vjeç 60, banues në Tiranë,  punonjes i nje SHPSF private në mjetin tip “Benz”  i kanë vjedhur pistoletën e markës Beretta, e kalibërit 9 mm, me 15 fishekë, të cilën e kishte me leje. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.L, vjeç 29, banues në Laknas,  pasi më datë 01.02.2018,  në rrugën “Çamëria”, ka goditur me sende të forta, shtetasin K.LL, vjeç 21, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.02.2018  shtetasja A.I, vjeç 21 banuese në Tiranë, ka kallëzuar se, në rrugën “Reshit Petrela”, në stacionin e autobusit të Unazës, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

4. Më datë 03.02.2018, shtetasja J.F, vjeç 28, banuese në Tiranë, ka kallëzuar se më datë 02.02.2018, në rrugën “Don Bosko”, i ka humbur celulari. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

5. Më datë 03.02.2018, shtetasja J.F, vjeç 27, banuese në Fier, ka kallëzuar se në rrugën “Bardhok Biba”, ka konstatuar se i ka humbur celulari. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

6. Më datë 03.02.2018, shtetasi A.A, vjeç 39, banues në Tiranë,  kallëzon se para dy muajsh i kanë nisur dy pako me 37 telefona nga U.S.A, të cilat dyshon se ja kanë vjedhur në zyrat e postës gjatë transportit. Punohet për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

7. Më datë 03.02.2018,  në bulevardin “Gjergj Fishta”, kanë vjedhur me thyerje nje kioske  në administrim nga shtetasja M.D, vjeç 23, banuese në Tiranë, ku kanë marrë nje shume lekesh dhe disa paketa cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

8. Më datë 03.02.2018, shtetasi L.SH, vjeç 62, banues në Tiranë,  kallëzon se në rrugën “Marubi”, tek shinat e Trenit, 2 shtetas të moshës 17 dhe 15 vjeç, i kanë marrë çantën me nje shume lekesh dhe dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

9. Më datë 03.02.2018, shtetasi E.M, vjeç 19 banues në Tiranë,  kallëzon se në rrugën e “Durrësit”, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

10. Më datë 04.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.G, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases M.G, vjeç 52, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

11. Më datë 03.02.2018, shtetasi maqedonas D.U vjeç 21, banues në Tiranë, kallëzon se në bulevardin “Zogu i Parë”, në autobuzin e linjës “Tiranës e Re”, i kanë vjedhur telefonin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 03.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Ali Pashë Gucia”, kanë vjedhur me thyerje nje kishë katolike, ku kanë marrë nje shume lekesh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.K vjeç 40 banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, ka kundërshtuar punonjësit e policisë bashkiake, në detyrë. Neni 235 i Kodit Penal.

3. Më date 03.02.2018, nga shërbimet e policisë të Komisariatit Nr. 4 në bashkëpunim me Ndermarrjen U. K. Tiranë është  konstatuar një biznes për lidhje të paligjshme të rrjetit të Ujesjellesit, ku u procedua dhe ndiqet në gjendje të lirë shtetasi:

 L.V., 41 vjeç , banues në Tiranë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

4. Më datë 03.02.2018, shtetasi R.B, vjeç 39, banues në Tiranë, inxhinier i nje firme private  kallëzon se në rrugën “Bardhyl”, në ambientet e firmës, dyshon se punëtori, shtetasi R.Ç, vjeç 31 banues në Tirane i ka marrë disa automate elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Më datë 03.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhërit të mbrojtjes së menjëherëshme për shtetasen F.SH, vjeç 24, pasi bashkëshorti A.SH, vjeç 28  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjec 23  i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit të xhaxhait, shtetases N.M vjec 24, të cilës ju plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

3. Më datë 04.02.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi  S.K vjeç 29, bazuar ne  nenin 108/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.V, vjeç 25, banues në Shijak, pasi në garazhin e nje qendre tregtare ka goditur me shkelma shtetasin E.S, vjeç 30, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.N, vjeç 34, banuese në Tiranë,  me profesion inxhiniere ndërtimi, pasi  në rrugën “Misto Mame”, në një pallat, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

3. Më datë 03.02.2018,  shtetasi A.SH, vjeç 49, banues në Kodër, Mëzes, deklaron se ka dyshime për shkaqet e vdekjes së nënës së tij shtetases H.SH, vjeç 85. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Vorë
1. Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.K, vjeç 19, banues në fshatin Marikaj,  pasi në Vorë, gjatë kontrollit fizik, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një pistoletë e dyshuar sportive pa numër, pa fishek, një thikë dhe një kapuç. Nenet 279 dhe 280 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
1. Më datë 03.02.2018, në lagjen nr. 5, në banesën e shtetasit B.V, vjeç 55, banues në Itali, të cilën e kishte në kujdestari vjehrri Y.Z vjeç 78 banues në Kavajë,kanë vjedhur një pompë uji, një trapan dore elektrik dhe një fresibël të vogël. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin e mitur  F.D, vjeç 16, pasi në kryqëzimin në Synej, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Ford” pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
1.Më datë 03.02.2018,  i kaluan per vleresim Prokurorise se Rrethit Gjyqesor  Dures materialet , per te cilat  shtetasja M.H, vjeç 34, banuese në fshatin Sukth, ka kallëzuar se, dyshon për shkakun e vërtetë të vdekjes së bashkëshortit A.H vjeç 39,  i cili më datë 27.01.2018, është vetëvarur në Gjermani dhe familjarët e kanë sjellë në morgun e spitalit Rajonal. Nga këqyrja e kufomës nuk vihen re shenja dhune, plagë apo dëmtime te shkaktuara nga faktore te tjere .

2. Më datë 03.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.I, vjec 17 banuese në Durrës, pasi babai  E.I vjeç 52, banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

3. Më datë 03.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 11, kanë vjedhur nje shume lekesh në lokali bar-kafe të shtetasit I.R, vjeç 22 banues në Durrës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

4. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.J, vjeç 36  pasi ka kërcënuar ish bashkëshorten, shtetasen R.K vjeç 25, e cila ka urdhër mbrojtje nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës. Neni 320 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
1. Më datë 03.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin S.L, vjeç 34  pasi i vëllai, shtetasi K.L vjeç 45,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 03.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.Ç, vjeç 58, banues në Krujë, pasi djali A.Ç, vjeç 21 banues në Krujë,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

3.

Informacion paraprak.

Më datë 03.02.2018, rreth  orës 20:25,  në Sallën Operative është njoftuar  se në Fushë - Krujë ka rënë zjarr në zyrat e Aluiznit.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se kishte rënë zjarr në një nga zyrat e Aluiznit dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Forcat Zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit.   

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

4. Më datë 03.02.2018, shtetasi D.M, vjeç 42, banues në fshatin Derven,  ka bërë kallëzim se në Derven, është futur në dyqan për të bërë pazar, ka lënë në rrugë të ndezur mjetin tip “Volksvagen Turan”,  të cilin ja kishin vjedhur. Më datë 04.02.2018,  mjeti u gjet i braktisur në fshatin Krujë. Punohet për identifikimin dhe kapje e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
1. Më datë 02.02.2018 në fshatin Griqan, pranë ish repartit ushtarak, në një ferrë, është gjetur një predhë topi e kalibrit 152 mm, me djegore e ndryshkur e pa aktivizuar. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

2. Më datë 03.02.2018,  ka bërë kallëzim shtetasi A.S, vjeç 49 banues në fshatin Gjergjan, pasi  tre persona të paidentifikuar i janë futur në banesë e i kanë vjedhur  nje shume lekesh dhe eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet ju kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Librazhd
1. Më datë 02.02.2018, në fshatin Librazhd Katund, ka rënë zjarr dhe janë djegur 4 dele e 4 qengja, në kasollen e bagëtive të shtetasit SH.K, vjeç 52. Nga veprimet e kryera mendohet  se shkaku i zjarrit mund të jetë lënia ndezur e një qiriu që shërbente për ndriçim. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Gramsh
1. Më datë 02.02.2018,  në fshatin Duzhë, ka rënë zjarr dhe është djegur baza ushqimore në kasollen e shtetases Z.L vjec 75. Shkaku i zjarrit mund të jetë ndonjë vatër zjarri e ndezur nga djemtë, të cilët dyshohet se janë me prapambetje mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

2. Më datë 03.02.2018, në fshatin Ermenj, në banesën e shtetasit F.Z vjeç 54  ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga ndonjë shkëndijë elektrike në rrjetin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Maliq
1. Më datë 03.02.2018, gjatë natës, në fshatin Bregas, në një kabinë elektrike, janë vjedhur 4 bobina bakri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
1. Më datë 03.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.B vjeç 55, pasi djali E.B vjeç 27, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin E.B, vjeç 27, pasi  në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj babait, shtetasit M.B vjeç 55. Neni 130/a i Kodit Penal.

3. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin S.Y, vjeç 77, banues në lagjen nr. 1, pasi  ka kanosur shtetasen I.K, vjeç 41. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin A.H, vjeç 23, banues në Ura Vajgurore, pasi  në Ura Vajgurore, gjatë kontrollit, iu gjet dhe sekuestrua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin R.N, vjeç 21, banues në Fier, pasi në lagjen “Kastriot”, ka goditur ne sende të forta shtetasin D.A, vjeç 21, banues në Fier, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë. Neni 89 i  Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018,  në lagjen “11 Janari”, persona të paidentifikuar i kanë marrë forcërisht çantën me nje shume lekesh, shtetasit P.J, vjeç 54, në momentin që ka hyrë në mjetin tip “Volksvagen”,  para lokalit të tij të këmbimit valutor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
1. Më datë 03.02.2018,  në fshatin Qerret i Vjetër, në banesë, është gjetur nga familjarët e vetëvarur, pa shenja jete, shtetasja G.G, vjeç 34. Nga veprimet e kryera  rezulton se, akti është kryer në gjendje depresive. Materialet i u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin A.Ç, vjeç 45, banues në Tiranë,  pasi në aksin rrugor Lushnjë-Tiranë, te rrethrrotullimi i Çermës, duke drejtuar mjetin tip “Benz”  ka humbur kontrollin dhe ka goditur këmbësorin, shtetasin H.A, vjeç 57, banues në fshatin Çerem Prosh, Divjak, i cili pasi mori mjekim në spital, u largua për në banesë, si dhe mjetin tip “Nisan” , i cili ka qenë i parkuar në anë të rrugës. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
1. Më datë 03.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.Ç, vjeç 21 banues në fshatin Xeng, Divjakë, pasi  në vendin e quajtur “Kthesa e Profit”, është kapur duke drejtuar pa leje drejtimi, motomjetin tip “Dajang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mallakastër
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit I.SH dhe A.H, vjeç 51 e 28,  banues në Ballësh, pasi  në stadiumin e Ballshit “Adush Muça”, në tribun kanë plagosur lehtë me mjete të forta shoferin e ekipit “Tomorri”, shtetasin J.M, vjeç 55 banues në Berat. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 03.02.2018,  në  lagjen “24 Maj”, në garazhin e banesës së shtetasit T.GJ, vjeç 49 banues në këtë lagje,  ka rënë zjarr ku janë djegur disa bidonë me raki dhe sende të tjera, me një dëm ekonomik. Dyshohet se zjarri ka ndodhur nga një shkëndijë e rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 151 Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.RR, vjeç 56, banues në lagjen ‘’Partizani’’,  pasi më datë 02.02.2018,  në lagjen ‘’Partizani’’, ka thyer xhamat e mobilierisë në pronësi të shtetasit L.P, vjeç 47, banues në  këtë lagje. Neni 150 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin G.R, vjeç 33, banues në lagjen “Bashkimi”, pasi më datë 02.02.2018, në lagjen ‘’24 Maji’’ te stacioni trenit, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin L.N, vjeç 51. Neni 89 i Kodit Penal.

4. Më datë 02.02.2018, gjatë natës, në lagjen “Partizani”, Selenicë, persona të paidentifikuar kanë shqyer derën e banesës së shtetasit M.DH, vjeç 49, banues në Selenicë dhe kanë vjedhur sende të ndryshme shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin C.K, vjeç 59, banues në Himarë,  pasi më datë 01.02.2018, në Portopalermo, në vendin e quajtur “Kuspo”, ka dëmtuar gardhin e pronës së shtetasit R.R, vjeç 53, banues në Himarë,me pretendimin se është toka e tij. Nenet 150 e 277 të Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, gjatë natës, në guroren e fshatit Pilur, në pronësi të shtetasit P.Z, vjeç 50, banues në Himarë, kanë vjedhur një sasi kabulli elektrik. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.
 
Komisariati i Policisë Delvinë
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, pasi shtetasi P.T, vjeç 67, banues në fshatin Stjar, ka kallëzuar se persona të paidentifikuar, kanë tentuar ti vjedhin banesën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
1. Në vijim të komunikatës që bën fjalë për goditjen me grusht të bashkëshortëve L.V e N.V, më datë 03.02.2018,  u paraqit shtetasi në kërkim T.B, vjeç 51, banues në Sarandë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë.
Neni 90/2 i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Gjirokastër
1. Gjirokastër
Posedonte armë zjarri (pistoletë),  arrestohet në flagrancë nga policia.


Specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:


E.S, 26 vjeç, banues në Vlorë, pasi:


Në vëndin e quajtur Ura e Viroit gjatë  kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë i është gjetur (në brez) një armë zjarri pistoletë e llojit GLOCK me 14 fishekë.

 
Ky shtetas në momentin e ndalimit udhëtonte si pasagjer me mjetin e blinduar.


Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me fishekët dhe automjeti.


Gjithashtu pas veprimeve të para hetimore, nga shërbimet e policisë është bllokuar dhe mjeti i blinduar në të cilin udhëtonte si pasagjer ky shtetas,  pasi mjeti nuk dispononte dokumentacion të rregullt.

Materialet i kaluan  Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe municionit", parashikuar nga neni 278/1 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin GJ.N, vjeç 28 banues në Dukagjin i Ri, Krujë, pasi  në rrugën rurale Patok-Laç,  duke drejtuar mjetin tip “Hyndai” ka aksidentuar këmbësorin, shtetasin R.A, vjeç 48, banues në Sukth Vendas, Krujë, i cili ndodhet në spitalin e Traumës Tiranë, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
1. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, pasi gjatë natës, në lagjen “Vasil Shanto”, kanë vjedhur dyqanin të shtetasit I.D, vjeç 44 banues në Shkodër. Nga veprimet e kryera rezulton se, ka përdorur mjetin tip “Golf 3 karavan”, pa targë, i vjedhur para ngjarjes në fshatin Rrenc, në pronësi të shtetasit Gj.L vjeç 41 banues në Shkodër, për të cilin ka bërë kallëzim, më të cilin ka goditur me forcë qepenin e dyqanit dhe ka vjedhur bizhuteri, duke e braktisur atë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.P, vjeç 74, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi  në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

3. Më datë 03.02.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi D.B vjeç 23, banues në Laç, Kurbin, pasi në lagjen Ahmet Haxhia, Shkodër, duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Audi”  për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit dhe gjate ndalimit, duke kundërshtuar me manovra, ka përplasur mjetin, duke dëmtuar lehte mjetin e policise.  Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Nenet 236, 150 dhe 291 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
1. Tropojë
Në lidhje me ngjarjen e ndodhur më datë 03.02.2018, ku humbi jetën gjatë punës elektricisti shtetasi F.H.,  u arrestuan dy shtetas;

H.M 63 vjeç,  banues në Rragam, Tropojë, me detyrë elektricist përgjegjës për fidrin Rragam.

B.T 64 vjeç, banues në Margegaj, me detyrë Operator i Nënstacionit të energjisë elektrike Bajram-Curri,  për veprën penale ”Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”.

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësore Tropojë, për veprën penale ” Shkelja e rregullave  të mbrojtjes në punë”, parashikuar  nga neni  289 i Kodit Penal.
 
IV. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1. Më datë 03.02.2018,  u arrestua në flagrancë shtetasi kosovar M.E, vjeç 43 banues në Kosovë, pasi në Rinas, u kap duke udhëtuar për në Itali, me një pasaportë e kartë Identitetit maqedonase, që dyshohen të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
1. Më datë 03.02.2018, u referuan  materialet Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për shtetasin në kërkim F.N, vjeç 28, banues në Durrës, i  kthyer deportiv nga Italia dhe u shoqerua në ambientet e Drejtorisë së Policisë, pasi Gjykata e Rrethit Durrës, ka caktuar masë sigurisë “Arrest në burg”, per vepren penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe në muajin shtator të vitit 2017, nga P.K.K. Murriqan, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme.  Nenet 88/1 dhe 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
1. Më datë 03.02.2018, në dalje në P.K.K Kapshticë, u kap shtetasi në kërkim H.K vjeç 45, rezident në Britani të Madhe,  pasi Gjykata Rrethit Mat, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje të armëve luftarake dhe e municionit”, “Dhuna në familje” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike apo impulseve telefonike”. Nenet 278/1, 130/a e 137/2 të Kodit Penal. U njoftua salla e Komisariatit të Policisë Burrel, për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
1. Më datë 03.02.2018,   në S.P.K. Kakavijë, u kap shtetasja në kërkim, S.B, vjeç 55, banuese në Vlorë,  pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve’’. Neni 186/1 i Kodit Penal.

2. Më datë 03.02.2018,  në aksin rrugor Gjirokastër - Kakavijë, në Grapsh, nga shërbimet e SPKM Kakavijë, janë kapur shtetasit palestinez A.I dhe M.M, vjeç 28 e 40, të cilët kishin  kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme, nga Greqia në Shqipëri. Nga verifikimet e kryera rezulton se më datë 02.02.2018, janë proceduar me Urdhër largimi vullnetar.
 
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
1. Më datë 03.02.2018, në Muriqan, tek kthesa për në Goricë dhe në Hani i Hotit u kapën shtetasit sirian A.B, A.A, M.A, N.B, I.B dhe Z.B, vjeç 26, 26, 20, 59, 19 e 16, të cilët kanë hyrë në territorin e Republikës së Shqipërisë më datë 28.01.2018 dhe u dërguan në Qendrën e Azilkërkuesve Babru.

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4