Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet ne 24 oret e fundit 11 Shkurt 2018

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA 01drejtoria new
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Sektori për trafiqet e narkotikët
Më datë 10.02.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit A.B dhe E.Rr, vjeç 18 e 18, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Muhamed Gjollesha”, gjatë kontrollit të mjetit tip “Volkswagen”, A.B, iu gjet e bllokua një sasi lënde narkotike e llojit Cannabis Sativa, kurse E.Rr, 1 dozë Kokainë. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 10.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasja K.N, vjeçe 31, banuese në Tiranë, pasi te diga e Liqenit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Jaguar”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.S, vjeç 24, banues në Tiranë, pasi te diga e Liqenit, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “BMW”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.H, vjeç 22, banues në Durrës, pasi në rrugën “Lord Bajron”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Toyota”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.S, vjeç 20, banuese në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Ymer Kurti”, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, ka aksidentuar këmbësoren A.P, vjeç 30, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim M.V, vjeç 22, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 20 ditë burg, për veprën penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen F.P, vjeç 21, banuese në Tiranë, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në rrugën “Skenderbeu”, duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, është përplasur me një shtyllë të ndriçimit rrugor dhe për pasojë janë dëmtuar pasagjerët K.P., dhe A.N, vjeç 28 e 22, banues në Tiranë e Ishull Lezhë, të cilët ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në  Prokurorinë Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen S.D, vjeçe 16, banuese në fshatin Bilaj, Fushë-Krujë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 15, gjatë kontrollit në çantë, në dy qese, iu gjetën e bllokuan 3 doza lëndë e dyshuar narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.M, vjeç 18, banues në Durrës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 11, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin tip “Benz”. Neni 291 i  Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit G.Sh., dhe Y.K, vjeç 42 e 46, banues në Berat e Sallmone Shijak, Y.K me leje drejtimi, pasi dyshohet se në  Sallmone Shijak, G.Sh, duke drejtuar pa leje drejtimi motorin tip “Zonshe”, pa targë, është përplasur me mjetin tip “Volkswagen”, me drejtues Y.K, për pasojë është aksidentuar G.Sh., dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin L.S, vjeç 27, banues në Korçë, pasi dyshohet se në lagjen nr. 12, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasit E.M, vjeç 31, banues në Virion, Berat, me leje drejtimi, pasi në Kuçovë është kapur duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.02.2018, në aksin rrugor Çermë-Divjakë, në fshatin Shënepremte shtetasi A.L, vjeç 26, banues në fshatin Çerëm Shkumbin Divjakë, me leje drejtimi, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtësi i mjetit i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Materialet i kaluan Prokurorisë Lushnje, për vlerësim.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin E.M, vjeç 38, banues në fshatin Frakull e Madhe, me leje drejtimi, pasi dyshohet se në lagjen “Kastriot”, Fier, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel Zafira”, ka goditur dy mjete të parkuara dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Nenet 291 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.J, vjeç 43, banues në Vlorë, pasi në rrugën “Ismail Qemali”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më 10.02.2018, në rrugën nacionale Vlorë-Orikum, në “Jonufër”, mjeti tip “Audi A3”, me drejtues shtetasin R.H, vjeç 21, banues në Vlorë, është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasin O.J, vjeç 30, banues në Vlorë, si pasojë ka vetëm dëme materiale. Materialet u referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Më datë 10.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim G.D, vjeç 41, banues në fshatin Dhëmblan, Tepelenë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Neni 283/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 10.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.R, vjeç 43, banues në Gruemirë, Malësi e Madhe, me leje drejtimi, pasi në Markatomaj, Lezhë, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Audi A6”, ka dalë nga rruga, si pasojë kishte dëme materiale të mjetit. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin A.H,  vjeç 43, banues në Laç, Kurbin, pasi dyshohet se në Sanxhak, duke drejtuar mjetin tip “Daimler Crysler”, është përplasur më mjetin tip “Opel”, me drejtues shtetasin Q.C, vjeç 58, banues në Laç, për pasojë janë dëmtuar Q.C dhe pasagjeri E.H, vjeç 16, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË
Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.K, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Petro Nini Luarasi”, në lokal, është konstatuar ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.A, vjeç 26, banues në fshatin Gurrë e Vogël, pasi në fshatin Gurrë e Vogël, në rrugë ka goditur me grushte kuantin B.Ll, vjeç 43, banues në fshatin Daias, i dënuar më parë. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, në Qytetin Studenti, shtetësia A.B, vjeçe 22, banuese në Tiranë, ka konsumuar një sasi ilaçesh, e cila pasi mori mjekim në spital u largua në banesë. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.Sh, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Kavajës”, gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.L, vjeç 27, banues në Tiranë, pasi dyshohet se tek rruga “Myslym Shyri”, ka kanosur shtetasin V.M, vjeç 30, banues në Tiranë, si dhe gjatë kontrollit iu gjet e bllokua një kaçavidë. Nenet 84 e 279 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 10.02.2018, shtetasja N.H, vjeç 64, banuese në Tiranë, kallëzon se, gjatë paradites, tek një bar-kafe, pronë e saj, me anë të mashtrimit, shtetasia E,M, vjeçe 38, i ka marrë një sasi lekësh. Punohet për kapjen e saj. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Y.K, vjeç 54, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Mahmut Fortuzi”, u kap duke kryer ndërtim pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, shtetësia M.K, vjeçe 22, banuese në Tiranë, ka bërë kallëzim se, në rrugën “Myslym Shyri”, në ambientet e një dyqani celularësh, një person i panjohur e ka goditur me grushte. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u arrestuan në flagrancë shtetasit E.Ç, dhe A.Ç, vjeç 15 e 17, banues në Tiranë, pasi në rrugën ”Jordan Misja”, tek një lokal, në bashkëpunim, nën kërcënimin e një kaçavide, i kanë vjedhur telefonin celular shtetasit L.E, vjeç 17, banues në Yrshek. Në cilësinë e provës materiale u bllokua telefoni dhe kaçavida. Nenet 139 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.S, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi dyshohet se te rruga “Dritan Hoxha”, për shkak të detyrës nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 10.02.2018, gjatë natës në Allias, pranë banesës, shtetasit D.H, vjeç 47, banues në Tiranë, i kanë vjedhur biçikletën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases K.K, vjeç 17, më datë 10.02.2018, u gjet e dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 15, banues në Kamëz, pasi dyshohet se në rrugën “Berisha”, i ka marrë telefonin shtetasit K.K, vjeç 11, banues në Çekrezë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 20, banues Valias i Ri, i dënuar më parë, pasi dyshohet se në rrugën “Shkodra”, Valias, ka vjedhur banesën e shtetasit E.M, vjeç 23, banues në Valias, ku ka marr një televizor dhe 5 shishe me pije alkoolike të ndryshme. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 10.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Kastrati”, është vjedhur dyqani pronë e shtetases I.D, vjeç 30, banuese në Tiranë, ku kanë marrë disa steka cigaresh dhe një sasi lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 39, banues në Kombinat, pasi dyshohet se në banesë, ka kryer punime ndërtimi, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit, K.S., dhe E.Z, vjeç 31 e 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën e “Qelqit”, para një pallati, janë goditur me grushte me njëri -tjetrin. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin Q.Xh, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në rrugën “Llazi Miho”, është konstatuar se furnizonte klinikën dentare me ujë, me kontratë abonenti familjar. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.C, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Vaqarr, te Ura e Beshirit, është konstatuar se ka ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 10.02.2018, gjatë natës, në fshatin Luz i Madh, pranë banesës, në kasollen e bagëtive shtetasit Q.D, vjeç 50, banues në Rrogozhinë, i kanë vjedhur 1 viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin D.F, vjeç 59, banues në Tiranë, pasi dyshohet se në Golem, pranë një hoteli, me vetëgjyqësi i ka ndërprerë ujin e pijshëm dhe nuk e lejon të hyjë në banesë shtetasin M.K, vjeç 68, banues në Strugë. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, në fshatin Luz i Madh, kanë vjedhur banesën e shtetasit B.L, vjeç 54, ku kanë marrë 1 televizor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 10.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 13, është vjedhur lokali në pronësi të shtetasit S.B, vjeç 31, banues në Golem, Kavajë, ku kanë marrë 5 televizorë. Punohet për identifikimin e  e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 6, është vjedhur lokali në pronësi të shtetasit  A.T, vjeç 42, banues në Durrës, ku kanë marrë një sasi lekësh. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit A.H, A.Sh dhe Q.Sh, vjeç 29, 43 e 68, banues në fshatin Halil e Arrameras  Fushë-Krujë, pasi dyshohet se në fshatin Arrameras, në pronën e Q.Sh, punëtorët e ndërtimit A.H., e A.Sh, u kapën duke ndërtuar një objekt, pa leje. Punohet për kapjen e Q.Sh. Nenet 199/a e 199/b të Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin E.D, vjeç 24, banues në Fushë Krujë, pasi dyshohet se nusja e xhaxhait E.D, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006. ”Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin E.D, vjeç 24, banues në  Fushë-Krujë, pasi dyshohet se në Fushë Krujë, ka fyer e ofenduar me fjalë shtetasen E.D, vjeç 31, banuese në Fushë-Krujë. Neni 119 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit L.H dhe R.Sh, vjeç 40 e 60, banues në Krujë, pasi dyshohet se në Krujë, duke djegur mbetje të ndryshme, kanë ndotur ambientin. Neni 201 e 25 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasit B.V., dhe N.L, vjeç 59 e 52, banues në  Krujë, pasi dyshohet se në Krujë, duke djegur mbetje të ndryshme, kanë ndotur ambientin. Neni 201 e 25 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 10.02.2018, shtetësia M.S, vjeç 36, banuese në Elbasan, kallëzon se, më datë 09.02.2018, i është larguar nga banesa vajza M.M, vjeç 15. Punohet për gjetjen e saj. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 10.02.2018 në lagjen “Qemal Stafa”, shtetasi G.O, vjeç 39, në gjendje depresioni, është hedhur nga kati i tretë i pallatit e ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet i kaluan Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen B.C, vjeç 28, banues në fshatin Shtërmen, Cërrik, pasi dyshohet se në lagjen “Emin Matraxhiu”, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, në fshatin Kaçivel, në banesën e shtetasit F.L, vjeç 41, ka rënë zjarr, për pasoje ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan, si ngjarje aksidentale.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasen S.M dhe A.M, vjeç 39 e 40, banuese në Elbasan, pasi dyshohet se në periudha të ndryshme, me anë të mashtrimit, shtetasit A.Ç, vjeç 54, banues në Elbasan, S.M, i ka vjedhur një sasi lekësh, kurse A.M, gjatë kontrollit në banesë, iu gjetën e bllokuan 2 thika, pa leje. Nenet 143/1 e 279/1 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 10.02.2018 shtetasja K.J, vjeçe 27, banuese në fshatin Malasej, kallëzon se në fshatin Pazhok, është vjedhur banesa e prindërve P.J, vjeç 55, emigrant në Greqi, ku i kanë marrë një televizor, 30 litra vaj ulliri dhe panelin diellor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 10.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Xh.M, vjeç 19, banues në Korçë, pasi më datë 09.02.2018, në lagjen nr. 16, u kap në tentativë për të vjedhur në ish lokalin  e shtetasit A.J. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin A.M, vjeç 37, banues në Korçë, pasi dyshohet se në datë 05.01.2018, në fshatin Dardhë, ka vjedhur telefonin e shtetasit A.B, vjeç 31, banues në Baldushk, Tiranë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, gjatë natës, në fshatin Mollaj-Korçë, në magazinën në pronësi të shtetases L.K, 49 vjeçe, janë vjedhur 80.000 lekë dhe disa dokumente. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 10.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen D.T, vjeç 63, banuese në Pogradec, pasi dyshohet se vëllai L.T, vjeç 65, banuese në Pogradec, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006 “Për masat ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 10.02.2018, ora 10:45, gjatë rrugës për në spitalin e Beratit, ka vdekur shtetasi D.K, vjeç 53, banues në fshatin Lapardha. Nga veprimet e kryera, rezultoi se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin K.B, vjeç 36, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se në Fier, te rrotontoja e “Sheqit”, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësin e policisë së rendit publik. Neni 236/1 i Kodit Penal.

Fier
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë shtetasin:
Ll.L, 48 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në banesë, për motive të dobëta ka ushtruar dhunë fizike ndaj motrës së tij, shtetases V.L, 52 vjeçe.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale "Dhunë në familje" parashikuar nga Neni 130/a/3, i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.M, vjeç 63, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 08.02.2018, në banesë, është konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin A.H, vjeç 37, banues në Vlorë, pasi dyshohet se më datë 08.02.2018, në banesë, është konstatuar rilidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 09.02.2018, gjatë natës, në lagjen “10 Korriku”, është vjedhur banesa e shtetasit A.C, vjeç 39, ku kanë marrë disa orendi shtëpiake. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Selenicë,Vlorë
Informacion paraprak.
Më datë 10.02.2018, Salla Operative është njoftuar nga një telefonatë se në Selenicë, është gjendur i pajetë në oborrin e banesës së tij shtetasi Dh.M., 82 vjeç.
Shtetasi banonte i vetëm në banesë.
Trupi do të transportohet drejtim Morgut për të kryer ekspertizën mjeko-ligjore, për të përcaktuar shkakun e vdekjes.
Paraprakisht dyshohet për shkaqe akidentale.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin E.S, vjeç 27, banues në Gjirokastër, pasi dyshohet se më datë 09.02.2018, në lagjen ‘11 Janari’, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë së rendit. Neni 242 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Lezhë, për shtetasin I.M, vjeç 41, banues në Grykë-Lumi, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqesorë Kurbin, për shtetasin D.B, vjeç 36, banues në Tiranë, pasi dyshohet se nuk ka bërë pagesën e detyrimeve financiare që rrjedhin nga vendimi i Gjykatës së Apelit Tiranë, për fëmijët e tij të cilët janë nën kujdestarinë e ish-bashkëshortes së tij shtetases A.M, vjeç 29. Neni 125 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen A.D, vjeç 32, banuese në Laç, pasi dyshohet se bashkëshorti A.D, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kurbin. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masat ndaj dhunës në marrëdhënjet familjare”.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin N.K, vjeç 55, banues në fshatin Hot i Ri, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, gjatë natës, në fshatin Gjuraj, në kasollen e bagëtive, shtetasit Gj.G, vjeç 46, i kanë vjedhur një lopë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin M.S, vjeç 57, banues në fshatin Rrenc, pasi dyshohet se në rrugën e fshatit, ka kanosur dhe fyer, nipin A.D, banues në fshatin Rrenc. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin G.S, vjeç 19, banues në Shkodër, pasi dyshohet se në lagjen “Fari Ramadani”, ka goditur me grushte shtetasin R.B, vjeç 21, banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 10.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.N, vjeç 36, banues në fshatin Gushtë, pasi në lokalin bar-kafe, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/2 i Kodit Penal.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.D, vjeç 36, banues në fshatin Koman, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për shtetasin P.Gj, vjeç 66, banues në Fushë Arrës, pasi dyshohet se në qytet Fushë Arrës, ka kanosur shtetasin V.Gj, vjeç 43, banues në Fushë Arrës. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin V.M,  vjeç 24, banues në Kukës, pasi dyshohet se në lagjen nr. 3, ka goditur me mjete të forta, fyer e kanosur shtetasin K.G, vjeç 23, banues në Kukës. Nenet  90, 119 e 84 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Dibër
Më datë 10.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim F.H, vjeç 40, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Dibër, e ka dënuar me 1 muaj burg për veprën penale “Vjedhja” e kryer në bashkëpunim. Neni 134 /2 i Kodit Penal. 

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për shtetasin K.L, vjeç 62, banues në fshatin Brest i Poshtëm, pasi dyshohet se në banesë, është konstatuar lidhje e paligjshme energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Mat
Më datë 10.02.2018, gjatë natës, në banesën e shtetasit B.Ç, vjeç 55, banues në fshatin Lis, ka rënë zjarr, ku ka dëme materiale. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë nga shkënditë e zjarrit të oxhakut. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, si ngjarje aksidentale.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Mat, për shtetasit A.C, A.P, S.K., dhe L.C, vjeç 34, 32, 43 e 37, banorë në fshatin Shlli, pasi dyshohet se në “Përroi i Shlliut“, në kantierin e gurores së mermerit, me vetëgjyqësi, kanë urdhëruar që të ndërpritet puna në firmë. Neni 277 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 10.02.2018, në Tiranë, u kapën shtetasit e huaj pakistanezë, imigrantë të paligjshëm A.M, D.K, M.E, A.Sh, M.I., dhe Sh.B, vjeç 41, 21, 19, 23, 33 dhe 22, banues në Pakistan. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes shtetasit kërkuan azil në R.Sh dhe u dërguan pranë QKP Azilkërkuesve, Babrru, Tiranë.

Më datë 10.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.D, vjeç 32, banuese në Tirane, pasi dyshohet se më datë 07.10.2107, në afërsi të PKK, Morinë, Kukës, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 10.02.2018, në PKK Port, shtetases  S.L, vjeçe 59, banues në Devoll, gjatë kontrollit, në hyrje, iu gjetën e bllokuan 2 pasaporta të vjetra Shqiptare, në emër të shtetases F.T. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për vlerësim.

Më datë 10.02.2017, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin kosovar B.L, vjeç 26, banues në Kosovë, pasi dyshohet se në PKK, Port, me një pasaportë të falsifikuar, ka tentuar të kalojë kufirin në mënyrë të paligjshme, për në Itali. Nenet 189 e 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 09.02.2018, shërbimet e kufirit, në bashkëpunim me shërbimet e repartit Delta Forcë, në vendin e quajtur “Ura e Glinës”, kanë kapur 4 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes për këta shtetas u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 09.02.2018, shërbimet e kufirit, në bashkëpunim me shërbimet e Delta Forcë, në vendin e quajtur Ura e Glinës, kanë kapur 10 shtetas të huaj sirianë, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes për 3 shtetas u proceduan me urdhër largimi vullnetar, ndërsa 7 kërkuan azil në RSh dhe u dërguan në QKP, të Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 09.02.2018, shërbimet e kufirit, në bashkëpunim me shërbimet e repartit Delta Forcë, në vendin e quajtur Goricë, kanë kapur 5 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes për këta shtetas u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 09.02.2018, shërbimet e DVP, Gjirokastër, në afërsi të fshatit Mashkullorë, kanë kapur 5 shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes për këta shtetas u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 09.02.2018, shërbimet e kufirit, në bashkëpunim me shërbimet e repartit Delta Forcë, në vendin e quajtur Ura e Glinës, mbi shtratin e lumit Drino, kanë kapur 3 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes për këta shtetas u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 09.02.2018, shërbimet e DVP, Gjirokastër, në afërsi të vendit të quajtur ish S.M.T, kanë kapur 5 shtetas të huaj, imigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes për këtë shtetas u proceduan me urdhër largimi vullnetar.

Më datë 10.02.2018, Ura e Glinës, u kapën 2 shtetas të huaj, 1 maroken dhe 1 algjerian V.G dhe S.H, vjeç 18 e 22, lindur në Marak e Algjeri, emigrantë të paligjshëm. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi, vullnetar.

Më datë 10.02.2018, në vendin e quajtur Ura e Glinës, kapën 4 shtetas të huaj, A.M., A.A., I.A dhe Z.M, vjeç 36, 38 e 35, lindur në Pakistan. Në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, shtetasit u proceduan me urdhër largimi, vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Në vijim të komunikatës datë 09.02.2018, që bën fjalë për largimin nga QKP, të Azilkërkuesve Babrru, të 5 shtetasve të huaj sirianë, imigrantë të paligjshëm, më datë 10.02.2018, në Hani i Hotit, te shinat, në afërsi të Hidrovorit, u kapën shtetasit A.I, N.I, N.M, Xh.S., dhe V.T, vjeç 23, 32, 24, 27 e 20, banues në Siri, në përfundim të procedurave të përzgjedhjes, u ridërguan në QKP, Azilkërkuesve Babrru, Tiranë.

Më datë 10.02.2018, në aksin e rrugës nacionale Koplik- Hot, u kapën 3 shtetas të huaj N.B, I.B dhe Z.B, vjeç 59, 19 e 16, me shtetësi Siriane. Në përfundim të intervistës u dërguan në QKP, Azilkërkuesve Babrru, Tiranë. 

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 10.02.2018, në PKK, Morinë, u kap shtetësi në kërkim Dh.P, vjeç 55, banues në Tiranë, pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, e ka dënuar me 1 vit burg për veprën penale "Vjedhja e  energjisë  elektrike ose impulseve telefonike". Neni 134/1 i Kodit Penal.

 

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3