Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 9 Shkurt 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
1.    Më datë 08.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Y.P, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ali Shefqeti”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.A, vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Mihal Duri”, nga kontrolli fizik iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka marrë një shumë dollarësh, shtetasit B.Z, vjeç 60 banues në Devoll. Neni 143/2 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim, për shtetasin I.GJ, vjeç 61, banues në Tiranë, pasi në rrugën e Durrësit, kryente aktivitet tregtar pa licencë.

3.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.T, vjeç 34, banuese në Tiranë, përmbaruese gjyqësore pranë një shoqërie përmbarimore të cilës i është hequr licenca nga Ministria e Drejtësisë, pasi ka kryer veprime në kundërshtim me ligjin dhe i ka bllokuar pagën për 5 muaj në mënyrë të padrejtë, vajzës së shtetases M.K, vjeç 64 banuese në Tiranë. Neni 248 i Kodit Penal.

4.    Më datë 08.02.2018, shtetasi V.K, vjeç 48, banues në Fier, kallëzon se, me anë të një kompanie transfertash i ka nisur vëllait në Gjermani një shumë eurosh dhe kjo shumë nuk i ka mbërritur. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Nenet 143 e 135 të Kodit Penal.

5.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.H, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi para dy vitesh, nëpërmjet mashtrimit se do ti merrte një banesë si i përndjekur politik, i ka marrë një shumë dollarësh shtetasit G.Ç, vjeç 35 banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1.    Më datë 08.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.B, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës’’, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, për shkak të detyrës, nuk i është bindur urdhrit të punonjësit të qarkullimit rrugor, për të bërë testin e alkoolit. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

2.    Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur S.E, vjeç 16, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Teleferikut”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, motorin tip “Dayang”. Neni 291 i Kodit Penal.

3.    Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.D pasi në rrugën “Ferit Xhajko”, duke drejtuar mjetin tip “Honda”, ka aksidentuar shtetasen J.SH, vjeç 25, banuese në Tiranë e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për kapjen e M.D. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

4.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.N, vjeç 70, banues në Durrës, pasi në rrugën Durrës-Tiranë, duke drejtuar në sens të kundërt, mjetin tip “Benz” është përplasur me mjetet tip “Daimler Chysler” dhe “Skoda” me drejtues R.M e R.Z, vjeç 58 e 36, banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar R.Z, i cili pasi mori mjekimin në spital, u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

5.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit E.GJ dhe E.N, vjeç 21 e 21, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Prokop Mima”, E.GJ duke drejtuar mjetin tip “Peugeot” është përplasur me mjetin tip “Benz” me drejtues E.L, vjeç 31 banues në Tiranë, për pasojë është dëmtuar E.L, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë, kurse E.GJ dhe E.N, janë larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 290, 273 e 301 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni kundër korrupsionit
Më datë 08.02.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit:
S.I 49 vjeç,banues në Ishëm, Ish - Kryetar i Komunës Ishëm;
E.SH 57 vjeç, banues në Ishëm, Ish - Shef i  Zyrës së mbrojtjes së tokës në Komunën Ishëm;
O.SH 33 vjeçe, banuese në Ishëm, Protokolliste dhe Arshiviste në Komunën Ishëm.
Gjithashtu është ekzekutuar masa e sigurisë" Arrest në shtëpi" në ngarkim të shtetases:
Sh.M 47 vjeçe, banuese në Durrës, me detyrë Avokate pranë Dhomës së  Avokatisë Durrës.
Në ngarkim të shtetasve të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës ka dhënë masën e sigurisë" Arrest me burg” për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Shpërdorimi i detyrës”dhe “Falsifikimi i dokumenteve” e kryer në bashkëpunim parashikuar në nenet 259, 248 dhe 186, 25 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1.    Më datë 08.02.2018, në rrugën “Aleksandër Goga”, një mjet ka aksidentuar shtetasin M.K, vjeç 71 banues në Durrës, i cili pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e  autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.  Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, M.K, vjeç 40, banues në fshatin Gjuricaj, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Durrës, e ka dënuar me 10 ditë burg për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Sektori për trafiqet e narkotikët
Elbasan/Goditet një grup i strukturuar kriminal – Arrestohen 5 persona, sekuestrohet lëndë plasëse, lëndë narkotike, municione luftarake dhe vlera monetare.

Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë e Elbasanit në bashkëpunim me Forcat e Posaçme Operacionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë Shtetit dhe Prokurorinë e Elbasanit, në kuadër të procedimit penal të referuar nga Policia lokale, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “POROSIA”.
Si rezultat i këtij operacioni të finalizuar me sukses pas një hetimi disa mujor me metoda speciale, u arrestuan në flagrancë 5 shtetas dhe 1 u shpall në kërkim.
Ata janë:
G.Y 20 vjeç, banues në Pogradec;  
K.M 21 vjeç, banues në Pogradec;
K.P, 22 vjeç, banues në Pogradec;
E.A, 39 vjeç, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec;
G.K, 39 vjeç, banues në fshatin Gribë, Gramsh.
Arrestimi i tyre u krye nga forcat e posaçme në disa ndërhyrje në Pogradec dhe në Gramsh.
Shtetasve G.Y dhe K.M u janë gjetur dhe sekuestruar 82 kallëpe të dyshuara si lëndë plasëse, e llojit tritol.
Shtetasit E.A i është gjetur dhe sekuestruar 1.5 kg lëndë narkotike e dyshuar kanabis.
Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit G.K, në Gramsh janë gjetur 1 armë zjarri automatik, 1 pushk me 440 fishekë, 3 automjete, 15 celularë si dhe  sasi e konsiderueshme lekësh.
Gjithashtu në kuadër të këtij procedimi penal është shpallur në kërkim shtetasi E.H., 20 vjeç banues në Pogradec, i dyshuar për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” dhe ‘Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.
Vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtyre shtetasve, si dhe identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të mundshëm.

Seksioni për narkotikët
Në vijim të operacionit të koduar “POROSIA” dhe në vazhdimësi të hetimeve lidhur me proçedimin penal të referuar nga Policia Lokale, nga Sektori për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, u bë ndalimi i shtetasit:
E.L, 30 vjeç banues në Pogradec.
Ndalimi i tij, u bë në Pogradec pasi, shtetasi i lartpërmendur dyshohet të ketë konsumuar veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake, e municionit dhe lëndëve eksplozive , e  kryer në bashkëpunim” parashikuar nga nenet 278/6 dhe 25 të Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1.    Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor dhe largim nga vendi i ngjarjes”, më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.C, vjeç 26, banues në Cërrik, me leje drejtimi. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1.    Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.L, vjeç 29, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 1, në lokal ju gjetën e bllokuan 4 makineta për lojëra fati, pa dokumente. Nenet 180 e 197 të Kodit Penal.

2.    Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin L.J, vjeç 30, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 9, në lokal iu gjetën dhe bllokuan 5 makineta për lojëra fati dhe 8 televizorë, pa dokumente. Nenet 180 e 197 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për narkotikët
Divjakë
Në datën 08.02.2018, nga kontrolli i ushtruar nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Divjakë, në fshatin Karavasta, në banesën e shtetasit E.T u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.T 27 vjeç, banues në fshatin Karavasta, Divjakë.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së shkallës së Parë Lushnje për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” parashikuar nga Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni kundër korrupsionit
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin R.H, vjeç 32 banues në Vlorë bazuar në nenin 248 i Kodit Penal.

Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasen D.H, vjeç 39, banuese në Vlorë, me detyrë agjente e një shoqërie sigurimesh pasi më datë 15.04.2017, shtetasit E.Ç vjeç 21, banues në Vlorë, i ka prerë, sigurimin e mjetit tip “Opel” dhe nuk e ka hedhur në sistem. Nenet 135, 143 e 190/3 të Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin I.D, vjeç 57, banues në Vlorë, pasi në lagjen Pavarësia” nga kontrolli në dyqanin ushqimor, iu gjetën e bllokuan një sasi e konsiderueshme pijesh freskuese pa faturë. Neni 180 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasen V.B vjeç 34,  banuese në Tiranë, pasi në vitin 2008, ka falsifikuar dokumentet për marrjen e një numri me kontratë në një kompani private telefonike duke e kaluar në emër të nënës, shtetase E.S, vjeç 68 banuese në Greqi, e cila figuron debitore ndaj kompanisë. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni për narkotikët
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin P.M, vjeç 20, banues në Ishull Lezhë, pasi në lagjen “Gurra”, nga kontrolli fizik, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni për trafikun e paligjshëm
1.    Më datë 08.02.2018, Gjykata e Apelit Lezhë ka ndryshuar masën e sigurisë nga Arrest  shtëpie” në Arrest me burg”  për shtetasin N.P, vjeç 50, banues në Lezhë, i cili  ka dënim të mbetur edhe 4 vjet, 4 muaj e 24 ditë burg.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni kundër krimeve ndaj personit
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Shkodër, falë një pune intensive hetimore zbardhën dhe dokumentuan plotësisht ngjarjen e ndodhur në 13 janar 2018.
Në orët e para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i mirë-organizimit dhe koordinimit, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, forcat e RENEAs, FNSH-së, së Tiranës si dhe Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Policinë e Shtetit u zhvillua dhe u finalizua  operacioni policor "Together".
Si rezultat i këtij operacioni u kapën dhe u ndaluan  shtetasit:
E.Ç 29 vjeç
A.L 31 vjeç, të dy banues në Elbasan, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Shkodër kishte lëshuar urdhrat e ndalimit, për veprat penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Shkatërrimi i pronës me eksploziv” të kryera në bashkëpunim.
Ndalimi i tyre u bë pasi gjatë hetimeve të ndjekura me metoda speciale dyshohet se janë autorë për ngjarjen në fjalë, ku mbetën të plagosur me lëndë plasëse 8 shtetas, ndër ta edhe shtetasi me iniciale L.K., i cili dyshohet se ishte objektiv i atentatit.
Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi S.T 24  vjeç, banues në Elbasan, për veprën penale “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”, “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, i armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale disa celulare, 4 automjete, 2 nga të cilat janë përdorur nga autorët ditën e ngjarjes, 6 000 euro, tre maska dhe fishekë luftarake.

KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)

Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë kanë ndaluar
shtetasin:
M. M., 39 vjeç, banues në Tiranë.
Shtetasi i mësipërm është i dyshuar për veprën penale “Kontrabandë me mallra të tjerë”, të parashikuar nga neni 174 i Kodit Penal.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Komisariati Policisë Tropojë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
1.    Më datë 07.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tropojë, për shtetasen N.B, vjeç 46 bazuar në nenin 248 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.L vjeç 23, banues në Rrëshen, pasi në rrugën e “Elbasanit”, ka goditur me grusht shtetasen L.GJ vjeç 23, banuese në Tiranë. Punohet për shoqërimin e D.L.Neni 90 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.D vjeç 31 banues  në Tiranë, pasi në rrugën “Kuvajti”, në banesën e shtetasit E.N, vjeç 27, u kap duke vjedhur sende të ndryshme. Neni 134 i Kodit Penal.

3.    Më datë 08.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.S, vjeç 41, banues në Tiranë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua vjedhje e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

4.    Më datë 08.02.2018, shtetasi G.D, vjeç 42, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 07.02.2018, i është larguar nga banesa babai, shtetasi H.D, vjeç 76. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Komisariati i Policisë Nr. 2
1.    Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për vjedhjen e mobilierisë të shtetasit SH.D më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin P.K vjeç 36, banues në Tiranë, aktualisht i arrestuar pranë IEVP 313 Tiranë, më datë 13.01.2018, i cili dyshohet se eshte autor edhe i disa vjedhjeve të tjera. Neni 134 i Kodit Penal.  

2.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.A vjeç 74, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Ymer Kurti”, nga lagështia dyshohet se është dëmtuar banesa e komshiut, shtetasit E.M, vjeç 23. Neni 150 i Kodit Penal.

3.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin T.M, vjeç 19, banues në fshatin Bardhaj Has, pasi në rrugën “Robert Zhvarc”, iu gjetën e bllokuan 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

4.    Më datë 08.02.2018, në rrugën “Ylbere Bylykbashi”, në ballkonin e banesës është vetëvarur shtetasi M.G, vjeç 30. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

5.    Më datë 08.02.2018, shtetësia F.H, vjeç 29, banuese në Tiranë, kallëzon se në autobusin e linjës Tirana e Re, i kanë vjedhur portofolin me një shumë lekësh dhe disa dokumente personale.  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134/1 i Kodit Penal.

6.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.K, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi në Korrik 2017, me anë të mashtrimit, i ka marrë mjetin tip “Renault”, kundrejt një shumë eurosh shtetases V.XH, vjeç 69 banuese në Tiranë, ku nga kjo shumë i ka dhënë vetëm një pjesë dhe ka shkëputur kontaktet. Punohet për kapjen e S.K dhe gjetjen e mjetit. Neni 143 i Kodit Penal.

7.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.D vjeç 55 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Babë Rexha”, ka kanosur me fjalë për jetën, komshiun, shtetasin G.K, vjeç 76. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
1.    Më datë 08.02.2018, shtetasi M.C, vjeç 21 banues në Bathore, kallëzon se më datë 06.02.2018, në autobusin e linjës Institut-Kamzë, i ka humbur telefoni. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

2.    Më datë 08.02.2018, shtetasi B.RR, vjeç 64, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 07.02.2018, ka konstatuar të thyer xhamin e dritares të kuzhinës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.

3.    Më datë 08.02.2018, shtetasi A.M, vjeç 48, banuese në Patos, endacak, kallëzon se në rrugën “Sejdini”, gjatë kohës një mujore që ka banuar te një shoqate bamirësie i kanë humbur disa rroba të trupit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

4.    Në vijim të komunikatës që bën fjalë për kanosjen dhe goditjen e shtetasit F.D, më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.D, vjeç 25, banues në Tiranë. Nenet 84, 90 e 25 të Kodit Penal.

5.    Më datë 08.02.2018, shtetasi R.M, vjeç 23, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 07.02.2018, në rrugën “Ded Gjo Luli”, ka harruar në tavolinë dhe i kanë vjedhur  celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

6.    Në vijim të komunikatës që bën fjalë për plagosjen e shtetasit të mitur I.C, më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.M vjeç 28, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.  

7.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.C e T.B, vjeç 47 e 50, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, në gjendje të dehur, janë konfliktuar me njeri tjetrin, duke prishur qetësinë publike. Neni 274 i Kodit Penal.

8.    Më datë 09.02.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit D.SH dhe A.Z, vjeç 34 e 29 banues në Tiranë të dënuar më parë, pasi më datë 08.02.2018, në rrugën “Reshit Çollaku”, në banesën e shtetases E.S vjeç 50, kanë vjedhur tapetet dhe rrugicat, të cilat u bllokuan me cilësinë e provës materiale. Nenet 134  e 25 të Kodit Penal.

9.    Më datë 08.02.2018 në rrugën “Milan Shuflaj”, shtetësia F.M, vjeç 29, banuese në Tiranë, kallëzon se, ka gjetur 1 granatë luftarake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 278 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Tiranë
Tentuan të vjedhin dy mjete, kapen dhe arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 4, arrestuan në flagrancë shtetasit :
F.G  36 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë “Prodhim mbajtje te armeve te zjarrit pa leje” dhe “Kundërshtim i punonjësve të policisë  rendit”.
M.D 30 vjeç, banues në Elbasan.
Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi më datë 08.02.2018, rreth ores 03:00, në rrugën “Vangjel Capo”, u kapën në flagrancë duke tentuar të vjedhin mjetin e parkuar, tip “Rang Rover”, në pronësi të shtetases Dh.T., 38 vjeçe.
Gjatë kontrollit fizik shtetasve të mësipërm në momentin e kapjes ju gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Një radio policie
dy palë doreza
nje kapuc dhe një kapele
një shall
një kacavidë,
2 telefona celulare
1200  euro e     6000  lekë.
Gjithashtu nga shërbimet e Policisë të Komisariatit nr 3, u arrestua në flagrancë shtetasi:
XH.R 34 vjeç, banues në Tetovë.
Pasi më datë 08.02.2018, rreth orës 03:40, në rrugën e “Barrikadave”, pas njoftimit të marrë se ishte vjedhur një mjet TAXI, menjëherë Patrulla e Përgjithshme e  policisë e  Komisariatit nr 3, u vu në ndjekje  të autorit që kishte vjedhur  automjetin duke bërë  bllokimin e automjetit si dhe  arrestimin në flagrancë të shtetasit të maqedonas XH.R.
Materialet proceduriale iu referuan Prokurorisë Pranë Gjykatës Shkallës së Parë Tiranë për veprat penale “Vjedhje”, me pasoja të rënda, e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative, si dhe “Mbajtja pa të drejtë e uniformës”, parashikuar nga nenet 134/3 e 22 e 25 dhe 247 te Kodit Penal në ngarkim të shtetasve F.G dhe M.D si dhe për verpen panale “ Vjedhja” parashikuar nga neni 134 te Kodit Penal ne ngarkim të shtetasit XH.R.

1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin e mitur A.V, vjeç 17, banues në Tiranë, në prani të mësueses, psikologut, avokates dhe prindit, pasi në ambientet e shkollës së mesme në çantën e shkollës, ju gjet e bllokua një thikë kuzhine, të cilën e kishte marrë në banesë.  Neni 279 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasit (kunata e kunati) P.F e B.F, 46 e 43, të cilët pretendojnë për ushtrim të dhunës psikologjike ndaj njëri tjetrit. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës së marrëdhëniet familjarë”.

3.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen M.K, vjeç  47, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, në pronësi, punonjësit e UK Tiranë, kanë konstatuar furnizim me ujë në mënyrë të paligjshme. Neni 159 i Kodit Penal.

4.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.F vjeç 43, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike, ndaj vëllait, shtetasit XH.F vjeç 51. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.T, vjeç 31, banues në fshatin Laknas, pasi në Zall Mner, u kap duke vjedhur dy pula në banesën e shtetasit R.D, vjeç 52. Me cilësinë e provës materiale u bllokuan një biçikletë dhe dy pula. Neni 134 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, shtetësia N.V vjeç 37, banuese në fshatin Valias, kallëzon se, i është larguar nga banesa vajza  A.V, vjeç 18. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

3.    Më datë 08.02.2018, shtetësia I.G, vjeç 35, banuese në Tiranë kallëzon se, i është larguar nga banesa, vajza, shtetësia E.G, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

4.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin L.SH vjeç 49, banues në Tiranë, pasi në Kamzë, rrugën “Londra“, ka tentuar të vjedh naftë në mjetin tip “Benz” të shtetasit I.XH vjeç 41, banues në Kamzë. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.  

5.    Informacion paraprak
Më datë 09.02.2018, rreth orës 02:40 në Bathore, në një karburant, një person i maskuar, nën kërcënimin e një thike, i ka marrë lekët e xhiros ditore punonjësit. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Komisariati i Policisë Nr. 6
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N, vjeç 48, banues në fshatin Vaqarr, shitës ambulant, pasi në Kombinat, tek tregu i fruta perimeve, për shkak të detyrës, ka fyer punonjësin e policisë bashkiake, shtetasin D.SH vjeç 34, banues në Tiranë. Neni 239 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 50, banues në Tiranë, pasi më datë 07.02.2018, në rrugën “Teodor Keko”, ka goditur me grusht shtetasen E.M, vjeç 42, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

3.    Më datë 08.02.2018, gjatë natës në fshatin Kashar, kanë vjedhur  kamionçinën tip “Benz” të shtetasit XH.D vjeç 53, banues në Kashar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

4.    Më datë 08.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi R.Ç vjeç 19, banues në Tiranë, i dënuar më parë për veprën penale “Vjedhja”, pasi gjatë natës, në rrugën “Thoma Koxhaj”, para banesës, shtetasit A.B, vjeç 32, në mjetin tip “Opel” duke thyer xhamin i ka vjedhur 2 trapane dhe 1 kasetë me vegla pune. Nenet 134 e 150 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
1.    Më datë 08.02.2018, në fshatin Synej, një mjet ka aksidentuar shtetasen L.M, vjeç 57 banuese në Kavajë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 290 e 273 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Rrogozhinë
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin B.B, vjeç 47, banues në fshatin Kryeluzaj, pasi në kodrën e fshatit Kazie, u kap duke ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin K.H vjeç 55, banues në fshatin Rrotull, pasi në këtë fshat, ka goditur me mjete të forta, shtetasin P.M, vjeç 49 banues në fshatin Shkafane.Neni 90 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.K vjeç 34, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti B.K, vjeç 43, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

3.    Më datë 08.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.H, vjeç 18, banues në Durrës, pasi daja, shtetasi M.D, vjeç 44 banues në Durrës, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

4.    Më datë 08.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.GJ, vjeç 47, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 12, në biznesin privat nga punonjësit e ujësjellës kanalizime, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159 i Kodit Penal.

5.    Më datë 08.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.K, vjeç 43, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 12, në biznesin privat nga punonjësit e ujësjellës kanalizime, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159 i Kodit Penal.

6.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.Z, vjeç 58, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 7, ka dëmtuar murin rrethues të shtetasit H.L. Neni 150 i Kodit Penal.

7.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin V.T, vjeç 37 banues në Durrës, pasi më datë 04.01.2018, në lagjen nr. 3, në çerdhe ka vjedhur karrocën e fëmijës, të shtetasit E.P, vjeç 51, banues në Durrës. Me cilësinë e provës materiale u bllokua karroca. Neni 134/1 i Kodit Penal.

8.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.K, vjeç 28, banues në fshatin Sukth, pasi në Sukth, tek “Ura e Erzenit”, dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në ajër. Punohet për kapjen e S.K. Nenet 278/2 e 274 të Kodit Penal.

9.    Më datë 09.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen I.A, vjeç 23, banues në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi R.A, vjeç 25, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Elbasan
1.    Më datë 08.02.2018, në fshatin Petresh, në kasollen pranë banesës, shtetasit E.M, vjeç 34, i kanë vjedhur lopën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.K vjeç 29, banues në  fshatin Seferan, pasi në këtë fshat, ka kanosur me fjalë shtetasin D.K vjeç 39, banues në Seferan. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gramsh
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin B.A, vjeç 79, banues në fshatin Bratil, invalid me status i verbër, pasi në banesë, ju gjetën e bllokuan me cilësinë e provës materiale, një automatik model 56, kalibër 7.62 mm, një krehër me 30 fishekë model 56 dhe një  granatë  dore. Neni 278/2/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin O.XH, vjeç 47 banues në Korçë, pasi në banesë, ka lidhur energjinë elektrike në mënyrë të paligjshme. Neni 137 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, në lagjen nr. 7, shtetasit E.Q, vjeç 23, banues në Korçë, në mjetin tip “Benz” i kanë vjedhur pasqyrën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Pogradec
Qarkullonte në qytet me armë zjarri pa leje. Kapet dhe arrestohet në flagrancë nga Policia.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasit:
F.B, 27 vjeç, banues në fshatin Vërdovë-Pogradec (me precedentë të mëparshëm penal
në fushën e krimeve kundër personit).
Arrestimi i tij u bë pasi nga informacione të siguruara në rrugë operative, falë veprimeve të
mirëkoordinuara, si edhe gjatë kontrollit trupor që shërbimet e Policisë kanë ushtruar ndaj këtij shtetasi në një lokal në lagjen nr 1 në Pogradec, iu gjet e sekuestrua në cilësinë e provës
materiale:
1 armë zjarri pistoletë tip TT me 1 krëhër me 6 copë fishekë, të cilat i posedonte pa lejen e
organeve përkatëse.
Gjithashtu shtetasi i mësipërm, dyshohet të jetë autor i ngjarjes së ndodhur më datë 29.01.2018, në fshatin Vërdovë-Pogradec, ku është qëlluar në ajër, me armë zjarri.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” parashikuar nga neni 278 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kuçovë
1.    Më datë 08.02.2018, gjatë natës, në fshatin Polovinë, kanë vjedhur 4 m kabull në dhomat e grupit të punëtorëve të pompimit të naftës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, në fshatin Perondi është vjedhur me thyerje lokali i shtetasit A.SH, vjeç 60 banues në këtë fshat, ku kanë marrë një shumë eurosh dhe lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Fier
Policia zbardh vjedhjet me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të katër Exchange -ve në qytetin e Fierit.
Finalizohet operacioni i koduar “Exhange i fundit”.
Policia kap dhe ndalon një prej autorëve.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të një pune intensive operative hetimore, bënë të mundur finalizimin e operacionit të koduar “Exchange i fundit” ku është arritur të zbulohen dhe dokumentohen katër ngjarje të vjedhjeve me dhunë dhe nën kërcënimin e armës të ndodhura në qytetin e Fierit, konkretisht:
1. Vjedhja me dhunë e mbetur në tentativë ndodhur në datën 03.01.2018, në lagjen “Apollonia” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit E.S.
2.Vjedhja me dhunë në datën 09.01.2018, në lagjen “Kastrioti” Fier, e një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit L.Z, ku kanë marrë 70.000 lekë.
3. Vjedhja me dhunë në datën 23.01.2018, në fshatin Levan, Fier një pike këmbimi valutor në pronësi të shtetasit A.M, ku kanë marrë 70.000 lekë.
4.Vjedhja me dhunë në datën 03.02.2018, në lagjen “11 Janari” Fier, e një pikë këmbimi valutor në pronësi të shtetasit P.J ku i kanë marrë një shumë prej 500.000 lekë dhe 300 euro.
Në lidhje me këto ngjarje u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit:
A.V 25 vjeç, banues në fshatin Varibob, Fier(i dënuar më parë për “Plagosje të rëndë me dashje” dhe “Shkatërrim prone”
Policia po punon intensivisht për dokumentimin e plotë të këtyre ngjarjeve, kapjen dhe ndalimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të implikuar.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Vjedhje med” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Neni 139 e 25 i Kodit Penal.

1.    Më datë 08.02.2018, në aksin rrugor Patos- Fier, te kthesa e Patosit, shtetasi I.M, vjeç 45 banues në Fier, duke drejtuar mjetin tip “Jeep” ka dalë jashtë rruge, për pasojë është dëmtuar e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

2.    Më datë 07.02.2018, në fshatin Portëz, duke punuar me mjet bujqësor tip “Frezë”, është dëmtuar shtetasi T.G, vjeç 44, banues në Sheq i Madh, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, si ngjarje aksidentale.

3.    Më datë 08.02.2018, në lagjen “8 Shkurti”, në banesë është gjetur nga familjarët e vdekur pa shenja dhune, shtetësia S.R, vjeç 83. Nga veprimet e kryera dyshohet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

4.    Më datë 08.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen Z.H, vjeç 43, pasi kunata, shtetësia D.H, vjeç 41, banues në Fier, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Fier,  Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

5.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin I.M vjeç 55, banues në fshatin Bishan,  pasi  në Bishan, i ka pushtuar siperfaqe tokë, vëllait, shtetasit K.M, vjeç 34, banues në këtë fshat. Neni 200 i Kodit Penal.

Fier
Vidhnin pjesë automjetesh dhe aksesorë makinash, policia arreston 5 shtetas.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, në bazë të punës operative hetimore,
bënë të mundur arrestimin e shtetasve:
M.S 20 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
E.Y 24 vjeç, i proceduar më parë për plagosje dhe mosbindje të punonjësit të policisë.
K.S 22 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
G.M 25 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
F.V, 16 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje.
Të pestë këta shtetas janë banues në Ballsh.
Këta shtetas në bashkëpunim me njëri tjetrin vidhnin pjesë të ndryshme automjetesh dhe aksesorë makinash në qytetin e Fierit në periudha të ndryshme kohore, si dhe dyshohen si autorë të vjedhjeve të disa makinave.
Ju sekuestrua në cilësinë e provës materiale një makinë tip ”Benz” e cila dyshohet të jetë e vjedhur.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë për veprën penale “Vjedhje” e kryer në bashkëpunim parashikuar nga Neni 134/2 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
1.    Më datë 08.02.2018, në fshatin Konjat, ka rënë zjarr dhe janë djegur orenditë shtëpiake, në banesën e shtetasit P.D, vjeç 42. Nga veprimet e kryera dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit, ka qenë rrjedhja e gazit.  Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Divjakë
1.    Më datë 08.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen F.S, vjeç 78, pasi djali, shtetasi M.S, vjeç 48, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

2.    Më datë 08.02.2018, gjatë natës, në fshatin Çermë, në stallën pranë banesës, shtetasit A.K vjeç 60,  i kanë vjedhur 1 lopë dhe 1 viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
1.    Më datë 08.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen E.M, vjeç 32 banuese në Vlorë  pasi bashkëshorti, shtetasi RR.M, vjeç 39, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj  saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

2.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin B.B vjeç 55, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

3.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.T vjeç 59, banues në Vlorë, pasi në lagjen “Pavarësia”, në banesë nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

DVP.Vlorë
Policia ka kapur e ndaluar dy shtetas të shpallur në kërkim.
Policia Vlorë ka kapur e ndaluar shtetasin:
D.R., 25 vjeç, banues në Vlorë.
Ndaj shtetasit të mësipërm Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentative”.

4.    Më datë 08.02.2018, gjatë natës, në lagjen “Osman Haxhiu”, kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetases R.K, vjeç 57, banues në Vlorë, ku kanë marrë artikuj të ndryshëm. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

5.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.D, vjeç 63, banues në Vlorë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

6.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin  E.D, vjeç 37 banues në Vlorë, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua rilidhje e paligjshme energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Himarë
1.    Më datë 08.02.2018, shtetasi K.R vjeç 45, banues në fshatin Cerkovinë, Vlorë, me banim të përkohshëm në fshatin Vuno, kallëzon se gjatë natës, në Vuno, i kanë vjedhur disa vegla pune. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Sarandë
1.    Informacion paraprak
Më datë 09.02.2018, në lagjen nr. 1, parkuar para banesave,  në mjetet e parkuara tip “Benz dhe Audi” ka rënë zjarr, në pronësi të shtetasve N.B dhe B.D, vjeç 31 e 32,  ku ka dëme materiale. Nga veprimet paraprake dyshohet se zjarri mund të jetë shkaktuar nga një defekt në sistemin elektrik të njërit prej mjeteve.

Komisariati i Policisë Kurbin
1.    Më datë 08.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.LL, vjeç 43, banues në fshatin Delbnisht, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit dhe vëllait, shtetasve Z.LL dhe G.LL, vjeç 78, 39. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P.M vjeç 61, banues në Laç, pasi në Laç, ka prerë një pemë Mani, në tokën e shtetasit A.K vjeç 47 banues në Laç. Neni 150 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.Z vjeç 41, banues në fshatin Juban, pasi në lagjen “Ndoc Mazi”, në kushte depresioni, ka dëmtuar me gurë xhamat e mjeteve tip “Benz”. N.Z u dorëzua në spitalin psikiatrik Shkodër, ku ishte i evidentuar. Neni 150 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen V.L, vjeç 52, banuese në fshatin Grudë e Re, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, Seksioni për të miturit, për shtetasit N.S dhe A.M, vjeç 17 e 18, pasi në bashkëpunim, kanë goditur e fyer, shtetasit R.R dhe M.R, vjeç 16 e 16. Nenet 90 e 119 të Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 2, në dyqanin e celularëve të shtetasit T.A, vjeç 31, banues në Kukës, kanë vjedhur mallra me vlerë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134/3 e 25 të Kodit Penal.

3.    Më datë 08.02.2018, një shtetas ka kallëzuar se ka konstatuar pranë stacionit të meteorologjisë në aeroportin e Kukësit, të dëmtuar pajisjen elektronike të paneleve diellore të stacionit. Punohet për identifikim dhe kapjen e autorëve. Neni 150 i Kodit Penal.

4.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasit M.K dhe NJ.K, vjeç 21 e 30, banues në fshatin Pobreg, pasi në këtë fshat, në bashkëpunim kanë goditur me sende të forta, shtetasin P.K, vjeç 47, banues në Pobreg. Nenet 90 e 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Tropojë
Tropojë
Vjedhin me thyerje një dyqan në Tropojë, arrestohen dy autorët e dyshuar.
Sekuestrohen 170.000 lekë, 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme, dhe 1 kallëp tritoli.
Më datë 08.02.2018, Specialistët e Seksionit për Hetimin dhe Parandalimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Tropojë, arrestuan shtetasit:
D.S 22 vjeç,  banues në fshatin  Kolgecaj, Tropojë.
B.G 23 vjeç, banues në fshatin Koçanaj, Tropojë.
Arrestimi i tyre u bë pasi dyshohet se gjatë natës në qytetin e Bajram Currit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vjedhur me thyerje, dyqanin e shtetasit S.D., 47 vjeç, banues në Bajram-Curri, ku kanë vjedhur një sasi lekësh dhe steka cigaresh të llojeve të ndryshme.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga Policia, në banesën e tyre,  ju gjetën dhe sekuestruan  në cilësinë e provës materiale sasia prej 170.000 lekë dhe 80 steka cigaresh të llojeve të ndryshme.
Gjithashtu, gjatë kontrollit në banesën e shtetasit D.S u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale 1(një) kallëp tritoli.
Materialet për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale ” Vjedhja kryer në bashkëpunim”, dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, parashikuar nga nenet 134-25 dhe 278 të Kodit Penal.

1.    Më datë 08.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.D vjeç 30, banues në Bajram Curri, pasi në banesën e gjyshërve, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj mbesës, shtetases A.D, vjeç 17. Neni 130/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
1.    Më datë  08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin G.T vjeç 36, banues në fshatin Burim, pasi në Maqellarë ka goditur me grusht, shtetasin E.N vjeç 45, banues në fshatin Pocest. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Mat
Më datë 07.02.2017, rreth orës 19:30, policia ka marrë njoftim se në një lokal në njësinë administrative Baz-Burrel, po ndodh një konflikt dhe është qëlluar me armë zjarri.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë dhe grupi hetimor ku  kanë konstatuar se në lokalin e shtetasit E.Ç, 25 vjeç, banues në Baz, janë futur 2 persona të maskuar ku pasi kanë debatuar me shtetasin E.Ç, njëri nga personat ka qëlluar  disa herë në ajër me armë zjarri automatik, ndërsa personi tjetër e ka goditur E.Ç, me qytë pistolete në kokë duke i shkaktuar dëmtime të lehta.
Janë kryer veprimet e para hetimore në vendin e ngjarjes ku janë gjetur dhe sekuestruar 4 gëzhoja arme automatik.
I është marrë kallzim shtetasit E.Ç, dhe disa personave të tjerë të pranishëm  në momentin e gjarjes, ku nga tërësia e veprimeve të para proceduriale të kryera në lidhje me këtë ngjarje, nga ana e policisë janë arritur të identifikohen autorët e dyshuar të kësaj ngjarje që janë shtetasit :
A.U, 37 vjeç,
A.U, 27 vjeç,( vëllezër), lindur në Mat e banues në Tiranë.
Shërbimet e Policisë Mat që prej mbrëmjes së djeshme , kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për  kapjen e autorëve.
Materialet do ti kalojnë Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprat penale "Kanosje për vrasje", "Mbajtje pa leje të armëve luftarake", "Prishje e qetësisë publike", "Shkatërrim i pronës", "Plagosje e lehtë me dashje", të kryera në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 84, 278/2, 274, 150, 89, 25 të Kodit Penal.

1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasin R.SH vjeç 21, banues në fshatin Karicë, pasi në lagjen “Partizani” Burrel, ka goditur me mjete të forta shtetasin S.S, vjeç 15. Neni 90 i Kodit Penal.

Mat
Më datë 08.02.2017, rreth orës 10:30,  është marrë informacion se  në fshatin German ,Njësia Administrative Komsi, Bashkia Mat, është dëmtuar muri i banesës së shtetases M.B, 68 vjeçe.
Nga veprimet e para hetimore si kqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar një vrimë në murin e kësaj banese, e cila dyshohet se është qëlluar me armë zjarri.
Në rrugicën përballë me banesën u gjetën dy gëzhoja automatiku model 56.
Dyshohet se kjo ngjarje ka qenë stimul nga vetë të dëmtuarit me qëllim përfitim të azilit në një shtet të huaj, ku kjo shtetase ka jetuar si azilante dhe është kthyer në vendin tonë.
Po punohet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Materialet do ti referohen Prokurorisë Rrethit Gjyqësor Mat, për veprën penale "Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municioneve luftarake", parashikuar nga neni 278 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1.    Më datë 08.02.2018, në P K K Rinas, u kap shtetësia I.Q, vjeç 23, banuese në Elbasan, pasi më datë 12.07.2016, është larguar nga banesa.

2.    Më datë 08.02.2018, në P K K Rinas, u ekstradua nga Greqia shtetasi në kërkim  H.B, vjeç 71, banues në Dibër, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 3 vjet burg, për veprën penale “Mashtrimi”. Neni 143 i Kodit Penal.

3.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.SH vjeç 30, banues  në  Lezhë, i depërtuar nga autoritetet policore italiane, në P K K Rinas, pasi më datë 07.10.2017, në afërsi të P K K Hani i Hotit, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal. 

4.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.B vjeç 27, banues në Tiranë, depërtuar nga autoritetet policore angleze në P K K Rinas, pasi më datë 15.09.2017, në afërsi të P K K Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshëm. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Q.D vjeç 26, banues në Fier, pasi në P K K Port, në dalje, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale pasaporta me një vulë që dyshohet e falsifikuar. Nenet 190 e 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
1.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin H.K, vjeç 52, banues në Bathore, Tiranë, pasi më datë 29.01.2018, nga brezi jeshil, në S P K M Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

2.    Më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin F.SH vjeç 39 banues në Drenovë, Ballsh, pasi më datë 29.01.2018, nga brezi jeshil në S P K M Kakavijë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
1.    Më datë 08.02.2018, në S P K M Morinë, u kap shtetasi në kërkim E.S, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi më datë 26.01.2018, në Koplik, nëpërmjet thirrjeve telefonike, ka kanosur shtetasin K.R. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2