Port, Durrës - Sekuestrohen 11 kg e 395 gr lëndë narkotike e dyshuar Heroinë, arrestohet në flagrancë poseduesi. 11 Shkurt 2018

Port-Durrës.

Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta (për video kliko mbi link) Port Durres 11 shkurt 1

Sekuestrohen 11 kilogramë e 395 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.

Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.

Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me DVP.Durrës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.

Më datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionëve rezultoi se:

Në kabinën e kamionit "MAN", nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.

Kamioni drejtohej nga shtetasi B.Sh, 63 vjeç, banues në Durrës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.

Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku pas peshimit rezultoi 11 kilogramë e 395 gramë.

Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plastmasi me destinacion Firenzze-Itali.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.

Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

Port Durres 11 shkurt 1

Port Durres 11 shkurt 2

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4