Skrapar - Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar. 1 Mars 2018

Skrapard.p.p.berat.jpg2

Vijon puna për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Arrestohet një shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikeve në DVP.Berat në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Skrapar, në vijim të punës për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, kanë bërë kapjen dhe arrestimin e shtetasit të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

• E.D., 36 vjeç, banues në lagjen “5 shtatori”, Çorovodë.

Shtetasi i lartpërmendur është shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol/Roma pasi Gjykata e Torinos Itali, ka lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar me nr. SIEP 36/2010 datë 14.07.2017 për kryerjen e veprës penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, parashikuar nga nenin 372, 81 dhe ligjit nr 309/1990 të Kodit Penal Italian.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal.

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1