Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit. 8 Shkurt 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 06.02.2018, u kap shtetasi në kërkim, B.Z vjeç 57 banues në Kamëz, pasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda, e ka dënuar me 4 vjet burg, por i kanë mbetur për të vuajtur dhe 2 vjet e 8 muaj e 27 ditë burg, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve". Nenet 283/a/1, 22 e 23/2 të Kodit Penal. Personi për veprime të mëtejshme i kalon Komisariatit Nr.5.

Seksioni për korrupsionin
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen E.K vjeç 28, banuese në Tiranë, për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.  Neni 259 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.S, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi para 4 muajve, i ka marrë dy automjete dhe nuk i ka dhënë lekët, shtetasit M.L vjeç 39, banues në fshatin Domje. Punohet për kapjen e G.S. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 07.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi D.T, vjeç 33, banues në fshatin Kashar, pasi më datë 06.02.2018, në rrugën “Mikel Maruli”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N, vjeç 52, banues në Bathore, pasi më datë 06.02.2018, në rrugën e Rinasit, tek kryqëzimi i Laknasit, duke drejtuar mjetin tip “Opel” është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtues B.A, vjeç 34, banues në Tiranë, për pasojë janë dëmtuar drejtuesit dhe pasagjerët, shtetasit K.G e V.G, vjeç 63 e 64, banues në Tiranë, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin M.R, vjeç 69, banues në Durrës, me leje drejtimi, pasi në fshatin Shkallnur, duke drejtuar nën efektin e alkoolit, mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar shtetasin Y.V, vjeç  35, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290, 291 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.K, vjeç 61, banues në  Cërrik, pasi më datë 06.02.2018, në Gramsh, u kap me kamionin  tip “Benz” duke transportuar 5 ton miell pa faturë tatimore. Me cilësinë e provës materiale u bllokua kamioni me miell. Neni 180 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 06.02.2018, në rrugën Cërrik-Papërr, një mjet ka aksidentuar (biçiklistin) shtetasin A.R, vjeç 30, banues në fshatin Valas, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.Z vjeç 33, banues në fshatin Katjel, Prrenjas, me leje drejtimi, pasi në aksin rrugor Librazhd Prrenjas, në fshatin Dragostunjë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” ka aksidentuar me pasojë vdekje shtetasin B.B, vjeç 62 banues në Librazhd. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin SH.D, vjeç 60, banues në Poliçan, pasi në rrugën Berat-Poliçan, tek “Varrezat e Mbrakullës”, duke drejtuar kamionin tip “DAF”, i ka rënë nga mjeti punëtori, shtetasi F.I vjeç 47 banues në Poliçan, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Lezhë
Sekuestrohen mbi 1.4 milion euro pasuri të një grupi të dyshuar kriminal në Lezhë
Në kuadër të operacionit “Forca e Ligjit”, në vijim të hetimeve të procedimit penal të vitit 2017,     ku Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Lezhë   mbi bazen e materialit referues nga Policia e Lezhës, ka regjistruar procedimin penal  për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale, apo të veprimtarisë kriminale” u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Shkallës së Parë Lezhë që vendosi sekuestro preventive, mbi pasuritë e grupit kriminal .
Ky grup ishte i dyshuar për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike dhe shfrytëzim prostitucioni.
Ndaj grupit u vendos sekuestro preventive për 15 pasuri të paluajtshme:
7 ambjente biznesi, me sipërfaqe rreth 1100 m2 si Hotel, Bar, Restorant;
4 ambjente banimi, me sipërfaqe rreth 1000 m2 (apartamente, vila);
4 parcela tokë arë, me sipërfaqe totale rreth 22900 m2;
9 automjete luksoze.
Pasuritë e sekuestruara kapin vlerën totale rreth 1,450,000 euro.
Këto pasuri rezultojnë të regjistruara në emër të shtetasve:
- P. S., 40 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë;
- V. S., 49 vjeç, banues në Rrilë, Lezhë, i arrestuar nga policia e Firences në Itali, si drejtues i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika në Itali dhe shfrytëzimin për prostitucioni;
- A.S., 35 vjeç, banues në Shëngjin, Lezhë, i arrestuar në vitin 2008 nga policia e Trentos në Itali si pjesëtar i një grupi kriminal që merrej me trafikimin e lëndëve narkotike nga Hollanda drejt Italisë, në kuadër të operacionit “Apuleio” dhe në vitin 2010 u dënua me 4.6 vite burg.
Hetimi për këtë grup kriminal, nisi bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative nga Sektori për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Lezhë.
Në janar 2018, pas një hetimi disa mujor me metoda speciale të hetimit, në bashkëpunim me Prokurorinë u dokumentua veprimtaria kriminale dhe pasuritë e dyshuara se rrjedhin nga aktiviteti kriminal.
Policia i sugjeroi Prokurorisë vendosjen e sekuestros preventive mbi pasuritë e indentifikuara në pronësi të pjesëtarëve të grupi kriminal dhe familjarëve të tyre.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin D.P, vjeç 23, banues në Ishull Lezhë, pasi në aksin rrugor Lezhë- Shëngjin, duke drejtuar mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetin tip “Opel” të drejtuar nga shtetasi A.K, vjeç 27, banues në Lezhë, për pasojë janë dëmtuar pasagjerët e mjetit “Opel”, shtetasit K.K A.N dhe M.GJ, vjeç 31, 29 e 33, banues në Dukagjin i Ri, Krujë, Grykë Lumi dhe Lezhë, të cilët pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin A.N vjeç 20 banues në fshatin Blliçe, pasi në Peshkopi, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 07.02.2018, në Spitalin Ushtarak, ka vdekur shtetësia S.B, vjeç 77, banuese në fshatin Krrabë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.I vjeç 23, banues në Tiranë, pasi gjatë ditës, në rrugën “Dhimitër Kamarda”, ka vjedhur me thyerje banesën e shtetasit A.L, vjeç 33, ku ka marrë 1 laptop, 1 bolier dhe 1 televizor. Punohet për kapjen e K.I. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u arrestua shtetasi A.N vjeç 39, banues në Divjakë me masë sigurie “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi duke qenë me masë sigurie është larguar nga banesa dhe u kap në fshatin Lundër. Neni 323 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2018, në Mullet, kanë vjedhur me thyerje lokalin “Lloto Sport”, të shtetasit F.H, vjeç 27 banues në Mullet, ku kanë marrë 7 televizorë plazma “LG” e “Samsung”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Në vijim të komunikatës , që bën fjalë për veprën penale “Vjedhja”, më datë 07.02.2018, u ndalua shtetasi A.P, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018 në rrugën “Besim Imami”, në bodrumin e banesës të shtetases A.J, vjeç 54, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si ngjarje aksidentale.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.P, vjeç 59 banues në Tiranë, pasi në rrugën e Durrësit ka kanosur me fjalë, shtetasen A.B, vjeç 60, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen L.P, vjeç 37, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, me anë të mashtrimit, i ka shitur një sasi malli (rroba të përdorura), jashtë çdo cilësie, shtetases A.A, vjeç 29, banuese në Tiranë. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Tiranë
Vijon puna për kapjen e ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim.
Ndalohen dy shtetas të dënuar për veprat penale kundër jetës dhe pronës.
Kapet dhe ndalohet shtetasi i shpallur në kërkim për veprat penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, dhe “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”.
Më datë 07.02.2018, shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2, kanë kapur shtetasin e shpallur në kërkim:
S.T 28 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar me parë.
Kapja dhe ndalimi i tij u bë  pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin numër 931 datë 05.05.2017, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vrasja me dashje”, e mbetur në tentativë, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 76 - 22, 278/2 të Kodit Penal.
Po ashtu Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, me vendimin numër 225 datë 28.04.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest me burg”, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”, parashikuar nga nenet 134/2, 278/2 të Kodit Penal.
Më datë 15.04.2017, në rrugën “Kongresi i Përmetit” shtetasi S.T në bashkëpunim me shtetasin D. Y., kanë tentuar të vrasin shtetasin L.SH.
Ndërkohë me datë 26.04.2017 ky shtetas në bashkëpunim dyshohet të ketë vjedhur disa banesa në qytetin e Durrësit.
Gjithashtu nga shërbime e Komisariatit të Policisë nr 2 është bërë shpallja në kërkimi i shtetasit të mësipërm pasi dyshohet të jetë autor i vjedhjeve të 3 banesave në Tiranë.
Në vijim të punës për kapjen e personava të shpallur në kërkim, shërbimet e komisariatit nr 4 kanë kapur shtetasin :
E.M 41 vjeç, banues në Përmet.
Pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Përmet, ka caktuar ndaj tij, masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim", e mbetur në tentativë dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit", për llogari të D.V.P. Gjirokastër.
Më datë 16.10.2016 në Përmet për motive hakmarrje ka tentuar të vrasi me armë zjarri shtetasin J.H.

Më datë 07.02.2018, në rrugën “Naim Frashri”, në banesë, shtetasit S.M vjeç 28, i kanë vjedhur 1 laptop. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen V.L vjeç 36, banues në Tiranë, emigrante në Itali, pasi në vitin 2011, ka marrë pa të drejtë fëmijën L.L, vjeç 10 dhe nuk e lejon ta takojë, bashkëshorti, shtetasi A.L, vjeç 46, banues në Tiranë. Neni 127 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për vjedhjen e dy banesave në Institut Bujqësor, më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D vjeç 55, banues në Tiranë, i dënuar 7  herë për veprën penale “Vjedhja”. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, gjatë natës, shtetasit H.B, vjeç 43, banues në Tiranë, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin N.ZH, vjeç 94, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Vangjel Noti“, në ambientet e servisit, u kap duke kryer punime ndërtimi pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, në bulevardin “Zogu i Parë“, shtetases A.N, vjeç 20, banuese në Tiranë, i ka humbur celulari. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 07.02.2018, në rrugën “Pandi Dardha”, pranë shkollës 9 vjeçare një shtetas ka goditur me shkop të miturin, shtetasin I.C, vjeç 15, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekim në spital, u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.L, vjeç 64, banues në Tiranë, pasi ka penguar nusen e djalit, shtetasen L.L, vjeç 41, për të hyrë në banesë, duke penguar ekzekutimin e vendimit të gjykatës. Punohet për kapjen e M.L. Neni 320 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Shaban Baxhaku”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetasit P.K, vjeç 59 ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, në rrugën “Muhamet Deliu”, në dyqanin e shtetases A.B, vjeç 36, banuese në Tiranë, kanë vjedhur disa produkte. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.H, vjeç 23, banues në fshatin Surrel, pasi në rrugën e “Dajtit”, nga kontrolli në mjetin furgon tip “Benz” ju gjet e bllokua një shkop gome dhe një sasi lënde drusore pa dokumentacion. Nenet 205 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.L, vjeç 39, banues në fshatin Bastar i Mesëm, pasi më datë 05.02.2018, në fshatin Mner, në banesën e vëllait, ka goditur me sende të forta, shtetasin P.H vjeç 58 banues në Bastar i Mesëm. Punohet për kapjen e XH.L. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 07.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, për shtetasen P.V, vjeç  22, pasi bashkëshorti, shtetasi P.V vjeç 26,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike, ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare.

Më datë 07.02.2018, shtetasi P.GJ, vjeç  43, banues në Bathore, kallëzon se në Vitin 2015, në banesë, i ka humbur matësi i energjisë elektrike, i montuar në faqen e murit të banesës së vëllait, shtetasit E.GJ, vjeç 51, banues në Bathore, (emigrant në Greqi). Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Në vijim të komunikatës që bën fjalë për veprën penale “Vetëgjyqësia”, më datë 07.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, I.J, vjeç 48, banues në Valias. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, në Babrru, në oborrin e banesës të shtetasit Q.Z, ka rënë zjarr në mjetin tip “Opel” në pronësi të shtetasit E.L, vjeç 34, banues në Paskuqan, ku ka dëme materiale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme. 

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.D, vjeç 80, banues në fshatin Vaqar, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.H vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Tom Plezha”, në lokal nga punonjësit e UKT-së, u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen S.G, vjeç 63, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Teodor Keko”, ka kanosur me fjalë shtetasen E.S, vjeç 38, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, në rrugën “Rexhep Shala”, në banesën e shtetasit R.SH, vjeç 38, kanë vjedhur një shumë lekësh dhe disa bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, në rrugën “Besim Alla”, ka rënë zjarr në mjetin tip “BMW” në pronësi të shtetasit K.O, vjeç 31. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ishte aksidental. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 08.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 22, banues në fshatin Pezë Helmës, pasi më datë 06.02.2018 e 07.02.2018, nëpërmjet telefonit dhe rrjetit social ka kanosur për për t’i dhënë një shumë lekësh shtetasin E.M, vjeç 17. Neni 109/b i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Durrës
Specialistët për Krimet në Komisariatin  e Policisë Durrës proceduan në gjendje të lirë shtetasin:
K. Ç.  37 vjeç,  banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të kryer në biznesin e tij nga Punonjësit e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës kanë konstatuar lidhje të paligjshme të ujit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar në nenin 159/1 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen S.C, vjeç 23, pasi e vjehrra, shtetësia M.C, vjeç 56, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.02.2018, në lagjen nr. 7, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases S.U, vjeç 80, ku kanë marrë dy ora dore dhe një unazë argjendi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, në lagjen nr. 7, kanë tentuar të vjedhin me thyerje banesën e shtetasit S.D vjeç 62. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit e mitur A.P dhe V.N, vjeç 14 e 16, banues në Durrës, pasi më datë 06.02.2018, në lagjen nr. 17, në banesën e shtetasit R.P, vjeç 68, kanë vjedhur një kazan rakie, një pompë uji dhe një sasi kabulli elektrik. Neni 134/2 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen B.N, vjeç 25, banuese në fshatin Xhafzotaj, pasi  në Xhafzotaj, ka goditur me grusht shtetasen L.M, vjeç 55, banuese në Xhafzotaj. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S, vjeç 67 banues në Fier, pasi para një muaji, në fshatin Shkallnur, në servisin e shtetasit E.R  vjeç 38, ka vjedhur një disk makine. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin SH.H, vjeç 27, banues në Krujë, pasi në qytet, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen” ka aksidentuar shtetasen L.Ç, vjeç 51, banuese në Krujë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin I.LL vjeç 54, banues në fshatin Qerekë, pasi në  banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen P.S, vjeç 25, pasi babai, shtetasi P.S, vjeç 59, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Shijak
Shijak
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak filluan procedimin penal në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasit:
F.K. 57 vjeç, banues në Shijak.
Gjatë kontrollit të kryer në  biznesin e tij nga Punonjësit e Ujësjellës- Kanalizimeve Durrës u konstatua se ka bërë lidhje të paligjshme me rrjetin e ujësjellësit.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale" Shkatërrimi i rrjetit të ujësjellësit" parashikuar në nenin 159 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Elbasan
Informacion paraprak
Rreth orës 19.40, afër kryqezimit të Cërrikut, është plagosur me armë zjarri pistolete  nga persona ende të paidentifikuar shtetasi R.Ç rreth 23 vjeç, pronar i nje motoservisi.
Shtetasi i plagosur ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia e Elbasanit e mbështetur nga FNSH ka ngritur menjëherë pika kontrolli dhe po krehin zona përrreth ku ka ndodhur ngjarja.
Janë shoqëruar disa persona që kanë parë ngjarjen dhe po punohet me intensitet me grup te posaçëm për zbardhjen e ngjarjes.
Grupi hetimor në vendngjarje ka sekuestruar  ne cilësinë e provës materiale armën e krimit.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 07.02.2018, gjatë natës, në fshatin Ravonik, pranë banesës, shtetasit E.LL, vjeç 72, i kanë vjedhur 30 pula. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.V, vjeç 46, banues në fshatin Kamenicë, pasi nëpërmjet telefonit, ka fyer me sms, shtetasen B.S vjeç 20. Neni 275 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Maliq
Më datë 07.02.2018, në fshatin Vloçisht, në banesë, shtetasit S.ZH, vjeç 28, i kanë vjedhur një pompë uji dhe një tapet. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Devoll
Më datë 07.02.2018, në fshatin Vishocicë, kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit Z.SH, vjeç 70. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.B, vjeç 30, banues në fshatin Stropan, pasi në këtë fshat, ka goditur me grusht shtetasin R.Z, vjeç 35, banues në Stropan. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 07.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.L, vjeç 36, banues në fshatin Leshnicë, pasi në fshatin Trebinjë, u kap me kamionin tip “IFA” duke transportuar 8 m3. lëndë drusore pa dokumente. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 07.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen A.P, vjeç 25, banuese në Fier, pasi ish bashkëshorti, shtetasi B.T, vjeç 30, banues në Fier, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.S vjeç 24, pasi babai, shtetasi M.S, vjeç 54, ka ushtruar dhunë fizike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 07.02.2018, shtetasi E.S, vjeç 43, banues në Fier, kallëzon se më datë 03.01.2018,në lagjen “Apollonia”, dy persona kanë tentuar ti vjedhin me dhunë dyqanin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 139 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen A.A, vjeç 34, banuese në Fier, pasi daja, shtetasi S.S vjeç 66, banues në Vlorë, e ka kërcënuar për jetën nëpërmjet telefonit, pasi janë në proces gjyqësor për një pronë të trashëguar. Materialet  u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin F.S, vjeç 62, banues në Vlorë, pasi më datë 06.02.2018, në lagjen “Pavarësia”, ka goditur me sende të forta, shtetasin M.E, vjeç 65, banues në Vlorë. Neni 89 i Kodit Penal.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 07.02.2018, rreth orës 10:20, në afërsi të fshatit Xhuerinë, Vlorë, në lumin Shushicë, është gjetur i mbytur e i pajetë, shtetasi V.D., 82 vjeç, banues në Vlorë.
Shtetasi prej datës 05.02.2018, rezultonte i shpallur në kërkim si i larguar nga banesa.
Shtetasi gjithashtu vuante nga probleme të shëndetit mendor.
Trupi i pajetë do të transportohet drejtim morgut në Spitalin Rajonal Vlorë.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Më datë 07.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen B.Ç, vjeç 30, banuese në Vlorë, pasi ish bashkëjetuesi, shtetasi E.N, vjeç 31, banues në Vlorë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 06.02.2018, gjatë natës, në Selenicë, në banesë, shtetasit S.Z vjeç 35, i kanë vjedhur një shumë eurosh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin  M.P vjeç 38, banues në Vlorë, pasi në fshatin Dhërmi, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, në fshatin Palasë, një person ka shkuar në banesën e shtetases O.B vjeç 86, duke u prezantuar si punonjës i ujësjellësit, e ka kanosur e i ka marrë një shumë lekësh, një unazë floriri, celularin dhe disa sende të tjera. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 139 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
Më datë 07.12.2017, në lagjen nr. 4, para banesës, shtetasit A.B, vjeç 23, në mjetin tip “Benz” i kanë vënë zjarr, ku është djegur pjesërisht sedilja. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri është i qëllimshëm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 151 i Kodit Penal. 

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Gjirokastër
Në orën 14:02,  i ndaluari S.A, 24 vjeç, banues në fshatin Vanë, Delvinë, i cili u largua nga Gjykata e Apelit Gjirokastër,  u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Gjirokastër.
Shtetasi S.A u arrestua falë punës së mirëorganizuar nga  Policia e Gjirokastrës, si dhe informacioneve të marra në kohë reale nga qytetarët, të cilët i falenderojmë për bashkëpunimin.
Shtetasi i mësipërm po shoqërohet për në spitalin rajonal Gjirokastër për kontroll mjekësor pasi ka shfaqur probleme nga qē ishte futur në pus.

Më datë 07.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin L.L, vjeç 35, banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “18 Shtatori”, tek një restorant ka fyer shtetasin J.C, vjeç 49, banues në fshatin Dervician.  Neni 119 i  Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tepelenë
Më datë 07.02.2018, në fshatin  Lulzim   Memaliaj”,  në shkollën e mesme ka rënë zjarr në zyrën e drejtorisë, për pasojë janë djegur dy kompjuter, një tavolinë dhe disa materiale didaktike. Punohet për shkaqet e rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.C, vjeç 54, banues në Lezhë, pasi nuk e ka lejuar të punojë në tokën e tij, shtetasin J.S vjeç 48, banues në fshatin Velë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, gjatë natës, në fshatin Grykë Manati, pranë banesave, shtetasve GJ.LL dhe K.LL vjeç 38 e 45, u kanë vjedhur mjetet tip “Audi dhe Benz”. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, gjatë natës, në Shëngjin, pranë banesës, shtetasit I.M, vjeç 43, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin A.H vjeç 42, banues në Lezhë, pasi në lagjen “Besëlidhja”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike, të cilit ishte ndërprerë si debitor. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin J.N, vjeç 23, banues në Milot, pasi në fshatin Shullaz, është futur pa leje në ambientet e një fabrike këpucësh.Neni 112 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 07.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, P.N, vjeç 56, banues në fshatin Fan, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”. Nenet 130/1 e 321 të Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin L.P vjeç 46 banues në fshatin Kthjellë e Epërme, pasi në këtë fshat, me vetëgjyqësi, me pretendimin se është pronë e tij, nuk ka lejuar të kalojë në rrugë, shtetasin A.C, vjeç 32 banues në Kthjellë. Neni 277 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin P.P vjeç 49, banues në fshatin Bërdicë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së,  u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.D vjeç 41, banues në fshatin Grudë Re, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, shtetasi S.S vjeç 47, banues në Shkodër, kallëzon se i është larguar nga banesa vajza, shtetësia S.S vjeç 21. Punohet për gjetjen e saj . Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Shkodër
Identifikohen dhe kapen autorët e grabitjes së argjendarisë, ngjarje e ndodhur me datë 03.02.2018 në lagjen “Vasil Shanto”.
Më datë 07.02.2018 nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër, falë një pune të mirëorganizuar hetimore, u bë e mundur identitfikimi dhe ndalimi i shtetasit:
F.V, 23 vjeç, banues në fshatin Rrenc, Shkodër.
Gjithashtu si bashkëpuntor i tij u arrestua shtetasi:
I.F, 28 vjeç, banues në fshatin Gajtan, Shkodër
Ndalimi i shtetasit F.V, u bë pasi dyshohet si autor i grabitjes me datë 03.02.2018, ku me mjetin tip Volkswagen pa targa, ka goditur qepenin e një argjendarie në lagjen “Vasil Shanto”, ka marrë disa sende floriri brenda, dhe më pas është larguar duke braktisur mjetin.
Ndërsa shtetasi I.F u arrestua, pasi në anën tjetër të rrugës ka qenë duke pritur me mjetin tip Benz, për t’u larguar sëbashku me shtetasin F.V nga vendngjarja, pas grabitjes së argjendarisë.
U sekuestruan në cilësinë e provës materiale mjeti tip Benz i cili është përdorur nga autorët për largimin nga vendngjarja, si dhe një orë dore floriri e cila rezulton e vjedhur në argjendari.
Materialet iu referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprën penale të “Vjedhjes, e kryer në bashkëpunim” e “Shkatërrimi i pronës” parashikuar nga neni 134/2, 25 e 150 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin GJ.D, vjeç 71, banues në fshatin Dobraç, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.GJ vjeç 42, banues në fshatin Samrish, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin S.Ç vjeç 61, banues në fshatin Dobraç, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin RR.T, vjeç 72, banues në fshatin Shelqet, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Në vijim të komunikatës datë 16.08.2009, që bën fjalë për vjedhjen e një shume lekësh dhe 1 celular në lokalin e shtetasit A.C, në Fushë Arrëz, më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin E.C, vjeç 26, banues në Fushë Arrëz. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Në vijim të komunikatës datë 05.02.2018, që bënë fjalë për goditjen me sende të forta, të shtetasve I.K, K.D e SH.T, më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit D.N dhe Z.N, vjeç 19 e 26, banues në fshatin Brezhdan. Neni 89 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Bulqizë
Ushtron dhunë fizike ndaj babait të tij, arrestohet në flagrancë nga Policia.
Nga Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë, u arrestua në
flagrancë shtetasi:
DH.H 28 vjeç, banues në Bulqizë.
Arrestimi i shtetasit të lartëpërmendur u bë pasi në Komisariatin e Policisë Bulqizë është
paraqitur dhe ka bërë kallzim shtetasi H.H, 60 vjeç, se djali i tij DH.H , në banesën
e tyre,  ka ushtruar dhunë fizike ndaj tij .
Materialet  i kaluan Prokurorisë Rrethit  Gjyqësor  Dibër  për veprën penale “Dhunë në
Familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasit I.Z dhe E.U, vjeç 25 e 22, banues në Bulqizë, pasi në rrugën “Gjeologu”, kanë goditur me sende të forta shtetasin I.GJ vjeç 24, banues në Bulqizë. Neni 90 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 22, banues në Krujë, depërtuar nga autoritetet policore franceze, pasi me datë 03.01.2018, në afërsi të P K K Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T vjeç 24, banues në Mat depërtuar nga autoritetet policore franceze, pasi më datë 27.01.2018, në afërsi të P K K Bllatë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.GJ, vjeç 28, banues në Lezhë, depërtuar nga autoritetet policore franceze, pasi më datë 21.12.2017, në afërsi të P K K Qafë Thanë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 07.02.2018, në P K K Rinas, depërtuar nga Franca, shtetasi në kërkim, A.M vjeç 21 banues në Tiranë, i shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 6 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit S.A dhe A.A, vjeç 31 e 32, banues në Somali, pasi më datë 06.02.2018, në P K K Port, u kapën duke kaluar kufirin në mënyrë të paligjshëm, me një pasaportë dhe leje qëndrimi suedeze të falsifikuara, të cilat u dërguan në në QKP Babrru, Tiranë. Nenet 189, 186 e 297 të Kodit Penal.

Më datë  07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor  Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi mjeti tip “Benz” pas verifikimit rezultoi i vjedhur në Belgjikë, më datë 15.08.2016. Me cilësinë e provës materiale u bllokua mjeti. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 06.02.2018,  shërbimet e DVKM Gjirokastër, u kapën 14 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluar kufirin mënyrë të paligjshëm. Në përfundim të intervistimit kërkuan azil dhe u shoqëruan në QKP Babrru, Tiranë.

Më datë 07.02.2018, në afërsi të postës së “Mullirit”, shërbimet e S P K Kakavijë, kanë kapur 5 shtetas të huaj, të cilët kanë kaluan kufirin në mënyrë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u proceduan me urdhër largimi me ekzekutim vullnetar.  

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 06.02.2018, në fshatin Vukpalaj, u kapën u shtetasit irakianë, M.R, A.S dhe F.H, vjeç 24, 21 e 23, të cilët më datë 29.01.2018, nga Qendra Kombëtare Pritëse për Azilkërkues në Babrru, Tiranë. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes u ridërguan në QKPA Babrru.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin  A.L, vjeç 26, banues në Tiranë, depërtuar nga autoritetet policore kosovare në P K K Morinë, pasi më datë 17.01.2015, në afërsi të PKK Qafë Prush, Has, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2