Shijak - Ndalohet një shtetas i shpallur në kërkim për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim". 11 Shkurt 2018

ShijakPolicia-durres

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak ndalojnë një shtetas të dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.

Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, konkretisht:

M.Gj. 28 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.

Shtetasi M.Gj. ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale "Vjedhja në bashkëpunim", pasi në Ndroq ka vjedhur banesën e shtetasit O.K. duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune.

Për veprime të mëtejshme procedurale iu dorëzua Efektivëve të Policisë Tiranë.

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3