Drejtor Veliu pret Drejtoren e SELEC: Rezultatet e Policisë së Shtetit, rritën besimin tek partnerët

Drejtor Veliu pret Drejtoren e SELEC: Rezultatet e Policisë së Shtetit, rritën besimin tek partnerët.selec002

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu priti Drejtoren e Përgjithshme të Qendrës për Zbatimin e Ligjit në Evropën Juglindore (SELEC), me

qendër në Rumani.

Palët diskutuan mbi nevojën për forcimin e bashkëpunimit dhe të shkëmbimit të informacioneve, për një luftë më efikase kundër kriminalitetit dhe krimit të

organizuar në veçanti.

Drejtuesja e SELEC Snejana Maleeva, tha gjatë takimit se rezultatet e deritanishme kanë rritur besimin e partnerëve tek Policia e Shtetit.

“Të jeni të bindur që SELEC ju jep mbështetje të plotë, maksimale. Deri tani, ne kemi pasur rezultate shumë të mira. Jam e bindur që edhe në të

ardhmen, sërish ju do të keni rezultate pozitive, me punën e devotshme dhe suportin tonë”, shtoi Maleeva.

Drejtori i Përgjithshëm z. Veliu, shprehu vendosmërinë e Policisë së Shtetit për të bashkëpunuar me të gjitha organizatat dhe policitë partnere, në luftë

kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

“Forcimi i luftës kundër krimit të organizuar, nëpërmjet rritjes së koordinimit ndërinstitucional, zhvillimit të mëtejshëm të kapaciteteve hetimore,

shkëmbimit të informacionit dhe operacioneve të përbashkëta ndërkombëtare, është dhe mbetet një nga prioritetet më të rëndësishme të Policisë së

Shtetit, një nga objektivat e saj më strategjikë.

Jemi të vetëdijshëm se vetëm nëpërmjet vendosjes dhe ndërtimit të urave efektive të bashkëpunimit e koordinimit ndërkombëtar, do të mund të

bashkojmë përpjekjet tona, për të arritur misionin tonë të rëndësishëm, për të parandaluar krimin dhe ofruar një mjedis të sigurt, për të jetuar e punuar

për të gjithë qytetarët tanë”, pohoi z. Veliu.

Drejtorja e SELEC-ut i dorëzoi Policisë së Shtetit dy Certifikata Nderi, për finalizimin e dy operacioneve “Koordinimi” dhe "Alias”, të vlerësuara si më të

mirat gjatë 2017-ës, për vendet e Europës Juglindore, në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike.

selec001

selec002

selec005

selec003

selec006

selec007

selec008

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3