Maliq - Policia ndalon një shtetas si autor të dyshuar të katër vjedhjeve, në fshatin Plasë. 1 Mars 2018

MaliqKorçë 1 mars

Policia ndalon një shtetas si autor të dyshuar të katër vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme, në fshatin Plasë.

Specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Maliq, bënë ndalimin e shtetasit:

R.T., 21 vjeç, banues në fshatin Plasë.

Më datë 28.02.2018, Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Korçë, ka urdhëruar ndalimin e tij për veprën penale “Vjedhja, më shumë se një herë” parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal, pasi ky shtetas dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në kohë të ndryshme në fshatin Plasë, si më poshtë:

· Më datë 07.01.2018, është vjedhur me thyerje kabina elektrike në pronësi të shtetasit A.D, 56 vjeç, banues në Plasë, ku janë vjedhur tre bobina bakri të një transformatori elektrik.

· Më datë 22.02.2018, në fshatin Plasë, është vjedhur banesa e shtetasit E.D, 36 vjeç, (rezident në Greqi) ku janë vjedhur orendi të ndryshme si edhe 2 (dy) dekodera.

· Më datë 28.02.2018, ka bërë kallëzim shtetasi H.K, 77 vjeç, banues në Plasë, i cili deklaron se para disa ditësh në banesën e tij i kanë vjedhur disa shpendë.

· Më datë 28.02.2018, ka bërë kallëzim shtetasi Z.T, 79 vjeç, banues në Plasë, i cili deklaron se në banesën e tij para disa ditësh i kanë vjedhur dy pompa uji.

Në vijim të veprimeve hetimore lidhur me këtë rast, shtetasit R.T., në banesën e tij iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

2 (dy) dekodera për transmetim të sinjalit televiziv pronë e shtetasit E.D, si edhe 1 (një) pompë uji në pronësi të shtetasit Z.T.

Materialet hetimore për veprime të mëtejshme i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Korçë 1 mars

Arkiva

Qershor 2018
He Ma Me En Pr Sh Di
28 29 30 31 1 2 3
4 5 6 7 8 9 10
11 12 13 14 15 16 17
18 19 20 21 22 23 24
25 26 27 28 29 30 1