Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 06 Shkurt 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.


Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 20 Personave.
Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:
6 persona në kërkim.
2 persona për narkotikët
1 person për veprën penale “Vjedhja”
3 persona për veprën penale “Dhunë në familje”
1 person për veprën penale “Shkatërrim prone”
1 person për veprën penale “Ndërhyrje të padrejta në jetën private”
1 person për veprën penale "Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese"
1 person për veprën penale "Largim i të burgosurit nga vendi i qëndrimit"

Janë sekuestruar:
1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë
1 dozë lëndë narkotike e llojit Heroinë
si dhe disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

 Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 52 persona.

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4