Policia e Shtetit, gjatë fundjavës 12 Shkurt 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë fundjavës.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.

Në këtë kontekst, gjatë fundjavës në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 53 personave, janë sekuestruar armë zjarri dhe lëndë narkotike.

Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në mënyrë të parregullt, në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 23 drejtues mjetesh.

Nga kontrollet e kryera nga strukturat e Drejtorive Vendore të Policisë janë arrestuar 5 persona për narkotikët dhe 1 person për Armëmbajtje pa leje.

Janë arrestuar 8 persona për Dhunë në familje,

Janë kapur 11 persona në kërkim.                                         
3  persona për veprën penale "Vjedhja".
2 persona për veprën penale "Vjedhja e energjisë elektrike ose e impulseve telefonike".

Janë sekuestruar:
- 11 kilogramë e 395 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
- 1 dozë Kokainë dhe 1 sasi e vogël Kokainë
- disa  doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa
- 5 armë të ftohta (3 thika dhe 2 doreza metalike)
si dhe 5 gëzhoja.
 
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 152 persona.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2