Informacion mbi ngjarjet, arrestimet, ndalimet dhe procedimet në 24 orët e fundit 13 Shkurt 2018

DREJTORITË VENDORE TË POLICISË01drejtoria new

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë
Seksioni për narkotikët
Tiranë
Goditet një grup që shpërndante lëndë narkotike në afërsi të shkollave.
Arrestohen në flagrancë 3 shtetas.
Sekuestrohen 68 doza më lëndë narkotike "Cannabis Sativa".
Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në vijim të punës për evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, kanë  arrestuar në flagrancë  shtetasit:
I.H 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
J.K 19 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale "Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim" parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal.
A.D 26 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprën penale  ‘‘Moskallëzimit të krimit  dhe përshtatja e lokalit për përdorim droge" parashikuar   nga neni 300  dhe 285 /a  i Kodit Penal.
Në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në drejtim të goditjes së veprimtarisë së kundraligjshme në fushën e narkotikëve, ka rezultuar se shtetasit J.K dhe I.H në bashkëpunim me njëri- tjetrin, kryenin aktivitetin e kundraligjshëm të shitjes së vazhdueshme të lëndëve narkotike të dyshuar të llojit “Cannabis Sativa” pranë shkollave 9- vjeçare dhe të mesme, duke përdorur banesën e shtetasit A.D.
Mbi bazën e këtyre informacioneve është organizuar puna dhe shtetasit e mësipërm janë kapur në flagrancë në rrugën “Frederik Shiroka", në afërsi të një shkolle, ku gjatë kontrollit fizik shtetasit I.H iu gjet dhe sekuestrua një sasi prej 10 dozash lëndë e dyshuar narkotike e llojit "Cannabis Sativa".
Gjithashtu gjatë kontrollit në një banesë të marrë me qira nga shtetasi A.D në rrugën "Frederik Shiroka", në afërsi të një shkolle iu gjet dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:
Një sasi prej 58 (pesëdhjetë  e tetë) doza qese farmaceutike brenda së cilës gjendet lëndë e dyshuar narkotike e llojit  "Cannabis Sativa".
Materialet proceduriale iu referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë,  në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur, J.K dhe I.H për veprën penale të ‘’Prodhim dhe shitje të narkotikëve në bashkëpunim parashikuar nga neni 283/2 i Kodit Penal dhe A.D i arrestuar në flagrancë për veprën penale të ‘‘Moskallëzimit të krimit  dhe Përshtatja e lokalit për përdorim droge ‘’ parashikuar  nga neni 300  dhe 285 /a  i Kodit Penal.

Seksioni për krimin ekonomik e financiar
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 43, banues në Tiranë, pasi para disa kohësh, me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë dollarësh, shtetasit K.D, vjeç 64, banues në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin G.Ç pasi para disa kohësh, me anë të mashtrimit, i ka marrë nje shume eurosh, shtetases L.Ç, vjeç 41, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e G.Ç. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin H.B, vjeç 58, banues në Tiranë, pasi nëpërmjet mashtrimit, i ka lënë në kolateral apartamentin, shtetases J.D, vjeç 40, banuese në Tiranë. Neni 143 i Kodit Penal.

Komisariati Rajonal i Policisë Rrugore
Më datë 12.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi A.M, vjeç 56, banues në Tiranë, pasi në Sauk, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur mjetin tip “Ford”. Neni 291 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.K, vjeç 30, banues në Tiranë, pasi tek “Kthesa e Yzberishit”,  duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka aksidentuar punonjësen e policisë të qarkullimit rrugor, shtetasen A.M vjeç 24, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital u largua në banesë. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Durrës  
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.02.2018, në lagjen nr. 3, në rrugën “Epidam” një automjet ka aksidentuar shtetasin XH.D, vjeç 60, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Punohet për identifikimin dhe kapjen e  autorit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës. Nenet 290/1 e 273 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Seksioni për trafikun e paligjshëm
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pogradec, për shtetasin B.A vjeç 42, banues në fshatin Hudenisht, Pogradec, pasi në cilësinë e provës iu bllokua mjeti tip “Volkswagen Transporter” i cili rezulton i vjedhur në Maqedoni. Neni 141/a i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Berat
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Berat, për shtetasin E.M, vjeç 20, banues në Berat, me leje drejtimi, pasi në lagjen ’’Mangalem, në rrugën “Antipatrea”, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me mjetet tip “Volksvagen  dhe Benz” të drejtuar nga shtetasit E.K dhe A.A, vjeç 29 e 55, banues në Shtërmen Cërrik dhe fshatin Starovë, me leje drejtimi, për pasojë është dëmtuar pasagjerja e mjetit shtetësia K.Xh, vjeç 17, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Fier
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin F.XH, vjeç 44, banues fshatin Kreshpan, pasi në vitin 2010, me anë të falsifikimit, është pajisur me pasaportë biometrike. Neni 189 i Kodit Penal

Policia e Shtetit
Kapet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga SHBA, në fushën e krimeve kibernetike.
Kapja dhe arrestimi në kuadër të operacionit ndërkombëtar të iniciuar nga SHBA, në bashkëpunim me disa shtete, ndërmjet tyre edhe Shqipëria.
Kapet në Tiranë pjesëtari i organizatës kriminale në fushën e krimeve kibernetike "Infraud".
Gjatë një operacioni të zhvilluar mbrëmjen e sotme në Tiranë, nga Sektori Kundër Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit në bashkëpunim me DVP Fier dhe Prokurorinë e Përgjithshme u kap dhe u arrestua shtetasi: A.Y, 25 vjeç, lindur dhe banues në Fier.
Ndaj shtetasit A.Y, ka një urdhër arresti nga SHBA, për vepra të ndryshme penale në fushën e krimit kibernetik, pjesëtar i një organizate kriminale që shiste të dhëna të vjedhura kartash krediti në thellësi të internetit, duke u shkaktuar konsumatorëve një humbje prej 530 milionë dollarësh.
Nga 36 personat ndaj të cilëve u ngrit padi, 13 janë arrestuar në Shtetet e Bashkuara, Australi, Britani, Francë, Itali, Kosovë dhe Serbi.
Grupi i quajtur Infraud, ishte krijuar në vitin 2010 nga S.B, një 34 vjeçar ukrainas dhe përdorte një forum në internet për të blerë dhe shitur karta krediti dhe llogari bankare të vjedhura, numra të sigurimeve shoqërore dhe informacione të tjera personale.

Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Seksioni për narkotikët
Vlorë
Më datë 12.02.2018, në lagjen ''1 Maji'', në zonën e quajtur plazhi i vjetër, shërbimet e Policisë së D.V.P.Vlorë, ato të Kufirit dhe Delta Forcë në vijim të kontrollit të vijës bregdetare të nisur mbrëmjen e djeshme nga toka dhe deti mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative për një tentativë për trafik të lëndëve narkotike, kanë gjetur  të zhytur rreth 20 metra  brenda në det një mjet tip ''Jeep'', me targa të huaja.
Gjithashtu po në vijim të kontrollit për gjetjen e mjetit lundrues, në afërsi të vendit të quajtur Petroliferë nga shërbimet policore është gjetur një mjet lundrues tip gomone me gjatësi rreth 5 metra dhe me një sasi lënde narkotike në brendësi.
Grupi hetimor i ndodhur në vendngjarje po vijon punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje dhe identifikimin e kapjen e shtetasve të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi K.V, vjeç 55 banues në Vlorë, pasi në rrugën "Murat Tërbaçi", u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Fiat”. Neni 291 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
Seksioni për narkotikët
Kakavije
Goditet një  tjetër rast i tentativës për Trafikim të lëndëve narkotike.
Sekuestrohet 1 kilogramë e 520 gramë lëndë e dyshuar narkotike Heroinë.
Arrestohet në flagrancë poseduesi.
Më datë 12.02.2018 shtetasi E.F është paraqitur në dalje të Republikës së Shqipërisë për të udhëtuar drejt Greqisë me autobusin e linjës Tiranë - Athinë.
Pas procedurave të kryera në sistemin TIMS nga punonjësit e policisë Kufitare Kakavije, autobusi është kaluar në vijën e dytë për një kontroll më të imtësishëm.
Nga kontrolli fizik i ushtruar nga punonjësit e Policisë Kufitare shtetasit të mësipërm iu gjetën dy pako në trup dhe një pako në çantën e dorës me lëndë të dyshuar narkotike Heroinë.
Pesha totale e lëndës narkotike rezultoi 1 kilogramë e 520 gramë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Pas veprimeve të para hetimore, Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në D.V.P Gjirokastër arrestuan në flagrancë shtetasin:
E.F, 37 vjeç, banues në Fier.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale "Trafikim i lëndëve narkotike",  parashikuar nga neni 283/a/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin K.SH,  vjeç 19, banues në Lezhë, i pajisur me leje drejtimi, pasi në rrugën e fshatit Grykë Manati,  duke drejtuar, mjetin tip “Volkswagen”, ka aksidentuar shtetasin GJ.D, vjeç 74 banues në Manati, i cili  ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Neni 290/1 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër
Seksioni i hetimit të ngjarjeve në qarkullimin dhe AIS
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen L.M, vjeç 47 banuese në Bar, Mali i Zi, pasi më datë 11.02.2018, në aksin rrugor Shkodër-Lezhë, tek “Harku i Berdicës”, duke drejtuar mjetin tip “Skoda” ka aksidentuar me vdekje shtetasin G.S, vjeç 41, banues në Koman, Vau Dejës. Neni 290/3 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi Z.H, vjeç 58, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Vasil Shanto”, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, motorin tip “Garelli” pa targë dhe gjatë shoqërimit nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë së rendit publik. Nenet 291 e 242 të Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 12.02.2018, në unazën e qytetit, janë përplasur mjetet tip “Volksvagen” dhe fuoristrada tip “Benz”, të drejtuara nga shtetasit E.M dhe A.G vjeç 39 e 41, banues në Shkodër dhe Shtoi i Ri, për pasojë është dëmtuar drejtues E.M, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, kurse A.G u shoqërua në Komisariat. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Drejtoria Vendore e Policisë Kukës
Seksioni kundër krimit ekonomik e financiar
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin I.S vjeç 51, banues në Morinë, pasi nga kontrolli i ushtruar nga AKU, i kanë gjetur duke tregtuar produkte të mbrojtjes së bimëve, të dyshuara kontrabandë. Neni 171 i Kodit Penal.

DEPARTAMENTI PËR SIGURINË PUBLIKE
KOMISARIATET E POLICISË

Komisariati i Policisë Nr. 1
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.D, vjeç 27, banues në Dibër, pasi më datë 10.02.2018, në rrugën “Ali Demi”, nëpërmjet telefonit ka kanosur shtetasin V.V, vjeç 59, banues në Tiranë. Punohet për kapjen e A.D. Nenet 275 e 84 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, në një shkollë 9- vjeçare, në klasë, ka rënë një pjesë e suvasë së tavanit, për pasojë është dëmtuar mësuesja, shtetësia E.L, vjeç 43, banuese në Tiranë, e cila pas mjekimit në spital, u largua në banesë. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, si ngjarjen aksidentale.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen A.T vjeç 47, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Luigj Gurakuqi”, në dyqan, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, në një maternitet, kanë shkuar në gjendje të rëndë, shtetësja V.K, vjeç 40 banues në Tiranë, me foshnjën 2 javësh, e cila ka lindur në kushtet e shtëpisë dhe ndërroi jetë në maternitet foshnja, kurse shtetësja V.K është në gjendje të rëndë. Nga veprimet e kryera rezulton se V.K është me çrregullime mendore. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim juridik.

Komisariati i Policisë Nr. 2
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.XH, vjeç 27, banues në Kodër Kamzë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 1 dozë lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin E.D, vjeç 27, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Myslym Shyri”, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e ujit. Neni 159 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 3
Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm për shtetasen M.M, vjeç 54, banuese në Tiranë, pasi ish bashkëshorti, shtetasi F.U vjeç 53, banues në Tiranë, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasit L.GJ, R.S dhe R.S, vjeç 25, 29 e 22, banues në Tiranë, pasi më datë 11.02.2018,në rrugën “Lord Bajron”, në bashkëpunim, kanë goditur me sende të forta shtetasit E.SH  dhe F.SH, vjeç 36 ( vëllezër binjak), banues në Tiranë. Nenet 89 e 25 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin M.P, vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Lord Bajron”, ka kanosur shtetasen D.GJ vjeç 49, banuese në Tiranë. Neni 84 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, shtetasi V.L, vjeç 30, banues në Tiranë, kallëzon se, e ka mashtruar shtetasi A.P banues në Shkodër, duke i marrë një shumë eurosh për një kontratë pune në Finlandë. Punohet për kapjen e A.P. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, në rrugën ‘‘Bajram Alia“, shtetasit E.B, vjeç 30, banues në Tiranë, në mjetin tip ‘‘Benz“i kanë vjedhur pasqyrat. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, shtetësia e mitur A.B, vjeç 14  banuese në Tiranë, kallëzon se në rrugën “Dritan Hoxha”, në autobusin e Laprakës, i kanë vjedhur celularin. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 4
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.SH, vjeç 36, banues në Tiranë, roje në një shkollë pasi më datë 11.02.2018, në këtë shkollë, R.SH, duke mos u paraqitur në detyrë, kanë vjedhur një kompjuter. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 248 të Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për largim nga banesa të shtetasit H.M, më datë 12.02.2018, u gjet dhe deklaron se është larguar me dëshirën e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 12.02.2018, në rrugën “Shefqet Kuka”, është gjetur i vdekur me plagë në kokë, shtetasi TH.GJ, vjeç 70, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se aksidentalisht ka rënë tek shkalla e pallatit. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për ngjarje aksidentale.

Më datë 12.02.2018, në rrugën “Ferit Xhajko”, në banesë, është gjetur e vdekur shtetësia Y.B vjeç 77. Nga veprimet e kryera rezultoi se, vdekja ka ardhur nga shkaqet natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin F.T, vjeç 48, banues në Tiranë, pasi në rrugën “5 Maji”, i ka vjedhur telefonin shtetases G.B, vjeç 26, banuese në Tiranë. Punohet për kapjen e F.T. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, shtetasi L.A, vjeç 21, banues në Tiranë, kallëzon se më datë 11.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Belul Hatibi”, i kanë vjedhur pasqyrat e mjetit tip “Benz”. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bënë fjalë për veprën penale “Përndjekja”, më datë 12.02.2018, u ndalua shtetasi në kërkim, A.H, vjeç 23, banues në fshatin Sadovicë, Berat. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Neni 121/a i Kodit Penal. 

Më datë 12.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Muhamet Deliu”, kanë tentuar të vjedhin banesën e shtetasit K.D, vjeç 34. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.K vjeç 35, banues në Tiranë, inxhinier i një firme ndërtuese pasi në Zall Dajt, në rrugën e Arbërit,  u kap duke kryer punime pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin J.H, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi më datë 12.02.2018, në rrugën “Metush Luli”, pranë shkollës ka goditur me grusht shtetasen R.M, vjeç 19, banuese në Tiranë. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 13.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin R.H vjeç 58, banues në Tiranë, pasi në rrugën e “Dibrës”, në garazhdet e një kompleksi po kryente punime pa leje. Punohet për kapjen e R.H. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, në rrugën “Niko Avrami”, në banesë, ka vdekur shtetësia H.K, vjeç 86. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Nr. 5
Më datë 12.02.2018, gjatë natës, në rrugën “Abdi Bej Toptani”, pranë banesës, shtetasit F.D, vjeç 79, në mjetin tip “Ford“i kanë vjedhur targën. Punohet për identifikimin e kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, shtetasi H.H, vjeç 66, banues në Tiranë, kallëzon se në Kamzë, në një lokal i ka humbur portofoli. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për vlerësim.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin A.Z, vjeç 34, banues në Fushë Krujë, pasi në aksin rrugor Kamëz-Fushë Krujë, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, nuk është bindur urdhrit të punonjësit të policisë për dhënien e dokumetacionit të mjetit dhe është larguar. Punohet për kapjen e A.Z. Nenet 236/2, 242  të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Nr. 6
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasin I.B, vjeç 34, banues në Tiranë, pasi tek një qendër tregtare nga kontrolli fizik ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale 2 doza lëndë narkotike e llojit Cannabis Sattiva. Neni 283 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen I.K, vjeç 35, banuese në Tiranë, pasi në rrugën “Llambi Bonata”, në banesë, nga punonjësit e UKT-së, u konstatua ndërhyrje në rrjetin e ujësjellësit. Neni 159 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kavajë
Më datë 12.02.2018, gjatë natës, në Rrogozhinë, kanë vjedhur me thyerje lokalin “Lotto Sport”, të shtetasit R.K, vjeç 40, banues në Rrogozhinë, ku kanë marrë 12 televizor plazma, të markave të ndryshme. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Durrës
Më datë 12.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi B.T dhe u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasit K.M dhe R.T, vjeç 22, 32 e 31, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 1, B.T, u kap duke drejtuar në gjendje të dehur, mjetin tip “Benz” kurse K.M dhe R.T gjatë shoqërimit kanë kundërshtuar punonjësit e policisë, duke i penguar në kryerjen e detyrës. Nenet 236/2, 291 e 236 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, shtetësia V.K, vjeç 43, banuese në Durrës, kallëzon se më datë 06.12.2017, i është larguar për në Gjermani, djali, shtetasi M.K, vjeç 21. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin F.GJ vjeç 19, banues në Durrës, për veprën  penale “ Kallzim i rremë” bazuar në nenin 305 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin Z.Ç, vjeç 36, banues në Durrës, pasi në vitin 2015, i ka marrë mjetin  tip “Benz” shtetasit F.K vjeç 46, banues në Durrës, i cili u gjet në një varrezë makinash në lagjen nr. 17/1. Punohet për kapjen e Z.Ç. Neni 143 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasin A.S vjeç 61, banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, u kap duke ndërtuar një mur pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.D, vjeç 28, banuese në Durrës, pasi bashkëshorti, shtetasi Y.D, vjeç 34, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, ”Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës,  për shtetasin A.L vjeç 35, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish bashkëjetueses, shtetases B.R, vjeç 32 banuese në Durrës, e cila ka qenë e pajisur me urdhër mbrojtje, më datë 07.02.2018, nga  Gjykata. Neni 321 i Kodit Penal.

Informacion paraprak
Më datë 12.02.2018, gjatë natës, në lagjen nr. 17/1, kanë vjedhur me thyerje pikën e shitjes së pllakave të një kompanie private me administratore, shtetasen A.G, vjeç 38, banuese në Durrës, ku kanë marrë një sasi të papërcaktuar lekësh. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës që bënë fjalë për largimin nga banesa të shtetases M.D, më datë 12.02.2018, u gjet dhe ju dorëzua familjarëve, e cila deklaron se është larguar me dëshirën e saj. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës.

Komisariati i Policisë Krujë
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Krujë, për shtetasin Y.K, vjeç 47, banues në fshatin Bruz Zall, pasi  në zonën e Shkrelës, u kap duke prerë dru pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Elbasan
Më datë 12.02.2018, shtetësia L.R, vjeç 30, banuese në Elbasan, kallëzon se i është larguar nga banesa djali, shtetasi E.R, vjeç 15. Punohet për gjetjen e tij. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan.

Më datë 12.02.2018, gjatë natës, në lagjen “Shënkollë”, kanë vjedhur me thyerje banesën e shtetases N.U, vjeç 62, ku kanë marrë një televizor plazma dhe disa bizhuteri floriri. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, gjatë natës, në fshatin Muriqan, kanë vjedhur me thyerje një shkollë 9-vjeçare ku kanë marrë një video projektor. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Neni 134 i Kodit Penal.

Në vijim të komunikatës, që bën fjalë për fjalë për veprën penale “Kanosja” dhe “Përdorim me keqdashje i thirrjeve telefonike”, më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin A.T, vjeç 29, banues në Elbasan. Nenet 84 e 275 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Peqin
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për vlerësim, për shtetasen N.GJ vjeç 21, banuese në Peqin, pasi ka bërë kallëzim bashkëshorti, shtetasi A.GJ, vjeç 54, invalid, se nuk zbaton urdhrin e mbrojtjes, që është pajisur nga Gjykata e Rrethit Gjyqësorë Elbasan.

Komisariati i Policisë Librazhd
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, për shtetasin D.L, vjeç 51 banues në fshatin Katjel, pasi në fshatin Katjel, ka ndërtuar një objekt pa leje. Neni 199/a i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Korçë
Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen M.P, vjeç  63, banuese në Korçë, pasi ish krushku, shtetasi B.P, vjeç 67, banues në Korçë, ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetaset A.P, J.P dhe M.P, vjeç 30, 23 dhe 17, pasi nëna, shtetësia M.P, vjeç 51, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tyre. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Korçë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Korçë, për shtetasin K.XH, vjeç 26 banues në fshatin Belorta, bazuar në nenet 90, 121/a dhe 130 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, për shtetasin TH.D, vjeç 26, banues në Korçë, pasi më datë 07.02.2018, në lagjen nr. 12, i ka vjedhur celularin shtetases B.P, vjeç 43 banuese në Korçë. Neni 134/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pogradec
Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen B.F, vjeç 24, pasi bashkëshorti, shtetasi V.F vjeç 35, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasin L.T, vjeç 65, banues në Pogradec, pasi motra, shtetësia D.T, vjeç 63, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Pogradec. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Fier
Më datë 12.02.2018, në spital ka vdekur shtetësia XH.GJ, vjeç 21, banuese në fshatin Mujalli. Nga veprimet e kryera rezulton se vdekja ka ardhur si pasojë e shkaqeve natyrale ( temperaturë e ulët). Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për vlerësim.

Komisariati i Policisë Patos
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit  Gjyqësor Fier, për shtetasin L.M, vjeç 38, banues në Patos, pasi në lagjen “Naftëtari”, në lokalin e shtetasit P.P vjeç 46, banues në Patos, ka prishur qetësinë publike dhe gjatë përplasjes fizike me pronarin, në dysheme i ka rënë një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Nenet 274 e 279 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Fier, për shtetasin Q.N, vjeç 72, banuese në fshatin Kuqar, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua ndërhyrje në matësin e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Lushnjë  
Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme, për shtetasen XH.SH, vjeç 58, pasi bashkëshorti, shtetasi SH.SH, vjeç 61 ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë-padia për lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për shtetasen rumune, R.J, vjeç 23, banuese në Lushnjë, pasi bashkëjetuesi, shtetasi M.Ç, vjeç 38, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”. 

Më datë 12.02.2018 në lagjen “Gafur Muço”, në banesë, është vetëhelmuar me  medikamente mjekësore, shtetasi H.D, vjeç 30, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lushnjë, për vlerësim.

Lushnje
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje, arrestuan në flagrancë shtetasin:
J.SH 32 vjeç, banues në Bitaj, Lushnje.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi për motive të dobëta ka dhunuar fizikisht në banesën e tij, xhaxhain, shtetasin H.Sh, 63 vjeç.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushje për veprën penale “Dhunë në familje” parashikuar nga Neni 130/3 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Divjakë
Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershëm, për shtetasin E.Z, vjeç 35, banues në Divjakë pasi në banesë, vëllai, shtetasi S.Z vjeç 30,  ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj tij. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Lushnjë. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Komisariati i Policisë Vlorë
Më datë 10.02.2018, në fshatin Selenicë, në oborrin e banesës, është gjetur nga familjarët i vdekur, shtetasi M.M, vjeç 82. Nga këqyrja e kufomës, mendohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për vlerësim.

Më datë 11.02.2018, shtetasi SH.T vjeç 82, kallëzon se në lagjen “1 Maji”, në banesë, i mungojnë disa dokumente dhe një sasi lekësh. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, për shtetasin SH.K, vjeç 52, banues në Fier, administrator i një shoqërie private pasi në brendësi të pyllit të Sodës, kjo shoqëri ka hedhur një sasi inertesh. Nenet 199 e 248 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Gjirokastër
Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen S.B, vjeç 33, pasi bashkëshorti, shtetasi L.T vjeç 32 banues në Gjirokastër, nëpërmjet telefonit, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet  familjare”.

Më datë 12.02.2018, në spital ka vdekur shtetasi I.D, vjeç 49, banues në Tiranë. Nga veprimet e kryera rezultoi se vdekja është shkaktuar nga arresti kardiak. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për vdekje natyrale.

Komisariati i Policisë Lezhë
Më datë 12.02.2018, në fshatin Rrilë, në oborrin e banesës, shtetasit A.GJ vjeç 41 kanë tentuar ti vjedhin mjetin tip “Toyota” . Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Nenet 134 e 22 të Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kurbin
Më datë 11.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin F.K, vjeç 37, banues në Fushë Milot, pasi në Fushë Milot, ka goditur me grusht shtetasin A.K, vjeç 51 banues në Shkodër. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin P.M, vjeç 45 banues në fshatin Bushnesh, Krujë pasi në një karburant të shtetases M.R vjeç 51, banues në Fushë Mamurras, me vetëgjyqësi, u ka bllokuar rrugën mjeteve për tu furnizuar me karburant. Neni 277 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kurbin, për shtetasin M.L vjeç 82, banues në Tiranë, pasi me anë të mashtrimit, i ka marrë një shumë eurosh shtetasit  G.N,  vjeç 53, banues në Laç. Punohet për kapjen e M.L. Neni 143/1 i Kodit Penal.

Korçë
Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Korçë, bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit në kërkim:
D.B, 31 vjeç, lindur në Korçë.
Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kurbin me vendim nr 178 datë 19.11.2017 ka caktuar për këtë shtetas masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale: “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të gjuetisë dhe sportive” parashikuar nga nenet 278/3 dhe 280 të Kodit Penal.
Veprimet e mëtejshme lidhur me këtë rast, do të kryhen nga Komisariati i Policisë Laç.

Komisariati i Policisë Mirditë
Më datë 12.02.2018, gjatë natës, në Rubik kanë vjedhur me thyerje dyqanin e shtetasit P.GJ  vjeç 51 banues në Rubik, ku kanë marrë tre televizorë plazma. Punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve. Neni 134 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin SH.N,  vjeç 32, banues në fshatin Bardhaj, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për shtetasin E.GJ vjeç 41, banues në Bardhaj, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137/1 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Shkodër
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin A.C vjeç 23, banues në fshatin Gomsiqe, pasi më datë 09.02.2018, në pyllin e fshatit Pentar, ka prerë disa drurë pa leje. Neni 205 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen H.B, vjeç 51, banuese në Shkodër, pasi ish bashkëshorti, shtetasi SH.B, vjeç 62, ka ushtruar dhune psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësorë Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.02.2018, u plotësua kërkesë padia për lëshimin e urdhrit të mbrojtjes së menjëhershme për shtetasen G.Ç, vjeç 27, pasi bashkëshorti, shtetasi G.Ç, vjeç 37, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj saj. Materialet u referuan në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Shkodër. Ligji nr. 9669, datë 18.12.2006, “Për masa ndaj dhunës në marrëdhëniet familjare”.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin F.M vjeç 40, banues në Shkodër, pasi në lagjen “Partizani”, në lokal ushtronte aktivitet të paligjshëm të lojërave të fatit. Me cilësinë e provës u bllokuan 2 pajisje elektronike pa dokumentacion. Neni 197 i  Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen L.D, vjeç 31 banuese në Shkodër, pasi në lagjen “Skënderbeg, në lokal ka goditur me sende të forta shtetasin F.SH, vjeç 24, banues në fshatin Bardhaj. Neni 90 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen L.F, vjeç 65, banuese në fshatin Grudë e Re, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasen L.K, vjeç 29, banues në fshatin Hot i Ri, pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Pukë
Më datë 11.02.2018, në fshatin Trun, në banesën e shtetasit B.C, vjeç 76, ka rënë zjarr, ku janë djegur orenditë shtëpiake. Nga veprimet e kryera rezultoi se, zjarri ka rënë nga pakujdesia në përdorimin e një sobe me dru. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Pukë, për ngjarje aksidentale.

Komisariati i Policisë Malësi e Madhe
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasin Q.Ç, vjeç 65, banues në Koplik pasi në banesë, nga punonjësit e OSHEE-së, u konstatua lidhje e paligjshme të energjisë elektrike. Neni 137 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Kukës
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.F, 36, banues në fshatin Pistë, pasi më datë 11.02.2018, në këtë fshat, ka kanosur shtetasen R.F, vjeç 47. Neni 84 i Kodit Penal.

Komisariati i Policisë Bulqizë
Më datë 12.02.2018, në minierë, në Zonën D, duke punuar është aksidentuar punëtori, shtetasi A.GJ, vjeç 45, banues në Bulqizë, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Nga veprimet e kryera rezultoi se ngjarja është aksidentale. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër, për ngjarje aksidentale.

DEPARTAMENTI PER KUFIRIN DHE MIGRACIONIN

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Rinas
Më datë 12.02.2018, u arrestua në flagrancë shtetasi E.K, vjeç 23, banues në Shkodër, pasi në P K K Rinas, ju gjetën dhe bllokuan me cilësinë e provës materiale, një letërnjoftim, një leje drejtimi dhe nje kartë shëndeti italiane, të falsifikuara. Neni 189 i Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, për shtetasen K.S, vjeç 20 banuese në Lushnjë, pasi në P K K Rinas, ju gjet e bllokua me cilësinë e provës materiale, një leje drejtimi italiane e falsifikuar. Neni 186 i Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës
Më  datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për shtetasen B.GJ, vjeç 20, banuese në Peshkopi, pasi në P K K Port, u kap duke tentuar të kaloje kufirin shtetëror me pasaportën në emër të shtetases K.G vjeç 19 duke shfrytëzuar  ngjashmërinë. Neni 189 i Kodit Penal.

Komisariati i Kufirit dhe Migracionit Sarandë
Më datë 12.02.2018, në vendin e quajtur “Qafa e Muzinës”, u kapën 6 shtetas sirianë, emigrantë të parregullt. Në përfundim të procedurave u dërguan në QKPA Babrru, Tiranë.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Gjirokastër
Më datë 12.02.2018,  në Jorgucat dhe te Ura e Lumit, janë kapur 12 shtetas të huaj emigrantë të parregullt nga të cilët;  2 shtetas pakistanezë, 8 shtetas libian, 1 shtetas egjiptian dhe 1 shtetas sirian. Në përfundim u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Më datë 12.02.2018,  në afërsi të ish Postës së Mullirit, u kapën 4 shtetas libian emigrant të parregullt në mënyrë të përsëritur. Në përfundim u proceduan me urdhra largimi me ekzekutim vullnetar.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Shkodër
Më datë 11.02.2018, në afërsi të Hanit të Hotit, u kapën 8 shtetas sirian të cilët ishin larguar nga Qendra Kombëtare e Pritjes së Azilkërkuesve  Babrru  Tiranë dhe pas intervistimit u ridërguan në këtë qendër. Ligji nr 121/2014 ”Për Azilin në Republikën e Shqipërisë “ Neni 4 dhe Neni 7.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për shtetasit A.K dhe B.A vjeç 22 e 21, banues në Koplik, për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit shtetëror” bazuar në nenin 297 të Kodit Penal.

Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Kukës
Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasin B.B vjeç 35, banues në Kukës, pasi në P K K Morinë, duke drejtuar mjetin tip “Benz” i është shmangur kontrollit doganor dhe policor dhe nuk i është bindur urdhrit të punonjësit policisë të rendit publik për të ndaluar. Nenet 297 e 242 të Kodit Penal.

Më datë 12.02.2018, u referuan materialet në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Kukës, për shtetasen serbe, S.G vjeç 23, e identifikuar me pasaportë serbe, pasi në P K K Morinë, ka ardhur nga Kosova me mjetin me drejtues, shtetasin B.B të cilët i janë shmangur kontrollit doganor dhe policor. Neni 297 i Kodit Penal.

Arkiva

Gusht 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
30 31 1 2 3 4 5
6 7 8 9 10 11 12
13 14 15 16 17 18 19
20 21 22 23 24 25 26
27 28 29 30 31 1 2