Shkodër - Identifikohen dhe kapen autorët e grabitjes së argjendarisë, ngjarje e ndodhur më datë 03.02.2018

 

Shkodër - Identifikohen dhe kapen autorët e grabitjes së argjendarisë (për video kliko mbi link)Argjendari 7 shkurt 2

ngjarje e ndodhur më datë 03.02.2018 në lagjen “Vasil Shanto”.

Më datë 07.02.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë një pune të mirëorganizuar hetimore, u bë e mundur identifikimi dhe ndalimi i shtetasit:
F. V., 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër.

Gjithashtu si bashkëpunëtor i tij u arrestua shtetasi:
I. F., 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan, Shkodër

Ndalimi i shtetasit F. V., u bë pasi dyshohet si autor i grabitjes më datë 03.02.2018, ku me mjetin tip Volkswagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin.

Ndërsa shtetasi I. F., u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t’u larguar së bashku me shtetasin F. V. nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti tip Benz, i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari.

Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes, e kryer në bashkëpunim” e “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 134/2, 25 e 150 i Kodit Penal.

Argjendari 7 shkurt 2

Argjendari 7 shkurt

Argjendari 7 shkurt 3

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2