Policia e Shtetit gjatë 24 orëve të fundit 13 Shkurt 2018

Përmbledhje e rezultateve të arritura të punës të Strukturave të Policisë gjatë 24- orëve.Stema Policia


Policia e Shtetit në të gjithë vendin vijon zbatimin e masave të përcaktuara në Planin e masave, për “Rritjen e parametrave të sigurisë”, mbajtjen nën kontroll të situatës kriminale, kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe atyre që qarkullojnë me armë, goditjen e trafikut të lëndëve narkotike e trafìqeve të paligjshme, parandalimin e aksidenteve rrugore”.


Në këtë kontekst, gjatë 24 –orëve në të gjithë vendin kanë funksionuar pika kontrolli dhe të lëvizshme, ku është bërë e mundur kapja dhe arrestimi i 13 Personave.


Nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur Dragerat dhe Radarët janë arrestuar në flagrancë: për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi dhe drejtim i parregullt: 4 drejtues mjetesh.


Nga kontrollet e ushtruara nga ana e strukturave të Drejtorive Vendore janë kapur:
3 persona në kërkim.
4 persona për narkotikët
1 person për veprën penale “Dhunë në familje”
1 person për veprën penale “Falsifikimi”

Janë sekuestruar:
- 1 kilogramë e 520 gramë lëndë narkotike Heroinë

71 doza lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.
-1 armë zjarri e ftohtë (thikë)
 
Po gjatë kontrolleve janë shoqëruar për verifìkim 59 persona.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2