Fier - Vidhnin pjesë automjetesh dhe aksesorë makinash, policia arreston 5 shtetas. 09 Shkurt 2018


Fierd.p.fier

Vidhnin pjesë automjetesh dhe aksesorë makinash, policia arreston 5 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të punës operative hetimore, bënë të mundur arrestimin e shtetasve:

M.S, 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
E.Y, 24 vjeç, i proceduar më parë për plagosje dhe mosbindje të punonjësit të policisë.
K.S, 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
G.M, 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
F.V, 16 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.

Të pestë këta shtetas janë banues në Ballsh.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri - tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.

Ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një makinë tip "Benz" e cila dyshohet të jetë e vjedhur.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale "Vjedhje" e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2