Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 10 Shkurt 2018

I. INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE 01drejtoria new
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
1. Më datë 09.02.2018, Bashkia Shkodër, aksi rrugor Shkodër - Theth, i bllokuar nga dëbora në Qafë Thore. Në njësinë administrative Ana Malit, është mbuluar nga uji rruga e fshatit Obot i Vjetër dhe 400 ha tokë bujqësore. Nuk ka probleme për lëvizjen e mjeteve.  
II. DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË
Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për krimin ekonomik e financiar
1. Specialistet e Seksionit për Krimin Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore Tiranë më datë 09.02.2018 kanë ndaluar shtetasin në kërkim, H.B 72 vjeç banues në Tiranë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe Gjykata e Apelit Tiranë e kanë dënuar me 10 vite e 4 muaj burg për veprën penale “Mashtrimi” , në bashkëpunim , parashikuar nga neni 143/2 i Kodit Penal. Ky shtetas eshte ekstraduar nga Greqia drejt vendit tone nga  Interpol Tirana me date 08.02.2018.
Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
1. Më datë 09.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.XH  vjeç 53, banues në Tiranë, pasi  në rrugën e “Dibrës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.M, vjeç 33, banuese në Tiranë, pasi  në bulevardin “Blu” Kamzë, duke drejtuar mjetin tip “Land Rover” ka aksidentuar këmbësoren e mitur E. L, vjeç 15, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin S.M, vjeç 46 banuese në Paskuqan 1, pasi  në rrugën e “Dibrës”, duke drejtuar furgonin tip “Benz”, ka aksidentuar këmbësorin M.S, vjeç 49, banuese në Tiranë,  i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi J.J, vjeç 46, banues në Tiranë, pasi  në rrugën “Isuf Elezi”, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.
5. Më datë 09.02.2018, shtetasit V.B, vjeç 65, banues në Tiranë, ka kallëzuar se në rrugën e “Elbasanit”, një mjet tip “Benz”, i larguar nga vendi i aksidentit, e ka përplasur në rrugë, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.  Punohet për gjetjen e mjetit, identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 273 e 290 të Kodit Penal.
6. Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.N vjeç 31, banues në Durrës, pasi  në autostradën Tiranë-Durrës, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Mitsubish”, ka goditur trafik ndarësin, për pasojë është aksidentuar pasagjeri F.M, vjeç 50, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.S, vjeç 21, banues në fshatin Jagodinë, pasi  në qytet, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Dajang”. Neni 291 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për  shtetasin R.M, vjeç 25, banues në Peqin, pasi  në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papërr, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Fiat”, pa targë, është përplasur me motorin pa targë, që drejtohej me leje drejtimi nga shtetasi O.S, vjeç 19, banues në Papërr, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor  Pogradec, për shtetasit S.C e T.M, vjeç 27 e 27, banues në Guras, Pogradec, me leje drejtimi, pasi  në hyrje të Pogradecit, S.C duke rimorkiuar me mjetin tip “Ford”, mjetin tip “Benz”, të drejtuar nga T.M, kanë humbur kontrollin e mjeteve, për pasojë kanë aksidentuar këmbësoret Q.S e V.P, vjeç 75 e 59, banuese në Pogradec, të cilat ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin E.SH, vjeç 34, banues në Elbasan, pasi  në rrugën Korçë-Pogradec, afër fshatit Velitërnë, duke drejtuar me leje drejtimi mjetin tip “Volsavagen”, është përplasur me mjetin tip “Lancia”, drejtuar me leje drejtimi nga shtetasi E.M, vjeç 23, banues në Çermë, Lushnjë, për pasojë është aksidentuar pasagjerja B.SH, vjeç 29 banuese  në Elbasan, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni për trafikun e paligjshëm
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin XH.RR, vjeç 25, banues në Fier, pasi  mjeti tip “Benz”, në pronësi, rezulton i vjedhur në Itali, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale. Neni 141/a i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.I, vjeç 33, banues në fshatin Portëz, me leje drejtimi, pasi  në rrugën Fier-Lushnjë, është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin I. Ç, vjeç 17 banues në Gjirokastër, pasi  në lagjen “18 Shtatori”,  iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, 1 doze lëndë narkotike e llojit  Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.S, vjeç 27, banues në Përmet, pasi  më datë 08.02.2018, në aksin rrugor Gjirokastër–Tepelenë, në vendin e quajtur Mashkullorë, duke drejtuar mjetin tip “Volksvagen”, është përplasur me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin E.T, vjeç 61, banues në Tiranë, për pasojë janë aksidentuar pasagjeri A.D, vjeç 49, banues në Tiranë dhe drejtuesi i mjetit E.S, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.GJ vjeç 43, banues në Ishull Shëngjin, pasi  në rrugën Lezhë-Milot, te Ura e Drinit, duke drejtuar pa  leje drejtimi motorin tip “Yinxiang”, pa targë, është aksidentuar dhe ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 291 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin LL.SH, vjeç 52, banues në Barbulloj, pasi në rrugën Lezhë-Rrilë, duke drejtuar me leje drejtimi motorin tip “Kinro”, është përplasur me mjetin  i drejtuar me leje drejtimi nga shtetasi N.M, vjeç 50, banues në  Barbulloj, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit LL.SH i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.02.2018, u  arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 22 banues në Fushe Arrës, pasi  në rrugën Fushe Arrës–Iballë, në Qafë Shari, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin E.S vjeç 25, banues në fshatin Orçikel Zapod, pasi  në rrugën Kukës-Shishtavec te “Hec-i Zapod”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, mjetin tip “Golf 3”. Neni 291 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
1. Më datë 09.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S vjeç 25, banues në Durrës, pasi  në rrugën Burrel - Shkopet, Mat, në vendin e quajtur “Vabli”, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, është përplasur me kamionin me drejtues shtetasin XH.LL vjeç 57, banues në Kamëz, Tiranë, për pasojë është aksidentuar pasagjerja G.S, vjeç 19, banuese në Durrës, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

II. 1. KOMISARIATET E POLICISË (Rrethe Gjyqësore)
Komisariati Policisë Sarandë
Seksioni për trafiqet dhe narkotikët
1. Më datë 09.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.M, vjeç 20, banues në Ura Vajgurore, Berat, pasi  në Finiq te “Ura e Kranesë”, në mjetin tip “Volsvagen”, me drejtues shtetasin I.M, vjeç 25, banues në “Ura Vajgurore” Berat, shtetasit F.M iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa dhe një thikë. Nenet 283 dhe 279 të Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.M, vjeç 31, banues në fshatin Metoq, pasi në Metoq, në mjetin të shtetasit M.SH, vjeç 27, banues në këtë fshat, ku ishte pasagjer, iu gjet nje sasi lëndë narkotike e llojit Cannabi Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
 
III. DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
1. Më datë 08.02.2018, shtetasi A.V vjeç 20, banues në Tiranë, ka kallëzuar se gjatë natës, në rrugën “Fuat Babani”, në garazhin e banesës, i kanë vjedhur motorin tip “Lifnder”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit E.B, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi  më datë 08.02.2018, në rrugën “Ali Demi”, ka kanosur shtetasin K.K vjeç 52 banues në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.02.2018 ne rrugën “Sali Nivica”, kanë vjedhur një telefon dhe nje shume lekesh në banesën e shtetases XH.M, vjeç 21. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases H.D, vjeç 49, banuese në Shkozë, pasi  nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
5. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetasit U.C, vjeç 46, banuese në Shkozë, pasi  nga punonjësit e OSHEE-së, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 2
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit T.K, vjeç 45, banues në Tiranë, pasi  gjatë natës, në rrugën “Emin Duraku”, ka vjedhur kontratat e qerave të mjeteve të shtetasit D.D, vjeç 36, banues në Tiranë. Neni 134 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit S.H e Y.F, vjeç 58 e 50 banues në Tiranë, pasi  në rrugën ”Muhamet Gjollesha”, kanë kanosur me fjalë njëri tjetrin. Neni 84 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.02.2018, ne rrugën “Sulejman Delvina”, kanë vjedhur nje shume lekesh dhe 2 byzylyk floriri, në banesën e shtetases E.GJ, vjeç 36. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.02.018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen SH.K, vjeç 48, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti A.S, vjeç 54, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.20006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
5. Më datë 09.02.2018, në bulevardin “Barjam Curri”, është gjetur i shtrirë shtetasi A.Ç, vjeç 46, banues në Tiranë, dyshohet përdorues i lëndëve narkotike, i cili ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Nr. 3
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për shoqërimin e shtetases M.G, vjeç 57, banuese në Tiranë, pasi  para një muaji, në rrugën ”Papa Kristo Negovani“, ka kanosur me fjalë për jetën shtetasen V.M, vjeç 64 banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.C,  vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi  në rrugën ”Ibrahim Rugova”, ju gjet e bllokua 1 doze narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetaset M.L e E.H, vjeç 44 e 35 banuese në Tiranë, pasi  në rrugën “Asim Vokshi”, kanë goditur me grusht njëra-tjetrën. Neni 90 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin K.B, vjeç 23 banues në Kashar, pasi  në rrugën e ”Durrësit”, pas një debati me fatorinon, ka dëmtuar xhamin e autobusit tip “Neoplan”, me drejtues shtetasin A.B vjeç 45 banues në Tiranë. Neni 150 i Kodit Penal.
5. Më datë 09.02.2018, shtetasi SH.K vjeç 39 banuese në Durrës, ka kallëzuar se në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, i kanë humbur targat e mjetit tip “Skoda”, dhe leja e qarkullimit të mjetit. Punohet për gjetjen e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Komisariati i Policisë Nr. 4
1. Më datë 09.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen DH.SH, vjeç 53, banuese në Tiranë, pasi  bashkëshorti S.SH, vjeç 55, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit A.H vjeç 23, banues në fshatin Sadovic,  pasi  në mënyrë të vazhdueshme, ka përndjekur shtetasen A.B, vjeç 22, banuese në Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal.
3. Më datë 10.02.2018, në rrugën “Selman Rizai”, kanë vjedhur bizhuteri e nje shume lekesh në banesën e shtetasit A.SH, vjeç 38. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 5
1. Në vijim të komunikatave që bëjnë fjalë për largim nga banesa të shtetaseve të mitura A.V. dhe E.G, më datë 08.02.2018, u gjetën dhe dorëzuan familjarëve, të cilat kanë deklaruar se janë larguar me dëshirën e tyre. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
2. Më datë 09.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen TH.B, vjeç 35, pasi  bashkëshorti F.B, vjeç 41 ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
3. Më datë 09.02.2018, shtetasi A.K vjeç 49, banues në Kamzë, ka kallëzuar se, është larguar nga banesa vajza e mitur K.K, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
4. Më datë 09.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.K, vjeç 21, banues në Paskuqan, pasi  Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar 3 muaj burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.  
5. Më datë 09.02.2018, gjatë natës në fshatin Çerkezë Zallherr, në kasollen e bagëtive pranë banesës, kanë vjedhur 3 lopë e 1 viç, pronë e shtetasit XH.H, vjeç 33. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Nr. 6
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K, vjeç 76, banues në Tiranë, pasi  në banesë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëshortes H.K, vjeç 60. Neni 130/a/1 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen R.K vjeç 32, banuese në Tiranë, pasi  ish bashkëshorti I.A vjeç 32, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Kavajë
1. Më datë 09.02.2018, në lagjen nr. 5, në banesën e shtetasit H.M vjeç 64, ka rënë zjarr dhe janë djegur salloni e kuzhina me orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezulton se, shkak i rënies së zjarrit ka qenë një zgjatuese korrenti. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për ngjarje aksidentale.
2. Në vijim të komunikatës , që bën fjalë për vjedhje në banesën e shtetasit SH.D, i pajisur me Urdhër mbrojtje nga Gjykata, më datë 09.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim A.D vjeç 36, banues në fshatin Sharr dushk, Rrogozhinë. Nenet 134/1 e 321/1 të Kodit Penal.
3. Më datë 09.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi H.H, vjeç 42, banues në fshatin Kërçukaj pasi  në banesë, punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal
Komisariati i Policisë Durrës
1. Më datë 09.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin R.H, vjec 62, pasi  djali J.H, vjeç 24, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
2. Më datë 09.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin S.K vjeç 34 banues në Tiranë, pasi  në fshatin Kërtushaj Ishëm, në biznesin e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159/1 i Kodit Penal.
3. Në vijim të  komunikatës , që bën fjalë se është qëlluar me armë zjarri në ajër, në Sukth te “Ura e Erzenit”, më datë 09.01.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës dhe punohet për kapjen e shtetasit S.K vjeç 28, banues në Fushë-Sukth, . Me cilësinë e provës materiale u bllokun 5 gëzhoja model 56, kalibër 7.62. mm. Nenet 278/2 e 274 të Kodit Penal.
4. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin  S.RR, vjeç 51, banues në lagjen nr. 4, pasi  në lagje, është konstatuar duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
5. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë  e  Rrethit  Gjyqësor Durrës, për shtetasin  R.K dhe shtetasin P.S, vjeç 18, 27, banues në Babrru e Kamëz, Tiranë, pasi  më datë 07.02.2018, në lagjen nr. 3, me anë të mashtrimit, i kanë shitur 1 varëse shtetasit J.A, vjeç 18, banues në Durrës, Me cilësinë e provës materiale iu gjetën e bllokuan 10 varëse të ngjashme me ato të floririt. Neni 143 i Kodit Penal.
6. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.Rr, vjeç 17, banues në Durrës, pasi  në rrugën “Abaz Çelkupa”, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi, ciklomotorin tip “Skuter Kymko”. Neni 291 i Kodit Penal.
7. Më datë 09.02.2018, shtetasja RR.D vjeç 51 ka kallëzuar se, është larguar nga banesa vajza M.D, vjeç 17. Punohet për gjetjen e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.
8. Më datë 09.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasin A.V, vjeç `17, pasi  kushëriri XH.V, vjeç 29 , ka ushtruar dhunë  psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
9. Më datë 09.02.2018,  u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit L.K e N.T, vjeç 65 e 56 banues në Durrës e Rrashbull, pasi  në lagjen nr. 17, kanë plagosur lehtë me sende të forta shtetasit I.M e E.M, vjeç 54 e 29, si dhe kanë dëmtuar mjetin tip “Benz”, të shtetasit I.M.Nenet 89 dhe 150 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shijak
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin B.XH vjec 53 banues në Rrubjekë, pasi  në fshatin Maminas, në biznesin e tij, u konstatua lidhje e paligjshme e ujit. Neni 159 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Elbasan
1. Më datë 08.02.2018, u gjet dhe dorëzua familjarëve shtetasja I.Q,  vjeç 23, banuese në Elbasan, e larguar nga banesa më datë 13.07.2016, e cila ka deklaruar se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.  
2. Më datë 08.02.2018, në lagjen “Shënkoll”, ka rënë zjarr dhe janë djegur pajisjet shtëpiake, në banesën e shtetasit B.V, vjeç 61. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga amortizimi i rrjetit elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për ngjarje aksidentale.
3. Më datë 09.02.2018, shtetasi V.N, vjeç 43, banues në Elbasan, ka kallëzuar se është larguar nga banesa kushëriri, shtetasi I.I, vjeç 30. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
4. Më datë 07.02.2018, në lagjen “Shënkoll”, kanë vjedhur një televizor plazma, në banesën e shtetases S.Z, vjeç 54. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.
5. Më datë 07.02.2018, në lagjen “Partizani”, kanë vjedhur nje shume lekesh në banesën e shtetases A.Ç, vjeç 56 . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.
6. Më datë 07.02.2018, në fshatin Bathës, kanë vjedhur dy televizorë plazma, në banesën e shtetasit Q.Q, vjeç 42. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 134 i Kodit Penal.
7. Më datë 09.02.2018, shtetasi S.D, vjeç 58 banues në Elbasan, ka kallëzuar se më datë 08.02.2018, nëpërmjet telefonit është kanosur e ofenduar nga një numër i paidentifikuar. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.
8. Më datë 09.02.2018, në fshatin Katundi i Ri, parkuar në rrugë, ka rëne zjarr dhe është djegur pjesërisht mjeti tip ‘Fiat Punto”, në pronësi të shtetases F.M, vjeç 24 . Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në impiantin elektrik. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.
9. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.RR, vjeç 38, banues në fshatin Mengël, pasi  ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.
10. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.B vjeç 37 , pasi  ka goditur me grusht shtetasen  H.B vjeç 56 banuese në këtë lagje. Neni 90 Kodit Penal.
11. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.M, vjeç 42, banues në fshatin Vidhas Asgjel, pasi  më datë 06.02.2018, në Vidhas Asgjel, ka goditur me grusht bashkëfshataren V.M, vjeç 36. Neni 90 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Cërrik
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasit E.M e M.L, vjeç 23 e 20, banues në fshatin Gjyralë, pasi  në Gjyralë, kanë goditur me sende të forta shtetasin A.K, vjeç 27 banues në këtë fshat. Neni 90 Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Korçë
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasit A.V, T.V e E.V, vjeç 49, 43 e 46, banues në fshatin Kamenicë, pasi  më datë 8.02.2018, në rrugën e fshatit Mollaj, kanë plagosur lehtë me sende të forta, shtetasin M.F vjeç 41, banues në Drenovë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin M.F, vjeç 41, banues në fshatin Drenovë, pasi  më datë 8.02.2018, në rrugën e fshatit Mollaj ”, me një person tjetër, kanë plagosur lehtë me sende të forta, shtetasit A.V e T.V, vjeç 49 e 43, banues në Kamenicë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.
3. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin I.J, vjeç 48 banues në lagjen nr. 14, pasi  më datë 07.02.2018, në lagjen nr. 14, ka plagosur lehtë me sende të forta shtetasin R.D, vjeç 60, banues në këtë lagje. Neni 89 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 6, i kanë vjedhur mjetin tip “Benz“, dhe bizhuteri në banesë, shtetasit I.Q, vjeç 48. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Neni 134 i Kodit Penal.
5. Më datë 09.02.2018, në fshatin Lumalas, persona të paidentifikuar kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit A.Q, vjeç 52. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë. Nenet 134/2 e 22 të Kodit Penal.
6. Më datë 09.02.2018, në stadiumin e qytetit, gjatë ndeshjes së futbollit Skënderbeu - Flamurtari, ka rënë nga tribuna e stadiumit shtetasi S.O, vjeç 41, banues në lagjen nr. 4,  cili ndodhet në spital në reanimacion, në gjendje të rëndë për jetën. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Devoll
1. Më datë 09.02.2018, në fshatin Kapshticë, persona të paidentifikuar, kanë dëmtuar dyert dhe dritaret e banesës së shtetasit  P.S, vjeç 61, rezident në Greqi,  Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Pogradec
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Pogradec, për shtetasin J.L, vjeç 42, banues në fshatin Vërdovë, pasi  më datë 08.02.2018, në lagjen nr. 1, ka goditur me grusht shtetasin D.RR, vjeç 26, banues në këtë lagje. Neni 90 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 1, shtetasit K.V, vjeç 42 i kanë vjedhur 50 litra naftë në mjetin tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.02.2018, në fshatin Blacë, në banesë, është gjetur i vetëvarur shtetasi K.M, vjeç 23. Nga veprimet e kryera rezulton se, në kushtet e depresionit ka varur veten. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Neni 99 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.02.2018, në fshatin Oshteçe, në një kasolle pranë banesës së shtetasit E.L, vjeç 39, ka rënë zjarr dhe janë djegur 6 kv. bar për bagëtinë. Nga veprimet e kryera rezulton se, zjarri ka rënë nga një qiri i ndezur në kasolle. Materialet u referuan në Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për ngjarje aksidentale.
Komisariati i Policisë Ersekë
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin N.M, vjeç 44, banues në Leskovik, pasi  më datë 08.02.2018, në fshatin Radanj, ka dëmtuar materialet e çezmës të shkollës 9 vjeçare të fshatit. Neni 150 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Berat
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, seksioni për të mitur, për shtetasin S.L, vjeç 15, banues në Berat, pasi  në lagjen ‘’30 Vjetori’’, në nje market ka vjedhur një mallra ushqimore. Neni 134 të Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Kuçovë
1. Më datë 09.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e Urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen B.H, vjeç 37, pasi  bashkëshorti A.H, vjeç 40 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr.9669, datë 18.12.2006, ‘’Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Fier
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin P.D, vjeç 55, banues në fshatin Siqecë, Patos, pasi  në Siqecë, ka shkatërruar 65 fidanë ulliri një vjeçar dhe ka pushtuar një sipërfaqe tokë të bashkëfshatareve A.D e B.D vjeç 58 e 41. Nenet 200 e 150 të Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u  plotësua kërkesë-padia për lëshimin e Urdhrit  të mbrojtjes, për shtetasen M.M, vjeç 44  pasi  bashkëshorti P.M, vjeç 55, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.
Komisariati i Policisë Lushnjë  
1. Më datë 09.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 30, banues në lagjen ”Skënder Libohova”, pasi  në lagjen “Xhevdet Nepravishta”, në mjetin tip “Volksvagen”, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një dorezë metalike si armë e ftohtë. Neni 279/2 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Divjakë
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasen M.S, vjeç 57, banues në fshatin Gradishtë, pasi  në Gradishtë, ka kanosur bashkëfshatarin G.XH, vjeç 67 . Neni 84 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për shtetasin G.S, vjeç 22, banues në fshatin Çermë Sektor, pasi  me anë mashtrimit, i ka marrë nje shume eurosh kunatit G.GJ, vjeç 57, banues në Çermë Sektor. Neni 143 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vlorë
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.R, vjeç 67 banues në Vlorë, pasi  më datë 08.02.2018,  u konstatua rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin spanjoll P.J, pasi  shtetasit E.N vjeç 19, banues në Vlorë, me anë të mashtrimit nëpërmjet internetit, për të marrë me qera një banesë në Vjenë-Austri, i ka  marre nje shume eurosh. Neni 143 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin M.A vjeç 63, banues në fshatin Bishan, Novosel, pasi  para banesës, u kap duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
4. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin L.SH, vjeç 36, banues në fshatin Babicë, pasi  është konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
5. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin P.A, vjeç 27, banues në Vlorë, pasi  në lagjen Pavarësia”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, nuk i është  bindur urdhrit të patrullës së përgjithshme në detyrë. Neni 242 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Sarandë
1. Më datë 09.02.2018, në lagjen nr. 1, rruga “Lefter Talo”, është djegur pjesërisht mjeti tip “Benz”, pronë e shtetasit N.B vjeç 42, si dhe ka marrë flakë dhe është dëmtuar pjesërisht, mjeti i parkuar tip “Audi”, pronë e shtetasit B.D, vjeç 33, banues në Sarandë. Paraprakisht dyshohet se zjarri eshte shkaktuar si pasoje e nje defekti teknik te mjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Sarandë. Neni 151 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Gjirokastër
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin K.LL, vjeç 59, banues në fshatin Grapsh, Dropull, pasi  për rreth pallatit ku banon, ka ndërtuar një mur rrethues, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Përmet
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin P.D, vjeç 57, banues në Përmet, pasi  shtetasja K.B, vjeç 55 banuese në Përmet, ka kallëzuar se, e ka mashtruar duke i marrë një elektromotor tre fazorë. Neni 143 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin E.I, vjeç 26 banues në fshatin Arrëz e Madhe, Tepelenë, pasi  më datë 07.02.2018, në fshatin Ballaban, Këlcyrë, ka goditur me grusht shtetasin K.XH, vjeç 46, banues në fshatin Mazhan, Këlcyrë. Neni 90 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Shkodër
1. Në vijim të komunikatës datë 05.02.2018, që bën fjalë për ndërtim objekti, pa leje, më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Gj.Ç, vjeç 45, banues në fshatin Grud e Re. Neni 199/a i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.H, vjeç 71 banues në Shkodër, pasi  punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
3. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.N vjeç 38, banues në fshatin Juban, pasi  në Shkodër, ka kanosur shtetasen S.D, vjeç 30, banuese në Shkodër. Neni 84 i Kodit Penal.
4. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.D, vjeç 29, banues në fshatin Gruda Re, pasi  punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
Komisariati i Policisë Vau Dejës
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin L.N, vjeç 77 banues në Laç Vau Dejës, pasi punonjësit e OSHEE-së, kanë konstatuar lidhje të paligjshme të energjisë elektrike në banesë. Neni 137 i Kodit Penal.
2. Më datë 09.02.2018, në lagjen “Shkrel” Bushat, parkuar në anë të rrugës, është gjetur i braktisur mjeti tip “Volksvagen”. Punohet për identifikimin e pronarit të mjetit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për vlerësim.
Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
1. Në vijim të komunikatës , që bën fjalë për kanosjen nëpërmjet telefonit të shtetasit K.R, më datë 08.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin në kërkim E.S, vjeç 24, banues në fshatin Golem, Shkodër. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.  
Komisariati i Policisë Kukës
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, seksioni për të mitur, për shtetasin K.  V, vjeç 13, banues në Kukës, pasi  në vendin e quajtur “Ura Gjashtëmetroshe”, ka qëlluar me gur në drejtim të autobusit tip “Benz”, me drejtues shtetasin N.B, vjeç 46, banues në Pejë-Kosovë, për pasojë është dëmtuar pjesërisht xhami i parë i mjetit. Neni 150 i Kodit Penal.
IV. DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Tiranë
Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin V.N, vjeç 23, banues në Kurbin, depërtuar nga Belgjika, pasi  më datë 16.12.2017, në dalje nga brezi jeshil në Qaf Botë, ka kaluar kufirin shtetëror në mënyrë të paligjshme. Neni 297 i Kodit Penal.
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
1. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, për shtetasin K.K, vjeç 25, banues në Rrëshen, pasi  në PKK Port, në sheshin e trageteve, u kap duke ardhur nga Bari, Itali, pa dokumente dhe biletë udhëtimi.
2. Më datë 09.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim, për shtetasin F.K, vjeç 19, banues në Laç, refuzuar hyrja në Itali, pasi  në aktin e “Zmbrapsjes në kufi”, nga policia italiane të datës 08.02.2018, i cili u bllokua me cilësinë e provës materiale, ka përdorur dokument të rremë ose të falsifikuara.  
Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Korçë
1. Më datë 09.02.2018, u arrestua me qëllim ekstradimi, shtetasi maqedonas F.K, vjeç 78, banues në Gostivar, Maqedoni, pasi  Gjykata Lokale Opatija/Kroaci, e ka dënuar 6 muaj burg, për veprën penale “Falsifikim të rëndë dokumentesh”. Neni 311/1/2 i Kodit Penal Kroat.

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2