Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit. 12 Shkurt 2018

INFORMACIONE PËR NGJARJE TË JASHTËZAKONSHME DHE EMERGJENTE01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në territorin e qarkut Korçë, ka patur reshje dëbore dhe  shiu, por nuk ka akse rrugore të bllokuara, të kalueshme me zinxhirë janë rrugët, Dardhë, Qafa e Qarit dhe Voskopoja, nuk ka patur mungesë të energjisë elektrike, nuk ka zona të përmbytura nga vërshimi i lumenjve.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Bashkia Shkodër, aksi rrugor Shkodër–Theth, vazhdon të jetë i bllokuar mbi 1 metër dëborë në vendin e quajtur Qafë Thore, aksi rrugor Shkodër–Breg Lumi, në vendin e quajtur Mali Shoshit 20 cm dëbore, i kalueshëm me zinxhir. Njësia Ana Malit, ujërat drejt tërheqjes së plotë. Bashkia Malësi e Madhe, aksi rrugor Tamarë-Vermosh, në vendin e quajtur Qafa Bardelecit, 20 cm dëbore, i kalueshëm me zinxhir. Bashkia Fushë Arrës, aksi rrugor Qafë Mali–Qafë Shllak dhe Qafë Mali–Fierzë, 15 cm dëbore, po punojnë borëpastrueset, vazhdon lëvizja e automjeteve pa probleme. Nuk ka patur mungesë së energjisë eklektike. Aktualisht nuk ka reshje.

Drejtoria Vendore e Policisë Dibër
Në territorin e qarkut Dibër, ka pasur reshje të lehta dëbore, nuk janë evidentuar probleme, rrugët  janë të kalueshme, nuk ka patur mungesë të energjisë elektrike, nuk ka zona të përmbytura.

DEPARTAMENTI PËR HETIMIN E KRIMIT TE ORGANIZUAR DHE KRIMET E RËNDA
DREJTORITË VENDORE TË POLICISË

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin B.K, vjeç 23 banues në Tiranë, pasi në mjetin tip “Peugeot”, iu gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale një sasi e vogël, lëndë narkotike e llojit Kokainë. Neni 283/1i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.S, vjeç 47, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291i Kodit Penal

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi T.M, vjeç 37, banues në Tiranë, pasi në bulevardin e “Kasharit”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Renault”. Neni 291i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.Z, vjeç 27 banues në Tiranë, pasi në Bërzhitë, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me autobusin tip “Iveco”, me drejtues shtetasin H.S, vjeç 57, banues në Petrelë, për pasojë është dëmtuar pasagjeri B.N, vjeç 25, banues në Tiranë, i cili pasi ka marrë mjekimin në spital, është larguar në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.A vjeç 21, banues në fshatin Bërxull, pasi në rrugën e Bërxullit, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar pasagjeri, K.P vjeç 20 banues në Bërxull, i cili pasi ka marrë mjekim në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.K, vjeç 33, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi S.H, vjeç 29, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volksvagen”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.M, vjeç 25, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Konferenca e Pezës”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Volkswagen”. Neni 291i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.SH, vjeç 28, banues në Tiranë, pasi u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Opel”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.T, vjeç 47 banues në Tiranë, pasi në rrugën “Dritan Hoxha”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Nisan”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi I.M, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në Qafë Kashar, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Skoda”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës
Seksioni për narkotikët
Port-Durrës
Policia Kufitare e Portit Durrës godet një tjetër tentativë të trafikut ndërkombëtar të drogave të forta.
Sekuestrohen 11 kilogramë e 395 gramë lëndë narkotike e dyshuar Heroinë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi i lëndës narkotike.
Gjetja e lëndës narkotike gjatë kontrollit në vijë të dytë nga Policia Kufitare.
Kontrolli i imtësishëm mbi bazën e informacioneve të Policisë Kufitare në bashkëpunim me D.V.P. Durrës dhe agjencitë e tjera ligjzbatuese.
Më datë 11.02.2018, shërbimet e Policisë Kufitare të Portit Durrës, në vijim të kontrolleve intensive për parandalimin dhe goditjen e trafikut të lëndëve narkotike, si dhe bazuar në informacionet e marra në rrugë operative në bashkëpunim me agjencitë e tjera ligjzbatuese gjatë kontrollit në vijën e dytë të kamionëve rezultoi se:
Në kabinën e kamionit "MAN", nën krevatin e shoferit në një vend të fshehtë pas kontrollit të imtësishëm me qenin antidrogë dhe fibroskop u gjetën disa pako me lëndë të dyshuar Heroinë.
Kamioni drejtohej nga shtetasi B.Sh, 63 vjeç, banues në Durrës.
Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe specialistët e Sektorit të Hetimit të Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës.
Nga kontrolli i imtësishëm u gjetën 10 pako të mëdha dhe një pako e vogël ku brenda tyre kishte lëndë narkotike të dyshuar Heroinë, ku është sekuestruar në cilësinë e provës materiale ku pas peshimit rezultoi 11 kilogramë e 395 gramë.
Kamioni me ngarkesë 15 koli me qese plastmasi me destinacion Firenzze-Itali.
Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë trafik.
Njëkohësisht është shkëmbyer informacion në kohë reale me homologët Italianë për të zhvilluar hetime të përbashkëta në lidhje me këtë rast.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin E.B dhe XH.A vjeç 29 e 26, në Elbasan, pasi në lagjen nr.17, në rrugën e kënetës,  E.B, duke drejtuar pa leje drejtimi ciklomotorin, tip “Piaggio”, është përplasur me mjetin tip “Opel”, me drejtues XH.A, për pasojë është aksidentuar drejtuesi i motorit E.B, i cili ndodhet në spital jashtë rreziku për jetën. Nenet 290 e 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin F.L, vjeç 28 , banues në Elbasan, pasi në lagjen “Partizani”, duke drejtuar mjetin “Porsh” nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit, por ka braktisur mjetin, i cili ka qenë me masë pezullimi të lejes së drejtimit për 6 muaj. Punohet për kapjen e F.L. Nenet  242 dhe 291 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin L.B, vjeç 46 banues në Korçë, pasi në fshatin Polenë, duke drejtuar mjetin tip “Nissan”, ka dalë nga rruga, për pasojë është dëmtuar drejtuesi i mjetit dhe ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për vlerësim, për shtetasin R.M, vjeç 27, banues në fshatin Moravë, pasi në Poshnje, duke drejtuar mjetin tip “Renault” është përplasur me mjetin tip “Mitsubish” me drejtues shtetasin N.K, vjeç 53, banues në Berat, për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Renault dhe bashkëshortja, shtetësia A.M, vjeç 24, të cilët pas mjekimit në spital u larguan në banesë.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.S, vjeç 67, banues në fshatin Babicë e Vogël, pasi në rrugën “Ad Kristo Negovani“, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Benz”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018 u arrestua në flagrancë shtetasja K.S, vjeç 22, banuese në Vlorë, pasi në Radhimë, Vlorë, u kap duke drejtuar pa leje drejtimi mjetin  tip “Land Rover“. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi F.H, vjeç 38, banues në Nangë, pasi më datë 11.02.2018, në Rrugën e Kombit, në vendin e quajtur Ish-Divizioni Kukës, duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Golf”, është përplasur me trafikndarësen, është dëmtuar e ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nenet 290 dhe 291 të Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.ZH, vjeç 19, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin XH.B, vjeç 20, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Kavajës”, iu gjet e bllokua 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Neni 283 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 11.02.2018, shtetasi L.R, vjeç 36, banues  në Tiranë, kallëzon se tek “Sheshi Skënderbej”, i ka humbur celulari. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.DH, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet telefonit dhe rrjetit social ka shqetësuar shtetasen J.A, vjeç 38, banuese në Tiranë. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, shtetasi S.K, vjeç 84, banues në Tiranë kallëzon se në rrugën “Reshit Petrela”, është goditur nga një biçikletë, e ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.G vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në Institut, ka goditur me grusht, shtetasin R.L, vjeç 52, banues në fshatin Zallher. Punohet për kapjen e A.G. Neni 89 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, shtetasi T.M, vjeç 53, banues në Tiranë, kallëzon se, në rrugën “Don Bosko”, duke drejtuar autobusin, pronë e një kompanie private një mjet i ka dëmtuar pasqyrat dhe është larguar nga vendi i ngjarjes. Punohet për identifikimin dhe  kapjen e autorit. Neni 273 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi P.P, vjeç 44, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes A.P vjeç 35 të cilës iu plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme. Materialet i kaluan Prokurorisë dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, shtetasi i mitur A.Q, vjeç 15, banues në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Jordan Misja”, pranë një lokali i kanë vjedhur telefonin dhe një shumë lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 11.02.2018, shtetasi E.M, vjeç 46, banues në Tiranë, kallëzon se i është larguar nga banesa djali H.M, vjeç 24. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 11.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen D.B, vjeç 65 banuese në Tiranë, pasi djali G.B, 42, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit A.B dhe A.B, vjeç 46 e 39, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Endri Keko”, kanë goditur me grusht, shtetasin A.D, vjeç 45 banues në Babrru. Nenet 89 dhe 25 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largimin nga banesa të shtetases E.B, më datë 11.02.2018, u gjet dhe iu dorëzua familjarëve e cila deklaron se është larguar nga banesa me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.L, vjeç 52, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Fadil Deliu”, pranë banesës, u kap duke kryer punime, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi L.S vjeç 42, banues në Tiranë, pasi më datë 10.02.2018, në banesë, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes M.S, vjeç 36, të cilës iu plotësua urdhri i mbrojtjes së menjëhershme. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. Neni 130/a i Kodit Penal

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi M.M, vjeç 24, banues në Valias i Vjetër, pasi në Valias i Vjetër, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj dajës Z.M vjeç 33. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.M, 52, banues në Institut, pasi në një lokal, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëshortes F.S, vjeç 49. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, shtetasi XH.B, vjeç 48, banues në Paskuqan Nr.2, kallëzon se në Institut Bujqësor, nëpërmjet telefonit, është ofenduar nga një shtetas i panjohur. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 275 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, në Bathore, në garazhin e banesës, ka marrë flakë mjeti tip “Benz”, në pronësi të shtetasit H.K, vjeç 50. Nga veprimet e kryera rezultoi se zjarri ka ardhur si pasojë e një shkëndije elektrike. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Shijak
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak ndalojnë një shtetas të dënuar me 1 vit e 6 muaj burg.
Specialistët për Krimet në Komisariatin e Policisë Shijak, në vijim të punës së pandërprerë për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë autorët e veprave penale kanë bërë të mundur ndalimin e një shtetasi të shpallur në kërkim, konkretisht:
M.GJ 28 vjeç, banues në Shijak, i dënuar më parë për vjedhje.
Shtetasi M.GJ ishte i shpallur në kërkim nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë për veprën penale" Vjedhja në bashkëpunim",  pasi në Ndroq ka vjedhur banesën e shtetasit O.K. duke marrë sende të ndryshme elektroshtëpiake dhe vegla pune.
Për veprime të mëtejshme procedurale iu dorëzua Efektivëve të Policisë Tiranë.

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.G vjeç 26, banues në Tiranë, pasi në banesë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëjetueses S.R, vjeç 21. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen E.M, vjeç 40, pasi bashkëshorti E.M, vjeç 47, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji Nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin U.L, vjeç 38 banues në Tiranë, pasi ka kanosur me fjalë motrën H.L vjeç 40. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 11.02.2018, u plotësua kërkesë padia padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen L.M, vjeç 20, banuese në Kavajë, pasi bashkëshorti, shtetasi D.M, vjeç 23, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kavajë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kavajë, për shtetasin F.V, vjeç 42, banues në Durrës, pasi në plazhin e Golemit, në një lokal, ka goditur me grusht, shtetasin S.A, vjeç 55, banues në Kavajë. Neni 90 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.H, vjeç 59 banues në Durrës, pasi në lagjen nr.15, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 11.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen A.H, vjeç 33, banuese në Elbasan, pasi kunati L.H, vjeç 56, me anë të telefonit i dërgon mesazhe fyese dhe kërcënuese. Materialet iu kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 11.02.2017, u ndalua  shtetasi R.Z, vjeç 30, banues në lagjen 5 Maji Elbasan, pasi më datë 04.02.2018, në lagjen “5 Maj”, ka vjedhur një biçikletë, batanije dhe enë kuzhinë, në banesat e shtetasve M.M dhe F.Z, vjeç 56 e 62. Gjatë kontrollit fizik, iu gjet e bllokua  1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sativa. Nenet 134 dhe 283 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes, për shtetasen F.M, vjeç 42, pasi bashkëshorti A.M, vjeç 45, në banesë ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet i kaluan Gjykatës së Rrethit Gjyqësor  Elbasan. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Cërrik
Më datë 11.02.2018, gjatë natës, në fshatin Shtërmen, është vjedhur me thyerje lokali “Lloto-Sport”, në pronësi të shtetasit A.M, vjeç 35, banues në Shtërmen, ku kanë marrë 4 televizorë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, në fshatin Selitë, në banesën e shtetasit A.S, vjeç 49, ka rënë zjarr, është djegur çatia dhe pajisjet shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi, se zjarri ka rënë si pasojë e amortizimit të rrjetit elektrik. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. Neni 151 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasen S.K, vjeç 38, banuese në Pogradec, pasi në fshatin Tushemisht, u kap duke ndërtuar një objekt, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.  

Komisariati i Policisë Berat
Më datë 11.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasen F.Q vjeç 46, banuese në Berat, pasi ish bashkëshorti, shtetasi B.Q,  vjeç 60, banues në Berat, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Berat. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Kuçovë
Më datë  11.02.2018, gjatë natës, në fshatin Perondi, kanë vjedhur me thyerje lokalin “Lloto Sport”, të shtetasit K.T, vjeç 35, banues në Kuçovë, ku kanë marrë 6 televizorë plazmë. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin S.SH, vjeç 22, banues në Fier, pasi në lagjen “8 Shkurti”, nga kontrolli fizik ju gjet dhe bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dorezë metalike. Neni 279 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnje  
Më datë 11.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit  të mbrojtjes menjëhershëm, për shtetasen D.B, vjeç 42, banuese në Lushnjë, pasi bashkëshorti G.B vjeç 54,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 11.02.2018, gjatë natës, në lagjen “Pavarësia”, parkuar para pallatit, shtetases E.T, vjeç 38, në mjetin tip “Volkswagen”, i kanë vjedhur pasqyrat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, shtetasi M.B  vjeç 71, banues në Tragjas të Ri, kallëzon se më datë 06.02.2018, në Tragjas të Ri, ka konstatuar se i kanë vjedhur banesën e djalit E.B, vjeç 40 emigrant në Itali, ku kanë marrë  telat e përcjellës të energjisë elektrike të katit të parë të banesës. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, shtetasi Z.S, vjeç 41, banues në Orikum, kallëzon se në banesë i kanë vjedhur 40 kg ullinj, 50 kg mishi viçi, një televizor, si dhe 4 bidonë me 110 litra vaj ulliri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u arrestua në flagrancë, shtetasi G.M, vjeç 23, banues në Bunavi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj gjyshit dhe xhaxhit, shtetasve XH.M e A.M, vjeç 78 e 52. Neni 130/a i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin K.H, vjeç 46, banues në Orikum, pasi në qytetin e Orikumit, për shkak të detyrës, ka kundërshtuar punonjësit e policisë të rendit publik.  Neni 242 i  Kodit Penal.

Vlorë
Informacion paraprak
Më datë 12.02.2018, rreth ora 01:00, në lagjen ''Hajro Çakërri'', në vendin e quajtur “Xhamia”, është djegur pjesërisht, automjeti tip ''Benz'' , në pronësi të shtetasit E.A.
Mjeti ka qenë i parkuar.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e plotë të shkaqeve të djegies së mjetit.

Informacion paraprak
Më datë 11.02.2018 në Orikum, në vendin e quajtur, “Mëzuraj”, shtetasi F.XH duke drejtuar mjetin tip “Lançia”, ka dalë nga rruga, ku drejtuesi i mjetit është dëmtuar e ndodhet në spital në kujdesin e mjekëve. Punohet për sqarimin e plotë të ngjarjes.

Komisariati i Policisë Përmet
Më datë 11.12.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet, për shtetasin B.D, vjeç 44 banues në Përmet, pasi në lagjen “Varosh”, në verandën e lokalit u kap duke montuar një tendë me profil metalik, pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin Z.H vjeç 19, banues në fshatin Torovicë, pasi ka kanosur dhe fyer me fjalë, shtetasin L.V, vjeç 58, banues në Torovicë. Nenet 84 e 119 të Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, në fshatin Kune, ka rënë zjarr në një sipërfaqe me kallamishte dhe bar. Punohet për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Më datë 11.02.2018, shtetasi M.N, vjeç 66, banues në Balldre është rrëzuar në banesë pasi vuan nga probleme të tensionit dhe ndodhet në spital. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë për vlerësim.

Më datë 11.02.2018, në Ishull Shëngjin, është konstatuar vjedhje e servisit në pronësi të shtetasit A.D, vjeç 39, banues në Zejmen, ku kanë marrë 3 dyer duralumini, 1 dush, 1 pasqyrë, 1 frigorifer, 1 krik makine dhe disa pjesë këmbimi. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 dhe 25 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 12.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.S vjeç 34, banues në Shkodër, pasi në banesë, ka ushtruar dhune psikologjike ndaj babait R.S vjeç 67, gjithashtu ka dëmtuar duke thyer dritare dhe dyer të banesës tij. Nenet 130/a dhe 150 të Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin R.P vjeç 29, banues në fshatin Kuç, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, ka plagosur lehtë me grusht, shtetasin J.P, vjeç 29 banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal

Informacion paraprak
Më datë 11.02.2017, shtetasja L.M, vjeç 47, te “Harku Berdicë”, Shkodër, duke drejtuar mjetin veture tip “Skoda”, ka aksidentuar me vdekje shtetasin G.S, vjeç 41, banues në Koman, Vau Dejes. Punohet për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.


Komisariati i Policisë Vau Dejës
Më datë 11.02.2018, gjatë natës, në fshatin Shkjezë, pranë banesës, në kasolle, shtetasit E.G, vjeç 59, i kanë vjedhur një lopë dhe një viç. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Has
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin I.D, vjeç 69, banues në fshatin Vlahen, pasi më datë 10.02.2018, në Vlahen, për problemin e një rruge që kalon midis banesave të tyre, ka ushtruar vetëgjyqësi ndaj shtetasit H.D, vjeç 60. Neni 277 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin D.Ç vjeç 31, banuese në Durrës, pasi më datë 11.10.2017, në afërsi të PKK Bllatë, Dibër, ka kaluar në mënyrë të paligjshme kufirin shtetëror. Neni 297 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, në KPK Rinas, në dalje, u kap shtetasja E.B vjeç 21, banuese në Vlorë, e shpallur në kërkim për largim nga banesa.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.N, vjeç 29, banues Kosovë, pasi në PKK Port, u kap brenda te dera e një trageti për të kaluar në mënyrë të paligjshëm kufirin shtetëror duke ju shmangur kontrollit. Neni 297 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Informacion paraprak
Më datë 12.02.2018, nga shërbimet e “Delta Forcë”dhe të D.V.K.M, Gjirokastër, në aksin rrugor Kakavijë–Jorgucat, te kthesa e Jorgucatit, u kapën 4 shtetas të huaj, të cilët kishin kaluar kufirin e gjelbër nga Greqia për në Shqipëri në mënyrë të paligjshme, shtetasit u shoqëruan për në Gos-Kakavijë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Informacion paraprak
Më datë 11.02.2018, në kufirin jeshil në afërsi të PKK Hani Hotit, u kapën  2 mjete që transportonin 8 shtetas të huaj nga vendet e treta me qëllim kalimin e kufirit shtetëror për në Malin e Zi në mënyrë të paligjshme. U shoqëruan në ambientet e DVKM Shkodër, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme.

Më datë 11.02.2018 u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin B.B vjeç 56, banues në Shkodër, pasi në PKK Hani i Hotit, u kap duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta. Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Neni 298 i Kodit Penal.

Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin  GJ.Q vjeç 42, banues në Shkodër, pasi në PKK Hani i Hotit, u kap duke transportuar me mjetin tip “Benz”, 4 shtetas nga vendet e treta. Ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve. Neni 298 i Kodit Penal.

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3