Korçë - Arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit Biranj. 06 Shkurt 2018


Korçëdrejtoria e policise korce

Arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit Biranj, për veprën penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese".

Specialistët e seksionit për krimet ndaj jetës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit: 

B.N, 36 vjeç, banues në fshatin Biranj (me detyrë Kryeplak i këtij fshati).

Më datë 05.02.2018, në fshatin Biranj, shtetasi B.N, ka shkuar tek banesa e shtetasit K.R, 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit L.M, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018.

Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, B.N., sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K.R, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lirë.

Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2