Tiranë - Ndalohen dy shtetas të dënuar për veprat penale kundër jetës dhe pronës. 08 Shkurt 2018

Tiranëd.p.tirane

Vijon puna për ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.

Ndalohen dy shtetas të dënuar për veprat penale kundër jetës dhe pronës.

Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim.

Më date 07.02.2018, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:

• S.T, 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë.

Kapja dhe ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin numër 931 datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 - 22, 278/2 të Kodit Penal.

Po ashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin numër 225 datë 28.04.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 134/2, 278/2 të Kodit Penal.

Më datë 15.04.2017, në rrugën “Kongresi i Përmetit” shtetasi S.T., në bashkëpunim me shtetasin D. Y., kanë tentuar të vrasin shtetasin L.SH.,

Ndërkohë me datë 26.04.2017 ky shtetas në bashkëpunim dyshohet të ketë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit.

Gjithashtu nga shërbime e Komisariatit të Policisë nr 2 është bërë shpallja në kërkimi i shtetasit të mësipërm për arsye se është bërë e mundur zbulimi dhe dokumentimi me prova ligjore të dyshuar për ngjarjet si më poshtë:

Më datë 03.01.2018, në rrugën “ Prokop Mina”, dyshohet se ka vjedhur një laptop, dhe një playstation në banesën e shtetasit E.B.

Më datë 18.01.2018, në rrugën “Fronsina Plaku” dyshohet se ka vjedhur disa bizhuteri në banesën e shtetasit Ll.K.,

Më datë 25.01.2018, në rrugën “Fronsina Plaku” dyshohet se ka vjedhur bizhuteri, një laptop dhe një celulare në banesën e shtetasit A.M.,

Gjithashtu në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim, shërbimet e komisariatit nr 4 kanë kapur shtetasin:

• E.M., 41 vjeç, banues në Përmet.

Pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", për llogari të D.V.P. Gjirokastër.

Më datë 16.10.2016 në Përmet për motive hakmarrje ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin J.H.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprime të mëtejshme.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2