Policia Rrugore masa shtesë për shkak të situatës së motit. 03 Shkurt 2018


Drejtoria e Policisë RrugoreMasat 3 shkurt 1

Nisur nga situata e shtimit të numrit të informacioneve të marra nga shërbimi meteorologjik lidhur me përkeqësimin e kushteve të motit, në mënyrë që të rritet siguria në rrugë e parandalohen ngjarjet Drejtoria e Policisë Rrugore ka porositur sot shërbimet në territor:

1.Të bëhet një organizim dinamik i shërbimeve të policisë rrugore në përputhje me situatat e trafikut dhe të kushteve atmosferike me qëllim parandalimin e ngjarjeve.

2. Punonjësit e policisë rrugore në shërbim të pajisen me mjetet e nevojshme për kryerjen e shërbimeve të policisë rrugor

3. Mjetet e shërbimit të policisë rrugore të jenë në lëvizje të vazhdueshme, në raste të veçanta të ndezin dhe mjetet e sinjalizimit shtesë e të patrullojnë të gjitha akset rrugore, duke ju tërhequr vëmendjen përdoruesve të rrugës, për zbatimin e normave të sjelljes në rrugë.

4. Të bashkëpunohet me Entet Pronar të Rrugës dhe Nënkontraktorët për vënien në gatishmëri të mjeteve për mirëmbajtjen e rrugëve dhe të ndihmës në rrugë.

5.Në zonat ku mund të bien reshje bore, mjetet rrugore të jenë të pajisura me zinxhirë dhe të kërkohet vendosja e tyre në rastet kur rruga është e mbuluar me borë dhe ka prani të akullit në sipërfaqen e rrugës.

6.. Të raportohet herë pas here për gjendjen e rrjetit rrugor dhe masat e marra për mirëmbajtjen e rrugëve, duke mbajtur kontakte me grupet që veprojnë në terren, duke marrë në kohë informacionet dhe masat parandaluese.

7. Për gjendjen e rrugëve dhe trafikut rrugor në tërësi, të njoftohet salla e drejtimit në DPPSH dhe sipas drejtimeve me specialistët e Sektorit të Sigurisë Rrugore në Drejtorinë e Policisë Rrugore.

8. Shërbimet e policisë rrugore të rrisin prezencën në rrugë për të orientuar rrymat e trafikut rrugor, për të shmangur bllokimet e rrugëve dhe parandalimin e ngjarjeve rrugore.

Masat 3 shkurt 1

Masat 3 shkurt 3

masat 3 shkurt 2

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4