Shkodër Operacioni "Together", dokumentohet me prova ligjore ngjarja me eksploziv e ndodhur më datë 13 Janar 2018.

Shkodër Operacioni "Together", (për video kliko mbi link)Together 1

Dokumentohet me prova ligjore ngjarja me eksploziv e ndodhur më datë 13 Janar 2018.
Arrestohen tre persona e sekuestrohen një sërë provash materiale

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, falë një pune intensive hetimore zbardhën dhe dokumentuan plotësisht ngjarjen e ndodhur në 13 janar 2018.

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i mirë-organizimit dhe koordinimit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, forcat e RENEA-s, FNSH-së, së Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe u finalizua operacioni policor "Together".

Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

- E.Ç., 29 vjeç
- A.L., 31 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte lëshuar urdhrat e ndalimit, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” të kryera në bashkëpunim.

Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi me iniciale L.K., i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit.

Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi S.T, 24 vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.

Together 1

Together 2

Together 3

Together 4

Together 5

Together 6

Together 7

 

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2