Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit. 09 Shkurt 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.


Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 41 Personave.


Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 1 drejtues mjetesh.
Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:


3 persona për Narkotikët
6 person në kërkim.
14 persona për veprën penale “Vjedhja”
4 persona për veprwn penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”
2 persona për veprën penale “Dhunë në familje”
7 persona për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”
1 person për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike"
3 persona për “Krime ndaj personit”

Janë sekuestruar:
- 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
- 2 doza lëndë narkotike e dyshuar " Kokainë"
- 4 armë zjarri, 476 fishekë, 1 krehër, 2 gëzhoja
- 1 armë e ftohtë (thikë)
- 83 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.
- 2 granata


Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 66 persona.


Gjatë 24 orëve të fundit janë finalizuar operacionet e mëposhtëm:
1-Elbasan- Finalizohet operacioni "Porosia", goditet një grup i strukturuar kriminal . Arrestohen 5 persona si dhe shpallet në kërkim një tjetër. Gjatë operacionit është sekuestruar lëndë plasëse, lëndë narkotike, municione luftarake dhe vlera monetare.


2-Shkodër- Finalizohet operacioni "Together", dokumentohet me prova ligjore ngjarja me eksploziv e ndodhur më datë 13 Janar 2018. Arrestohen tre persona e sekuestrohen një sërë provash materiale.


3-Fier - Finalizohet operacioni i koduar "Exchange i fundit". Policia zbardh vjedhjet me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të katër Exchange -ve në qytetin e Fierit. Policia kap dhe ndalon një prej autorëve.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2