Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 07 Shkurt 2018

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Q, vjeç 23, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Irfan Tomini”, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin italian V.A, vjeç 52, banues në Itali, administrator i një shoqërie private pasi  ka mashtruar, nuk ka nënshkruar kontratat e punës dhe nuk i ka dhënë pagat shtetaseve F.H dhe K.L, vjeç 40 dhe 35, banuese në  Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal. 

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.G vjeç 20, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, duke drejtuar mjetin tip “Smart”, ka aksidentuar këmbësorin F.A vjeç 28, banues në Tiranë i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit N.RR dhe G.D, vjeç 39 dhe 35, banues në Tiranë e Bërzhitë, pasi në rrugën “Ali Demi”, N.RR, duke hapur derën e mjetit tip “Audi”, ka aksidentuar shtetasin A.P, vjeç 32, banues në Tiranë, i cili ishte duke drejtuar motorin më pas është goditur nga mjeti tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin G.D. Shtetasi A.P, ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, në Paskuqan, mjeti tip “Ford”, ka aksidentuar shtetasin e mitur E.Z, vjeç 10 banues në Paskuqan, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.M, vjeç 21, banues në Vaqarr, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”, pa targë. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.Ç, vjeç 42, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.K vjeç 34 banues në fshatin Trepsenisht, pasi në fshatin Qyrkan, duke drejtuar autobusin tip “Iveko”, është përplasur me mjetin tip “Golf”, me drejtues shtetasin A.L, vjeç 24, banues në fshatin Mollas, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit “Golf”, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin E.K, vjeç 20 banues në Elbasan, pasi në aksin rrugor Elbasan-Peqin, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetin  tip “Fiat”, me drejtues shtetasin A.K, vjeç 21, banues në Peqin, për pasojë janë dëmtuar të dy drejtuesit e mjeteve dhe ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.Ç vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në lagjen nr. 1, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis  Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasen B.K, vjeç 39, banues në Libonik, Maliq, pasi në rrugën nacionale, në afërsi të fshatit Dishnicë, nga kontrolli i ushtruar në njësinë tregtare të saj, u konstatua se kjo shtetase kryente aktivitet pa dokumentacionin përkatës e pa regjistruar në organet tatimore dhe pa kasë fiskale. Nenet 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Kuçovë
Më datë 06.02.2018, nga Specialistët e Seksionit për Qarkullimin Rrugor, u bë arrestimi
në flagrancë i shtetasit:
A.S, 25 vjeç, banues në lagjen ‘’11 Janari’’, Kuçovë.
Arrestimi i shtetasit të lartpërmendur u bë pasi në vendin e quajtur ‘’Rrethrotullimi”,
Kuçovë u kap nga shërbimet e policisë, duke drejtuar mjetin tip Ford,pa leje drejtimi.
Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale
‘’Drejtim mjeti në mënyrë të parregullt’’ parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.M vjeç 41, banues në fshatin Kreshpan, Fier, pasi ka falsifikuar dokumente. Neni 187  i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin G.M vjeç 58, banues në Tepelenë, pasi në fshatin Fratar, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Volksvagen”, me drejtues shtetasin G.H, vjeç 31, banues në Fier, për pasojë janë dëmtuar lehtë pasagjerët V.L dhe F.G vjeç 53 e 33 banues në fshatin Zhulaj Tepelenë e Fier, të cilët pas mjekimit të marrë në spitalin Rajonal Fier, u larguan në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin J.S, vjeç 21 banues në Tiranë, pasi më datë 05.02.2018, në aksin rrugor Gjirokastër-Tepelenë, në vendin e quajtur “Lapidari i Hormovës”, duke drejtuar mjetin tip “Ford Focus”, ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar e përmbysur në skarpatin e lumit Drino,  për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe pasagjerja P.V, vjeç 19, banuese në Sarandë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Kurbin, për shtetasin K.P vjeç 35, banues në Zhejë, Kurbin, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në Mamurras, Laç, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit K.P i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.K, vjeç 55, banues në fshatin Rragam Shkodër, pasi në lagjen ”Partizani” Shkodër, gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip ”Benz”, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 40 kg duhan të grirë. Nenet 288/a dhe 178 të Kodit Penal.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.02.2017, u arrestua në flagrancë, shtetasi M.H, vjeç 48, banues në  Delvinë, pasi më datë 06.02.2018, u kap me një sasi të konsiderueshme mallrash kinkalerie, të dyshuara kontrabandë, të cilat u sekuestruan me cilësinë e provës materiale. Neni 174 i Kodit Penal.
 
Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 06.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë,  për shtetasin K.P  vjeç 25, banues në fshatin Lekbibaj, pasi në kamionçinën tip “Benz”ka falsifikuar numrin e shasisë. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjetit. Neni 190 i Kodit Penal.


DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.D vjeç 28, banues në fshatin Krrabë, pasi nëpërmjet telefonit, në mënyrë të vazhdueshme, përndjek ish-të dashurën E.SH, vjeç 27 . Neni 121/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.B, G.M dhe B.G vjeç 51, 26 dhe 44 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Zef Jubani”, në katin e fundit të pallatit Nr.5, L.B, me vetëgjyqësi nuk ka lejuar B.G të shkonte në tarracën e pallatit, G.M ka kanosur me fjalë për jetën dhe ka ushtruar dhunë fizike ndaj B.G ndërsa ky i fundit ka ushtruar dhunë fizike ndaj L.B. Nenet 277, 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.J, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kosovarëve”, ka goditur sende të forta, ish të dashurën S.SH, vjeç 26, banuese në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.M, vjeç 53, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Sami Frashëri”, ka dëmtuar me dashje me grusht, shtetasen D.D vjeç 46, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit S.T, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi më datë 18.01.2018, në rrugën “Frosina Plaku”, ka vjedhur banesën e shtetasit LL.K, vjeç 71, banues në Tiranë, ku ka marrë 5 ora dore, 1 aparat celular dhe një aparat tensioni. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Kanosja”, më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen SH.L, vjeç 52, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, në spital, ka vdekur shtetasi T.A, vjeç 70, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë veprën penale “Vjedhja”, më datë 06.02.2018, shtetasi malazez D.U vjeç 21, banues në Tiranë, në vazhdim, deklaron se e ka gjetur telefonin pasi i kishte rënë në mjet. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.XH, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Asim Vokshi”,  ka kanosur nëpërmjet telefonit, shtetasen A.B, vjeç 41, banuese në Tiranë. Nenet 238 e 275 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, në rrugën “Sejdini”, u konstatua se është dëmtuar dera e një kabine elektrike dhe rregullatori i energjisë elektrike, në pronësi të OSHEE-së. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, në rrugën “Princ Vidi”, ka ndërruar jetë, shtetasi A.Z, vjeç 56, banues në Fier. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 06.02.2018, shtetasi M.K, vjeç 25, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 01.02.2018, në Laprak, te zyrat e një kompanie private është sulmuar nga qeni roje i objektit, duke e dëmtuar në këmbë dhe dorë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.02.2018, shtetasi i mitur SV, vjeç 15, banues në Tiranë, kallëzon se në Laprakë, në ambientet e shkollës 9 vjeçare i ka humbur telefoni.Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi më datë 05.02.2018, në rrugën “Gjergj Legisi”, në banesë, ka kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.V, vjeç 67, banuese në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike ndaj nuses së djalit N.V vjeç 31, banuese në Tiranë, të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a  i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.P, vjeç 21 banues në Tiranë, pasi më datë 03.02.2018, në rrugën “Dedë Gjon Luli”, ku ky shtetas punon kamarier, dyshohet se i ka vjedhur unazën e floririt shtetasit A.S, vjeç 33,  banues në Tiranë. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Jordan Misja“,kanë vjedhur motoçikletën tip “Piaggio”, pa targë, në pronësi të shtetasit D.R,  vjeç 25, banues në Tiranë.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.Q vjeç 66, banues në Tiranë, pasi në fshatin Lana Bregas, ka kanosur me fjalë, shtetasin S.K, vjeç 69, banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”, më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin në kërkim Q.A, vjeç 58, banues në Tiranë. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, shtetasi K.R, vjeç 28, banues në Tiranë kallëzon se, në rrugën “Hafiz Ibrahim Dalliu“, pas një konflikti të çastit, është goditur me mjete të mprehta në pjesën e shpatullës nga persona të paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe shoqërimin e autorëve. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.Xh, vjeç 15, pasi gjatë natës, në Paskuqan, në banesën e kushëririt, shtetasit A.C, vjeç 24, ka vjedhur telefonin dhe unazën e floririt. Me cilësinë e provës materiale u sekuestruan sendet e vjedhura. Nga veprimet e kryera rezultoi se është autor i disa vjedhjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 41, banues në Valias, pasi në Valias, në lokal nga punonjësit e UKT-së, u konstatua furnizimi me ujë pa kontratë. Neni 259 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.P, vjeç 49, banues në Valias, pasi në banesë nga punonjësit e UKT-së, u konstatua furnizimi me ujë pa kontratë. Neni 259 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet  për kapjen e  shtetases A.D vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortit F.D, vjeç 71, banues në Tiranë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.Xh, vjeç 15, pasi në Institut Bujqësor, ka goditur me grusht, shtetasin e mitur K.S, vjeç 11, banues në Paskuqan. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në fshatin Vishje, dyshohet se ka pushtuar tokën, në pronësi të shtetasit F.B, vjeç 50, banues në Tiranë. Neni 200 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases B.M më datë 06.02.2018, kjo shtetase është gjetur, e cila deklaron se është larguar me dëshirë nga banesa dhe nuk ka patur probleme.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.B, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në rrugën “3 Dëshmorët”, në banesë, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e ujit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin e mitur A.K, vjeç 14, banues në Tiranë, pasi tek sheshi “Shqiponja”, ka thyer aksidentalisht xhamin e pasmë të autobusit pronë e një kompanie private me drejtues M.G vjeç 53, banues në Tiranë.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin GJ.G, vjeç 76, banues në fshatin Prush, pasi në Prush, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, në Sharrë, në banesë, aksidentalisht, ka prerë dorën me thikë, shtetasja K.B, vjeç 38 banuese në Tiranë, e cila pasi ka marrë ndihmën mjekësore në spital, është larguar për në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.RR, vjeç 44, banues në Kavajë, pasi në lagjen nr. 5, ka shkuar në banesën e shtetases M.H, vjeç 49, ku ka qëndruar jashtë dëshirës së saj, duke i kërkuar të bashkëjetonte me të. Nenet 112 e 130 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasit V.B dhe E.L, vjeç 48 e 29, banues në fshatin Rrikaj, pasi në Rrikaj, kanë goditur me sende të forta njëri-tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 06.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen D.F, vjeç 38, banues në Durrës, pasi bashkëshorti F.F vjeç 41 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”

Më datë 06.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.T, vjeç 31, banues në Durrës, pasi në në lagjen nr. 3, për shkak të detyrës, ka  kundërshtuar punonjësin e policisë rendit dhe goditur me grusht shtetasin J.K  vjeç 28. Neni 236/2 i Kodit Penal.

Më  datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 48, banues në Tepelenë, pasi prej 3 ditësh, i  ka marrë më qira mjetin tip “Benz” dhe nuk ja ka kthyer, shtetasit E.M, vjeç 31, banues në Durrës. Neni 143 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Shkatërrimi pronë” e kryer në bashkëpunim”, më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K, vjeç 31, banues në Durrës. Nenet 89 150 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasin B.H, vjeç 58, banues në Durrës, pasi djali K.H vjeç 24 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.02.2018, në  lagjen nr. 8, në banesë është gjetur i vdekur pa shenja dhune  shtetasi  K.K vjeç 65. Nga veprimet e kryera rezultoi se shkaku i vdekjes është natyral. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  për  shtetasin E.M, vjeç 41, banues në Durrës, pasi ndaj tij  ka patur ankesë nga një qytetare në portalin “Zyra e Bashkëqeverisjes”, me objekt ndotje akustike nga zhurma e muzikës live, në lokalin e tij. Neni 274 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 06.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.K, vjeç 26 banues në Krujë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Nenet 130/a/4 dhe 321/2 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, shtetasja F.H, vjeç 55, banuese në Krujë, kallëzon se i kanë vjedhur 5 pula. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë Rrethit Gjyqësore Krujë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin C.P vjeç 24, banues në Elbasan, pasi më datë 05.02.2018, në lagjen “Luigj Gurakuqi”, duke drejtuar mjetin tip “BMW” për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit publik. Neni 242 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për  veprën penale “Vjedhja”, më datë 06.02.2018, u referuan  materialet në Prokurorisë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.M, vjeç 21, banues në fshatin Griqan. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen E.K, vjeç 31 banuese në Elbasan, pasi më datë 03.02.2018 në lagjen “Skënderbej”, ka goditur me grusht, shtetasen N.B, vjeç 58, banuese në Elbasan. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 06.02.2018, u referuan  materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për një shoqëri private me seli në Tiranë, pasi në fshatin Stranik, si pasojë e rrjedhjes së ujërave të kanalit të hidrocentralit, të ndërtuar nga kjo shoqëri, janë dëmtuar tre varre të familjarëve, të  shtetasit D.V, vjeç 58, banues në fshatin Farret. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 05.02.2018,  në spital ka vdekur shtetasi A.D vjeç 39, banues në Korçë. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Korçë.

Më datë 06.02.2018,  në lagjen nr.17, në banesë, ka tentuar të vetëvritet me thikë shtetasja F.B, vjeç 59 dhe ndodhet në spital Tiranë në gjendje të rëndë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 99 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 06.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasit S.T, K.H dhe K.G, vjeç 22, 23 dhe 24, banues në Maliq, pasi gjatë natës, në Maliq, S.T dhe K.G, kanë vjedhur me thyerje garazhin e  shtetasit B.A vjeç 68, banues në Maliq, ku kanë marrë tre lavatriçe dhe një biçikletë, të cilat i ka transportuar me mjet K.G, për në pikën e skrapit. Punohet për kapjen e S.T dhe K.G. Nenet 134/2 dhe 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.XH, vjeç 58, banues në fshatin Vërdovë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjinë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Ersekë
Më datë 06.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin R.Ç, vjeç 38 pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases M.B  vjeç 45. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 06.02.2018, gjatë natës, në Moravë, është vjedhur lokali i shtetasit A.H, vjeç 42 banues në Moravë, ku kanë marrë 3 steka cigaresh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasit R.D dhe XH.D, vjeç 20 e 25, banues në fshatin Drenovicë, pasi në fshatin Kutalli, kanë goditur me grusht shtetasin P.H vjeç 46, banues në Drenovicë. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë  06.02.2018, shtetas E.H, vjeç 35, banues Tiranë, drejtues i firmë private, kallëzon se në ndërtimin u rrugës Ura Vajgurore-Kuçovë, në vendin e quajtur ‘’Rreth rrotullimi’’, Kuçovë, i kanë dëmtuar një tabelë të sinjalistikës të qarkullimit rrugor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 06.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen K.Q, vjeç 50, banuese në Fier, pasi bashkëshorti A.Q, vjeç 48, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet  u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669 datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin A.K, vjeç 32, banues në Fier, pasi para disa ditësh, i ka marrë mjetin tip “Volksvagen” shtetasit A.T, vjeç 30, banues në Petran, Përmet dhe nuk ja ka kthyer. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.B, vjeç 31, banues në fshatin Kras Tepelenë, pasi në ambiente e I E V P Fier, gjatë vizitës te një familjar i dënuar, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua një kartë “SIM” (telefonike), e cila klasifikohet tek sendet që nuk lejohen të futen në ambientet e IEVP-së. Neni 324/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit P.T, L.T, S.V, A.A dhe Ç.A, vjeç 65, 57, 66, 63 dhe 58, banues në fshatin Lepenicë, pasi më datë 05.02.2018, në Lepenicë, kanë pushtuar rrugën që shkon në tokën bujqësore në pronësi të shtetasit K.I, vjeç 57, banues në Vlorë. Neni 200 i Kodit Penal

Më datë 05.02.2018, në fshatin Shkozë, aksidentalisht, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit S.RR, vjeç 63, banues në Shkozë. Punohet për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 06.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.S, vjeç 21, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Ujë i Ftohtë”, gjatë kontrollit personal, iu gjet dhe u bllokua një sasi e vogël lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin Y.L vjeç 68, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Rilindja“,në banesën e tij, është konstatuar rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin S.L, vjeç 79, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Rilindja“, në banesën e tij, është konstatuar rilidhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë, për shtetasin J.XH vjeç 50, banues në fshatin Pandalemon, pasi më datë 04.02.2018, në oborrin e banesës, u gjet e bllokua një armë gjahu dhe 8 fishekë të kalibrit 12 mm. Neni 280 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen J.P, vjeç 32, banuese në Sarandë, pasi ish bashkëshorti K.R, vjeç 36 banues në Delvinë, e ka kanosur nëpërmjet telefonit. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Në vijim të informacionit, që bënë fjalë për veprën penale “Vjedhja me dhunë” në bashkëpunim, më datë 06.02.2018, u ndalua shtetasi E.H, vjeç 30, banues në Sarandë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 3, është vjedhur banesa e shtetasit O.B, vjeç 39  ku kanë marrë disa bizhuteri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 05.02.2018, gjatë natës, në fshatin Gjashtë, në stan, shtetasit L.R vjeç 66, i kanë marrë 13 zile dhe këmbora të bagëtive. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Informacion paraprak.
Më datë 07.02.2018, në lagjen nr.4, është djegur pjesërisht mjeti, në pronësi të shtetasit A.B vjeç 23, banues në Sarandë. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 06.02.2018, në lagjen “Lalm i Ri”, në kuzhinën e banesës private të shtetasit M.B, vjeç 70, banues në Lezhë, ka shpërthyer në flakë soba e gazit, për pasojë janë thyer xhamat e dëmtuar dera e kuzhinës si dhe M.B ka pësuar djegie në fytyrë e ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësorë Lezhë, për vlerësim.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin J.L vjeç 42, banues në Lezhë pasi në lagjen “Gurra”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së,  kanë konstatuar rilidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.B, vjeç 31, banues Lezhë, pasi në lagjen “Gurra”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 06.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi V.B, vjeç 27, banues në Shemri, Mamurras, pasi u kap duke ndërtuar një objekt themel banese me beton dhe 12 zgara hekuri të vendosura, pa leje. Neni 199/a/2 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin dhe punohet për kapjen e shtetasit GJ.R vjeç 54, banues në Fushë Mamurras, pasi më datë 19.02.2016, me anë të mashtrimit i ka marrë  një shumë eurosh, shtetasit S.H, vjeç 74, banues në Tiranë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi N.N, vjeç 28 banues në Fushë Kuqe, pasi në Fushë Kuqe, ka thyer disa dritare në një shkollë 9 vjeçare xhamat e dyerve të lokaleve, derën e banesës dhe dëmtuar dyert e automjetit tip “Ford”, në pronësi, të shtetasve M.I, RR.N, B.N dhe G.GJ vjeç 36, 28, 69, 62 banuese në Fushë Kuqe. Neni 150 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për  shtetasin A.K, vjeç 47, banues në Fushë-Milot, pasi në Ishull Shëngjin, ka kanosur dhe goditur me grusht, shtetasin italian B.C vjeç 60 banues në Itali, i cili pasi ka marrë mjekim në spitalin Rajonal Lezhë, është larguar në banesë pa probleme. Nenet 84 dhe 90 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin GJ.GJ vjeç 68 banues në Bukmirë, pasi në Bukmirë, te banesa e tij, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit GJ.B dhe P.B, vjeç 61 e 66, banues në Rubik, pasi në fshatin Bulshizë dhe në banesë, GJ.B ju gjetën dhe u bllokuan me cilësinë e provës materiale, 1 automatik, një karikator me 20 fishekë dhe 30 fishekë  armë gjahu. Shtetasi P.B, nuk ka bërë kallëzimin e krimit. Nenet 278, 280 dhe 300 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.S, vjeç 57, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Danjel Matlija”, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së,  kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit, M.F, vjeç 24, banues në fshatin Shtoj i Ri, pasi në Shtoj i Ri, në banesë, punonjësit e kompanisë OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 06.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi, A.L, vjeç 19, banues në Fushë Arrës,  pasi  në qytet Fushë Arrës, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër dhe punohet për kapjen e shtetasit F.SH, vjeç 20, banues në Shkodër, pasi në fshatin Gruemirë Çesëm, ka tentuar të vjedhë me thyerje banesën e shtetasit I.K, vjeç 60. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Më datë 06.02.2018, shtetësia N.M, vjeç 52,  banuese në Bajram Curri, punonjëse në OSHEE-së, kallëzon se prej disa ditësh e shqetëson me “SMS”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e tij. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 06.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin K.G vjeç 28, banues në Krumë, pasi në Krumë, ka hyrë më forcë pa pëlqimin e saj, në banesën e  shtetases M.GJ vjeç 54, banuese në Krumë. Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 05.02.2018, në fshatin Karicë, në  banesën e shtetasit S.M, vjeç 62, ka rënë zjarr, për pasojë është djegur banesa dhe orenditë shtëpiake. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, si ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 06.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.S, vjeç 21, banues në Tiranë, pasi në PKK Rinas, gjatë kontrollit, iu gjet një “ID” Italiane,  një kartë sanitare Italiane, dhe një leje drejtimi Italiane, të falsifikuara. Nenet 189  dhe 283/a të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë
Më datë 06.02.2018, u  referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasit B.R, L.I dhe N.M, vjeç 39, 31 dhe 26, banues në Vlorë, bazuar në nenin 297 të Kodit Penal.

Më datë 02.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin E.K,  vjeç 36 banues në Vlorë, pasi në rrugën Trans-Ballkanike, u kap me një gomone, në kundërshtim me  Ligjin Nr.8663, datë 18.09.2000, ”Për regjistrimin, klasifikimin, mënyrën e përdorimit dhe kontrollin e mjeteve lundruese me motor, me tonazh nën 20NT” dhe ”Zhvendosja ose përdorimi i mjetit pa autorizim”.  

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Informacion paraprak
Më datë 06.02.2018, në Gjirokastër, u kapën 14 shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia për në Shqipëri, në mënyrë të paligjshme. Punohet për përcaktimin e procedurës.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 05.02.2018, shërbimet e policisë në P K K Morinë, u kapën dy shtetas të huaj Y.T dhe Y.G vjeç 31 e 29, banues në Marok e Libi, të cilët ishin larguar nga QKPA Babrru, Tiranë. Në përfundim të procedurave, u ridërguan  në QKPA, Babrru Tiranë.

Më datë 06.02.2018, në PKK Morinë, u kap shtetasi A.V, vjeç 26, banues në Fier, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 06.02.2018, në SPK Morinë, u kap shtetasi B.S, vjeç 31, banues ne Elbasan, i shpallur në kërkim për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje”. Neni 90 i Kodit Penal.

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4