Sekuestrohen mbi 1.4 milion euro pasuri të një grupi të dyshuar kriminal në Lezhë
Lezhë
Sekuestrohen mbi 1.4 milion euro pasuri të një grupi të dyshuar kriminal në Lezhë
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017, ku
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë mbi bazen e materialit referues nga Policia e Lezhës, ka
rregjistruar procedimin penal për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të
veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë, që vendosi
sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal.
Ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim
prostitucioni.
Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:
• 7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
• 4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
• 9 automjete luksoze.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.
Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:
- P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;
- V. S., 29 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga
Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;
- A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve
narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.
Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë
Vendore të Policisë Lezhë.
Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e
dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.