Policia e Shtetit në 24 orët e fundit 07 Shkurt 2018


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.Stema Policia


Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 16 personave.


Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.


Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:


4 persona në kërkim.
1 person për veprën penale “Kontrabanda me mallra të tjera”.
1 persona për veprën penale “Shkatërrim prone”.
2 persona për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.
1 person për veprën penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik"
1 person për veprën penale “Ndërtim i paligjshëm”.
1 person për veprën penale “Dhënia ndihmë një të burgosuri për largim”
1 person për veprën penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.


Janë sekuestruar:
-disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
1 dozë lëndë narkotike Kokainë, 1 automatik, 1 karikator me 20 fishekë dhe 30 fishekë arme gjahu.


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 78 persona.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2