Policia e Shtetit, gjatë fundjavës. 5 Shkurt 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.  Stema Policia
Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.


Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 76 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.


Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 12 drejtues mjetesh.


Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 17 persona për narkotikët.


Janë kapur 15 persona në kërkim.


9 persona për Dhunë në familje,  
3 persona për "Armëmbajtje pa leje"                                     
1 person për veprën penale "Vjedhja".
1 person për veprën penale "Falsifikimi".
2 persona për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".
1 person për veprën penale "Kundërshtim i Punonjësit të Policisë".
7 persona nga "Krimi ekonomik dhe financiar".
7 persona për "Krime ndaj personit"
1 person për veprën penale "Përndjekja"

1 person për veprën penale "Vepra të turpshme"

Janë sekuestruar:
- 316 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa,
-2 kilogramë e 237.7 gramë lënde narkotike e dyshuar Kokainë.
-36 doza lëndë narkotike e llojit " Heroinë"
-18 armë zjarri, 1 armë antitank, 2 predha, 1 bombë me telekomandim në distancë, si dhe një sasi e konsiderueshme lëndë eksplozive C4 dhe tritol, 1 kallëp tritol, 4 krehra, 36 fishekë, 4 thika, 3 gëzhoja, 53copë kapsolla detonatorë, 10 copë fitila zjarrpërcjellës me gjatësi 80 cm si edhe një granatë dore me një ndezës të unifikuar.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 107 persona.


Gjatë fundjavës janë finalizuar operacionet e mëposhtme:
1. Tiranë- Finalizohet operacioni i koduar "Debitori", ku është arrestuar një përmbarues gjyqësor për veprën penale “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”.

2.Kuçovë- Finalizohet operacioni i koduar “Kozare” ku u bë arrestimi i një personi pasi nga kontrolli i ushtruar në serat tij në fshatin Salc, Kozare iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 59 kg e 400 gr lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
3. Tiranë- Është finalizuar operacioni i koduar "Enigma", ku është shkatërruar një grup kriminal me veprimtari në fushën e Vrasjes, si dhe janë arrestuar 4 shtetas, ndërmjet tyre ekzekutori, si dhe shpallet në kërkim organizatori. Po ashtu është sekuestruar në cilësinë e provës materiale: Një arsenal armësh, ndërmjet tyre arma e dyshuar e krimit, lënde eksplozive, mina me telekomandë, municione luftarake, radio policie, maska e veshje kamuflazhi. Gjithashtu janë sekuestruar edhe 110 kilogramë e dyshuar lëndë narkotike Cannabis Sativa.
3.Shkodër - Pas tre muajsh punë intensive përmes metodave speciale të hetimit, në kuadrin e Operacionit “Forca e Ligjit”, është finalizuar operacioni "Kokaina", ku është goditur një grup kriminal me veprimtari në fushën e mbajtjes dhe shitjes të drograve të forta. Në kuadër të operacionit nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me  Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë  Shkodër,  dhe Forcën Operacionale  në Policinë e Shtetit janë arrestuar  7 shtetas të dyshuar si anëtarë të këtij grupi kriminal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2