Veliu - Sourani: Falë bashkëpunimit të sinqertë, bazuar në besim reciprok, kemi arritur rezultate të shkëlqyera në luftë kundër krimit të organizuar dhe atij ndërkufitar.

Veliu - Sourani: Falë bashkëpunimit të sinqertë, bazuar në besim reciprok, kemi arritur rezultate të shkëlqyera në luftën001 kundër krimit të organizuar dhe

atij ndërkufitar

Gjatë ditës së sotme, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi VELIU, priti Ambasadoren e Greqisë në Shqipëri,

znj. Eleni SOURANI sëbashku me Oficerin Ndërlidhës të Policisë Greke në Shqipëri, z. Georgios KOUNATIDIS.

Znj. Sourani i ka dorëzuar Drejtorit të Përgjithshëm, letrën e urimit në emër të Drejtorit të Policisë Greke, i cili i dërgon z. Veliu urimet më të

sinqerta për emërimin në detyrën e re. Në vijim u zhvillua dhe një ceremoni në kuadër të përfundimit të misionit në Shqipëri të z. Georgios KOUNATIDIS,

Oficer Ndërlidhës i Policisë Greke në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit i ka akorduar në shenjë vlerësimi Certifikatë Për Shërbime të Dalluara “Për kontributin e dhënë në forcimin e

bashkëpunimit ndërmjet Policisë Shqiptare dhe Policisë Greke në luftën e përbashkët kundër krimit, në interes të forcimit të rendit publik.”, i cili ka

ofruar dhe realizuar një bashkëpunim të shkëlqyer me Policinë Shqiptare në fushën e luftës kundër krimit të organizuar, përmes shkëmbimit në kohë

reale të informacionit, duke kontribuar në zhvillimin me sukses të operacioneve dhe hetimeve të përbashkëta në luftën kundër trafikimit të lëndëve narkotike, apo trafiqeve të tjera të paligjshme, si dhe në fushën e

kufirit e migracionit apo rendit e sigurisë publike.

VELIU:

"Shpreh bindjen se të gjithë ndajmë të njëjtin mendim, që krimi nuk njeh kufij, dhe në këtë kontekst vetëm ndërtimi i një bashkëpunimi efikas ndërmjet policive dhe organizatave partnere dhe forcimi i raporteve të

besimit dhe urave të bashkëpunimit mes palëve, do të na mundësojnë të jemi të efektshëm në përmbushjen e misionit tonë të përbashkët, për të ofruar më shumë siguri për qytetarët tanë.

Gjej rastin të falenderoj të gjithë partnerët, Misionin PAMECA, Programin ICITAP, OSBE-në, Projektin Suedez dhe të gjithë oficerët ndërlidhës, për mbështetjen dhe kontributin e dhënë, dhe njëherazi ju siguroj se

Policia e Shtetit do jetë një partner i denjë në luftën e përbashkët kundër krimit në tërësi dhe në mënyrë të veçantë në luftën kundër krimit të organizuar, që është edhe objektiv parësor për Policinë Shqiptare”.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri znj. Eleni SOURANI, ka falënderuar Policinë Shqiptare dhe ka vlerësuar bashkëpunimin mjaft pozitiv midis Policive të të dy vendeve.

SOURANI:

Së pari dhe mbi të gjitha dua të falënderoj Policinë Shqiptare, pasi gjatë vitit të fundit kemi patur një bashkëpunim të ngushtë midis dy Policive, me vendosjen e kontaktit në të gjitha nivelet, nga nivelet drejtuese deri

në ato lokale.

Me oficerët e kontaktit në të dy anët e kufirit kemi patur një bashkëpunim mjaft të ngushtë, duke krijuar mundësinë e shkëmbimit të informacionit në kohë reale.

Kemi patur rezultate të shkëlqyera në luftën e përbashkët ndaj krimit të organizuar.

Shqipëria dhe Greqia ndajnë kufij tokësorë dhe detarë sëbashku, ndaj nevoja për bashkëpunim është më e domosdoshme.

Puna juaj, puna e dy Policive, sjell ndryshim të vërtetë në jetën e qytetarëve tanë duke mbrojtur jetën, pronën dhe kohezionin social të njerëzve tanë.

Pavarësisht se sa të mëdha do të jenë sfidat, kam besim se bashkëpunimi me Greqinë do të ketë një rezultat të suksesshëm".

Oficer Ndërlidhës i Policisë Greke në Shqipëri z. Georgios KOUNATIDIS, ka falënderuar Policinë e Shtetit dhe gjithë kolegët e tij, për mbështetjen gjatë viteve të shërbimit, si dhe ka shprehur mirënjohjen jo vetëm për

këtë dhuratë dhe certifikatën, por për të gjithë ndihmën dhe mbështetjen që ka marrë në tre vitet e shërbimit si oficer i kontaktit.

Në përfundim të ceremonisë Drejtori i Përgjithshëm, në shenjë mirënjohjeje, i ka dorëzuar z. KUNATIDIS, stemën e Policisë së Shtetit dhe Certifikatën "Për shërbime të dalluara”.

002

003

004

005

006

007

008

009

Arkiva

Nentor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
29 30 31 1 2 3 4
5 6 7 8 9 10 11
12 13 14 15 16 17 18
19 20 21 22 23 24 25
26 27 28 29 30 1 2