Tropojë - Vjedhin me thyerje një dyqan, arrestohen dy autorët e dyshuar. 09 Shkurt 2018

Tropojë.09.02.2018 Tropoje 1

Vjedhin me thyerje një dyqan në Tropojë, arrestohen dy autorët e dyshuar.

Sekuestrohen 170.000 lekë, 80 seteka cigaresh të llojeve të ndryshme, dhe 1 kallëp tritoli.

Më datë 08.02.2018, specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan shtetasit:

-D.S, 22 vjeç,  banues në fshatin  Kolgecaj, Tropojë.

-B.G., 23 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, Tropojë. 

Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasit S.D., 47 vjeç, banues në Bajram-Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre,  iu gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale sasia prej 170.000 lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme. 

Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.S., u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1(një) kallëp tritoli. 

Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale "Vjedhja kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 134-25 dhe 278 të Kodit Penal.

09.02.2018 Tropoje 1

09.02.2018 Tropoje 2

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3