Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit. 08 Shkurt 2017

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.


Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 16 Personave.


Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 2 drejtues mjetesh.


Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:
8 persona në kërkim.
3 persona për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”
1 person për veprën penale “Dhunë në familje”
1 person për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”
1 person për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë ”

Janë sekuestruar:
disa doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 56 persona.

Po ashtu në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”:

Lezhë - Sekuestrohen mbi 1.4 milion euro pasuri të një grupi të dyshuar kriminal në Lezhë
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal të dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.
Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:
• 7 ambiente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant; 
• 4 ambiente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila); 
• 4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2; 
• 9 automjete luksoze.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.
Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të 3 shtetasve.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2