Kakavije - Sekuestrohet 1 kg e 520 gr lëndë e dyshuar narkotike Heroinë, arrestohet në flagrancë poseduesi. 13 Shkurt 2018

Kakavije.13.02.2018 Kakavije 1

Goditet një tjetër rast i tentativës për Trafikim të lëndëve narkotike. (për video kliko mbi link)

Sekuestrohet 1 kilogramë e 520 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.

Arrestohet në flagrancë poseduesi.

Në datën 12.02.2018 shtetasi E.F., është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobusin e linjës Tiranë - Athinë.

Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobusi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.

Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasit të mësipërm iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.

Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Pas veprimeve të para hetimore, Specialistët e seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:

E.F., 37 vjeç, banues në Fier.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike", parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.

 

 

13.02.2018 Kakavije 1

13.02.2018 Kakavije 2

Arkiva

Maj 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 1 2 3 4 5 6
7 8 9 10 11 12 13
14 15 16 17 18 19 20
21 22 23 24 25 26 27
28 29 30 31 1 2 3