Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit. 05 Shkurt 2018


INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Më datë 04.02.2018, shtetasia P.F, banuese në fshatin Zallbastar, njofton se nga shirat dhe rrëshqitja e dheut, i është prishur shtëpia. Në Zallbastar, ka rrezikshmëri që ura e dërrasës të rrëmbehet nga lumi, gjithashtu ka probleme edhe ura në fshatin Shingjin, Shëngjergj. Në Rrogozhinë te lagjia “Çamëve”, nga prurje e lumit Shkumbin, janë përmbytur disa hektar tokë bujqësore dhe stalla e lopëve e shtetasit A.P. Në fshatrat Vilbastar, Kalush e Gosë, Kavajë, ka përmbytje të tokave. Në fshatin Sinaballaj, Kavajë, është përmbytur stalla e bagëtive të një firme private. Në fshatin Kalush, Rrogozhinë, si pasojë e daljes nga shtrati të lumit Shkumbin, rrezikohet stalla e lopëve e shtetases M.S. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Më datë 04.02.2018, në Shijak, lumi Erzen ka dalë nga shtrati dhe uji është futur në 6 banesa. Në Njësinë Administrative Katund i Ri, në 4 banesa ka prezencë uji në oborr, në fshatin Derven, Krujë, uji ka përmbytur një sipërfaqe tokë. Në Manzë, është rritur niveli i ujit lumit Erzen. Në zonën e sektorit Rrushkullit e Fermë Sukth, uji ka hyrë në 5 e 8 banesa. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Më datë 04.02.2018, në fshatin Vidhas, Elbasan, lumi Shkumbin nga dalë shtrati dhe është përmbytur një stallë bagëtish, në pronësi të shtetasve A.R e R.R, ku mendohet se kanë ngordhur 70-80 krerë bagëti të imta. Në fshatin Hotolisht, Librazhd, lumi Shkumbin nga dalë shtrati dhe është dëmtuar ura pasarelë në lagjen e Roçit. Ka ndërprerje të energjisë elektrike në  disa fshatra të  Njësive Administrative Steblevë, Lunik e Orenjë. Aksi rrugor Gramsh–Kukur, i pa kalueshëm, ka dalë nga shtrati  përroi në fshatin Lilaj. Aksi rrugor Gramsh–fshati Kushovë, i pa kalueshëm, ka dalë nga shtrati përroi i fshatit. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Më datë 04.02.2018, në fshatin Pojskë, Pogradec, ka dalë nga shtrati lumi. Rruga dytësore Pagomen–Leskovik e bllokuar, ka shembje dherash. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Më datë 04.02.2018, ka rritje të nivelit të lumit Osum, në Ura Vajgurore, në fshatin Çiflik, ka dalë nga shtrati lumi, janë përmbytur pjesërisht tokat e fshatit dhe në hyrje të Urës Vajgurore te “Dafinat”. Në fshatin Moravë, uji i lumit ka hyrë në banesën e shtetases D.H. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Më datë 04.02.2018, lumi Vjosë ka dalë nga shtrati në tokat bujqësore të fshatrave Kafaraj, Kashisht, Ferras, Roms dhe është futur te N/Stacioni i pompave të ujit në fshatin Kafaraj. Lumi Vjosë ka shumë prurje, sidomos në zonën e Përmetit dhe Tepelenës. Nga lumi Shkumbin uji është futur në tokat bujqësore në fshatrat Çerem Shkumbin dhe Çerem e Poshtme, Divjakë, si dhe në tokat e fshatit Thanasaj Bushk, Lushnjë. Në Njësinë administrative Frakull, uji i lumit Vjosë është futur në tokat bujqësore, në serat me perime e luleshtrydhe të fshatrave Kafaraj, Çerven, Sheq Musalalaj e Kashisht dhe në oborret e banesave në fshatin Thanasaj Bushk, Lushnjë. Nga lumi Vjosë e Shkumbin, uji është futur në tokat e fshatrat Kafaraj, Çerven, Sheq Musalalaj, Kashisht, Ferras, ku ka prani uji në 20 banesa në Çerven dhe 20 banesa në Ferras, si dhe në oborret e banesave të tjera. Një pjesë e banorëve janë te të afërmit. Rruga e vjetër Levan-Vlorë, është i pakalueshëm nga prania e ujit dhe lëvizja bëhet nga autostrada. Në aksin rrugor Levan-Tepelenë ka dalje të lumit Vjosë, pa probleme për qarkullimin e automjeteve. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Më datë 04.02.2018, në Njësinë Bashkiake Novoselë, ka rritje të nivelit të lumit Vjosë. Rrezikohen të përmbyten disa banesa në afërsi të shtratit të lumit te ura e Mifolit. Në Bashkinë e Selenicës, segmenti rrugor te “Bishti i Malit”, është i pa kalueshëm për mjetet. Në fshatin Brataj, lagjen “Dervishaliaj”, ka rrëshqitje dheu larg banesave. Bashkia Himarë, nga dalja e shtratit të lumit Shushicë, afër fshatit Kuç, te “Buronjat” afër urës “Thomaraj”,  rruga është e bllokuar. Njësia Bashkiake Finiq, Sarandë, në aksin rrugor Sarandë-Gjirokastër, ka rrëshqitje dheu te ish-miniera e kripës në Muzinë. Në Delvinë, fshatin Bajkaj te ura e “Shamarit”, lumi ka dëmtuar 100 ml rrugë. Në lagjen “Lejla Malo” Delvinë, në krah të banesës së shtetasit Mustafa Imeri, është shkëputur një masiv dheu pa dëmtuar banesën, ku është rrëzuar vetëm një shtyllë elektrike, kurse pjestarët e banesës janë evakuar. Nga prurjet e lumit Vjosë, niveli ujit ka arritur në 7.8 metra, kurse te Ura e Memaliaj mbi 8 metra. Në aksin rrugor Vlorë-Selenicë, në Selenicë te “Bishti i malit”, një automjet është futur në rrugën e bllokuar dhe e ka marrë rrjedha e ujit. Shërbimet e policisë dhe repartit “Delta” kanë nxjerrë nga uji shtetasit B.M e I.M, vjeç 60 e 50, banues në Selenicë, të cilët u dërguan në spital për ndihmë mjekësore. Është përmbytur tregu i gjësë gjallë dhe banesat në afërsi të shtratit të lumit te ura e Mifolit Novoselë, ku shërbimet e policisë dhe repartit “Delta”, kanë dhënë ndihmë dy familjeve. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Më datë 04.02.2018, në Bashkinë Libohovë “Ura e Bulos” është e pakalueshme. Në fshatin Bënçë, Tepelenë, ka shkarje të inerteve  në rrugë, si pasojë është  bllokuar rruga. Në Përmet, në vëndin e quajtur rredhi i  Badelonjës, nga prurjet e lumit është bllokuar një segmenti rruge, por kalimi i mjeteve bëhet nga një rrugë tjetër. Pa energji elektrike lagjet “Puntore”, “Zinxhira”, “Dunavat Cfake”, Bashkia Libohovë, Njesia Administrative Antigone, pasi është përmbytur N/stacioni i vjetër. Në fshatrat Çarshovë e Frashër sukë, Përmet dhe Njësia Administrative Kurvelesh e Luftinje, Tepelenë, pa energji. Në fshatin Peshtan, Tepelenë, është shëmbur banesa e shtetasit  D.B. U evakuan familjarët. Nuk ka të lënduar, por dëme materiale. Në lidhje me shkarjen e dheut në lagjen “Kodra e Shtufit”, Gjirokastër, ku rrezikohet një pallat, situata është duke u ndjekur nga pushteti vendor. Në Njësinë Administrative Kurvelesh, është e bllokuar rruga mbi fshatin Bënçë, ndërsa fshatrat  Nivicë  e Progonat  janë pa energji elektrike. Në Bashkinë Memaliaj, në  bar lulishte “1 Maji”, Memaliaj, ka prani të ujit. Njësinë Administrative Luftinjë,  në fshatrat Çëril, Maricaj, Bylysh e Arëz, mungon energjia elektrike, pasi nga prurjet e ujit është rrëzuar  një shtyllë elektrike. Niveli i ujit të lumit  Vjosë  është 7 metra. Në Bashkinë Dropull, janë dëmtuar dy ura që lidhin fshatrat Vrisera-Likomil dhe Vrisera-Llongo-Koshovicë, të cilat janë të pa kalueshme nga automjetet. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Më datë 04.02.2018, hidrovorët në Tale, Ishull-Shëngjin, Balldre e Gocaj, Lezhë dhe Fushë Kuqe e Adriatik, Kurbin, funksionojnë normalisht. Rruga e Kombit pa probleme. Në Njësinë Administrative Ungrej, Mirditë, nuk ka energji elektrike. Njësinë Administrative Orosh, fshatrat Nënshejt e Lajthizë, janë të bllokuara, ka 50 cm dëborë. Njësia Administrative Fanë, nuk ka patur energji elektrike. Në Rreshen, te ura e “Zmejes”, është shembur një shtyllë e nje firme private duke rrezikuar linjën e tensionit të lartë, por OSHEE ka vendosur mbajtëse dhe nga firma po merren masat e nevojshme. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Më datë 04.02.2018, aksi rrugor Shkodër-Theth, i bllokuar nga dëbora në Qaf Thore. Rruga Theth–Breg Lumi, e bllokuar nga reshje e shiut dhe prurjet e disa përrejve. Në fshatrat Shosh e Pult, Njësive Administrative Shale, nuk ka energji elektrike nga një defekt në Hec-in e Ndërlysajve. Në fshatin Theth, ju dha ndihmë një shtetaseje të huaj, e cila u dërgua në spital dhe ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetsore. Ka mungesë të energjise elektrike në fshatrat Fierzë, Iballë e Blerim, Bashkia Pukë, pasi janë këputur linjat elektrike. Në fshatin Aprrip Guri, Njësia Administrative Fierzë, është dëmtuar çatia e banesës së shtetasit P.GJ dhe banesa e shtetasit K.SH. Punohet për normalizimin e situatës.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Më datë 04.02.2018, mbrëmë në fshatin Vajmëdhej, Muhur, është shembur ura. Në qytetin  Klos, te banesa e shtetasit Lavdërim Krosi, ka patur shembje dheu në anë të lumit Mat. Nuk rrezikohet banesa. Punohet për normalizimin e situatës.


DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për korrupsionin
Më datë 04.02.2018, u ndaluan punonjësit e “ARRSH” Tiranë, shtetasit A.Q e A.A, me detyrë ish-Drejtor i Njësisë së Zbatimit të Projekteve pranë Ministrisë së Transporteve Tiranë dhe Drejtor i Njësisë së Zbatimit të Projekteve pranë Ministrisë së Transporteve Tiranë, vjeç 46 e 45, banues në Tiranë, pasi në bashkëpunim, kanë shpërdoruar fondet në rrugën Elbasan-Tiranë. Nenet 248, 25 e 260 të Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 04.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.H, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.B vjeç 23, banues në Elbasan, pasi në rrugën “Xhorxh Bush”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Audi”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur E.Gj, vjeç 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Bedri Karapici”, duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Audi Q7”, është përplasur me murin rrethues të një banese dhe mjetin e parkuar tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit

Më datë 04.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.A dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.V vjeç 58 e 28, banues në Fushë-Krujë e fshatin Shkozet, pasi në aksin rrugor Vorë-Fushë Krujë, te Ura e Gjolës, M.V duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, është përplasur me motorin e modifikuar pa targë, drejtuar pa leje drejtimi nga G.A i cili pas ndihmës mjekësore në spital u shoqërua në komisariat. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.Ç vjeç 57, banues në Tiranë, pasi te “21 Dhjetori”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 04.02.2018, janë dërguar në SQU dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, shtetasit M.ZH e SH.ZH, 62 e 59 vjeç, të cilët duke udhëtuar me mjetin te Liqeni i Thatë në rrugën kryesore, janë përplasur me mjetin me drejtues shtetasin G.S. Punohet për sqarimin e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin N.A, vjeç 32 banues në fshatin Spathar Skrapar, pasi më datë 03.02.2018, në fshatin Fier Shegan, Lushnjë, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, në lagjen “1 Maj”, në anë të një muri rrethues u gjet e hedhur dhe u bllokua me cilësinë e provës materiale, nje sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 283/1 e 286 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Policia ka arrestuar në flagrancë një shtetas me 30 doza Heroinë.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P.Vlorë, kanë arrestuar në flagrancë shtetasin:
F.J 35 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas është kapur nga shërbimet policore në lagjen ''Isa Boletini'', pranë vendit të quajtur ''Tre Serviset'', me 30 doza lëndë narkotike të llojit Heroinë, me peshë 3.6 gramë.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshme.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
Vlorë
Policia ka ndaluar një shtetas i cili ka thyer masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, duke u larguar nga vend qëndrimi i vendosur nga Gjykata e Milanos.
Më datë 04.02.2018, rreth orës 23:30, në lagjen “Pavarsia”, në vendin e quajtur “Aulona”, është kapur nga shërbimet policore, shtetasi :
G.L, 46 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi i mësipërm është  me  masë  sigurie “Arrest shtëpie”, me qëllim ekstradimi.
Ky shtetas ka marrë masën e  sigurisë “Arrest shtëpie”, pasi Gjykata e Milanos e ka dënuar me 8 vjet e 1 muaj burg për veprën penale, "Organizatë kriminale në bashkëpunim, ndihmë dhe favorizim prostitucioni", të parashikuar nga nenet përkatëse të Kodit Penal Italian.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për veprime të mëtejshme.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 04.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.Y vjeç 55, banues në fshatin Guri Zi, me leje drejtimi, pasi  në aksin rrugor Shkodër-Mjedë, në Guri Zi, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMV”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Bulqizë
Informacion paraprak
Rreth orës 10.05, në vendin e quajtur Peladhi -ura e qytetit Bulqizë,  një mjet ka dalë nga rruga.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë rrugore dhe grupi hetimor ku nga verifikimet paraprake kanë konstatuar se shtetasi J.D, rreth 25 vjeç, banues në Maqellarë, duke drejtuar automjetin tip "Golf 4" ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga.
Drejtuesi i mjetit  është dërguar  menjëherë për ndihmë mjekësore në spitalin e Bulqizës, por si pasojë  e plagëve të marra ka humbur jetën.
Në automjet udhëtontin dhe dy pasagjerë familjarë të drejtuesit  të mjetit të cilët  nuk kanë pësuar  lëndime.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Krujë
Seksioni për krimet e rënda
Më datë 04.02.2018, rreth orës 21:30, në Fushë-Krujë, persona të paidentifikuar me maska, të dyshuar të armatosur kanë hyrë në banesën e shtetasit B.K. 36 vjeç dhe duke kërcënuar kanë marrë një shumë parash, bizhuteri dhe një mjet tip Volkswagen.
Me të marrë njoftim menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë dhe është ngritur grupi hetimor.
Uniformat blu kanë shoqëruar disa persona me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për veprime të mëtejshme për veprën penale
"Vjedhja me dhunë" e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenin 139, 25 të Kodit Penal.

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
Policia e Sarandës ditën e djeshme ka arrestuar në flagrancë në vendin e quajtur ''Qafa e Muzinës'', shtetasit F.B., 29 vjeç, banues në Fier, A.D., 26 vjeç, banues në Elbasan, pasi jane konstatuar ne mjetin e tyre me 20.6 kg kanabis. Policia ka shpallur në kërkim shtetasin R.K., 21 vjeç, banues në Fier, si bashkëpuntor në këtë vepër penale.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.B, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Peti”, në banesë, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.U, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi në banesë, duke qenë në gjendje të dehur, ka sharë e ofenduar, duke i prishur qetësinë shtetases L.D, vjeç 39, banuese në Tiranë. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Sami Frashëri”, në kryqëzimin me bulevardin “Gjergj Fishta”, një mjet i paidentifikuar ka dalë nga rruga duke dëmtuar semaforin dhe një tabelë reklame. Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.SH, vjeç 67, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ded Gjo Luli”, në lokal, u konstatua duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, në Laprakë rruga “Lord Bajron”, shtetasit V.P, vjeç 24, banues në Tiranë, në mjetin tip ”Renault”, i kanë vjedhur kokën e kasetofonit. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.S, vjeç 60, banues në Tiranë, pasi më datë 04.02.2018, në rrugën “Lord Bajron”, ka goditur me grusht shtetasin P.H, vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 04.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrin të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.S, vjeç 46 banuese në Tiranë, pasi xhaxhai i bashkëshortit G.S vjeç 75 banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.Q, vjeç 36 banues në Tiranë, i dënuar më parë, pasi në rrugën e “Dibrës”, brenda ambienteve të një farmacie, ka vjedhur telefonin pronë e shtetasit G.Z, vjeç 33 banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen A.D, vjeç 41, banuese në Tiranë, pasi bashkëshorti V.D, vjeç 50 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.D, vjeç 50, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, A.D, vjeç 41. Neni 130/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Qemal Stafa”, është thyer xhami i dyqanit të një kompanie private, me menaxher shtetasin O.T ku dyshohet se janë marrë telefona celular dhe sende të tjera. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.D, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Rilindja” Kamëz, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një thikë e dyshuar armë e ftohtë, pa leje. Neni 279 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.M, vjeç 27 banues në Kamëz, pasi në Kamëz, ka plagosur lehtë me grusht e shkelma, balerinën K.B, vjeç 28. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen B.D vjeç 34, pasi kunata SH.D, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 1 Kamëz, kanë vjedhur një shumë lekësh në një lokal me menaxher shtetasin O.K, vjeç 38, banues në Kamëz, për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, ka vdekur rrugës për në spital, shtetasi M.S vjeç 61, banues në Babru. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 04.02.2018, në Unazë të Re, është gjetur i vdekur shtetasi H.L vjeç 76, banues në Tiranë, i cili është rrëzuar nga një lartësi 5 metra. Nga veprimet e kryera rezulton se, vdekja ka ardhur për shkaqe aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje aksidentale.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 04.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.C, vjeç 23, pasi bashkëshorti K.C, vjeç 29, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në fshatin Katund i Ri, kanë  vjedhur 1 lopë e 1 viç, në kasollen e bagëtive të shtetasit M.H, vjeç 69. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, pranë banesës, shtetasit D.SH vjeç 34 me i kanë vjedhur mjetin tip “Mercedes Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u ndalua shtetasi K.C, vjeç 29, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes S.C, vjeç 23. Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin G.Xh, vjeç 16, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 5, ka tentuar ti vjedhë çantën shtetasit B.T, vjeç 29, banues në Durrës. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, në lagjen nr. 17, shtetasja SH.I, vjeç 65, duke ngjitur shkallët në katin e dytë, aksidentalisht është rrëzuar dhe ndodhet në SQU, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 3, kanë vjedhur banesën e shtetasit G.M, vjeç 64, ku kanë marrë 1 motor sharrë elektrike, 1 gurë fleksibël, 15 litra vaj ulliri dhe 30 litra raki. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë  04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për vlerësim, pasi te rreth rrotullimi në Fushë-Krujë, shtetasi M.S, vjeç 42, banues në fshatin Luz, Fushë-Krujë, pasi duke  drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “BMV X-6”, ka goditur trafik ndarësen, për pasojë është aksidentuar dhe pas ndihmës mjekësore në spital, u largua pa probleme për jetën.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin Xh.M, vjeç 18, banues në Elbasan, pasi më datë 03.02.2018 në lagjen “Syrja Dylgjeri”, ka vjedhur një televizor në banesën e shtetasit G.L vjeç 46. Me cilësinë e provës materiale u bllokua televizori. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.H vjeç 43, banues në Elbasan, pasi më datë 03.02.2018, në lagjen “Aqif Pasha”, ka plagosur lehtë me grusht shtetasin G.GJ, vjeç 28, banues në Elbasan. Neni 89 Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në fshatin Vidhas, si rezultat i daljes nga shtrati i lumit Shkumbin, është përmbytur një stallë me bagëti të imta, në pronësi të shtetasit R.R vjeç 28, banues në Vidhas, si pasojë kanë ngordhur 65 qengja. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në fshatin Shushicë, kanë vjedhur dy motorseka në banesën e shtetasit F.Y, vjeç 60. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, në fshatin Griqan, kanë vjedhur dy orë dore në banesën e shtetasit A.R, vjeç 48. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, në lagjen “Dyli Haxhire”, shtetasit  R.K vjeç 21, banues në lagjen “Skënderbej”, i kanë vjedhur mjetin tip “Yamaha”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, ndaj një shoqerie private me qendër në Elbasan, pasi në rrugën e “Dibrës”, duke kryer punime për ndërtimin e rrugës, ka dëmtuar murin rrethues të godinës së Ish Sigurimeve Shoqërorë Librazhd, ku si pasojë gjatë reshjeve të shirave dhe prurjeve të mëdha të ujit, ka depërtuar në katin e parë të banesës të shtetases O.P, vjeç 36, si pasojë i janë dëmtuar disa sende të ndryshme shtëpiake. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 04.02.2018, në lagjen nr. 10, kanë vjedhur një thes me 16 kg. pastërma, në dyqanin e shtetasit E.H, vjeç 46. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin SH.SH vjeç 19, banues në fshatin Sheqeras, pasi në Sheqeras, ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin S.SH, vjeç 76, banues në Sheqeras. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në lagjen “1 Maj”, kanë vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit SH.A vjeç 63. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, në fshatin Polovinë, kanë vjedhur një shumë lekësh në banesën e shtetasit N.B, vjeç 72. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasit B.H e XH.H vjeç 53 e 22, banues në fshatin Kafaraj, pasi në fshatin Peshtan, kanë kanosur me armë gjahu shtetasin I.C, vjeç 68, banues në Peshtan. Nenet 84 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë
Lushnje
Dhunon bashkëshorten dhe e kërcënon për të mos bërë kallzim, ndalohet nga policia.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin:
L.D., 57 vjeç, banues në Dushk, Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi ka bërë kallzim bashkëshortja e tij, shtetasja F.D, 54 vjeçe, se është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga bashkëshorti.
Gjithashtu ky shtetas e ka kërcënuar për të mos kallzuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/a/4 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin H.P, vjeç 75, banues në lagjen ‘’ Partizani’’, pasi u konstatua duke ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, shtetasi L.I, vjeç 20, banues në Vlorë, ka kallëzuar se më datë 02.02.2018, është larguar nga shtëpia duke thënë se do të dilte në det me mjet lundrues, vëllai K.I, vjeç 32, banues në Vlorë. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 04.02.2018, u plotësua kërkesë-padia, për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen S.Ç pasi babai V.Ç, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj  saj. Materialet i kaluan Gjykatës Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi kanë tentuar të djegin banesën e shtetasit Z.L, vjeç 55, banues në lagjen ”Bashkimi”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 151 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi në lagjen “Osman Haxhiu”, dy persona kanë plagosur lehtë me grusht shtetasin A.O, vjeç 45, banues në lagjen ”10 Korriku”. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 03.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, pasi gjatë natës, në fshatin Nivicë, kanë vjedhur 15 koshere me bletë, të shtetasit L.B, vjeç 65 banues në Sarandë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.B vjeç 39, banues në fshatin Bolenë, pasi në telefon, ka kanosur me fjalë shtetasin R.D, vjeç 29, banues në Vlorë. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Sarandë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, kanë arrestuar shtetasin:
J.XH, 45 vjeç, banues në Pandalejmon, Finiq.
Shtetasi i lartëpërmendur ditën e djeshme në fshatin Pandalejmon, Finiq, duke qenë në gjueti, ka qëlluar me armën e gjahut të cilën e mbante në përdorim pa lejen e organeve kompetente dhe për pasojë ka plagosur e dëmtuar lehtë në fytyrë, hallën e tij, shtetasen Z.M.
U sekuestrua në cilësinë e provës materiale arma e gjahut.
Materialet hetimore do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Kurbin
Kurbin, Lezhë
Policia parandalon një krim të rëndë, arreston autorin e dyshuar dhe kap armën.
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Kurbin arrestuan në flagrancë shtetasin M.GJ 21 vjeç, banues në Fashti Drojë, Kurbin.
Arrestimi në flagrancë i tij u krye pasi ka qëlluar me armë në ajër dhe ka kanosur për motive të dobëta disa punonjes të një firme guroreje, ku ishte i punësuar.
Ndërhyrja në kohë e shërbimeve të Policisë së Kurbinit parandaluan konfliktin, si dhe kapen shtetasin së bashku me armën e zjarrit tip pushkë.
Gjatë kontrollit fizik Policia i gjeti në trup edhe 10 gr kanabis. Në vendin e ngjarjes grupi hetimor gjeti dhe sekuestroi 3 gëzhoja.
Materialet në ngarktim të këtij shtetasi i kaluan për veprime të mëtejshme Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprat penale “Kanosja”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 04.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.M, vjeç 28, pasi vjehrra G.Ç, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj dhe familjes. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.A vjeç 45, banues në Shkodër, pasi në lagjen “10 Korriku”, po bënte punime në banesë, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin V.D, vjeç 36, banues në fshatin Grudë e Re, pasi në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Mat
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim i dënuar për disa vepra penale.
Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe si rezultat i bashkëpunimit të  Komisariatit të Policisë Mat dhe   Policisë Kufitare Kapshticë,  u kap shtetasi në kërkim :
H.K, 44 vjeç, banues në Klos.
Ky shtetas është shpallur në kërkim nga Komisariati i Policisë Mat për veprat penale "Dhunë në familje", "Vjedhje e energjisë elektrike" dhe " Mbajtje pa leje të armëve luftarake", si dhe për këtë shtetas Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat me datë 02.11.2015, ka vendosur masën e sigurisë "Arrest me Burg".
Materialet i kaluan Prokurorisë Mat për veprime të mëtejshme.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin kosovar A.D, vjeç 23 banues në Kamenicë, Kosovë, pasi iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një pasaportë kosovare e një tjetër shtetasi A.D, që e përdorte për të kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Nenet 189/1 e 297 të Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.B, vjeç 31, banues në Burrel, pasi më datë 22.09.2016, në afërsi të S.P.K.M Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, shtetasi O.K, vjeç 40, banues në Mancester, Londër, ka kallëzuar se më datë 22.12.2017, ka prerë një policë sigurimi kufitare të një shoqërie private në Ankona-Itali, për mjetin tip “Bentley” dhe kur do nisej për në Itali, siguracioni nuk ishte i rregullt. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 190 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, në dalje te Porti, u kap shtetasi Italian në kërkim G.C vjeç 62 banues në Modena, Itali, pasi më datë 23.01.2018, në Drashovicë, Vlorë, ka plagosur lehtë shtetasen B.K. Neni 89 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.K vjeç 48, banues në Pajovë, Peqin, kthyer nga Italia me linjën Brindisi-Vlorë, pasi më datë 24.01.2018, ka dalë nga Porti Durrës me djalin A.K, vjeç 18, të cilin e ka braktisur në Peruxhia Itali. Neni 124 i Kodit Penal.

Më datë 04.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.A vjeç 33, banues në Vlorë, pasi në lagjen “24 Maj”, ka lëvizur mjetin lundrues tip gomone, me dy motorë. Neni 28 i ligjit 8663, datë 18.09.2000, ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT”.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 04.02.2018,  në fshatin Dritë, shërbimet e SPK Kakavijë kanë kapur shtetasit sirian A.I, N.A, W.T, L.M dhe shtetasin libian A.F, vjeç 23, 22, 19, 32 e 22, imigrant të paligjshëm, përsëritës. Në përfundim të përzgjedhjes u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 04.02.2018, në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër, te kthesa e fshatit Vanistër, janë kapur shtetasit A.A, M.A, M.E, I.S dhe M.N, vjeç 25, 29, 32, 19 e 23, banues në Siri, Egjipt, Egjipt, Egjipt e Palestinë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2