Tiranë -Tentuan të vjedhin dy mjete, kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas. 09 Shkurt 2018

Tiranë.Tirane 9 shkurt 2018

Tentuan të vjedhin dy mjete, kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas.

Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4, arrestuan në flagrancë shtetasit:

• F.G, 36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje të armëve të zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë rendit”.

• M.D, 30 vjeç, banues në Elbasan.

Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 08.02.2018, rreth orës 03:00 , në rrugën “Vangjel Capo”, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Dh.T., 38 vjeçe.

Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

• Një radio policie
• dy palë doreza
• një kapua dhe një kapele
• një shall
• një kaçavidë,
• 2 telefona celularë
• 1200 euro e 6000 lekë.

Gjithashtu nga shërbimet e Policisë të Komisariatit Nr. 3, u arrestua në flagrancë shtetasi:

• Xh.R, 34 vjeç, banues në Tetovë.

Pasi më datë 08.02.2018, rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e policisë e Komisariatit Nr. 3, u vu në ndjekje të autorit që kishte vjedhur automjetin duke bërë bllokimin e automjetit si dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas Xh.R.

Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134/3 e 22 e 25 dhe 247 te Kodit Penal në ngarkim të shtetasve F.G., dhe M.Dy, si dhe për veprën panale “ Vjedhja” parashikuar nga neni 134 te Kodit Penal në ngarkim të shtetasit Xh.R.

Tirane 9 shkurt 2018

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2