Korçë - Kapet një shtetas i shpallur në kërkim. 12 Shkurt 2018

Korçëdrejtoria e policise korce


Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.


Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:


D.B, 31 vjeç, lindur në Korçë.


Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendim nr. 178 datë 19.11.2017 ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë "Arrest me burg" për veprat penale: "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit", "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive" parashikuar nga nenet 278/3 dhe 280 të Kodit Penal.


Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Laç.

Arkiva

Shkurt 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 1 2 3 4