Kurbin, Lezhë - Policia parandalon një krim të rëndë, arreston autorin e dyshuar dhe kap armën. 4 Shkurt 2018


Kurbin, LezhëKurbin 4 shkurt

Policia parandalon një krim të rëndë, arreston autorin e dyshuar dhe kap armën.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M.Gj, 21 vjeç, banues në Fashti Drojë, Kurbin.

Arrestimi në flagrancë i tij u krye pasi ka qëlluar me armë në ajër dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjës të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.

Ndërhyrja në kohe e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë.

Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis.

Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.

Materialet në ngarkim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja", “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Kurbin 4 shkurt

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2