Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 06 Shkurt 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.GJ, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Myslym Keta”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë  e dyshuar narkotike e llojit Heroinë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç  31, banues në Tiranë, pasi  në rrugën e “Dibrës”, gjatë kontrollit në mjetin tip “Porche Carrera”, iu gjetën dhe bllokuan 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë, një shumë lekësh dhe një telefon. Neni 283/1 i Kodit Penal

Sektori për krimin ekonomik e financiar
Më datë 05.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim S.L, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë ''Arrest me burg'', për veprat penale ''Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar'', ''Mospagimi taksave dhe tatimeve'' dhe ''Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve''. Nenet 144/a 181 e 190/2 të Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin sirian V.H vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke me leje drejtimi të mjetit të falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.S, vjeç 41, banues në Tiranë, me leje drejtimi, pasi  në rrugën “Liqeni i Thatë”, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Chrysler”, me drejtues M.ZH, vjeç 63, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar M.ZH si dhe bashkëshortja dhe vajza e tij SH.ZH dhe O.ZH vjeç 60 e 31, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.M, vjeç 37 banues në Tiranë, pasi  në rrugën e “Kavajës”, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka aksidentuar këmbësorin G.Ç  vjeç 63, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore. Neni 290/2 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, në rrugën Kamëz- Fushë-Krujë, te kthesa e Valiasit, shtetasi V.C, vjeç 59, banues në Tiranë, duke drejtuar një biçikletë, është futur menjëherë në rrugë dhe është përplasur me mjetin tip “Volsvagen”, me drejtues L.D, vjeç 38, banues në Kamëz, ku si pasojë ka mbetur i dëmtuar V.C i cili pasi ka marrë mjekimin në spital është larguar në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, duke drejtuar mjetin tip “Volsvagen Polo”, ka aksidentuar këmbësoren S.GJ, vjeç 64 banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.T, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi  në në rrugën Durrës-Tiranë, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi  më datë 05.02.2018, në rrugën “Ali Shefqeti”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Renault”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, shtetasi A.L, vjeç 62 banues në Tiranë, kallëzon se, në Yzberisht, duke drejtuar motorin tip “Zongo”, e ka aksidentuar një mjet fuoristradë e bardhë, e cila është larguar nga vendi i ngjarjes, i cili pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital është larguar për në banesë. Punohet për identifikimin e mjetit dhe autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin J.B, 22, banues në Sukth, Durrës, pasi  më datë 03.02.2018, në PKK, Qafë Thanë, Pogradec ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit B.TH dhe A.M, vjeç 39 e 67, banues në Durrës, pasi  në lagjen nr. 14,  B.TH, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volvo”, është përplasur me motorin tip “Piaxho”, të drejtuar nga A.M, pa leje drejtimi, për pasojë është aksidentuar A.M dhe bashkëshortja B.M, vjeç 64, banuese në Durrës, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Specialistët e Seksionit të Qarkullimit Rrugor, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë
arrestimin në flagrancë të  shtetasit:
I.H 35 vjeç banues në Burrel.
Arrestimi i tij, u bë pasi në aksin rrugor Elbasan – Metalurgji në fshatin Bradashesh duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar tre këmbësorë.
Si pasojë shtetasja V.S., 48 vjeçe banuese në fshatin Bradashesh ka gjetur vdekjen ndërsa dy këmbësorët e tjerë shtetasit Sh.F., 46 vjeçe dhe K.H., 31 vjeç banues në fshatin Bradashesh ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu janë dëmtuar dhe dy pasagjeret në këtë mjet, shtetaset E.K., 59 vjeçe banuese në fshatin Rrajcë Librazhd dhe E.H., 39 vjeçe banuese në Burrel. Të dyja ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelja e Rregullave të Qarkullimit Rrugor”  parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.Ç, vjeç 29 banues në fshatin Vidhas, Elbasan, pasi në Elbasan, te “Rrethrrotullimi i Bradasheshit”, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, është përplasur me mjetin  tip “Renault”, me drejtues shtetasin G.A, vjeç 31 banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri B.F, vjeç 30, banues në Tiranë, të cilët pasi morën ndihmën e parë në spital u larguan për në banesë. Neni 290 i Kodit Penal

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më 05.02.2018 u ndalua shtetësia në kërkim E.I, vjeç 44, banuese në Vlorë, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, e dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim, për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”. Neni 186/2 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
Më datë 05.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.T, vjeç 43 banues në Burrel, Mat, pasi  më datë 04.02.2018, në Fushe Kuqë, gjatë kontrollit në mjetin tip “Benz”, iu gjetën dhe bllokuan dy qese më peshë 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.P, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi  në rrugën "Xhorxhi Martini”, në pronësi, u konstatua duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.GJ, vjeç 74, banues në Tiranë, pasi ne rrugën “Budi”, në mënyrë të vazhdueshme, në godinën nr. 18, ka prishur rendin e qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, në lagjen Ali Demi, në rrugën “Millosh Shutku”, është vjedhur banesa e shtetasit E.G, vjeç 45, ku i kanë marrë 1 lap-top, 3 tableta dhe disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen SH.H vjeç 68 banuese në Tiranë, pasi  në rrugën “Serafin Fanku”, Shkozë, në banesë, u konstatua se vidhte energjinë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.K, vjeç 39, banuese në Tiranë, pasi  në rrugën “Serafin Fanku”, Shkozë, në banesë, u konstatua se vidhte energjinë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.B, vjeç 32, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Budi”, në banesë, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur R.H, vjeç 17, banues në Tiranë, pasi ka goditur me sende të forta, shtetasin e mitur K.D, vjeç 16, banues në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.Ç vjeç 44, banues në Durrës, pasi në bulevardin “Barjam Curri”, në ambientet e bodrumit të tij, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset E.N dhe N.SH, vjeç 67 e 58, banuese në Tiranë, pasi  në rrugën “Gjergj Fishta”, kanë goditur me grushte njëra-tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit E.Z, vjeç 28, banues në Tropojë, pasi  me anë të rrjetit social ka kanosur me jetë dajën G.P, vjeç 35, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 05.02.2018, shtetasi A.M, vjeç 43 banues në Tiranë, kallëzon se, më datë 17.01.2018, në rrugën e “Kavajës“, i ka humbur telefoni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases L.H, vjeç 50, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Pandi Dardha”, ka kanosur me fjalë, shtetasen A.Ç, vjeç 37, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018 shtetasja F.M, vjeç 24 banuese në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Mine Peza”, i kanë vjedhur motorrin tip “Piaggio”, të cilin e kishte parkuar më datë 04.02.2018. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit Q.H, vjeç 65, banues në Tiranë, pasi me anë të telefonit, ka kanosur shtetasin D.L, vjeç 59, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, shtetasi F.H, vjeç 62, banues në Tiranë, kallëzon se, në Kamëz, te një lokal ka konstatuar se i ka humbur portofoli, të cilin nuk e mbante mend ku e kishte lënë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.B vjeç 25, banues në Tiranë, pasi  rrugën “Esheref Frashëri”,  për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, shtetasi H.K, vjeç 27 banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën Asim Vokshi”, i kanë vjedhur biçikletën e markës ‘Schvinn”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M vjeç 56, banues në Tiranë  pasi  në rrugën e “Dibrës”, u kap në një largësi rreth 1 km nga banesa e tij, duke thyer vendimin e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, e cila ka caktuar, masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 323 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Hoxha Tahsim”, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e nje kompanie të shtetasit O.T vjeç 28, banues në Tiranë, ku kanë marrë një sasi telefonash celular të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, në rrugën “Violeta Manushi”, është gjetur i vdekur në banesën me qera të shtetasit SH.R, vjeç 55, banues në Tiranë, shtetasi H.GJ, vjeç 53, banues në Tiranë, i cili ka qenë përdorues i rregullt i pijeve alkoolike. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 05.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim Q.D, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg nga të cilat i ka mbetur për të vuajtur dhe 3 muaj e 18 ditë, për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.Z, vjeç 40,  banuese në Tiranë, pasi  bashkëshorti E.Z, vjeç 45,  banues në Tiranë,  ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.L, vjeç 31, banues në Tiranë, pasi  në rrugën ‘’Xhanfize Keko”, gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe bllokua një portofol, dyshohet i vjedhur. Neni 247 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 05.02.2018, u plotësua kërkesë padi për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasin M.K vjeç 75, pasi  ndaj tij ka ushtruar  dhunë të vazhdueshme psikologjike dhëndri S.A, vjeç 58. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Tiranë. Ligji 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.C, vjeç 42, banues në Paskuqan 2, pasi  në Paskuqan 2, në lokalin “Bar-Kafe”, në pronësi, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159/1 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen D.Ç, vjeç 66, banuese në Kamzë, pasi në rrugën “Besëlidhja”, u konstatua duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi G.K vjeç 20, banues në Kukës, pasi  në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur shtetasen D.M, vjeç 19, banuese në Tiranë. Neni 121 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 05.02.2018, në rrugën “Petraq Leka”, në një banesë të braktisur është gjetur  i vdekur shtetasi B.SH, vjeç 41, banues në Vaqarr, Tiranë. Nga veprimet e kryera në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes është nga overdoza, përdorimi i narkotikëve. Materialet do t'i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për vlerësim.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen SH.H, vjeç 69 banuese në Tiranë, pasi  në mënyrë të vazhdueshme ka kanosur djalin M.B, vjeç 44, banues në Tiranë, të cilit iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.M vjeç 72, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Sabahudin Gabrani”, është konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur dyqani ushqimor  në pronësi të shtetasit E.K, vjeç 27, ku kanë  marrë paketa të markave të ndryshme dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018. u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit  D.M dhe A.T, vjeç 56 e 55, banues në fshatin Xhafzotaj, pasi  në Xhafzotaj, kanë goditur me sende të forta njëri tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018. u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Q.D vjeç 58,  banues në Durrës,  pasi në lagjen nr. 4, ka kanosur me fjalë shtetasen B.K, vjeç 69, banues në Durrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L.K, vjeç 11, banues në Durrës, pasi  nëna F.K, vjeç 39 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L.K, vjeç 6 banues në Durrës, pasi  nëna  F.K, vjeç 39 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 05.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L.K, vjeç 11, banues në Durrës, pasi  babai L.K, vjeç 40 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin F.Ç, vjeç 20, banues në Milot, pasi në Fushë Krujë, ka goditur me grusht, shtetasin M.A vjeç 33, banues në Fushë Krujë. Neni 90 i  Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, në Fushë Krujë, shtetases M.XH, vjeç 39, banuese në fshatin Bubq, në mjetin tip  “Benz”, i kanë vjedhur një lap-top dhe 1 telefon celular. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 05.02.2018 shtetasi S.Ç vjeç 59 banues në Elbasan, kallëzon se, në datë 03.02.2018, i janë larguar nga banesa bashkëshortja S.Ç dhe djali M.Ç, vjeç 46 e 4. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Komisariati i Policisë Korçë
Korçë
Arrestohet në flagrancë kryeplaku i fshatit Biranj, për veprën penale “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”.
Specialistët e seksionit për krimet ndaj jetës, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:
B.N, 36 vjeç, banues në fshatin Biranj (me detyrë Kryeplak i këtij fshati).
Më datë 05.02.2018, në fshatin Biranj, shtetasi B.N, ka shkuar tek banesa e shtetasit K.R, 19 vjeç e ka goditur fizikisht dhe i ka kërkuar këtij të fundit, të dilte jashtë banese me pretendimin se e kërkonte Policia, për ta pyetur në lidhje me vjedhjen e disa pajisjeve elektroshtëpiake në banesën e shtetasit L.M, 45 vjeç, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2018. Pasi kanë shkuar tek banesa ku kishte ndodhur vjedhja, B.N sërish ka ushtruar dhunë fizike ndaj shtetasit K.R, me pretendimin se ky i fundit ishte autor i kësaj vjedhje dhe më pas e ka lënë të lire. Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.
Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Korçë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit :
A.XH 40 vjeç, banues në Korçë.
Arrestimi i tij u bë pasi më datë 05.02.2018, ky shtetas në lagjen nr 8 në Korçë, pas një
konflikti për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike ndaj ish dhëndrrit të tij shtetasit E.K, 23 vjeç, si edhe ndaj (prindërve të këtij të fundit) ish krushqve të tij, konkretisht shtetases V.K, 39 vjeçe dhe shtetasit A.K, 45 vjeç, të tre banues në Korçë, të cilët kanë marrë mjekim në Spitalin e Korçës ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 05.02.2018, në spitalin e Korçës, shtetasin A.D, rreth 40 vjeç, banues në Korçë, endacak, ka ndërruar jetë dhe dyshohet për shkaqe natyrale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 05.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin M.H, vjeç 62, pasi  djali A.H, vjeç 34, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në fshatin Ponçar, shtetasit F.Z vjeç 72, banues në Korçë, i kanë vjedhur 8 koshere bletësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin T.Ç vjeç 38, banues në fshatin Radokal, pasi  më datë 04.02.2018, në Radokla, ka kanosur shtetasin G.Ç, vjeç 55 banues në Radokal. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin J.Ç vjeç 35, pasi  në Buçimas, ka goditur me grusht dhe i ka thyer xhamin e makinës shtetasit DH.M, vjeç 45, banues në fshatin Niçe. Nenet 90 e 150 të Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasit E.B dhe K.H, vjeç 34 e 41, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, kanë goditur me sende të forta shtetasin J.M, vjeç 47, banues Pogradec. Neni 89 e 25  i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Ersekë
Kolonjë
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kolonjë bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit :
A.R 55 vjeç, banues në Ersekë.
Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkeshortes së tij shtetases V.R, 43 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.Ç vjeç 38, pasi  ka kundërshtim urdhërin e mbrojtjes së Gjykatës së Rrethit, duke mos lejuar të hyjë në banesë bashkëshorten M.B, vjeç 45. Neni 321/2 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasen F.E, vjeç 47, banuese në Berat, pasi  nëpërmjet telefonit, për shkak të detyrës, ka kanosur dhe ofenduar drejtoreshën e një shkolle 9-vjeçare. Nenet 238 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë 05.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen H.S, vjeç 48, pasi bashkëshorti G.S, vjeç 54, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, ndaluan shtetasin:
A.P 25 vjeç, banues në Lushnje.
Ndalimi i këtij shtetasi u bë pasi nga kryerja e veprimeve hetimore, rezultoi se në bashkëpunim me shtetasin E.K (i cili është ndaluar nga policia), kanë vjedhur banesën e shtetasit P.K, 54 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushje për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në fshatin Karbunar e Madhe, ka rënë zjarr, në banesën  e shtetasit Z.Ç vjeç 43, ku janë djegur disa orendi shtëpiake. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 05.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen M.T vjeç 27, pasi  bashkëshorti E.T, vjeç 28, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet  i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësore Lushnjë. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, më datë 04.02.2018, u referuan materialet Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Italian G.C, vjeç 62, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 05.01.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.SH, vjeç 31, banuese në Vlorë, pasi  ndaj saj ka ushtruar dhunë psikologjike ish bashkëshorti, shtetasi A.SH, vjeç 35. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006,”Për masa ndaj dhunës ne marrëdhëniet familjare”.

Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, është vjedhur banesa e shtetasit R.L, vjeç 62, ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.Ç vjeç 51 banues në Vlorë, pasi  në Radhimë, ka goditur me grusht, shtetasin H.B vjeç 50, banues në Radhimë. Punohet për kapjen e tij. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2017, në lagjen ‘’Kushtrimi’’, brenda territorit të rrethimit të IEVP-së, në dy qese plasmani u gjet dhe u bllokua një sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Punohet për identifikimin e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin J.T, vjeç 20, banues në fshatin Kaninë, pasi  në lagjen ‘’Pavarësia-3, ka goditur me grushte shtetasin D.B vjeç 23, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit V.I, L.A dhe E.A, vjeç 34, 23, 25 e 26, banues në Vlorë e Fier, pasi në lagjen “24 Maji”, te tregu i fruta perimeve, A.S, V.I e L.A kanë goditur me kaçavidë E.A, i cili te tregu i shumicës fruta perime, ka thyer xhamin e mjetit në pronësi të A.S. Punohet për kapjen e V.I, L.A. Nenet 150, 88 e 25 të Kodit Penal

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 04.02.2018, gjatë natës, në fshatin Qeparo, është vjedhur banesa e shtetasit A.K, vjeç 74, ku kanë marrë nje shumë eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 3, është vjedhur magazina e sendeve të përdorura, pronë e shtetasit L.M vjeç 52, banues në Sarandë, ku kanë marrë sende të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, shtetasi V.B vjeç 55, banues në fshatin Vergo,  kallëzon se një person i pa njohur,  në oborrin e banesës i ka dëmtuar xhamit e pasagjerit të mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Nenet 150 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 05.02.2018, në spitalin rajonal “Omer Nishani”, Gjirokastër, ka vdekur shtetasi DH.Q, vjeç 75, banues në fshatin Palokastër. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja është natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 05.02.2018, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit D.M vjeç 36 banues në Memaliaj,  pasi  më datë 05.02.2018, në lokalin e tij, e ka goditur me grushte, djali i hallës L.M vjeç 42, banuese në Memaliaj. Neni 130/a i Kodit Penal

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin G.N, vjeç 46 banues në Lezhë, pasi  në Ishull Lezhë, ka kanosur shtetasin N.GJ, vjeç 34, banues në Ishull Lezhë. Neni 84 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, shtetasi K.C, vjeç 32 banues në Grykë Lumi Lezhë, kallëzon se, ka konstatuar se i kanë vjedhur dy bateri të mjetit të tij, parkuar në lagjen “Skenderbeg”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 të Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Lezhë, për shtetasin E.GJ vjeç 20 banues në Lezhë, pasi  në lagjen “Besëlidhja”, në banesë, ka bërë rilidhje të energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Lezhë, për shtetasin A.K, vjeç 51, banues në Lezhë, pasi  në lagjen “Besëlidhja”, në banesë, ka bërë rilidhje të energjisë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Kurbin
Policia Kurbin arreston një shtetas të shpallur në kërkim ndërkombëtar me qëllim esktradimin e tij në shtetin Italian.
Nga strukturat e Komisariatit të Policisë Kurbin në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u bë e mundur identifikimi , lokalizimi dhe  arrestimi provizor me qëllim esktradimi në shtetin Italian i shtetasit:
D.P 40 vjeç, banues në Laç.
Ky shtetas rezulton i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Roma.
Autoritetet Gjyqësore Italiane kanë lëshuar  me datë 04.07.2005 ndaj tij, masën e sigurisë “Arrest me burg”, kryerjen e veprave penale “Vjedhje me pasoja të rënda”, të parashikuar nga Kodi Penal Italian.
Gjithashtu nga Prokuroria e Përgjithshme Pranë Gjykatës së Apelit Venecia, është nxjerrë urdhri  i datës 15.11.2017 , ndaj shtetasit të lartpërmendur i cili  ka për të kryer dënimin me 14 vjet, 8 muaj dhe 28 ditë burgim për veprat penale “ Vjedhje” dhe “Vjedhje e rënduar”.
Materialet i kaluan Prokurorisë së  Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprime të mëtejshme.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen P.V vjeç 62 banues në fshatin Luarez, pasi  me datë 01.02.2018, në Luarez, po ndërtonte një mur rrethues të tokës që ka në pronësi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, në fshatin Nënmavriq, aksidentalisht është rrëzuar në shkallët e banesës shtetasja SH.P vjeç 42, e cila ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale

Më datë 05.02.2018, në fshatin Obot i Ri, është vjedhur banesa e shtetasit V.G, vjeç 62, ku kanë marrë një televizor dhe një gjenerator. Punohet për identifikimin  e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, në lagjen Salo Halili, parkuar anës rrugës, është dëmtuar me sende të forta xhami i mjetit tip “Benz”, në pronësi të shtetasit S.B vjeç 67 banues në Shkodër. Punohet për identifikimin  e kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin GJ.Ç vjeç 45, banues në fshatin Grudë e Re, pasi  në fshatin Grud e Re, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018 në fshatin Grudë e Re, është vjedhur banesa e shtetasit M.T vjeç 50, banues Shkodër, ku kanë marrë një varëse floriri. Punohet për identifikimin  e kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 05.02.2018, në fshatin Kçar, duke riparuar tjegullat e banesës tij, aksidentalisht ka rënë nga lartësia shtetasi R.SH, vjeç 79, e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 05.02.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër dhe punohet për kapjen e shtetasve D.N dhe Z.N, vjeç  19 e 26, banues në fshatin  Brezhdan, pasi  në Peshkopi, te dera kryesore e shkollës së mesme kanë kanosur dhe goditur me sende të forta shtetasit I.K, K.D dhe SH.T, vjeç 16, 18 e 18, banues në Peshkopi. Nenet 89, 274, 84 e 25 Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Informacion paraprak
Më datë 05.02.2018, në fshatin Karicë, është djegur banesa në pronësi të shtetasit S.M, i cili banon në qytetin e Burrelit, ku ka dëme materiale. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.N vjeç 34, banues në Kavajë, pasi më datë 05.06.2017, në afërsi të PKK, Kakavijë, Gjirokastër, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin O.Q, vjeç 37, banues në Berat, pasi  më datë 07.01.2018, në afërsi të PKK, Morinë, Kukës, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i  Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 05.02.2018, në P.K.K, Port, u kap shtetasi në kërkim A.K vjeç 26, banues në Krujë, bazuar në nenet 112, 102, 22, 321 e 130/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 05.02.2018, në aksin rrugor Gjirokastër-Kakavijë, në Vanister, janë kapur shtetasit N.A, A.I, N.M, J.A dhe W.T, banues në Siri, vjeç 32, 23, 23, 27 e 29, imigrant të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit kërkuan azil në RSh, e u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 05.02.2018, në Gjirokastër, në lagjen “18 shtatori”, u kap shtetas i huaj, A.A, vjeç 22 lindur në Siri. Më datë 05.02.2018, ka kaluar kufirin e gjelbër në mënyrë të paligjshme nga Greqia për në Shqipëri. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u procedua me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 05.02.2018, në afërsi të postës së vjetër të Mullirit, u kapen shtetasit H.S, R.S, CH.A, M.A dhe Y.M, vjeç 38, 23, 23, 21 e 25, banues në Siri, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 05.02.2018, në P.K.K, Hani Hotit, u kap shtetasi në kërkim A.H vjeç 30, banues në Fier, pasi  më datë 27.11.2017, në Fier, ka vjedhur një automjet tip "BMV"dhe një magazinë të ndërmarrjes së rrugëve.  Vepra penale "Vjedhje". Neni 134 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin e huaj Y.T, vjeç 31 lindur në Marok dhe banues përkohësisht  në qendrën e azilantëve Babrru, Tiranë pasi  më datë 05.02.2018, në afërsi të PKK, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin e huaj Y.G, vjeç 29, lindur në Libi dhe banues përkohësisht  në qendrën e azilantëve Babrru, Tiranë, pasi  më datë 05.02.2018, në afërsi të PKK, Morinë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4