Selenicë,Vlorë - Policia iu vjen në ndihmë dy shtetasve që i ka marrë rrjedha e lumit. 04 Shkurt 2018

Selenicë, Vlorë

Policia iu vjen në ndihmë 2 shtetasve që i ka marrë rrjedha e lumit (për video kliko mbi link)Selenice 3

Policia e Vlorës pasi ka marrë njoftim se në aksin rrugor Vlorë-Selenicë në vendin e quajtur “Bishti i malit”, një automjet me dy shtetas i ka marrë rrjedha e lumit, organizuan punën dhe shkuan në ndihmë të tyre.

U koordinua puna me shërbimet e FA-së, dhe me Strukturat Policore të Delta Forcë, ku me mjetin lundrues të Delta Forcë u bë e mundur nxjerrja e dy shtetasve nga uji.

Të dy shtetasit, konkretisht shtetasi B.M., 59 vjeç dhe kunata e tij shtetësia L.M., 49 vjeçe, nga Selenica aktualisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën por do të transportohen drejtim spitalit për të marrë edhe ndihmë mjekësore.

Policia falënderon qytetarët të cilët njoftuan lidhur me këtë rast emergjent si edhe për çdo nevojë i fton të gjithë të telefonojnë në numrin pa pagesë 129.

 

 

 

Selenice 3

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2