Pogradec - Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje, arrestohet në flagrancë nga Policia. 09 Shkurt 2018


PogradecPogradec 9

Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje.

Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe arrestimin në flagrancë të shtetasit:

F.B, 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec (me precedentë të mëparshëm penal në fushën e krimeve kundër personit).

Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, falë veprimeve të mirëkoordinuara, si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen Nr. 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës materiale:

1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krehër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e organeve përkatëse.

Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit" parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Pogradec 9

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2